
Shqipëria, shteti klon
Fakte që nuk të lenë të mashtrosh.
Me datën 16 mars 1957 gazeta “Zëri i Popullit boton dekretin e Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë që i akordonte Pal Mëlyshit titullin “Hero i Popullit”.
Për të krijuar bindje se ky akt përbën një nga mashtrimet e mëdha të shtetit shqiptar, duhen njohur rrethanat dhe qëllimi i marrjes së këtij vendimi.
Pal Mëlyshi, le studimet në shkollën e Mesme Teknike Amerikane të Kavajës, dhe, i bashkohet lëvizjes antifashiste. Edhe pse në moshë rreth 15 vjeçare, shquhet për inteligjencë, besnikëri dhe trimëri në aksionet kundër pushtuesve.
Babai i tij Nikoll Mëlyshi, me profesion ushtarak, merr pjesë me armë në dorë në luftën antifashiste, që nga shtatori vitit 1944, duke kryer detyrën e shefit operativ të Brigadën VII Sulmuese, me gradën e kapitenit I, deri në përfundimin e luftimeve për çlirimin e ish Jugosllavisë e kthimin e kësaj brigade në atdhe. Në fund të shkurtit 1946, në një moment të veprimit të diktaturës iu ikën forcave të ndjekjes të Sigurimit të Shtetit të cilat arritën të arrestonin dy ushtarakë të tjerë, bashkëluftëtarë e miq të tij, Mark Doçin e Dod Bardhokun që vuajtën dënime të gjata të burgut politik, dhe bashkohet me lëvizjen antikomuniste të drejtuar nga Mark Gjon Marku.
Organet e Sigurimit të Shtetit i djegin dy shtëpitë, i konfiskojnë pasurinë dhe internojnë në Tepelenë gjitha familjen. Gjatë rrugës i vdes gjyshja dhe një vajzë e mitur e xhaxhait.
Në vitin 1948 në vendin e quajtur Fusha e Vjerthit në Orosh, vritet nga forcat e ndjekjes të Sigurimit të Shtetit xhaxhai i tij Frrok Mëlyshi. Kufoma e tij digjet me benzinë, në ish qendrën e rrethit në Shpal, dhe lihet pa varrosur.
Ndaj familjes Mëlyshi vazhdon persekutimi dhe me datën 8 gusht 1949, pak kohë pasi ishte kthyer familjarisht nga internimi, merret zbathur nga punët e bujqësisë dhe pushkatohet nga organet e Sigurimit të Shtetit kushëriri i tij Llesh Mëlyshi, djali i flamurtarit të Kthellës bashkë me 13 mirditorë të tjerë të pafajshëm, me preteksin se kanë dijeni e lidhje me vrasësit e Bardhok Bibës me 7 gusht 1949.
Në tetor të vitit 1949 Pal Mëlyshi le punën në sektorin e rinisë në Koplik dhe i bashkohet çetës antikomuniste që drejtohej nga ushtaraku Preng Dod Gjini, mik i familjes.
Po në tetor të vitit 1949 dezerton nga ushtria dhe i bashkohet kësaj çete djali i xhaxhait Mark Mëlyshi.
Me 11 maj 1950, pasi përcjell një bashkëluftëtar me shërbim, kthehet në vendqëndrimin e çetës në Uj'Lurth të Selitës, ndërsa në mëngjesin e 12 majit 1950, çeta rrethohet nga forcat e ndjekjes të Sigurimit të Shtetit, dhe Pali pa i mbushur të 21 vjetët, vritet së bashku me djalin e xhaxhait, komandantin e çetës dhe 3 pjestarë të tjerë, ndërsa 4 arrijnë të dalin nga rrethimi.
Varroset në Rrëshen si reaksionar e antikomunist dhe familja i internohet përsëri, për tu kthyer nga internimi pas shpalljes së djalit të tyre hero.
Më 1976, babai i tij boton në SHBA librin me titull: “Ngjarje Historike të ndime, të pame e të jetueme”, ku përveç të tjerash shtjellon aktivtetin e të birit dhe paraqet argumentat e tij se ai nuk është vrarë si agjent i organeve të sigurimit të shtetit por si antikomunist.
Më 1990, me miratimin e organeve kompetente të shtetit shqiptar, Nikoll Mëlyshit, në moshën 92 vjeçare i lejohet hyrja e qëndrimi në Shqipëri për dy muaj. Organizatat e Partisë së Punës në Mirditë e Qendër dhe ish punonjës të sigurimit reagojnë ashpër pse lejohet të vijë në Shqipëri “ky armik”. Në takime me miq e të afërm paraqet argumentat e tij se Pal Mëlyshi nuk është vrarë nga pakujdesia e forcave të ndjekjes të Sigurimit të Shtetit por në luftë me to. Për këtë qëndrim menjëherë shpallet person “non grata” dhe përzihet nga Shqipëria për tu kthyer pas fitores së forcave demokratike më 22 mars 1992.
