Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net

TITUJT E GAZETËS

  Faqe Kryesore

  Editorial-M. Graf

 Apel politikës

  Problemore-autostrada

 Veprimtari artistike

  Politikë

  Ekonomi

  Personazh-Mark Tirta

  Kronika

 Aktuale

  Ekskluzive

  Biznes

  Kritikë-botime

 

 

 

 

 

  

  Faqe Kryesore


KËRKIM

 

 

Virtuozët e vegjël gjallërojnë Fushë Arrëzin

FUSHË ARRËZ . Fushë Arrëzi, qyteti i vogël verior në Verilindje të vendit, i njohur si qyteti i minatorëve dhe sharrëtarëve, këto ditë ka patur gjallëri jo të zakonshme, kur sheshet dhe rrugët e tij janë mbushur me kostumet popullore, interpretime dhe këngët folk të fëmijëve nga të gjithë krahinat e vendit. Ka qenë edicioni i dytë i Takimit Kombëtar të Instrumentistëve të vegjël shqiptarë, i mbajtur në tre ditë, ku janë përfshirë 253 fëmijë instrumentistë, përfshirë në 19 grupe të Qendrave Kulturore të Fëmijëve. Gjeografia e pjesëmarrjes përfshinte grupe të fëmijëve që nga Përmeti, Gramshi, Berati, Durrësi, Kruja, Shkodra, Mirdita, Puka, Tropoja, etj, si dhe grupe të ardhura nga Kosova si Gjilan, Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenasi, Malishevë. Sipas drejtuesve, numëri i pjesëmarrësve ka ardhur në rritje me 6 grupe dhe se ky takim po merr fizionomi të plotë si shpalosës i vlerave më të mira folklorike të zonave dhe bartjes nga brezi në brez.

Mikëpritja pukjane

Në të tre netët e këtij takimi, fëmijët janë akomoduar nëpër shtëpi të ndryshme të banorëve të Pukës dhe Fushë Arrëzit, ndërsa grupet kanë dhënë koncerte përshëndetëse për banorët e atjeshëm. Impresionuese kanë qenë kontaktet e fëmijëve virtuozë me familjet pukjane. Klasat e shkollës 8 vjecare të Fushë Arrëzit kanë marrë emrin e grupeve dhe vetë fëmijët kanë strehuar në shtëpi të ardhurit nga rajone të ndryshme të vendit. Fran Mulaj, drejtor i këtij festivali, thotë se gjithcka ishte menduar dhe organizuar në perfeksion, që nga akomodimi, masat e sigurisë nga komisariati dhe shëndetësia. Fëmijët në grupe bënë vizita në muzeun “Migjeni”. Etj. Kënaqësi për këtë takim shpreh dhe kryetari i bashkisë Fushë Arrëz, Prel Cenaj, i cili thotë se është një festë e vërtetë për pukjanët ky takim dhe ne jemi kujdesur t'u sigurojmë cdo kusht fëmijëve. Edhe pse një popullsi me probleme ekonomike, njerëzit këtu kanë hapur dyert për fëmijët instrumentistë dhe i kanë rrethuar me shumë dashuri. Ai sjell dhe një fakt shumë interesant kur familja Lena në Pukë, të cilës para pak javësh i ka humbur djalin nga një aksident, duke i lënë 6 fëmijë jetim, nëna e tyre, erdhi dhe mori 3 fëmijë instrumentistë nga Kosova. Është një shpirt i madh pukjan, që u shpalos këto ditë, duke na rikujtuar dhe njëherë mikpritjen shqiptare ndaj vëllezërve tanë kosovarë. Por kryetari i bashkisë, thotë se vendi i artistëve virtuozë me emër në skenat shqiptare dhe ato ndërkomnbëtare si Ndue Shyti, Frrok Haxhia, Vitore Rusha, Dava Gjergji, soprano Marjana Leka etj, është e pafalshme të mos ketë një pallat kulture apo dhe fëmijët që nuk kanë një qendër kulturore të tyre, ndaj apelojnë instancat e ministrinë e kulturës për të financuar për këto objekte.

Cilësia interpretative

Dilaver Kryeziu, specialist koreograf në Prishtinë, thotë se unë jam njeri i shumë festivaleve të karaktereve te ndryshme kombëtare dhe botërore, mendoj se ishte gjë shumë e mirë, të tilla festivale duhet të zhvillohen nëpër këto rrethe dhe jo nëpër qytetet e mëdhaja, që të mos bastardohet folklori. Mendoj se duhet të zgjidhen dy zona dhe të bëhen festivale të tilla, pasi këtu ka pasuri të mëdha folklorike. Motër Benedetta, misionare nga Gjermania, ka 10 vjet që shërben me misionin e saj, ndërsa pritet me ovacione nga qytetarët e Fushë Arrëzit, të cilët e kanë bërë dhe qytetare nderi, thotë se më pëlqen shumë ky vend edhe pse ka varfëri. Fëmijët e bukur dhe të mrekullueshëm shqiptarë na e gjallëruan jetën këto ditë, më pëlqen shumë muzika dhe sidomos veshjet e bukura popullore, që rrinin aq bukur tek fëmijët.

