Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
FAQE KRYESORE Bëhuni pjesë e komunitetit tonë...!

Ju jeni:Terrorizmi rrezik aktual

 

TEMAT

 Terrorizmi rrezik aktual  

 Shqipëria një euro !

 Kush e vrau Hajdarin ? 

 Tadea 

 

  

  

  

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

          

Terrorizmi e Fondamentalizmi: Kercenim gjithnje aktual per boten demokratike dhe per Shqiperine

Zef  Brozi, USA, Shtator 2006

Me 11 Shtator behen pese vjet nga dita e sulmeve terroriste kunder Amerikes, sulme qe moren jeten e rreth tre mije njerezve te pafajshem, mes te cileve edhe shqiptare. Behen pese vjet nga dita qe ndryshoi gjithe boten.  Me 11 Shtator 2001, sic tha para pak ditesh Presidenti Bush ne fjalen e tij mbi luften globale kunder terrorizmit “u be menjehere e qarte se ne hyme ne nje bote te re dhe ne nje lufte te re e te rrezikeshme”. 

Gjate ketyre pese viteve u provua se lufta kunder terrorizmit eshte mbi te gjitha nje beteje per liri dhe demokraci, eshte nje lufte per nje te ardhme paqesore per femijet tane dhe gjeneratat qe vijne. Terroristet, kudo qe jane, synojne te imponojne erresiren e tiranise dhe terrorit ne gjithe boten.

Keto pese vjet deshmuan se terroristet nuk jane vetem kunder Perendimit dhe separi kunder Amerikes si vend i simbolit te demokracise dhe lirise, por jane kunder vete civilizimit, lirise, humanizmit. Terroristet dhe fondamentalistet edhe kur manipulojne me ideologji fetare, ne fakt vrasin femije, gra e njerez te pafajshem pa dallim se cfare feje i perkasin.  A nuk po shohim se si ata nuk hezitojne te hedhin ne ere edhe xhamite ne Irak a vende te tjera e te vrasin me dhjetra e qindra besimtare tek kryejne ritet e tyre ne xhami? 

Keto pese vjet deshmuan edhe faktin se elementet fundamentaliste dhe terroriste kane abuzuar me demokracine perendimore dhe tolerancen e pajustifikuar qe qeverite europiane u kane bere atyre. Europa sapo ka filluar te zgjohet si pasoje edhe e pergjakjes qe terroristet i bene e do te vazhdojne t’i bejne edhe ne te ardhmen demokracise perendimore ne te gjithe dimensionet e saj.

Po Shqiperia cfare pozite ze sot ne luften kunder fondamentalizmit dhe terrorizmit?

Do te ishte vetem nje pergjigje e pjeseshme, mbase disi naïve, po te mjaftohemi duke pohuar te verteten se Shqiperia mbeshtet Ameriken ne luften kunder terorizmit, se trupat shqiptare jane edhe ne Afganistan, edhe ne Irak, mbase do te dergojme edhe ne Liban e gjetke. Kjo eshte nje gje mjaft positive per vendin tone dhe politika shqiptare nuk mund te kete me kthim nga kjo rruge.

Por pergjigja e kesaj pyetjeje nuk eshte aq e thjeshte, pasi e komplikuar eshte vete politika shqiptare.  Dhe vete diskutimi i kesaj ceshtjeje kerkon edhe guxim intelektual per te cilin na frymezon edhe Kadarea me shembullin e tij dinjitoz. Nese do behej pyetja se cfare qendrim ka populli shqiptar ndaj terrorizmit dhe sa e mbeshtet ai luften qe Amerika, Europa dhe disa vende te tjera po i bejne kesaj murtaje, pergjigja eshte me e lehte dhe pa medyshje: Populli yne eshte kaq i mencur sa ta rendite veten ne popujt qe e denojne pa hezitim terrorizmin dhe fundamentalizmin, ne popujt qe mbeshtesin sinqerisht popullin dhe qeverine Amerikane dhe democracite perendiore ne pergjithesi. 