Rasti i Pal Mëlyshit ka nxitur fantazinë e shumë njerzve, çfarë e shtyu që ti bashkohet çetës antikomuniste për ta shpartalluar atë ku kishte dhe të afërmit e tij, si arritën të dalin nga rrethimi 4 pjestar të çetës ndërsa u vra Pali “që ishte bashkëpuntor i sigurimit” dhe dy të afërmit e tij, pse u varros në një varr me 5 “armiqtë” e tjerë, si u retushua flamuri kombëtar mbi kufomën e tij, si u provua që ai ka punuar për asgjësimin e bandave, a ka mundësi që një person normal të sakrifikojë miq, pjestarë të familjes duke ditur se nuk do fitojë asgjë për vehte e edhe mund të vritet, siç dhe ndodhi dhe nga të gjitha këto krime të fitojë dhe të konsolidojë pushtetin dikush i panjohur prej tij etj. Ky rast nuk mund të ezaurohet në një shkrim dhe gjithmonë është e vështirë e vërteta, por do përpiqem të paraqes disa objeksione pasi leximi i librit të sipërcituar mi shtoi dyshimet për versionin zyrtar.
Për të provuar tezën zyrtare janë shkruajtur, ndoshta në mënyrë shterruese, mjaft artikuj në shtyp, në revista, thuaj në të gjitha organet e medias për një periudhë mbi 50 vjeçare. Veprimtarisë së tij “për zhdukjen e bandave antikomuniste” thuajse i është kushtuar dhe filmi “Operacioni zjarri”. Të gjitha këto në pamje të parë kanë qenë “vlerësuese” për figurën e tij.
Pse u zgjodh Pal Melyshi për këtë eksperiment?
Eksperimente të tilla të sukseshme, duke shpallur elementë të dyshimtë e kundërshtarë të regjimit stalinist, pas asgjësimit, heroj të popujve të Bashkimit Sovjetik, kishtë realizuar me sukses shërbimi i fshehtë sovjetik, pas Luftës Dyrë Botërore, veçanërisht në republikat e prapambetura Qendër Aziatike. Këtë eksperiencë shërbimet e fshehta sovjetike rezulton se ja kanë ofruar edhe Sigurimit të Shtetit Shqiptar të cilit i interesonte ta realizonte në zona problematike.
Realizimi i një eksperimenti të tillë më një element nga krahina e Mirditës merrte rëndësi të madhe për disa arsye që kërkojnë një analizë e shtjellim në një retrospektivë më të thellë historike.
Që me shpalljen e pavarësisë, tek klasa politike, ishin vërejtur këndvështrime të ndryshme në vlerësimin e situatave. Meqenëse Ismail Qemali, si punonjës mbi 40 vjeçar i aparatit shtypës të Perandorisë Otomane, komunikonte me mjaft vështirësi në gjuhën shqipe e nuk mund të flitej turqisht në Shqipërinë e Re, bisedimet për formimin e qeverisë i ka drejtuar Dom Nikoll Kaçorri, ipeshkëv i Ipeshkëvisë së Durrësit të cilit do ti ngarkohej dhe detyra e zv/kryeministrit. Pak kohë pas formimit të qeverisë Dom Nikoll Kaçorri dha dorëheqje dhe u kthye në misionin e meshtarit. Vendin e tij në postin e zv/kryeministrit të shtetit të ri shqiptar dhe një ministri (kryesisht atë të punëve botore), thuajse në të gjitha qeveritë shqiptare jetëgjata ose jetëshkurtëra, e zuri Preng Bib Doda, trashëgimtari familjes princërore të Mirditës. Midis tij dhe figurave kryesore të skenës politike rezulton se kishte kontradikta për probleme konceptuale, që reflektonin dhe në popull.
Kolonët mongolë dhe të tjerët të vendosur në Shqipëri gjatë pushtimit otoman si dhe një pjesë e popullsisë e konvertuar fetarisht dhe që kishte përvetësuar plotësisht mentalitetin e pushtuesit, ishin kundër vendimit të Konferencës së Londrës që kishte njohur pavarësinë e Shqipërisë. Kolonët ishin asimiluar në shumë elementë, nëpërmjet lidhjes së martesave me shqiptarët e të njejtit besim si popullsi e lashtë indeuropiane. Duke ardhur nga rajone të prapambetura të Azisë, me fjalor prej disa qindra fjalësh kishin përvetsuar gjuhën e lashtë, të ëmbël e të pasur shqipe, pa përjashtuar dhe ndikimin mbi të. Për të mbrojtur privilegjet që gëzonin, si pjesë e klasës politike të perandorisë, ata nuk ishin për pavarësinë e Shqipërisë por për qëndrimin e saj nën Turqi dhe në pamundësi caktimin e një princi nga familja e Sulltanit dhe jo nga familje mbretërore europiane dhe qeverisjen e Shqipërisë me metoda orientale. Duke qenë se kishin pasurinë e shqiptarëve dhe pushtetin, këto kërkesa kamufloheshin para fuqive europiane si vullnet i shumicës së shqiptarëve dhe jo i tyre. Kjo pjesë e popullsisë ka synuar defaktorizimin e shtetit shqiptar në Ballkan duke filluar që nga rebelimi i armatosur i bandave të Haxhi Qamilit më 1914 e deri në rebelimin e armatosur për shkatërrimin shtetit shqiptar më 1997. Në veprimtarinë e tyre, është synuar të provohet se nuk kemi të bëjmë me pasardhësit e Teutës, Agronit, Pirros, se nuk kemi të bëjmë as me pasardhësit e dhjetra perandorëve që drejtuan dy perandoritë më të mëdha të kohërave, ato Romake dhe Bizantine, se nuk kemi të bëjmë me pasardhësit e Gjergj Kastriotit për të cilin ka dhe zëra që e paraqesin tradhëtar, se nuk kemi të bëjmë as me pasardhësit e 7 Papëve shqiptarë të Selisë së Shejtë, por se Shqipëria tashmë është një Turqi e Vogël e në thelb nuk mund të organizohet me institucione te besueshme demokratike.