Kryetare e jurisë Sabrie Lusha, gazetare dhe redaktore në Rado Tirana:

E kishit menduar se takimi i nisur vitin e kaluar do ta alonte sprovën?

Shiko, nëse vjet ishte një shkëndi, shpresuam se do të rritej dhe është e çuditshme që u rrit shpejt, pa dyshim mund të them se u bë një flakë, një pishtar i mrekullueshëm, dhe besoj se ky takim tashmë do ta marrë pasaportën e një takimi mbarëkombëtar. Mbase duhet të shtrihet dhe në zhanret e tjera, siç është vallja dhe rapsodia.

Ç'të re solli ky takim kombëtar?

E reja qëndron në faktin se tradita po përcillet tek brezat e ri dhe këtu është suksesi më i madh, që ruajtja e traditës, që është dhe identiteti i një kombi, vjen tek brezi më i ri. Krahas rrymave të ndryshme muzikore të preferuara për rininë, me rëndësi mbetet identiteti kombëtar dhe trashëgimia popullore, ndaj në njëfarë mënyre ky takim po e përcjell atë. Sa i përket dy edicioneve, sivjet kishte më shumë nivel si dhe mënyra e përcjelljes së një spektakli ishtevërtetë e bukur.

Mendoni se është pozitiv fakti që veprimtari të tilla bëhen në zona të tilla ekstremisht të largëta dhe me probleme ekonomike e sociale?

Patjetër, kjo është njëra prej anëve të mira. Por mendoj se ashtu si Gjirokastrës duhet t'i mbetet pasaporta e festfolkeve kombëtare, edhe në zona të tilla duhet të përvijohen veprimtari cilësuese folklorike, ashtu si dhe për zona me karakateristika të njohura tashmë prej vitesh. Sepse këtu kanë lindur gjeni të këngës e interpretimit. Me Tom Nikollën që ka fituar medaljen e artë në Moskë që në 1947, apo Ndye Shytin me çmimin e madh ne Dizhon të Francës etj.

Festivale të tilla në njëfarë mënyre shërbejnë edhe si turizëm kulturor, folklorik për të njohur këto zona?

Padyshim që po. Janë vlera të mëdha për një qytet të vogël, por që ka bukuri të rralla. Janë 250 e ca fëmijë të ardhur gjithandej, që atraktohen këtu,si dhe krijohen ura lidhje të fuqishme me moshatarët e tyre etj, njihen vlerat kulturore, turistike, trashëgimia e pasur dhe gjithcka tjetër.

Pati dhe çmime të cilësuara?

Takimi quhet i instrumentistëve dhe kjo ishte monotema kryesore, por gjithcka u zhvillua dhe si një spektakël, kjogjë krijkoj shumë alegri dhe gëzim tek fëmijët dhe banorët e zonës. Them se ia arriti qëllimit. Nga ana tjetër u dhanë dhe çmimeku me kupën e festivalit u laurua QFK e Fushë Arrëzit.

Fëmijët e Mirditës “harrohen” nga juria

Grupit të fëmijëve të QFK Mirditë, të drejtuar nga i palodhuri Kol Picaku, iu dha thjeshtë një çertifikatë dhe kjo qe tepër absurde, ndërkohë që interpretimi i grupit instrumentist ishte shumë lart dhe shumë i mirëpritur. Po ashtu dhe këngët me nivel të lartë artistik. Madje qe i vetmi grup që nuk përdori supërpozimin, por u inskenua “live” në të gjitha interpretimet. Gjatë gjithë kohës, grupi u shoqërua nga të kërcyerit anash skenës të fëmijëve nga Puka apo dhe Kosova si dhe duartrokitje tek të pranishmit që ishin grumbulluar para skenës së improvizuar. Por grupi i fëmijëve Mirditë, nuk kishte vetëm dicka, “mikun”, që të fliste me jurinë e takimit, që të paktën të mos bëhej hile. Kështu në vlerësime u harrua grupi, ndërkohë që pritej edhe çmimi i parë, pasi sipas kryetares së jurisë ishte i vetmi grup që i ishte përmbajtur tërë kritereve të vendosura nga organizatorët. Kështu kupa e festivalit iu dha vendalinjëve, siç ndodh rëndom në shumë raste, por moralisht ishte i fituar grupi i Mirditës. Këtë e thanë nën zë edhe pjesëtarë të jurisë, sipas të cilëve vazhdimisht kishin qarkulluar zëra se grupi i Mirditës duhej lauruar me çmimin e madh të Takimit Kombëtar. Sidoqoftë, për një juri të tillë, ku merrnin pjesë dhe artistë të njohur si Kol Susaj, Frrok Haxhia etj, që e njohin dhe e kanë interpretuar e kultivuar folkun, ishte një turp kjo mënyrë vlerësimi.

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net