Nuk eshte aspak rastesi qe rinia shqiptare me 1990-1991, ne demonstratat qe sollen permbysjen e regjimit komunist, bashke me flamurin tone kuq e zi, valeviste me krenari e guxim qindra e mbase mijera flamuj Amerikane dhe flamuj te Komunitetit Europian.  Aty mungonin flamuj te vendeve dhe bashkimeve aq te largeta per shqiptaret.  Dhe kjo ndodhte ne nje kohe kur ne Shqiperi nuk qe e nevojshme qe te vinte ushtria Amerikane dhe trupat nderkombetare per t’i dhuruar popullit shqiptar lirine qe vete qeveria e tij komuniste ia kishte mohuar per disa dekada rrjesht.  Studentet e dhjetorit ‘90 ne kete menyre percaktonin vijen politike qe ata enderronin per nje Shqiperi si gjithe Europa.

Me e nderlikuar eshte t’i jepet nje pergjigje e prere dhe pamedyshje pyetjes:  Cili ka qene dhe eshte pozicioni i politikes shqiptare ndaj fondamentalizmit dhe terrorizmit ne keto 15 vjetet e fundit?

Pergjigja e kesaj pyetjeje varet nga dy faktore: Separi, nga fakti se sa guxim kane sot shqiptaret per ta thene ose per ta pranuar te verteten ashtu sic eshte edhe kur e verteta eshte e hidhur dhe mund te ngjalle reaksione e sulme te paprincipta.  Sedyti, sa e afte ka qene dhe eshte politika shqiptare me shume fytyra qe ta fshehe demagogjine e saj.

Ne fakt shpjegimin me brilant, me real e me atdhedashes per kete ceshtje e ka dhene
kolosi dhe krenaria e kultures sone kombetare, Ismail Kadare, ne vepren e tij “Identiteti Europian i Shqiptareve”.  Idete dhe problemet qe shtron i madhi Kadare ne kete veper mbase eshte pak te thuash se jane te permasave te Rilindjes sone Kombetare ne kete mijevjecar e shekull te ri.  Kjo nuk eshte thjesht nje veper qe duhet lexuar per kenaqesi. Une mendoj se Kadare me kete punim u ben apel te gjithe shqiptareve (politikaneve, pushtetareve, historianeve, krijuesve, rinise, imigranteve shqiptare kudo qe jane dhe gjithe popullit) qe ta shohim te verteten drejt e ne sy, ta njohim vetveten, te kaluaren e popullit tone dhe te sotmen; te korigjojme pa asnje tolerance edhe disa akte fundamentaliste te disa politikaneve e pushtetareve dhe te jemi me largpames e te veprojme ne interes te sotmes dhe te ardhmes se vendit dhe kombit tone te dashur, ne interes te Shqiperise dhe Kosoves.

Ndonje lexues edhe mund te thote: Zef, cfare lidhje ka vepra e Kadarese me kete shkrim per terrorizmin dhe fundamentalizmin?  Pergjigja ime eshte krejt e thjeshte:  Eshte pikerisht kjo veper e Kadarese qe jep pergjigjet e shume pyetjeve qe lidhen me keto dy rreziqe per Shqiperine qe nga viti 1992 e ketej dhe per vete fatet e Kosoves sot. 

Ja cfare thote mes te tjerash Kadare: “...Nje pjese e madhe e politikaneve flasin gjithe diten per Evropen dhe Perendimin, por mendjen, me sa duket, e kane nga Lindja...Jane te njohura udhetimet gjysme te fshehta te politikaneve shqiptare te te dy kraheve ne vende disa here te cilesuara si terroriste, me qeveri te dyshimta, qe s’i duan as popujt e vet, e me te cilat s’na lidh asgje. Te gjitha keto dihen. E keqja eshte se kujtesa e politikes shqiptare eshte e shkurter dhe, vec kesaj, disa nga politikanet tane, dinakerine e tyre e kuptojne per zgjuarsi.”