Diferenca të mentalitetit janë reflektuar dhe në folklorin popullor, të periudhave respektive, që nga krijimi i shtetit të ri shqiptar. Në një këngë popullore në Mirditë, nga libri i cituar i Nikoll Mëlyshit, ribotim i shtëpisë botuese “GEER” 2004, faqe 86, që reflekton rebelimin e armatosur të bandave të Haxhi Qamilit këndohet: “ N'a ka ardhë një mbret i ri! Don me bamun këtë Shqipni, Në këtë Shqipni nuk ka ç'ka ban, Asht mileti Mysliman, Nuk don Princ por don Sulltan…”.
Këto këngë në thelb pasqyronin dhe kontradiktat midis klasës politike të kohës. Këtë na e provon në kujtimet e tij Eqerem Bej Vlora i cili në vëllimin e dytë të “Kujtimeve”, botim i “Shtëpisë së Librit e Komunikimit”, 2001, faqe 97 shkruan për një takim të Princit Vilhelm Vid me politikanë shqiptarë: “ Atdhetarizma e strucit do të jetonte dhe për shumë kohë në Shqipëri. Më kujtohet një ngjarje atu nga mesi i majit. Ismail beu, i kthyer nga Nica në Vlorë, kishte ardhur në Durrës për t'i bërë një vizitë Princit. Në darkë ishin ftuar të gjithë.Midis të ftuarve ishin Ismail beu, Esat pasha dhe kapedani i Mirditës, Preng Bib Dodë pasha. Gjatë bukës ky i fundit qeshte dhe bënte vazhdimisht shakara, fliste me sarkazëm për nacionalizmin, temën aq të dashur për ne, atdhetarët e rinj, dhe së fundi e mbylli duke ju drejtuar Princit: “Kështu pra, Lartësi! Nëse doni vërtet të qeverisni në Shqipëri, masa e parë që duhet të merrni është të mënjanoni Ismail beun dhe Esat pashën. Me këtë rast, ju lutem të mos harroni dhe personin tim të parëndësishëm dhe mjaft gjela të tjerë grindavecë më të vegjël. Ndryshe as mos t'ju shkojë ndërmend se mund të bashkoni Shqipërinë dhe të qeverisni këtu me të vërtetë!” Qe, deomos, vetëm një shaka, por që godiste në shenjë, sepse i afrohej aq shumë të vërtetës! Ismail beut dhe Esat Pashës nuk ju erdhi mirë, madje Esat pasha mërmëroi në shqip: e ç'mund të presësh tjetër nga një malok i pagdhendur! Por Preng Bib Doda nuk ishte aspak një malok i pagdhendur. Ai ishte një nga feudalët më të shkolluar, njeri me humor, atdhetar dhe njëherësh një nga kokat më realiste dhe më të zgjuara të Shqipërisë së kohës !”
Përveç kësaj, kolonët dhe kolaboracionistët në pushtet e kishin të vështirë që të shmangnin këtë figurë, mbasi kishte kontributin më të madh në shërbim të çeshtjes kombëtare, në krahasim gjithë klasën tjetër politike që kishte marrë pjesë në shpalljen e pavarësisë. Ai nuk kishte pranuar për tiu bashkuar lidhjes së inicuar nga valiu turk i Prizrenit, Qamil beu, si lidhje muhamedane shqiptaro-boshnjake, që serbëet më vonë do ta cilësonin lidhja e gjysëmhënës islamike në Ballkan, kundër vendimeve të Fuqive të Mëdha. Kur boshnjakët dolën nga lidhja pasi morën garanci se Bosnja do të mbetet nën Turqi e nuk do ti kalohet mbretërisë serbe dhe shqiptarët kuptuan dëmin e madh të një lidhje fetare kundëreuropiane dhe jo kombëtare, Ai u bë një nga udhëheqsit kryesor dhe më aktiv i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ai ishte i vetmi pjesmarrës i gjallë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Shqipërinë e Re. Ishte një nga komandantët kryesor të kësaj Lidhje për mbrojtjen e trojeve shqiptare të Hotit, Grudës, Podgoricës, Plavës, Gucisë, Ulqinit e Tivarit nga sulmet e shovinistëve fqinjë dhe për përmbushjen e vendimeve të Lidhjes për avancimin e statusit të shqiptarëve. E megjithëse kishte komanduar operacione luftarake si kundër shovinistëve fqinjë dhe pushtuesve turq, Sulltani do të tregohej shumë herë më tolerant se komunistët shqiptarë, që rreth gjysëm shekulli më vonë ekzekutuan të gjithë shokët e tyre si “armiq të popullit”. Ai nuk do ta ekzekutonte, por më 1880 do ta internonte në Anadoll së bashku me komandantin tjetër të lidhjes Hodo pashë Sokolin që vdes nga kushtet e vështira. Ky personalitet i madh i Lëvizjes Kombëtare dhe i pavarësisë do të mbahej në internim për 29 vjet deri më 1909 edhe në kohën kur Ismail Qemali, Hasan Prishtina e të tjerët rriheshin në Parlamentin Otoman se cila qeveri duhet të vendoset në Stamboll për sundimin e popullit shqiptar dhe të popujve të tjerë të shtypur nga kjo perandori. Sapo u kthye nga internimi ishte një nga organizatorët kryesor të kryengritjes së shqiptarëve që çoi në pavarësinë e e Shqipërisë. Pas vrasjes së tij për motive banale, meqenëse nuk la trashëgimtar, vendin e tij në skenën politike të Mirditës do ta zinte kushriri i tij, Marka Gjoni që nuk e kishte as reputacionin, as arsimin pasi dinte vetëm shkrim e këndim dhe as aftësitë e tij, por që kishte udhëhequr rezistencën e pandërprerë kundër pushtuesit otoman, duke kompensuar mungesën e princit të internuar.
