Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
Lajmërime të ndryshme Për anëtarët

Ju jeni:Opinion:Sisteme të kundërta ekonomike....

TEMAT

 Parlamenti Rinor

 Propozimi Europian

  Sistemi ekonomik Kosovë

 

 

 

 

 

.

.

  

  

 

 

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

 

A mund të integrohen dy sisteme të kundërta ekonomike ?

Sistemi Ekonomik i Kosovës është i paintegrueshëm me Sistemin Ekonomik të Serbisë

         
Autor: Vilson Perkola (h0353276@wu-wien.ac.at), studiues doktorrature në Department of Economics
Academic Unit for Public Economics, Monetary and Fiscal Policy
Vienna University of Economics and Business Administration

Në këtë analizë ekonomike janë marrë parasysh disa nga faktet dhe indikatorët e nevojshëm që bien deri te përfundimi se Sistemi Ekonomik i Kosovës është shumë i ndryshëm nga Sistemi Ekonomik i Serbisë dhe se këto dy sisteme ekonomike janë të pa integrueshme. Çdo përpjekje për integrimin e tyre do të çonte jo në integrim, por në një transformim të tërë ekonomik i cili do të zgjaste pafund dhe si rezulltat do të kishte pazhvillueshmëri dhe destabilitet të lartë në aspektin makroekonomik dhe mikroekonomik. Në Sistemin Ekonomik të Kosovës janë vënë baza të atilla ekonomike të cilat shumë më lehtë do të mund të integroheshin me Sistemin Ekonomik të Unionit Evropian sesa me atë të Serbisë, sepse Kosova aplikon shumicen e politikave dhe ligjeve ekonomike që aplikon edhe Unioni Evropian. Kosova po aplikon një sistem shume të përparuar të pensioneve, i quajtur sistem privat i pensioneve (i investuar) që aplikohet nga të gjitha shtetet me zhvillim ekonomik të mirëfillt dhe ekonomi tregu. Në këtë lloj pensioni të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajn kontributet pensionale gjatë kohës aktive të punësimit me qëllim që të njejtat mjete të paguhen si pensione gjatë kohes së pensionimit. Ndërsa Serbia aplikon ende sistemin pensional të quajtur ’’Pay as you go’’("paguaj dhe ec"), sistem ky i aplikuar dhe i trashëguar nga ishë Jugosllavia. Te ky lloj sistemi kontribuesit pensional (punëtorët aktual) paguajn për të moshuarit që gjenden në pension. Pra paguajn brezat e ri të cilët janë të punësuar për brezat e vjetër që gjenden në pension. Ky lloj sistemi pensional lë shtresa të shumta qytetarësh jashtë të drejtave pensionale në Serbi, siç janë të vetëpunësuarit në sektorin e bujqësisë. Këto dy lloje sistemesh pensionale janë krejtë të kundërta njëra me tjetren dhe nuk mund të bëhet fjalë për integrime të këtyre dy sistemeve. Shikuar në aspektin e tatimeve dhe politikave fiskale do të vërejm diferenca të mëdha sa i përket politkave tatimore që aplikohen në këto dy ekonomi. Me tatimet në Kosovë administron Administrata Tatimore e Kosovës e cila është institucion nën Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave të Kosovës dhe auktualisht në Kosovë aplikohet Tatimi mbi vlerën e shtuar, Tatimi mbi të ardhurat personale dhe Tatimi mbi të ardhurat e korporatave. Në Kosovë poashtu inkasohet edhe Tatimi në pronë, por me këtë lloj tatimi nuk menaxhon Administrata Tatimore e Kosovës, por Kuvendet Komunale të Kosovës. Derisa në Kosovë aplikohen vetëm tri lloje tatimesh nga Administrata Tatimore, në Serbi aplikohet Tatimi në shitje, Tatimi mbi vlerën e shtuar, Tatimi mbi trasaksionet financiare, Tatimi mbi të ardhurat personale, Tatimi mbi paga dhe te ardhura, Tatimi mbi fitimin e ndërmarrjeve, Tatimi indirekt dhe Tatimi në pronë. Me të gjitha këto lloje tatimesh në Serbi administron Administrata Tatimore e Serbisë e cila është trup administrativ brenda Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë së