Test për pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese -nga Zef Brozi
- Gjykata Kushtetuese perpara nje prove tjeter: A duhet te deklaroje ligjin per KLD antikushtetues apo te mbroje kete ligj e te fajesoje Kushtetuten?
-Respektimi i Kushtetutes nga cdo dege e pushtetit, nga seicili politikan e qytetar eshte detyrim dhe jo deshire. Seicili mund te jete i lire te pelqeje ose jo nene te vecanta apo Kushtetuten ne teresi, por askush nuk eshte i lire te zgjedhe nese do t’i bindet ose jo Kushtetutes.
Me ne fund Ligji per disa ndryshime dhe shtesa ne Ligjin per Keshillin e Larte te Drejtesise tani ndodhet per shqyrtim para Gjykates Kushtetuese e cila duhet te shprehet nese ky ligj eshte ose jo antikushtetues. Le te shpresojme qe gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese do te lihen te qete qe ata te marrin vendimin perkates ne menyre te pavarur, te pafrikesuar, dhe te bazuar ne Kushtetuten e Shqiperise, ne Konventen Europiane dhe marreveshjet nderkombetare te pranuara nga Shqiperia, si dhe ne provat qe i jane paraqitur Gjykates. Le te shpresojme se Gjykata e sotme Kushtetuese eshte vertete nje gjykate e paaneshme dhe jo vegel ne duart e politikes. Le te shpresojme qe kjo gjykate nuk vendos ne baze urdherash te kujtdoqofte. Natyrisht qe e pare ne aspektin kushtetues dhe te normave te Konventes Europiane per standartet e Pavaresise se Gjyqesorit, kjo ceshtje qe i eshte paraqitur Gjykates Kushtetuese eshte ndoshta nder me te lehtat ceshtje per te vendosur. Faktin se ligji i ri per KLD i miratuar nga Parlamenti ne Dhjetor 2005 eshte haptazi antikushtetues mund ta konstatojne edhe ata qe nuk jane as gjyqtare, as avokate, por thjeshte qytetare qe dine te pakten te lexojne. Edhe une, me shqetesimin per ecurine e proceseve demokratike ne Shqiperi, sapo mesova per projektligjin per KLD, ne ditet e para te Dhjetorit 2005 shkruajta dhe dergova per botim ne Shqiperi dy artikuj ne te cilet jepja argumentet pse ky projektligj ishte antikushtetues dhe i beja thirrje Parlamentit te mos e miratonte ate. Kisha shume shprese se te pakten Komisioni i Ligjeve do te konstatonte se projektligji ne formen e paraqitur nuk vinte ne perputhje me Kushtetuten dhe do tua kthente atyre qe e kishin paraqitur per ta ripunuar. Por kjo nuk ndodhi dhe me nje nxitim te pajustifikuar, projektligji u miratua dhe tani ligji ka hyre ne fuqi. Eshte domethenes fakti se Keshilli i Europes dhe institucione te tjera te huaja qe japin asistence ligjore ne Shqiperi cuditerisht nuk u konsultuan dhe atyre nuk iu kerkua ndihme per shkrimin e projektligjit. Me pas i dergova edhe nje leter Presidentit, Parlamentit dhe Kryeministrit, ku vec te tjerash i beja apel Presidentit qe te mos e kalonte ligjin. Duke u vendosur ne mbrojtje te Kushtetutes, Presidenti me te drejte nuk e firmosi kete ligj (Une e pershendes sinqerisht President Moisiun i cili ne shume raste ka mbajtur pozicionin e tij kushtetues ne interes te Shqiperise edhe pse nje gje e tille mund te mos pelqehet nga ndonje force politike, nga disa qeveritare e parlamentare). Sipas ligjit te ri per KLD anetaret e Keshillit te Larte te Drejtesise nuk mund te kryejne asnje funksion tjeter vec mesimdhenies. Pra, nese ligji zbatohet ne kuptimin e sakte te tij, edhe Presidenti, edhe Kryetari i Gjykates se Larte, edhe Ministri i Drejtesise, edhe gjyqtaret e zgjedhur si anetare te KLD nuk mund t’i ushtrojne me keto funksione nese duan te mbeten anetare te KLD. Por ne Nenin 147/1 te Kushtetutes se Shqiperise thuhet: “Keshilli i Larte i Drejtesise perbehet nga Presidenti i Republikes, Kryetari i Gjykates se Larte, Ministri i Drejtesise, 3 anetare te zgjedhur nga Parlamenti dhe 9 gjyqtare te te gjitha niveleve qe zgjidhen nga Konferenca Kombetare Gjyqesore. Anetaret e zgjedhur qendrojne ne kete detyre per 5 vjet, pa te drejte rizgjedhjeje te menjehershme.” Pra mjafton te krahasohet ky nen i Kushtetutes me Ligjin e ri ne fjale dhe lehtesisht bie ne sy fakti qe Ligji vjen haptazi ne kundershtim me Nenin 147/1 te Kushtetutes. Nese keto 9 gjyqtare te zgjedhur anetere te KLD nuk do te jene me gjyqtare dhe nese edhe Presidenti,Kryetari i Gjykates se Larte dhe Ministri i Drejtesise nuk do jene me anetare te KLD, atehere ky kriter qe percakton Kushtetuta cenohet dhe ligji eshte antikushtetues. Edhe nese 9 anetaret e KLD te zgjedhur nga Konferenca