Kadare flet edhe per nje ceshtje tjeter misterioze te politikes shqiptare. “ Fill pas dehjes se pare per Evropen, madje mu midis dalldisjes per te, nuk u be e qarte asnjehere se cfare e shtyu qeverine e pare demokratike te bente nje levizje kunderthenese. Krejt si nje shpend i verber, nje dergate shqiptare fluturoi me avion per ne Xhedal, fluturim pas te cilit Shqiperia u gdhi ne Ligen Islamike… Opozita e majte beri njefare zhurme kundershtuese, qe u quajt me te drejte e pasinqerte, ngaqe kur ajo vete erdhi ne pushtet, nuk beri asgje per ta rishqyrtuar anetaresimin ende ta paratifikuar ne Parlament....hotelet e shtrenjta te Dubait, te shoqeruara ndoshta edhe me dhurata te shtrenjta, ishin mjaft joshese gjithashtu per te majten.”

Sic e thote Kadare, eshte fakt se nje nder ceshtjet me misterioze ne politiken shqiptare qe nga viti 1992 e deri me sot mbetet futja sekrete e Shqiperise ne Konferencen Islamike ne vitin 1992.  Sic ka shkruar shpesh shtypi i huaj “Shqiperia, te cilen tranzicioni kaotik nga regjimi komunist pas 1990 e ktheu ate ne nje magnet per terroristet, ishte shteti i pare Europian qe u bashkua me 50 anetaret e Organizates se Konferences Islamike.”

Dua te besoj se tani shumica dermuese e shqiptareve, pa dallime feje, bindjeje politike e perkatesie partiake, jane te ndergjegjshem qe ky ishte nje akt antishqiptar dhe antikushtetues i ish presidentit te asaj kohe dhe kryeministrit te sotem.  

Per turpin dhe cmendurine e politikes shqiptare deri me sot as Parlamenti, as presidentet dhe kryeministrat qe nga viti 1992 e deri me sot, per motive qe nuk kane guximin t’i bejne publike, nuk e kane analizuar sincerisht dhe seriozisht menyren antikushtetuese te pranimit ne Konferencen Islamike dhe nuk kane marre asnje hap konkret per korigjimin e se keqes. Ishte nje shenje ogurzeze fakti se kur pas akteve terroriste te 11 Shtatorit 2001 nje deputet ne Parlamentin e Shqiperise kerkoi daljen e vendit tone nga Konferenca Islamike, nje vale akuzash u derdhen mbi te madje edhe nga disa qe ne vitin 1992 kur ishin opozite kishin kundershtuar nje akt te tille te Presidentit te atehershem.

Faktet kane provuar se perfshirja e Shqiperise ne kete konference ishte pjese e strategjise se fundamentalisteve islamike, Al-Kaedas se Bin Ladenit dhe organizatave te tjera terroriste, te cilat synonin ta kishin Shqiperine si nje strehe te sigurte dhe nje qender trajnimi e veprimi ne Ballkan e ne Europe. Per me teper ata synonin dhe synojne qe ta kthejne Shqiperine ne nje Republike Islamike te modeleve te Irani-t, ish -talibanit ne Afganistan etj.  Faktet qe jane publikuar keto vitet e fundit per veprimtarine e terroristeve ne Shqiperi dhe te tjera qe akoma nuk jane publikuar e provojne me se miri kete.

Edhe sot Shqiptaret dhe Shqiperia nuk e ndjejne veten te sigurte nga rreziku i fundamentalizmi dhe terrorizmit perderisa Berisha nuk do tu jape pergjigje publike shume pyetjeve. 1) Perse Berisha si president i vendit, duke e futur Shqiperine ne Konferencen Islamike,i dhunoi dispozitat kushtetuese qe sanksionojne se shteti shqiptar eshte laik?  2) A ishte Berisha dhe a vazhdon edhe sot te jete dakord me programin antidemokratik, fetar, fondamentalist dhe terrorist te Lidhjes Islamike? 3) A eshte dakord Berisha dhe mbeshtetesit e tij me programin e Lidhjes Islamike qe kerkon zhdukjen e shtetit te Izraelit? 