Serbisë. Edhe te tatimet  që aplikohen nga te dy ekonomitë siç është Tatimi mbi vlerën e shtuar dhe Tatimi mbi të ardhurat personale, shkallët tatimore dhe mënyra e inkasimit janë shumë të ndryshme. Për aplikimin me sukses të një lloji të ri tatimi kërkohet një kohë më e gjatë se 6 muaj përgatitje për stafin e administratave tatimore si dhe për informimin dhe edukimin e tatimpaguesve me trajnime dhe seminare të ndryshme. Po të shtrohet pyetja se sa kohë do ti nevojitej Administratës Tatimore të Kosovës dhe tatimpaguesve kosovarë për integrime të tilla tatimore, përgjigja do të ishte: nevojitet kohë pa fund dhe dështim total në aspektin e politikave tatimore, sepse edhe ekonomia e fortë e Unionit Evropian dhe organet përkatëse tatimore të UE - së nuk do të ishin në gjendje të përballonin 8 lloje tatimesh. Shikuar në aspektin e përdorimit të valutave, e vetmja valutë për të formuluar llogaritë dhe për të bërë pagesa të detyrueshme në Kosovë është EURO. Ndërsa në Serbi si valutë shtetërore për të formuluar llogaritë dhe për të bërë pagesa të detyrueshme është Dinari i Serbisë dhe Malit të Zi. Euro karakterizohet me një konvertivilitet të lartë valutor dhe ka filluar të zëvendësoj Dollarin Amerikan në disa shtete të cilat rezervat e veta në deviza po i mbajn në Euro. Pra Euro karakterizohet me një stabilitet dhe besueshmëri të lartë. Për dallim nga Euro, Dinari është një valutë jokonvertibile dhe total e pabesushme nga përdoruesit e kësaj valute. Në literaturen finaciare shumë qartë është e sqaruar se valuta e fortë (konvertibile) dhe ajo e dobët (jokonvertibile) nuk mund të jenë valuta të aplikueshme brenda një sistemi ekonomik, sepse valuta e fortë do ta nxjerrë nga përdorimi valuten e dobët. Pra siç është e sqaruar në literaturen finaciare Dinari kurrë nuk do të mund ti bëjë ballë  Euros së aplikueshme në Kosovë. Po të shikojm në aspektin buxhetor do të vërejm akoma më qartë se nje buxhet i planifikur i Serbisë për vitin 2006 me një vlerë neto financimi prej  -452 530 450 EURO (vlerë negative) qfarë do të mund të bënte për integrim të një ekonomie tjetër po ashtu të pazhvilluar. Edhe pse buxheti i planifikuar i Kosovës nuk është i ngarkuar me vlera negative neto financimi, rezulton të jetë deficitar, sepse shpenzimet e përgjithshme për vitin 2006 kapin shumen prej 700 milion EURO, kurse të hyrat e përgjitshme planifikohet të jenë në vlerë prej 671 milion Euro. Këtë diferencë të paraqitur në mes të hyrave dhe shpenzimeve, autoritetet kosovare kanë planifikuar ta barazojn krysisht nga nryshimet në balancet bankare. Pra siq shihet asnjëra ekonomi nuk ka potencialet e nevojshme që do të ndihmonte integrimin e njëra tjetres. Ekonomia e Serbisë me shkallë inflacioni prej 15.6%, shkallë e cila duke iu referuar Zyres Statestikore Federale, është karakterizuar me një ngritje prej 1.7% (janar) dhe 1.4% (shkurt) në muajt e parë të vitit 2006 dhe me GDP per Capita 3 273 US Dollar (Brutoprodukti Shoqëror për kokë banori) që kishte në vitin 2005 dhe me borgje publike 44.5% të GDP, ndërsa borgjet e jashtme përbejn 25.2% të GDP të planifikuara për vitin 2006 dhe me shkallë papunësie pre 28.0% që ishte në vitet e fundit qfarë do të bënte për integrimin e ekonomisë kosovare e cila është e ngarkuar me një shkallë papunësie prej 30 – 35% dhe me nje GDP për Capita sa 1/3 e mesatares së ekonomive të rajonit. Ekonomitë e Rajonit tu përfshi këtu edhe Ekonominë e Kosovës mund ti integroj vetëm ekonomia e fortë e Unionit Evropian pasi që të jenë aplikuar reformat e nevojshme dhe rregulluar infrastruktura për zhvillim të aktivitetit normal ekonomik.

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net