Rezultoi, se vrasja e Preng Bib Dodës, për bejlerët e pashallarët turq që kishin uzurpuar gjithë skenën politike shqiptare, ishte një rast i mirë që të realizonin defaktorizimin dhe nënshtrimin e krahinës së Mirditës. Ata shikonin me xhelozi realizimin në këtë krahinë të vetëqeverisjes me normat e Pricipatës Shqiptare të Dukagjinëve e të shtetit të Arbërit, gjurmët e të cilit janë gjetur në kishën e Gëziqit në Mirditë, rezistencën disashekullore me armë në dorë dhe ruajtjen e autonomisë të njohur nga faktori ndërkombëtar dhe në aktet e Kongresit të Berlinit. Shqetësim i madh për ta ishte dhe ruajtja e unitetit fetar, për arsye se Mirdita, edhe pas mbi katër shekuj e gjysëm, kishte dal nga pushtimi otoman në masën 100% e besimit të krishterë të ritit oksidental (katolik), gjë që nuk kishte ndodhur në asnjë rajon të Ballkanit.Arqipeshkëvi i Arqipeshkësië Durrës-Tiranë, imzot Rrok Mirdita, në librin “Për një Shqipëri me zotin…”, Tiranë 2004, i zbulon lexuesit shqiptar një të vërtetë historike mjaft të rëndësishme.
Në faqen 23 të këtij libri Ai pasqyron konfirmimin e Shejtërisë së Tij Papa Gjon Palit II, se: ”Qyteti i famshëm, Durrësi, ruan origjinën e Selisë së Parë Ipeshkëvnore” dhe se është themeluar në gjysmën e dytë të shekullit I nga Shën Pali dhe Shën Andrea.
Ky fakt thërmon në mënyrë përfundimtare pretendimet e pasardhësve të renegatëve se “ të gjitha fetë në Shqipëri i kanë sjellë pushtuesit”. Ilirët, paraardhësit e shqiptarëve, provohet se qenë të parët që kuptuan vlerat e veprës, misionin e Birit të Perendisë Jezu Krishtit dhe të Ringjalljes së Tij,duke u bërë shembull dhe që dhe Perendoria Romake ta shpallë Krishtenimin fe zyrtare rreth tre shekuj më vonë.
Duke patur unitet fetar, norma të së drejtës zakonore të Kanunit të Lek Dukagjinit, dhe si vazhdues të pastër të rracës iliro-shqiptare, mirditorët i kishin imponuar Pereandorisë Otomane, që në kushte paqje pas Kongresit të Berlinit, Ministria e saj e Luftës ti merrte leje paraprake kapedanit të Mirditës, kur donte të kalonte trupat ushtarake nëpër territorin e kësaj principate. Ky fakt flet për sovranitetin e kushtëzuar që gëzonte kjo krahinë nën Imperatorinë Otomane në kushte paqje, dhe se ajo ishte subjekt i të drejtës ndërkombëtare.
Për të realizuar defaktorizimin e kësaj krahine, qeveria klon e Iliaz bej Vrionit vendosi copëzimin e Mirditës duke ja dhënë një pjesë të saj Matit. I quajturi pashë Sakati i Zogollit, rreth një shekull më parë, kishte sulmuar për të pushtuar dhe shkëputur flamurët e Kthellës nga Mirdita dhe për fitoren e Xhihadit Islamik dhe në këtë krahinë e konvertimin e saj me dhunë në besimin muhamedan, por mirëorganizimi dhe rezistenca e Mirditës kishte bërë që të dështonte përpjekja e tij, që Xhihadi Islamik të fitojë dhë në Mirditë . Këtë luftë këngtari popullor e përshkroi me vargjet:” Po ku shkon more pashë dualetit! Në kthellë janë trimat e gjithë miletit, Ata nuk pyesin se ku rrinë mbretnit, Kanë me të dhanë gjenazet mbas vetit”, Nikoll Mëlyshi, po aty faqe 401.