Ne menyre te vecante Berisha duhet te jape shpjegime publike se pse ai e beri futjen e Shqiperise ne kete konference ne menyre mafioze e teper sekrete kur ne shqiptaret (mbase pervec Berishes, Ramiz Alise dhe nje pakice tjeter ) nuk kishim as idene se ekzistonte nje konference e tille dhe se cfare perfaqesonte ajo? Pse nuk iu be i njohur me pare popullit dhe Parlamentit programi i Konferences Islamike? Pse nuk u shkembyen me pare delegacione te zgjeruara me deputet, specialiste dhe pjestare te pozites dhe opozites?

Dyshimet dhe pyetjet shtohen edhe me shume nga fakti (nese eshte e vertete ajo qe kane deklaruar politikanet shqiptare vite me pare) se ne Ministrine e Jashtme apo ne Presidence jane zhdukur dokumentet qe kane te bejne me pranimin e vendit ne kete konference. Kujt i intereson nje gje e tille? Berisha duhet te jape shpjegime publike edhe per kete fakt, nese eshte i vertete.

Eshte mjaft domethenese dhe e patolerueshme qe Berisha nuk ia paraqiti Parlamentit per ratifikim kete marreveshje, sic e kerkonin ligjet kushtetuese.  Nese edhe Parlamenti i sotem nuk e shqyrton kete marreveshje, atehere shqiptaret kane detyrimin e tyre moral qe, per te miren e tyre dhe te Shqiperise,ne zgjedhjet e ardheshme te bejne nje ndryshim 100% te perfaqesuesve ne kete institucion qe normalisht duhet te jete i pergjegjshem para zgjedhesve.

Menyra e futjes ne kete konference eshte nje deshmi tjeter se Berisha fshihte dhe fsheh shume te verteta qe lidhen me kete akt haptazi ne kundershtim me prirjen dhe interesat e Shqiperise.  Berisha, duke vazhduar ta fshehe te verteten, jep prova te tjera se pas ketij akti mund te fshihen edhe veprime te tjera te paligjshme, te pandershme dhe qe ne nje shtet ligjor (Shqiperia eshte larg se qeni i tille), mbartin pergjegjesi jo vetem politike, por edhe penale.  Perse nuk u veprua keshtu fjala vjen me anetaresimin e Shqiperise ne Keshillin e Europes dhe ne Komunitetin Europian ku shqiptaret enderronin prej vitesh, njihnin ne pergjithesi programet e ketyre organizmave dhe i kishin ne prag te shtepise se tyre?  (Mbase eshte vetem koincidence berishiane fakti qe diten kur Shqiperia u pranua ne Keshillin e Europes ne vitin 1995 Presidenti Berisha e merrte njoftimin nga President Turk i ftuar pikerisht ate dite ne Tirane, edhe pse kishte jo shume kohe qe kishte bere vizite ne Shqiperi?  Njembedhjete vjet me vone, ne javen e pare te Shtatorit 2006, Berisha do te mesonte se Parlamenti Europian votoi pro anetaresimit te Shqiperise pikerisht ne viziten qe ai po bente ne Turqi.)

Kryeministri i sotem dhe Presidenti i viteve 1992-1997 duhet te jape pergjigje publike edhe nese ai dhe familja e tij kane pasur perfitime materiale (dhurata te cmuara, para a ne forma te tjera) nga futja ne Konferencen Islamike dhe bashkepunimi e favorizimi i shoqatave e organizatave fundamentaliste qe edhe ndihmonin, financonin ose edhe kryenin aktivitete terroriste, perfshire ketu edhe Banken Islamike ne Shqiperi? 

Berisha duhet te shpjegoje nese eshte e vertete qe qeverisja e tij krijoi kushte edhe per stervitje elementeve terroriste ne Shqiperi?  Berisha duhet te pergjigjet nese ai dhe qeveria e mafia shteterore u ka shitur arme e municione vendeve qe mbeshtesnin terrorizmin dhe vete organizatave terroriste? A i ka shitur arme Arafatit? Ku kane shkuar parate e ketyre armeve?  Pse i kercenoje e arrestoje gazetaret qe arrinin te publikonin copeza te se vertetes edhe ne kete drejtim?

