TE LUMTE NDUE FTONI!
Kjo ishte kryefjala e asaj mbremje. Ishte urimi i sinqerte qe dilte nga zemra e secilit.
Jane mbledhur ne nje nga sallat e Qendres Kulturore “Gjergj Fishta”ne Detroit, miq, te ftuar dhe te aferm te Ndue Ftonit, per te përuruar fillimin e nje biznesi te ri. Ne kete mbremje marrin pjese edhe shume biznesmene dhe aktiviste te njohur ne komitetin shqiptar te Miciganit. Ne epiqender te kesaj mbremje eshte biznesmeni Ndue Ftoni, ndonese me modesti ai nuk do ta quaj veten te tille, dhe ne fjalen e tij pershendetese ai do te thote: - nuk eshte veshtire per te hyre ne biznes, por e veshtire eshte per ta mbajtur, dhe do ti pranoja keto fjale, nese pas dhjete vitesh do jem perseri ne kete rruge. Une suksesin tim, ose me sakte startin per te hyre ne biznes e kam peshqesh nga bashkathetaret e mi qe i gjeta ketu ne biznesin e tyre, dhe permend emrat e Zef Berishes dhe Lek Bibajt, te cilet me inkurajuan dhe me dhane ndihmen e tyre te pakursyer. Si shumica e emigranteve edhe une “stazhin”,- thote me te qeshur Ndoja,- e kam filluar duke lare pjata. Nuk mund te harroj ndihmen dhe perkrahjen e tyre qe une si emigrant i ri te pershtatesha jo vetem me menyren e jeteses, por te mesoj edhe “sekretet” e biznesit. Askush nuk do ta kishte marre guximin te hynte nje rruge te tille pa patur nje mbeshtetje fillestare, dhe me kete rast dua te pershendes mikun dhe biznesmenin e njohur Pal Shkreli, i cili, fale perkushtimit dhe punes se tij profesionale, me ndihmoi ne sigurimin e kredise financoare per blerjen e biznesit. Mbi te gjitha jam mirenjohes Amerikes, ketij vendi te bekuar ,qe na jep mundesine dhe na krijon hapesira te gjitheve per per te punuar dhe per t’u marre me biznes. Vetem ketu ne kete vend edhe enderrat behen realitet.
Gjovalin Kacorri, qe drejtonte kete mbremje e kishte te veshtire te mbante radhen e folesve, qe kerkonin mikrofonin. Secili donte te thoshte dicka, nje urim, nje fjale te mire, nje pershndetje. Per Ndue Ftonin kane c’te flasin, ose me sakte flet puna e tij. Emigranti i ardhur para nje dekade nga Dukagjini i figurave te shquara patriotike qe kane dhene kontributin e tyre ne historine dhe kulturen tone Kombetare. Ndonese pa ndonje experience ne kete fushe Ndoja kishe ambicje per te filluar biznesin e tij. Fillimisht do te fillonte “deliver”, ku shume shpejt arriti te konkuronte dhe te behej i suksesshem. Para disa kohesh bleu nje “Expresso House” kafe, ku punesoi shqiptare, dhe vazhdon te kete sukses. Por deshira per te arritur sa me shume, ben qe ai te filloje biznesin e ri te pagezuar: “Ftoni Meat Produce”, qe merret me perpunimin, paketimin dhe tregetimin e prodhimeve te mishit. Ketu jane te punesuar mbi 20 punonjes, nga te cilet, sic na tha vete Ndoja, me shume se gjysma jane bashkatdhetare.