Tani, nipi i tij Ahmet bej Zogolli, e realizonte këtë objektiv me vendim të Qeverisë Tiranës. Pas kësaj, bejlerët turq në krye të qeverisë provokuan Marka Gjonin duke e caktuar nënprefekt të pjesës së mbetur të kësaj krahine, dhe në fund inskenuan konfilktin e armatosur ku u vranë deri në qindra vetë nga dy anët. Në përfundim, sipas skenarit, akuzuan se është synuar krijimi i Republikës së Mirditës. Këtë akuzë qeveritarët e Tiranës e bazonin dhe në dëshirën e përpjekjet e qeverisë së mbretërisë SKS në Beograd për nxitjen e konflikteve të brendëshme e destabilizimin e shtetit të ri shqiptar. Por kjo akuzë bie në kundërshtim të plotë me zhvillimet historike. Nuk kishte kaluar shumë kohë nga shpallja e njohja e pavarësisë së Shqipërisë. Nëse do ta kishin këtë objektiv, mirditorët do tu kishin paraqitur kërkesën para Fuqive të Mëdha, dhe mund ta kishin realizuar atë ambicje që më 1913. Por Ata gjatë disa shekujve ishin në ballë të lëvizjeve për pavarësinë e gjithë Shqipërisë dhe jo vetëm të krahinës së tyre dhe për këto përpjekje Europa e kishte njohur si rajon autonom, për ta patur dhe bërthamën e pakontestueshme nga pikpamja etnike dhe fetare, të shtetit të ardhshëm shqiptar, përveç unitetit gjuhësor që ishte rujatur në gjithë hapsirën shqiptare. Një nga urdhërimet në vendimet e Kongresit të Berlinit, krahas njohjes së pavarësisë së Serbisë, të Malit të Zi etj. ishte dhe detyrimi i Turqisë që të mos cënojë autonominë e Mirditës. Gjithashtu Fuqitë e Mëdha Europiane, në rastin e një kërkese të tillë, i kishin të gatshëm precendentët e njohjes e funksionimit të principatave si të Monakos, Lihtenshtejnit, Dukatin e madh të Luksemburgut etj. dhe i rëndsishëm për shtetet e reja në Europë ishte dhe kriteri fetar. Edhe qëndrimi i klasës politike shqiptare nuk kishte pësuar ndryshim të menjëhershëm, nga ai që njihnin mirditorët.
Nga kjo atdhedashuri, dhe besimi se gjithë shqiptarët në trojet e tyre etnike, më në fund do ta ndjejnë vehten shqiptarë e të punojnë për Shqipërinë dhe jo për Turqinë, Greqinë e vendet arabe, mirditor ët dhe në përgjithsi shqiptarët e besimit të krishterë oksidental kanë përballuar dhunën e shtetit shqiptar që nga shpallja e pavarësisë dhe trajtimin pothuajse si qytetarë të dorës dytë, të përjashtuar nga pjesmarrja në pushtet dhe në ndarjen e pronës.
Shteti klon kundër figurave të etnisë shqiptar dhe në shërbim të Turqisë.
Nga një analizë e paanëshme rezulton se objektivi kryesor i qeverive në Shqipëri, ishte zbehja e vlerave dhe kontributit të personave të etnisë shqiptare në përgjithësi dhe të krahinës së Mirditës në veçanti dhe ndërtmi i gjithë piramidës shtetërore pa pjesmarrjen e saj. Për të zhvleftësuar kontributin në ruajten e konservimin e traditave më të mira si mikpritja, besa etj., përhapën edhe thashëtheme në opinionin e gjërë se Ded Gjo Lulin e ka pre në besë Marka Gjoni, gjë që është qëndrim plotësisht absurd pasi më mirë se kushdo tjetër dëmin e pariparueshëm të një veprimi të tillë e dinte pikërisht Marka Gjoni. Në bazë të dëshmive të dëshmitarëve okularë, monografisë së studjuesit Pal Doçi dhe shkrimeve të autorëve të ndryshëm, është provuar se Ded Gjo Lulin e kanë pushkatuar në Orosh, sapo e kanë arrestuar, trupat pushtuese austro-hungareze, për shkaqe jo plotësisht të njohura deri më sot dhe që nuk janë objekt i këtij shkrimi.
Me dhënien e titullit “Hero i Popullit” Pal Mëlyshit, Enver Hoxha dhe bashkëpuntorët e ngushtë të tij, pasardhësi i kolonëve të ardhur nga Bosnja e vendosur në Vlorë në gjysmën e parë të shekullit XIX Hysni Kapo dhe pasardhësi i kolonëve të ardhur nga Irani për të përhapur sektin shii'i të fesë Muhamedane Mehmet Shehu, synonin ta akuzonin mirditorët për herë të dytë si të pabesë. Origjinën jo shqiptare të kryeministrit të caktuar prej tij e ka konfirmuar edhe Enver Hoxha në diskutimin e tij të janarit 1982, ku ka thënë: “Mehmet Shehu nuk është shqiptar prandaj nuk i dhimset Shqipëria”, shif gazeta “SOT”, 15.08.2004, faqe 13..
Origjina sllavo-mongole ishte kusht bazë që këto dy personalitete të qëndronin deri në vdekje, vrasje ose vetëvrasje, si numrat dy të diktaturës komuniste dhe të eleminoheshin nga skena politike dhe fizikisht personalitete të pakontestueshëm të etnisë shqiptare si Mustafa Gjinishi, Anastas Lulo, Sejfulla Malëshova, Tuk Jakova (për fatkeqsinë e tij dhe ky me origjinë nga Mirdita) që ishte i vetmi i zgjedhur në Kongresin I të PPSH-së me numër të barabartë votash të delegatëve me Enver Hoxhën pasi Hysni Kapo e Mehmet Shehu nuk kishin fituar të gjitha votat e delegtatëve, Gjin Marku, Nako Spiru, Tahir Kadareja, Bedri Spahiu, Abedin Shehu, Dali Ndreu, Liri Gega, Teme Sejkoja, Sadik Bekteshi, Halim Xhelo, Andon Sheti, Beqir Balluku, Koço Theodhosi e shumë e shumë të tjerë.