Berisha dhe institucionet shqiptare duhet te thone publikisht se cfare aktiviteti eshte kryer nga kompani a shoqata misterioze arabe ne territorin e rrethuar me mure dhe te te mbrojtur me shume roje ne anen jugore te rruges per ne aeroport ne afersi te Vores, ku thuhet se nje pllakate e vene nga arabet ne hyrje te kesaj godine e rrethine misterioze i dedikohej Presidentit Salih Berisha (keshtu thuhet se ishte shkruar emri i Berishes). Berisha duhet te jape shpjegime se cilat ishin motivet qe ai me nje procedure urgjente dhe pa bere hetimet e nevojshme per personat ne fjale, u dha shtetesine shqiptare disa elementeve terroriste islamike ne Shqiperi?  Mos valle sipas tij shtetesia shqiptare eshte nje mall pa vlere dhe jo nje privilegj i madh per nje shtetas te huaj?  Pyeteni imigrantet shqiptare qe punojne aq shume dhe jane korrekte me ligjet e vendeve ku jetojne se sa vite e mbase dekada u duhen dhe ne cfare procedurash filtruese kalojne qe te behen shtetas te vendit perkates?

Kadare ka shume te drejte kur thote se opozita e majte qe e kritikoi atehere kete akt te Berishes ishte e pasinqerte, pasi edhe gjate viteve te qeverisjes se saj nuk ndermori asnje hap per daljen nga kjo konference. Interesante eshte qe edhe tani ne opozite, te majtet po heshtin per kete problem.

Shqiptaret e dine se Kryeministri deshtak Fatos Nano nuk e vriste mendjen per Konferencen Islamike dhe per Shqiperine. Para interesave te popullit dhe te Shqiperise gjithnje ai ka vene qejfet e tij te shfrenuara neper kazino, kabare e hotele luksoze, qejfe qe kushtojne shuma marramendase. Ku i gjente dhe gjen keto para Nano?  Ne nje shtet ku respektohen institucionet e drejtesise, Prokuroria dhe institucionet e specializuara, duhet te hetojne sa me pare burimet e pasurive te Nanos, Berishes dhe gjithe pushtetarve e ish-pushtetareve te tjere.

Shqiptaret kane te drejte ta detyrojne edhe Nanon, ashtu si Berishen, qe te shpjegoje motivet pse ai nuk veproi dhe nese ai ka marre dhurata e perfitime te tjera nga individe, vende dhe shoqatat islamike me qellim qe ta linte vendin ne ate bashkim ku e futi Berisha?

Pergjegjesia morale bien edhe mbi  ish - president Meidanin, President Moisiun, dhe ish-kryeministrat Majko e Meta qe kane qendruar krejt indiferente ndaj ketij dhunimi te kushtetutes. Asnje politikan e pushtetar nuk mund te justifikohet a pajtohet me nje akt flagrant dhe me nje anetaresim te Shqiperise ne konferenca e bashkime antidemokratike duke belbezuar se ate e beri Berisha dhe jo une.  Ata duhet te pakten ta dergonin marreveshjen ne Parlament per ratifikim ose ta deklaronin daljen nga kjo konference. Mbase President Moisiu ka fatin se akoma ka dhe ca kohe per ta korigjuar gabimin e tij, nese ai nuk i trembet presioneve qe po i ben Berisha dhe eshte i vendosur te veproje ne mbrojtje te Kushtetutes. Sic thote Kadare “raportet me Evropen s’mund te jene vecse te qarta e pa dyfytyresi”.

Berisha, Nano dhe te gjithe politikanet e Shqiperise duhet te marrin mesimin e merituar te popullit dhe te nje shteti ligjor se ata nuk mund te sillen me Shqiperine si politikane te papergjegjshem dhe se Shqiperia nuk eshte bace e tyre, por eshte atdheu i te gjithe shqiptareve. 

Rreziku i fundamentalizmit dhe terrorizmit ne Shqiperi behet edhe me aktual sot kur bashkepunetori me i ngushte i Berishes gjate viteve 1992-1997, ish Kryetari i ShIKU-t Bashkim Gazidede, akoma nuk ka dhene disa shpjegime te domosdoshme per publikun dhe institucionet shteterore shqiptare.