Konsulli i Nderit per shqiptaret e Michiganit, Ekrem Bardha pershendet dhe uron suksese, duke theksuar se rruga e arritjeve eshte e lidhur me dashurine per njeri-tjetrin dhe duke e mbajtur gjithnje mendjen tek Atdheu yne. Motoja e secilit duhet te jete: “C’bera une sot per vendin tim?” Ky eshte mesazhi qe duhet te percjellim jo vetem tek njeri-tjetri, por edhe tek brezi i ri qe po rritet e shkollohet ne Amerike e kudo jashte Shqiperise. Shqiperia ka nevoje per ne,ka nevoje per investimet tona, ku secili sipas mundesise duhet ta beje nje gje te tille. Eshte koha per tu materializuar thenia noliane: “Mbahu Nene, mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike”
Nder te paret qe do te pershendeste ne kete Mbremje ishte edhe Kryetari i Bashkise se Rreshenit, Preng Toma, i cili ndodhej per nje vizite private ne Detroit. – Jam i impresionuar, - tha ai, - ne nje atmosfere te tille, qe vetem ne shqiptaret e krijojme dhe e shijojme. E ndjej veten si mes miqsh dhe shokesh te njohur prej kohesh, ndonese shume nga ju i takoj per here te pare. Harmonia dhe dashuria qe ju manifestoni, eshte per t’u pershendetur. Uroj qe gezime dhe perurime te tilla paci cdo dite. Kur te shkoj ne Mirdite, une do te percjell kete kenaqesi qe ndjeva mes bashkombasve te mi ne kete Kontinent te larget.
Te njejtat pershtypje thote edhe Martin Markaj, edhe ky visitor nga Shqiperia, i cili shpreh bindjen se shqiptaret e Detroitit kane shume mundesi te bashkepunojne dhe te ndihmojne njeri-tjtrin per te perparuar ne biznes dhe ne cdo drejtim tjeter. Kete e mbeshtes ne ate cka po shoh te konkretizuar ne kete mbremje, bashkimi dhe mirekuptimi. Sekretari i Shoqates “Dukagjini”, Pellumb Kulla, do te vinte ne dukje se Ndue Ftoni pervecse bisnesmen, eshte edhe patriot dhe aktivist, i cili jep ndihmesen e tij ne Shoqate dhe ne gjithe komunitetin. Presidenti i Televizionit Shqiptar ne Detroit, Gani Vila do te theksonte ne fjalen e tij, televizioni eshte i lidhur ngushte me te gjitha veprimtarite qe organizon komuniteti dhe sa me shume biznese dhe biznesmene te kete, aq me shume shtohen perkrahesit dhe mbeshtetesit e Televizionit. Ne do te punojme jo vetem per pasqyrimin e jetes dhe te veprimtarive por do te ndihmojme ne gjallerimin e jetes kulturore-artistike ne komunitet.
Po keshtu pershendeten biznesmnet dhe aktivistet e komunitetit Pal Shkreli, Ndue Ivanaj, Agustin Shqalesi, Dede Beleshi, gazetari Zef Pergega, Nikoll Bregu, Xhafer Laho, botuesi Pjeter Jaku, biznesmeni i ri Zenel Mucojani etj.
Nje nder te punesuarit, menaxher ne “Ftoni Meat Produce”, eshte aktivisti Rush Dragu, i cili ne fjalet e tij vuri ne dukje kembenguljen, korektesine, por mbi te gjitha tiparet bujare dhe humane qe karakterizojne Ndue Ftonin, qe jane ndoshta celesat e suksesit ne bisnesin e tij. Ai theksoi se kam besim te plote se Ndue Ftoni do te jete i suksesshem, pasi per kete ai ka dhene prova, duke filluar me bisnese me te vogla per te arritur deri ne kete bisnes, qe duhet konsideruar i fuqishem.
Ne krah kemi edhe Lek Biben, i cili na thote se Ndoja bashke me vellain e tij Mehillin kendojne shume bukur dhe nuk eshte rastesi qe Ndue Ftoni te kendoje edhe ne skene, ne koncerte e festa qe organizohen ne komunitet. Zeri i tij si piskame e dale nga gjiri i bjeshkeve te Dukagjinit, sjell freskine dhe epiken legjendare shqiptare, madje shpesh ai din te komunikoje edhe me gjuhen e bejtegjinjeve, nje zhaner i folklorit tone popullor qe percillet me nota humori.
Mbremjen e beri te kendeshme prania e kengetareve te njohur Bujar Qamili e Kastriot Ago, si dhe humoristi Gac Kodrina. Kenget dhe vallet nga Jugu dhe Veriu, nuk pushuan deri ne oret e vona. Te gjithe u bene kengetare dhe valltare ne ate mbremje. Keshtu perurohen biznese dhe biznesmene te rinj ne Komunitetin shqiptar te Detroitit. Dhjetra shkrepje araratesh fotografike, kujtim nga kjo mbremje. Edhe njehere: Te lumte Ndue Ftoni!
ZEF LLESHI
Detroit-USA
|