Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
FAQE KRYESORE Për anëtarët

Ju jeni: Aktualitet -Ullmar Qvick-poezi

TEMAT

  Mirdita, vizioni i munguar

  Suedia dhe suedezët

  Promovimi, N. Dedaj

  Ullmar Qvick-poezi

  Ditët e Podrimjes...

 Takim poetik (A. Podrimja)

  Rubiku në ndryshim

  Edi Rama në Rrëshen

  Moisiu në Mirditë

  Udine, Festa e Pavarsisë

  LSHB, në Rimini

  Veprimtari mbi Gj. Kastrotin

  

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

Më 20 Nëntor 2004 u mbajt Festivali i IV i Poezisë dhe Muzikës Shqiptare në qytetin Malmö i organizuar nga rrethi i shoqatave Shqiptare në rajonin Skones (Suedi). Në këtë eveniment morën pjesë një numër mjaft i madh krijuesish. Me çmimin e parë u vlerësuan krijimet e albanologut të njohur Ullmar Qvick.

NGUJIMI

Turgut Pasha e vuri në flakë Malësinë e Mbishkodrës
Gjyshi u dogj i gjallë gjatë shtetrrethimit
Gjyshja me gjashtë fëmijë mori malet
U strehuan dhe shpëtuan jetën
Gjoni u rrit jetim.
Kur erdhën partizanët Gjoni u mbrojt në kullë
Filloi ngujimi shtatëditësh
Gjoni mori një plumb në gjoks
Nëna dhe tetë fëmijë të uritur
U dërguan për internim në Tepelenë
Deda, më i vogli, u kthye në fshatin e farefisit
një ditë të zymtë prilli të vitit nëntëdhjetenjë
Sylejman Shehu, oficer sigurimi
të ardhur me urdhër nga jug
e kishte uzurpuar kullën
Deda priti veç pak,
deri sa u prish kolektivi bujqësor
dhe krisi pushka si dikur për tokë
U vra Sylejmani, Deda e mori në dorë kullën
filloi të punonte tokat, bleu tri lopa
dhe buzëqeshi për herë të parë në jetë....
Shtatë vite më vonë erdhi vëllau i Sylejmanit
me hakmarrje piramidale në duar
Filloi ngujimi pesëvitësh
Dy djemtë e Dedës ikën jashtë
për të bërë punë të zezë nëItali
Deda u dogj i gjallë një ditë të zymtë pranvere
pasi dështuan të gjitha përpjekjet e pajtimit
Ngjarja nuk u sqarua nga policia me sy të verbër
Kulla e zezë, kulla e vdekjes, u braktis
por bari u rrit në rrezët e diellit.
Mbi fytyrat e djemve të Dedës
bie hija e kanunit të Lekës
mbeturinat e traditës çnjerëzore
Ku fryn era e akullt të hakmarrjes
nxihen lulet, helmohen zemrat
Vetëm njerëz të lirë mund të mposhtin ngujimin
Sëmundja e traditës kërkon shërim të shpejtë
kërkon frymë njerëzore, dritë edhe dituri!
Se hija e kanunit është hija e vdekjes
ndërsa fëmijët duan jetë dhe lumturi...

 

BURRË DHE GRUA

Lëndinë e bukur ku pushoj
në bar të butë dhe erëmirë
është trupi yt plot hijeshi
më mbush me ëndje dhe dëshirë


Në çast u dogj kjo flaka ime
dhe sytë e tu porsi burime
pohuan qejf edhe gëzime
si mrekulli, si ëndërrime


O, këto çaste përqafimi
të nxehtë porsi një fllad jugor
me puls të jetës më rrethojnë
dhe ndjej atë përjetësim rinor....


E dashur, ti je motër e fshehtësisë
e dhimbjes edhe gazit zanafillë
Me adhurim të shkruaj këto fjalë
se vetëm ti parajsën më ke sjellë

LULET E KOSOVËS

Të bukura janë bozhuret dhe lulëkuqet
prapë dihet se gjaku kërkon gjak
dhe mjaft lule gjaku çelen në Kosovë
Në oborr të Fakultetit rriten bresat
pak të ashpër në shtat, ndërsa lulet
me ngjyrë të kaltër,
veç pak të kuqe brenda!
Në prag të Fakultetit ngjyra e besës
ngjyra e shpresës!
Dëgjoj të qeshurat e studentëve...
Bresat më shikojnë me sy të kaltër
Po mendoj për të ardhmen,
për besën dhe shpresën
në jetën e rinisë kosovare...
(Cichorium intybus L.) kore, rëkore, parkadhile, radhiqe

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net