Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
FAQE KRYESORE Për anëtarët

Ju jeni: Aktualitet-Festohet Dita e Pavarsisë në Udine

TEMAT

  Mirdita, vizioni i munguar

  Suedia dhe suedezët

  Promovimi, N. Dedaj

  Ullmar Qvick-poezi

  Ditët e Podrimjes...

Takim poetik (A. Podrimja)  

  Rubiku në ndryshim

  Edi Rama në Rrëshen

  Moisiu në Mirditë

  Udine, Festa e Pavarsisë

  LSHB, në Rimini

  

  

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

DY PIKA LOT,MI RREJTEN SYTE,E MA THYEN BURRNINE...

Gjergj Lleshaj

Dy pika lot mi rrejten syte, e ma thyen burrnine, zemra m'rrihte fort e mishi mu ba kokerr kur shikoja treqind shqiptare si kercenin, kendonin e ishin aqe te lumtun ne festen e flamurit. Shqiptaret i bashkon flamuri gjuha tradita,e ata din te festone e gezojne, ma mire se çdo komb e rrace tjeter ne bote. Komuniteteti shqiptare ne Udine Itali,festoj me madheshti e dinjitet festen e flamurit ton kombtare,diten e pamvaresise. Shoqata SHQIPTARE TE BASHKUAR “SHQIPONJA” ishte nismetarja dhe organizatoria e kesaj feste. Rreth treqin shqiptare u çuan ne kam e kenduan se bashku hymnin e flamurit,kur njeri valltare gjat valles tradizionale te shpatave nxjerr prej gjirit flamurin ton komtare e shpalos para tyre. Pastaj festa vijon per rreth nje ore me nje koncert me kang e valle te grupit artistik “SHQIPONJA”qe vete emigrantet kan kriju. Ne ket feste te madhe merrnin pjese emigrante nga krahina te ndryeshme te Shqiperise e Kosoves. Tingujt e bukur te muzikes,hijeshija e kostumeve tona komtare,eleganza e valltareve ne skene ,valvitjet e flamurit shqiptare,e parullat me germa te medhaja”RROFT FLAMURI” “RROFT SHQIPERIA ETNIKE ” ”KOSOVA E PAVARUR” e ban teper argetuese festen. Ne emer te kryesise se shoqates”SHQIPONJA” pershendeten zoterinjte Gjergj Lleshaj e Xhoana Perleka perkatesisht kryetare e sekretare te shoqates:

Fjala e rastit (Gj. Lleshaj)

Te nderuare miqe. Mireserdhet mes nesh e kalofshi caste te bukura argetuese ne Festen tone te Pavaresise. Te dashur bashkeatdhetare, ne emer te kryesise se Shoqates “Shqipetare te Bashkuar Shqiponja” Ju uroj gezuar festen e pavaresise sone kombetare. Flamuri i kuq, Ai flamur me shqiponjen e zeze me dy krena, qe rreth pese shekuj me pare Heroi yne kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu ngriti si simbol te lirise e te bashkimit kombetar per njezet e pese vjet me radhe ne lufte kunder pushtuesve Osmane. Ai Flamur qe ne 28 nentor 1912 kur Shqiperise i kanosej rreziku i copetimit e ngriten ne Vlore luftetaret patriote e trima shqipetare Ismail Qemali, Nikolle Kaqorri, Luigj Gurakuqi, Isa Bolentini etj. Sot eshte simboli i madh qe na bashkon ne kete feste ketu ne dhe te huaj e ndoshta neser do bashkoje ne nje gjithe Kombin Shqipetar. Vellezer e motra sic e dini muajin e fundit me nje grup shqipetaresh ketu ne Udine krijuam Shoqaten “Shqipetare te Bashkuar Shqiponja” me qellim:

• Bashkimin e shqipetareve emigrante pa dallim,feje,krahine e ideje.

• Rritjen me shume te personalitetit te Komunitetit Shqipetar ne Udine

• Mbrojtjen e te drejtave te lirive te emigranteve shqipetare nga cdo lloj forme Razismi e Keqtrajtimi.

• Per tu ardhur ne ndihme ne raste fatkeqesish naturale e veshtiresive te ndryshme,qe ne emigrim jan te shumta

• Per te organizuar aktivitete kulturore ,sportive,kurse per gjuhen e historine tone,ne menyre qe te ruajm e kultivojm tek brezat e ri, traditat e vyera e gjuhen e amel te nanes son Shqipni.

-Duke qene se ne tani jetojme e punojme ne Itali duhet te respektojme me perpikmeri ligjet e rregullat e Shoqerise Italiane pa mohuar dinjitetin tone kombetar, por shteti dhe shoqeria Italiane duhet te na respektoje e te na jape te drejtat qe na takojne sepse jemi nje komunitet numeroz e dinjitoz qe stimulojme e ndihmojme zhvillim e kesaj shoqerie. Ne emer te atdhedashurise, patriotizmit e qyteterimit ju ftojme ti japim me shume dashiuri e respekt njeri-tjetrit me shume tolerance e humanizem njerezor,me shum kurajo e shprese per nje jete ma te lumtur te tan shqiptareve. Rroft Shqiperia, Rrofte Kosova e Pamvarur, Rrofshin Shqipetaret kudo ne Bote. Gezuar. Faleminderit

Mbas koncertit per te gjith te ftuarit u shtrua nje banket ku vallja , kanga e gemimi nuk pushuan per 6 ore rreshte..Zani melkodioz i kangetareve Vermoshas :Frederik e Ilir Naçaj e Nikolin Ujka perkedheleshin aqe bukur me tingujt e çiftelive,e i linin vendin Grupit Lab ti kendonte flamurit e trimave Shqiptate qe e ngriten ne Vlore me 28 nendor 1912.

Grupi organizator i festes

1-Gjergj Lleshaj nga Mirdita president i shoqates “SHQIPONJA”

2-Xhoana Perleka nga Rubiku sekretare generale

3-Ilir Naçaj nga Vermoshi zv.president

4-Irena Lleshaj nga Tirana, 5-Pal Perleka nga Rubiku, 6-Nikolin Ujka nga Shkodra, 7-Mateo Panariti nga Korça,8-Studentat Miri Alketa e Blerta nga Dibra, 9-Avni Gashi nga Kosova

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net