Separi, ai duhet te shpjegoje per takimet, punen dhe veprimtarine qe ka pasur ne disa shtete islamike gjate kohes qe ishte ne imigracion dhe vendndodhjen e tij e mbante sekret.  Gazidede nuk ishte thjesht nje qytetar kur u largua, por Kryetari i SHIKU-t dhe generali i emeruar nga Berisha per mbrojtjen e firmave piramidale dhe korrupsionin galopant te qeverise qofte edhe duke shtypur me tanke, ushtri e polici revoltat e popullit me 1997.  A ka marre ndonje mision te vecante Gazidede nga miqte e tij ne Iran, Siri, Libi etj. per ta permbushur ne Shqiperi sebashku me Berishen dhe ca te tjere?

Natyrisht qe do ishte naive qe ne vertete te prisnim qe vete Gazidede e Berisha do t’i benin publike pazaret e tyre.  Por Presidenti, Prokuroria dhe institucionet e specializuara duhet te vihen ne levizje per te mesuar te verteten edhe per kete ceshtje, e cila kurrsesi nuk eshte aq e thjeshte sa mund ta mendojne disa. 

Per me teper, Gazidede ka qene bashkepunetor i Berishes ne favoret dhe mbeshtetjen qe i bene shoqatave te dyshimta qe vinin nga vende arabe me misione ne mbeshtetje te fundamentalizmit dhe terrorizmit.  Eshte kerkese imediate qe te dale ne pah e verteta nese Berisha-Gazidede kane lidhje me organizata e elemente fundamentaliste e terroriste ne vende islamike dhe me ato qe mund te ndodhen akoma ne Shqiperi. 

Me 7 Shtator 2007 nje gazete shqiptare njoftonte se Ministria e Financave ka denoncuar ne Prokurorine e Krimeve teRenda filialin e nje shoqate arabe qe dyshohet se ka financuar organizata terroririste ne bote.  Kjo tregon se ne Shqiperi ka akoma veprimtari te organizatave arabe qe financojne dhe mbeshtesin terrorizmin ne bote dhe qe fshihen me emra te ndryshem dhe qe zoterojne pasuri te shumta qofshin keto prona te paluajteshme (banesa, godina, toka etj.), llogari bankare, mbase shuma te medha ne para te fshehura j one banka etj.  Policia, prokuroria, Parlamenti dhe gjithe institucionet shqiptare, perfshire ketu edhe ato fetare, duhet te mos e nderpresin kurre luften per te parandaluar e ndeshkuar cdo lloj fundamentalizmi a akti terrorist.  Kjo lufte eshte e gjate dhe shqiptaret si pjese e civilizimit perendimor, jane pjese e kesaj beteje te veshtire.

Nje ceshtje tjeter qe ka te beje me fundamentalizmin qe po hedh baza ne Shqiperi dhe per te cilin Kadare flet me shqetesimin e nje Atdhetari qe na kujton Rilindasit tane te ndritur, eshte nostalgjia per otomanizmin.  Ja si thote me guxim e vertetesi i madhi Kadare: “Nostalgjiket e sotem te perandorise otomane duket se e kane harruar cka ndodhur ne ate kohe.....Nostalgjia e terthorte qe po shfaqet sot tek ne per otomanizmin nuk eshte vetem e habitshme. Ajo eshte ne radhe te pare poshteruese. E po ashtu fantazma e Haxhi Qamilit, qe perhere e me shpesh shfaqet ne trojet.  Shtatorja qe iu ngrit ne qender te Tiranes, me 2001, nje shefi otoman, i shpallur si kinse themeluesi i qytetit, ka qene fyerja me e madhe per kryeqytetin e shtetit, per historine dhe ndergjegjen shqiptare. Vetem nje popull qe nuk e meriton lirine mund t’i ngreje shtatore pushtuesit te vet....Kjo shtatore eshte misherimi i korrupsionit politik dhe moral te shkalles me te erret...”