Pushtuesit turq, gjatë gjithë periudhës së gjatë të pushtimit, kishin bërë të gjitha përpjekjet për asgjësimin e shqiptarëve autoktonë të besimit katolik. Këtë objektiv të tyre e ka konstatuar dhe shkrimtari e publicisti i talentuar Kastriot Myftari në librin “nacional-islamizmi shqiptar baleta & ferraj”, në faqen 268 të të cilit shkruan: “ Ndërsa shqiptarët, e posaçërisht gegët, tuj kenë katolikë, madje të vetmit katolikë të mbetun brenda Imperis Osmane, nuk kishin asnjë mbrojtje ligjore dhe kqyreshin prej sunduesve islamikë si një specie që duhej zhdukun ”.
Me goditjen në të gjitha planet të krahinës së Mirditës dhe të komunitetit katolik në përgjithsi, shtetarët shqiptarë të para Luftës Dytë Botërore kishin synuar të zhduknin edhe këtë vatër të Qytetrimit Perendimor që nuk kishin arritur ta mposhtnin paraardhësit e tyre me Turqinë dhe të shkëpusnin çdo lidhje shpirtërore të Shqipërisë me Perendimin.
Ky ishte imperativ përmanent për ta pasi shuajtja e rezistencës së kësaj krahine, që në shtetin e ri shqiptar kishte një peshë shumë më të madhe se në perandori, siguronte vazhdimësinë e një shteti islamik në Shqipëri si vazhdim i pushtimit otoman. Gjithashtu duke përjashtuar komunitetin e krishterë, shtetarët muhamedanë dilnin para fuqive europiane si përfaqsues të vetëm të shqiptareve.
Të njejtën strategji ndoqën dhe kolonët e asimiluar në shqiptarë, kolaboracionistët e pushtuesve turq dhe fanatikët fetarë muhamedanë, në krye të shtetit shqiptar pas Luftës Dytë Botërore. Krahas sulmit të egër kundër komunitetit katolik, që përfaqsonte vazhdimsinë e pakontestueshme iliro-shqiptare, ata vazhduan përpjekjet për realizimin e objektivave antishqiptare të pushtuesve turq në bashkëpunim me shovenistët fqinjë. Detyrë e tyre rezulton të ketë qenë dhe përmbushja e marrëveshjeve të fshehta që turqit kanë lidhur dhe kanë në fuqi dhe sot e kësaj dite me sllavët dhe grekët, për spastrimin e popullsisë shqiptare muhamedane, nga trojet e veta jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë Londineze, e deportimin e saj në Turqi. Përmbushja në heshtje por pandërprerë e këtyre marrëveshjeve, vazhdon të përpijë qindra mijëra shqiptarë muhamedanë të Maqedonisë, Kosovës, Sanxhakut, Malit të Zi e Serbisë, të cilët Turqia i pranon si turq. Me këtë veprim Turqia përmbush marrëveshjen e lidhur me fqinjët tanë për zvoglimin e numrit të shqiptarëve në Ballkan, si dhe rregullon raportet e brendëshme të popullsisë së saj duke asimiluar plotësisht pjestarë të rracës indoeuropiane pellazgo-ilire.
Në librin me të njejtin titull,duke përshkruar gjendjen e popullsisë nën pushtimin otoman z. Kastriot Myftari shkruan: “ Në këtë shoqni, kurkujt përveç sundimtarit nuk i lejohej të mbante mbiemër…. Por, ajo ishte në logjikën e konceptit të rajasë si kope qeniesh të gjalla (f.271 )”.
Këtë politikë ndoqi shteti shqiptar, në rastin e deportimit nga trojet e tyre etnike brenda kufinjtë të territorit shtetëror grek për në Shqipëri, të shqiptarëve muhamedanë të Çamërisë. Qeveritarët komunistë nuk i regjistruan këta shqiptarë me mbiemrat e tyre, që përfaqësonin dhe autoktoninë në trojet e tyre të lashta dhe që ishin trashëguar jo vetëm të paralindjes së Muhametit por ishin dhe para Kristianë , si Boçari, Cari, Zerva, Dino, Zubati, Qafejt, Pirro, Gjoni, Kola, Buza, Margëlliçi, etj por i regjistruan me mbiemra panmuhamedanë të papërcaktuar si Aliu, Bajrami, Muharremi, Hasani, Muhameti, etj. Me këtë veprim është synuar humbja e identitetit të tyre si shqiptar dhe që të mos kenë të mundësi të pretendojnë kthimin në trojet e veta në Çamëri.
Mendoj, se që të provojnë autoktoninë dhe drejtësinë e kërkesës për tu kthyer në trojet e veta, është një detyrë emergjente, që, secili shqiptar i Çamërisë të studjojë gjenezën e mbiemrit të tij dhe të korigjojë atë në gjendjen civile, duke vendosur dhe bërë publik mbiemrin e paraardhësve të tij me vendim të organeve të pushtetit lokal, pasi në situatën ekzistuese, vetëm ky element përbën rrezik për realizimin e të drejtave të tyre. Me këtë veprim të qëllimshëm, ose nga fanatizmi i kamufluar fetar i qeveritarëve komunistë shqiptarë, Qeverisë Greke i është dhënë në dorë një armë e fuqishme. Ajo, dhe sikur gjithshka të gjejë zgjidhjen e duhur, mund të dalë me tezën që asgjëson të gjitha përpjekjet se “ është i pamundur kthimi i shqiptarëve në trojet e veta”, pasi mund ta identifikojnë vehten si të tillë dhe të kërkojnë të kthehen në Çamëri si çamë miliona persona të gjithë Botës Muhamedane nga Indonezia në Bosnjë e nga Maroku në Kinë me mbiemër Bajrami, Aliu, Hasani, Mahmuti, Muharremi etj..
