Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
Lajmërime të ndryshme Për anëtarët

Ju jeni: Zoja e Shkodrës, Pajtorja e Shqipnisë

TEMAT

 Festivali XV shqiptar në NY

 Bastisja e Përkujtimores

  Festa e Ç/Lirimit

  Episkopi serb kërcënon

  Epitaf për komunizmin

  Zoja e Shkodrës

 

 

.

.

  

  

 

 

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

 

Zoja e Shkodrës, Pajtorja e Shqipnisë


Nga Bardhyl UKCAMAJ
Gjatë periudhës së luftës së shqiptarëve kundër pushtimit osman, për shkak të dhunës, të shkatërrimeve dhe për të mos iu nënshtruar sundimit të huaj, në jetën shqiptare u shfaq dukuria e braktisjes masive të vendit. Masakrat e ushtrise osmane bënë që emigracioni të përfshinte të gjitha shtresat shoqërore. Shqiptarët emigruan kryesisht në Itali. Valët më të fuqishme të emigracionit të shqiptarëve gjatë kësaj periudhe ishin në fund të shek. XIV gjatë pushtimeve të para osmane, me 1415-1417 gjatë pushtimit të disa kështjellave të viseve bregdetare, më 1466-1467 gjatë rrethimit të II dhe III të Krujës, pas vdekjes së Skënderbeut (1468), pas rënies së Krujës, të Shkodrës (1478-1479) etj. Elita e shoqërisë shqiptare të Kohës së Gjergjit të Madh u vendos në të gjitha viset bregdetare lindore të Gadishullit Apenin, në rajonet e Venedikut deri në pjesën më jugore të tij (rreth 200 mijë veta). Kësaj periudhe i përket edhe legjenda e shtegtimit te Shejtores Zoja e Shkodrës. Kisha e Zojës së Shkodrës bri Kalasë Rozofat ka qenë ndër kishat më të vjetra në Shqipëri. Ajo ndodhej jashtë mureve të kalasë dhe brenda mureve rrethuese të kalasë, mure këto që kanë mijëra vjet të ndërtuara. Kjo kishë e shenjtë e mrekullive ka pasur në shekullin e XV një Figurë të bukur, në të cilën paraqitet Zoja me Krishtin e Vogël.  

Ne 1467, kur trupat osmane e mbanin Shkodren ne rrethim dhe kercenonin te çshenjteronin kishen, piktura u shkeput per mrekullit nga muri, u largua nga ndertesa dhe mori fluturimin drejt perendimit mbi detin Adriatik per ne Itali. E ndoqen dy shtegtare shqiptare, Gjorgji dhe De Sclavisi.
Fotoja E Zojes

Largimi i kësaj Figure të Zojës nga Shkodra lidhet me një inkursion të ushtrive të sulltanëve mbi Shkodër. Ky inkursion osman ka ndodhur në kohën para rrethimit të parë të Shkodrës (1478 - 1479).
Shkodranet e shprehin ne kenge mjerimin qe pushtoi qytetin pas shtegetimit te Figures se Zojes dhe pushtimit osman:
“Qysh at ditë që na u largove / Të tana të zezat na kan ra”
Në Genazzano prane Romes u preh Figurja e Zojës së Shkodrës, më 25 prill 1467, ku u ngrit nje kishe per nder te saj, Kisha e Zojes se Kshillit te Mire (La Chiesa della Madonna del Buon Consiglio). Kjo mrekulli tronditi atëherë zemrat e kristianëve. Qe prej asaj kohe, vendi i shenjte i Genazzano-s ka qene pike shtegtimi per katoliket shqiptare. Rreth vitit 1700, nderimi i Zojës se Genazzano-s u perhap edhe mes arbereshve te Kalabrisë, ne veçanti ne San Benedetto Ullano, fale klerikut Stefano Rodota.