Ne shqiptaret kudo qe jemi kemi te drejte te pyesim te shqetesuar: Ku po e coni keshtu Shqiperine ju politikane driteshkurter? Pse hesht inteligjenca shqiptare dhe sidomos studentet dhe rinia shqiptare?  Nje rini dhe popull qe guxuan te shembin statuja e monumente diktatoresh ne vitet 1990-1991, duhet ta heqin ne mes te dites edhe statujen e ketij shefi otoman qe na e turperon Tiranen dhe Shqiperine tone te dashur.  E bashke me statujat duhet te largojme nga politika keta politikane fundamentaliste.  Nese kjo nuk behet sot, pasojat e renda per Shqiperine do jene te paimagjinueshme. Po e perseris edhe njehere se pas 11 Shtatorit 2001 disa politikane demagoge ne Shqiperi, si te pozites ashtu edhe te opozites, duhet ta kene shume te qarte se nuk do te munden me te mashtrojne qeverite perendimore dhe popullin me demagogjine e tyre pro Perendimit.

Sic thote Kadare “Nje pjese e madhe e politikaneve flasin gjithe diten per Evropen dhe Perendimin, por mendjen, me sa duket, e kane nga Lindja. Nga Lindja ne gjithe gamen qe ajo ngerthen...dhe jane keta politikane qe corodisin politiken shqiptare.”  Keta soj politikanesh qe me sa duket kane vetem kembet dhe nje pjese te pronave te paligjshme ne Shqiperi,nuk do te mund ta mashtrojne me Perendimin as duke paguar tej mundesive te Shqiperise se varfer keshilltare te huaj perendimore, as duke paguar me shuma te majme kompani perendimore per te organizuar fushata elektorale, as duke mbajtur fjalime te zjarrta pro Europes e Amerikes, pro NATO-s, Keshillit te Europes dhe Bashkimit Europian, …por qe ne fakt zemren dhe koken e kane ne boten e larget te Lindjes. 

Qe Shqiperia te mos rrezikohet nga fondamentalizmi dhe terrorizmi, separi populli dhe institucionet e shtetit ligjor duhet te spastrojne politiken dhe qeverisjen pikerisht nga keta lloj politikanesh qe pershkruan Kadare.  Populli shqiptar ka treguar dhe do te vazhdoje te deshmoje se ndihet europian dhe se do te mbaje gjithnje gjalle frymen e Rilindjes sone Kombetare me programin e saj te qarte europianist dhe me harmonine fetare ne interes te lirise se kombit dhe begatise se popullit.  

Le ta mbyll kete shkrim me shpresen se populli i Kosoves, Shqiperise dhe shqiptaret kudo qe jane ne gjithe globin do te dine te zgjedhin me te miren per veten dhe vendin e tyre; do te ndricohen dhe frymezohen nga vepra e Kadarese sone te madh, qe po deshmon se ashtu sic eshte kolos ne letersi e kulture, eshte kolos edhe i mendimit politik shqiptar n e kete shekull plot sfida.  Politikane e pushtetare te Shqiperise dhe Kosoves:  Eshte fat i rralle per kombin tone te vogel qe keshilltari me i mire, me realist, me me vizion dhe me dashamires i politikes shqiptare sot, eshte bashkekombasi yne i permasave boterore, Ismail Kadare.  Le t’ju frymezoje fjala dhe keshilla e tij per pune edhe me te mira ne dobi te Shqiperise e Kosoves, ne dobi te paqes dhe zhvillimit ne Ballkan, Europe e me gjere dhe ne vete luften kunder fundamentalizmit e terrorizmit.

Faleminderit dhe mirenjohje te pafund ju i dashur KADARE, qe me veprat e tua na Ndricon Mendimin dhe na Shton Guximin per te Verteten! Eshte krenari, nder e privilegj per mua te jem bashkekombas i juaj.

Materiale të tjera lidhur me këtë temë:

Identiteti ynë europian- I.Kadare

A rrezikohet Shqipëria nga terrorizmi- Z. Brozi

A mund të ndërtohet identiteti oriental mbi kulturën oksidentale- N. Ukaj

Shqipëria, shteti klon !- Gj. Kola

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net