Po kështu mendoj se është emergjencë e kohës, në këtë fazë të ndërgjegjsimit më të avancuar të shumicës muhamedane se i përkasin etnisë shqiptare e nuk janë turq pse janë konvertuar në muhamedanë, që dhe shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Sanxhak, Mal të Zi etj. t'ju kthehen mbiemrave të të parëve të tyre që provojnë dhe vazhdimsinë iliro-shqiptare në trojet e tyre në Ballkan. Kjo do të ishte një ndihmë për përshpejtimin e zgjidhjes së çeshtjes shqiptare. Mendoj se Bota Muhamedane nuk duhet të jetë e pakënaqur që rreth 8 milion shqiptarë të Turqisë dhe rreth 2-3 milionë të vendosur me banim në vendet e arabe i përkasin përgjithnjë Qytetërimit Islamik.
Gjithashtu mendoj se ka ardhur më në fund koha që shqiptarët muhamedanë që kanë shpëtuar pa u deportuar në Turqi si turq, duhet të shohin realitetin në sy. Ata duhet të dallojnë miqt nga armiqt, ti bashkohen Qytetrimit Euro-Atlantik dhe të mos shohin vetëm armiq fetarë. Shqiptarët në trojet e tyre në ish-Jugosllavi janë dëshmitarë të faktit se përfaqësuesit e myslimanëve të Bosnjës në institucionet federative si N. Dizdareviq, etj. kanë qenë përkrahës e mbështetës të serbëve shumë më tepër se kroatët, sllovenët, hungarezët, bile dhe se maqedonasit në represionin e tyre kundër shqiptarëve dhe se në shumë raste njësitë speciale myslimano-boshnjake kanë kryer krime më të tmerrshme se serbët kundër shqiptarëve të Kosovës. Myslimanët e Bosnjës kanë avancuar dhe asimilimin e popullsisë shqiptare të besimit muhamedan, në mysimanë në pikpamje kombëtare. Aktualisht, pasardhësit e Ali pashë Gucisë, nuk e njohin më vehten as si turq as si shqiptarë por si myslimanë boshnjakë, pasi mbiemrave të tyre ju kanë vënë dhe prapashtesën viq. Koha provoi, se megjithë besnikërinë ndaj Orientit të kolonëve dhe të shqiptarëve të asimiluar fetarisht e në mentalitet dhe që e ndjejnë vehten pjestarë të Qytetërimit Islamik, qeveritë e vendeve arabe ishin shumë më të interesuara për përfundimin e ndërtimit të xhamive në Shqipëri se sa për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe për shqiptarët e vrarë e të masakruar nga serbët në Drenicë, Reçak etj.
Rrjedhojë e asimilimit të shumicës së shqiptarëve në fenë e pushtuesit turk, është dhe urrejtja e një pjese të komunistëve shqiptarë dhe e propogandës së tyre kundër Qytetrimit Perendimor, urrejtje që për rreth 50 vjet u kamuflua si luftë kundër sistemit të egër kapitalist .
V rajsa që shërbeu për genocid e krime kundër njerzimit.
Në Kongresin I të PKSH (PPSH-së), Enver Hoxha kishte propozuar që Bardhok Biba të zgjidhej antar i Komitetit Qendror. Ky propozim ishte hedhur poshtë nga delegatët me arsyetimin se Bardhok Biba me gjithë kontributin e dhënë me armë në dorë dhe si kuadër në Luftën Antifashiste dhe pas çlirimit për njohjen e shtetit të komunistëve edhe në Mirditë, ka mbaruar arsimin e mesëm si shumica drejtuese, Ai përsëri nuk ishte i besuar për këtë post pasi ishte kushëriri i Gjon Marka Gjonit. Mbetet e dyshimtë nëse Enver Hoxha nuk e kishte akoma autoritetin që çdo forum t'ju bindej propozimeve të tij apo këtë kundërshtim e inskenoi për ti thënë kandidatit se për shkak të origjinës së tij nga dera e Gjomarkut, duhen dhënë akoma dhe shumë prova të tjera “për të fituar besimin e partisë”.
Megjithatë për vrasjen e Bardhok Bibës, diktatura komuniste pushkatoi 14 mirditorë të pafajshëm, që dihej se nuk kishin asnjë lidhje me këtë krim. Vendimi u muar nga trupi gjykues i kryesuar nga Bilbil Klosi të nesërmen e ngjarjes dhe u ekzekutua po atë ditë, me urdhërin e ministrit të brendshëm Mehmet Shehu që komandonte operacionin. Ky akt përbën veprat penale të krimit kundër njerzimit dhe genocidit dhe duhet të shpallet si i tillë nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare. Shqipëria nuk ishte në luftë dhe kishte ligj penal. Vendimi i gjykatës është ekzekutuar në kundërshtim me Kushtetutën e miratuar në janar 1946, pa u shqyrtuar nga Gjykata e Lartë dhe nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, në krye të cilit ishte koloni tjetër nga Libani Omer Nishani. Për të justifikuar këtë akt Mehmet Shehu është shprehur: “Për Bardhok Bibën unë do vrisja nga një mirditor për shtëpi”.