Shikoje me madhesine maksimale

Gjatë shekujve kemi disa riprodhime të Figurës së Zojës. Në shekullin XVII në familjen e paraardhësve të Pashko Vasës ka pasur një vepër historike të Zojës së Shkodrës dhe një altar, ku thuhej mesha. Një vepër tjetër artistike për Zojën e Shkodrës ka pasur në Itali dhe piktori shkodran me origjinë nga Dukagjini, Ndoc Martini, ndërsa në shekullin tonë Kolë Idromeno i kushtoi një tablo figurale me titull "Të ikunit e Zojës së Shkodrës në Gjenacan”..Deri në fillim të shekullit XX, Figurja e Zojës së Shkodrës, ikur në Gjenacan, ka pasur riprodhime në pikturë dhe është vendosur në shumë kisha të Evropës. Piktori Luigj Tossi e riprodhoi i pari më 1747 për Kishën e Gjenovës. Më 1765 Zoja e Shkodrës u bë Pajtorja e Kishës në Monte Cassino. Më 1796 ajo u vendos edhe në Kishën e Shën Bendetit në Frosinone. Kjo Figurë e Zojës ndriti Kishën e Augustinianëve në Munih (Gjermani), u vu në Kishën e Zojës së Pushimit (Chiesa della Madona di Riposo) në Frildenberg afër Angsburgut. Fort e përmendur është edhe Figura e Zojës në Kishën e Augustinianëve në Madrid. Kisha e tanishme e Genazzano-s u ndertua ne fillim te shekullit XX dhe shtegtaret e vizitojne duke ecur zbathur, sidomos gjate dites perkujtimore te Zojes se Kshillit te Mire qe eshte 26 prilli. Zoja e Shkodres apo Zoja e Keshillit te Mire eshte si Zonja Lurde ne France, Zonja Fatime ne Portugali, etj .
At Gjergj Fishta i ka kushtuar vargjet e mëposhtme shejtores së qytetit.

“Të falemi, o Mri! virgjina e dlir',
O nana e bukur e K'shillit t'Mir;
Ty ndim të kena në kët' shkreti:
të falemi, o Mri, të falemi, o Mri

Të falemi Virgjin' Nana e Tenzot,
Ndihma e kshtënimit me hire plot;
T'bin në mend se Zoja e Shkodrës je:
Lutu për ne, lutu për ne!

Lutu, po, e derdhi hiret e m'dhaja
Si n'kohët e moçme n'kishë te Kalaja,
Ku t'lutej Shkodra plot me dobi;
Të falemi, o Mri, të falemi, Mri!

Lutu, se Shqiptarët, o Zojë, te tanë
Te Ti e çojnë zanin në Gjenacanë:
M'shir' për ne - thona m'shir' për Shqypni!
Të falemi, o Mri, të falemi, o Mri”!