Gjyqesore Kombetare jane gjyqtare por sipas ligjit te ri detyrohen te japin doreheqjen si gjyqtare dhe te mbeten vetem anetare te KLD, perseri Kushtetuta dhunohet. Neni 147 i Kushtetutes thekson se 9 anetaret e zgjedhur nga Konferenca Kombetare Gjyqesore jane gjyqtare dhe nuk kerkon qe ata, pasi zgjidhen anetare te KLD, te japin doreheqjen nga detyra e gjyqtarit. Fakti se 9 anetaret e KLD te zgjedhur nga vete gjyqesori kane qene gjyqtare, nuk do te thote se ata konsiderohen gjyqtare edhe pasi te japin doreheqjen e detyruar nese ata duan te jene anetare te KLD. Per me teper, Kushtetuta nuk le asnje mundesi qe kesaj zgjidhjeje t’i behen ndryshime me ligje te tjera. Cdo argument qe mund te sillet per t’iu shmangur qellimit qe ka pasur Kushtetuta qe ne perberjen e KLD te jene edhe 9 gjyqtare te zgjedhur nga vete gjyqtaret, eshte jobindes dhe vjen ne kundershtim jo vetem me Nenin 147/1 te Kushtetutes por edhe me frymen e pergjithshme te saj dhe me Konventen Europiane lidhur me standartet e Pavaresise se Pushtetit Gjyqesor. Nje pyetje tjeter qe i duhet dhene pergjigje eshte: Nese ligji per KLD shpallet antikushtetues, siq eshte ne fakt, cdo te behet me gjyqtaret qe jane anetare te KLD por qe sipas ligjit te ri u detyruan te japin doreheqjen? Pergjigja eshte e qarte: ata duhet te rikthehen ne detyrat qe kishin me pare edhe si gjyqtare, edhe si anetare te KLD. Eshte ne interesin e progresit te demokracise ne Shqiperi qe t’i jepet fund eksperimenteve te deshtake ne fushen e legjislacionit dhe pushtetit gjyqesor dhe te bashkepunohet me organizmat dhe ekspertet europiane dhe institucione te tjera Perendimore te cilat ne 14 vitet e fundit kane investuar me miliona dollare per keto reforma. Disa hapa te pamatur te ndermarra muajt e fundit po vene ne dyshim para vendeve dhe institucioneve nderkombetare te demokracise Perendimore seriozitetin dhe perkushtimin e disa institucioneve shqiptare. Kushtetuta eshte ligji themelor dhe me i rendesishem, ndersa ligjet e tjera duhet te jene ne perputhje me Kushtetuten. Pra, nese nje ligj apo nene te vecanta te tij vijne ne kundershtim me Kushtetuten atehere nuk ndryshohet Kushtetuta qe te pajtohet me kete apo ate ligj e nen. Perkundrazi, ligji apo nene te tij shpallen antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Per fat te keq duket se ne Shqiperi akoma nuk po mbahen parasysh keto raportet midis Kushtetutes dhe ligjeve. Mendoj se eshte shume i rrezikshem mentaliteti se “meqenese duhet te luftojme korrupsionin, na falet edhe po te dhunojme Kushtetuten”. Asnje lloj motivi, pra as konfliketet e interesave apo fushatat kunder korrupsionit nuk mund te perligje shkeljen e Kushtetutes. Korrupsioni nuk mund te luftohet me menyra korruptive dhe as me fjale. Une nuk besoj se Kushtetuta eshte bere nje pengese per luften ndaj korrupsionit, ashtu sic po thuhet nga disa. Por nese vertete Kushtetuta e pengon ndeshkimin e korrupsionit qe po mban peng Shqiperine, atehere le te ndryshohet Kushtetuta. Eshte normale ta ndryshosh Kushtetuten, por eshte e rrezikeshme ta dhunosh ate. Por edhe Kushtetuta nuk mund te ndryshohet nxitimthi, as cdo vit, dhe as se keshtu duan disa politikane. Per cdo ndryshim a shtese ne Kushtetute duhet punuar me shume seriozitet, duhen angazhuar specialistet me te mire dhe duhet bashkepunuar me ekspertet dhe institucionet Perendimore. Ne te kundert, ne fakt Kushtetuta nuk do te kishte asnje stabilitet dhe do te ndryshonte disa here ne vit. Kushtetuta duhet te kete qendrueshmeri dhe asaj mund t’i behen ndryshime dhe shtesa vetem nese ato jane te domosdoshme dhe ne interes te progresit demokratik te Shqiperise. Nje shtet qe nuk respekton Kushtetuten e tij te miratuar ne menyre demokratike nuk mund te konsiderohet shtet i ligjit dhe se drejtes. Ne perfundim ia vlen te theksojme se Gjykata Kushtetuese ne gjykimin e ceshtjeve qe i paraqiten, nuk duhet te ndikohet nga interesat e grupimeve te ndryshme. Gjykates Kushtetuese i eshte besuar mbrojtja e Kushtetutes, interpretimi i saj dhe rishikimi i ligjeve nese ato vijne ne pajtim me te. Le te shpresojme qe Gjykata Kushtetuese si ne ceshtjen e ligjit te ri per KLD, ashtu edhe ne gjithe veprimtarine e saj, do ta permbushe me dinjitet e guxim kete mision te madh me rendesi jetike per ecurine e proceseve demokratike ne Shqiperi.
Zef Brozi
Washington, D.C. 28 Janar 2006
|