Kisha e Zojes ne Shkoder ka qene gjithmone  nje vend i shejte per katoliket shqiptare te veriut por edhe per muslimanet. Ne prill 1946, nje vit pas marrjes se pushtetit nga komunistet, mbi dymije vete moren pjese ne shtegtimin tek ajo. Jo shume kohe me vone, kisha u mbyll dhe u shnderrua ne salle vallezimi dhe ne vitin 1967, gjate fushates komuniste kunder fese, kisha e Zojës u rrënua tërësisht nga komunistët, por ky vend mbeti si vend i shenjtë për t'u nderuar gjithmonë.
Ne Maj te vitit 1988-te, Papa Gjon Pali i Dytë pret në audience besimtarët katolikë nga Shtetet e Bashkuara të cilët kryen një shtegëtim në Genazzano, Itali, pikërisht në kishën ku u vëndos figura e shëjtë Zoja e Shkodrës, që nga viti 1467.Sipas gazettes L’Osservatore Romane, 7 maj 1988 –të, Papa u drejtohet shqiptarëve me keto fjalë: “Me gëzim ju përshëndes të dashur bij e bija shqipëtarë, të ardhur nga vende të ndryshme të  Europës dhe Amerikës , me rastin e këtij viti martir. Gjatë shtegtimit tuaj në Gjenocan, ku simbas traditës nderohet Figura e Zojës së Shkodrës, Pajtores së Shqipërisë, ka qënë dëshira juaj të ndaloni edhe tek varri i Shën Pjetrit Apostul dhe të takoheni me zëvëndësin e tij  për tu përforcuar në fe. Ju me të vërtetë jeni të mirseardhur këtu.....Me  rastin e ketij viti Marian qe perkon  edhe me viziten tuaj kete thirrje e bekoj si lutje: O Zoja e Shkodrës, Pajtorja e Shqipnisë, Ti Nana e jonë e ambël! Ty që në zemër  të rrjedh gjaku i popullit tënd: sjelli sytë e tu mbi këtë komb, i cili ka pasë fatin të marrë  mësimin e parë të Ungjillit nga goja e apostujve e që Ty të ka nderue përherë me dashtëni të pastër fëmije. Edhe sot në terrin e provës ky komb të drejtohet Ty plot me uzdaje e pret ndihmën Tande amërore.Ti i prin Kishës në shtektinë e fesë, lësho sytë e tu mbi bijtë e bijat shqiptare, të cilat janë kah udhëtojnë të ngarkuem me provë e mundime. Forco të ligsht, ngushllo të mjerumët, mbaj gjallë fenë në zemër të të gjithëve! O Nana e Shelbetuesit, beko familjet e krishtera, të cilat përbajnë thalbin e Kishës se Birit Tand hyjnor. O Nanë e shpresës, shpëtoje ditën në të cilën ky popull fisnik të shohë edhe njëherë të realizueme dëshirat ma të thellat e shpirtit të tij, atëbotë kur të gjithë, bij e bija, kanë për të mujtë të bashkohen në harmoni të plotë për të rindërtuar një të ardhme në drejtësi e paqe.. Amen”. Urata e Papës Gjon Palit II për “Zojën e Shkodrës”.
Në 10 mars 1991, Nëne Tereza gjatë vizitës në Shkodër ndalesën e parë e bëri te kisha e Zojës bri Kalasë, ku së bashku me meshtarë e me popull u lut për ditë më të mira për Shqipërinë.

P0001125_scr
Jo rastesisht pikerisht me Me 25 prill 1993, ne oren 8:30 Papa Gjon Pali II mberrin ne aeroportin e Rinasit, duke qene keshtu i pari pape ne histori qe puth token shqiptare. Se bashku me Nene Terezen dhe personalitetet shqiptare niset drejt qytetit te lashte te Shkodres dhe ndalon te rrenojat e kishes se dikurshme "Zoja e Keshillit te Mire", rreze kalase. Papa Gjon Pali i Dyte vendos ne altar kopjen e figures se "Zojes se Shkodres", te sjelle nga qyteti i vogel i Gjenacanit dhe i lutet i pari per fatet e Shqiperise pas plot 526 viteve. Pak kohë më vonë në themelet e kësaj kishe të vjetër u ndërtua një kishë e re e Zojes se Shkodres, rreze kalase.
shkodra0017.JPG

Ndërsa Kisha e “Zojës së Shkodrës” në Nju Jork, në ngjasim arkitektural me atë të Kishës së Zojës në Shkodër, drejtuar nga famulltari patriot don Pjeter Popaj eshte sot nje qender e fuqishme besimi dhe shqiptarie ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës.
Shikoje me madhesine maksimale
Një prej 4 ipeshkve të parë te bekuar nga Papa Gjon Pali i Dyte pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Imzot Rrok Mirdita, ishte famullitari i parë i kësaj kishe ne Nju Jork.
Fotot:

    • Figura e Zojes se Shkodres
    • Shtegetimi i Zojes
    • Figura e Zojes ne Genozzano
    • Nene Tereza dhe At. Zef Pllumi para rrenojave te Kishes se Zojes
    • Kisha e Zojes ne Shkoder
    • Don Pjeter Popaj, don Nikolini dhe don Viktori ne kishen e Zojes ne New York.

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net