Në librin “Kohët moderne” të studjuesit amerikan Pol Xhonson, botim i “Apollonisë” 2000, kur bëhet krahasimi i ekzekutimeve leniniste me ato të regjimit të carit shkruhet:” Në 80 vitet e fundit para 1917-ës numri i të dënuarve me vdekje në Perandorinë Ruse, ishte mesatarsisht 17 në vit dhe shumica i takojnë gjysmës më të hershme të kësaj periudhe, faqe 72 ”.
Në krahasim me popullsitë respektive dhuna e shtetit të kolonëve dhe kolaborocinistëve të Turqisë, të shpallur komunistë, për mijë banorë të popullsisë iliro-shqiptare të Mirditës, vetëm me këtë vendim, ka qenë rreth 4000 herë më e egër se dënimet e Carëve për kriminelët e mbarë Rusisë në një vit. Kjo shkallë e terrorit shtetëror, do të ishte e barabartë me dënimin prej Leninit të 56000 rusëve ose të 246000 kinezëve nga Mao Ce Duni. Nëse Lenini dhe Mao Ce Duni do të realizonin në vendet e tyre një shkallë të masakrimit dhe dhunës shtetërore që realizoi shteti komunist në 10 vjetshin e parë në Mirditë, numri i madhorëve, kryesisht kryefamiljarë, të vrarë e të pushkatuar në këto dy vende do të ishte respektivisht mbi 1.5 milionë rusë dhe mbi 6 milion kinezë.
Për të mbuluar krimet e përbindëshme të kryera në këtë krahinë, historiografia komuniste dhe apologjetët e saj propoganduan alibinë se Pal Mëlyshi “infiltroi në gjirin e çetave antikomuniste për ti shkatërruar ato në shenjë hakmarrje për vrasjen e Bardhok Bibës”. Ky version është i paqëndrueshëm pasi Pal Melyshi e dinte mirë se Bardhok Biba ishte vrarë dhe si komunist por dhe në luftën për pushtet, pasi dihen ekzekutorët por jo organizatorët e vrasjes së tij. Ndërsa 14 persona, pa asnjë lidhje me krimin, ishin pushkatuar pa asnjë faj. Cfarë garancie kishte Ai tek këta bashkëluftëtarë që i kishin vrarë familjen, përdhosur kufomën e xhaxhait, djegur shtëpitë e konfiskuar gjithë pasurinë, megjithë kontributin që kishte dhënë vetë Ai dhe babai i tij në luftën kundër okupatorit. Dhe në cilin rast në histori një person ka pranuar asgjësimin e familjes së tij dhe të vehtes që të fitojë një i tretë.
Apologjetët që e kanë mbrojtur këtë alibi, fillimisht ndoshta dhe me bindje, janë të ndërgjegjshëm se asnjë çrregullim psihik, asnjë personalitet delirant dhe asnjë krizë psikotike nuk janë të mjaftueshme që Pal Mëlyshi të futej në radhët e çetave antikomuniste që të asgjësonte mikun e familjes, djalin e xhaxhait bashkëmoshatar, bashkëluftëtarët e tjerë dhe vehten që të konsolidonte pushtetin në Tiranë Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo e të tjerët. Historia njeh plot raste të vrasjeve brenda në familje, edhe të babait e të vëllait, për pushtet dhe pasuri, por në asnjë rast që dikush të vritet vetë dhe pushtetin e pasurinë ta fitojnë komshitë ose persona të panjohur. Ai, jo vetëm sipas shkrimeve të babait të tij Nikoll Mëlyshi dhe të bashkëluftëtarëve të tjerë, ju kundërvu organeve të Sigurimit të Shtetit kur u paralajmërua në Koplik, nga një bir (bijë) beu komunist, se ”nuk ke besimin e partisë se je djalë reaksionari” dhe u bind se nuk është vlerësuar dhe nuk do vlerësohet lufta e tij për liri, pasi qëllimi kryesor është pushteti politik i një kaste të caktuar ku ai nuk mund të futej as si shërbëtor.
Me dhënien e këtij titulli propogandohej teza se për këtë pushtet e “për këtë parti”, çdo shqiptar duhet të japë dhe jetën, kur një gjë të tillë e bëjnë mirditorët e njohur si antikomunistë.
Gjithashtu pushteti komunist synonte që në Mirditë të krijohej dhe përçarje krahinore. Pikërisht për të shmangur një gjë të tillë, Bardhok Biba i kishte bindur organet vendimmarrëse, që qendra e rrethit, të mos ndërtohej Nderfanë, ku megjithë distancën shumë të vogël prej rreth një km me Rrëshenin, ka terren më të përshtatshëm, pa lagështirë, pa mjegull dhe me mikroklimë më të mirë. Dhe këtë e kishte bërë për të forcuar unitetin krahinor. Nxitje ishte bërë dhe thënia e një fshatari, që në fakt përfaqësonte dhe opinion, i cili duke e njohur si përfaqsues të Gjomarkajve i kishte thënë: “ Bardhok mos i merrni të gjitha për veti!”, për shkak se Ndërfana në anë të lumit Fan i Vogël është pjesë e Oroshit. Pas shpalljes hero, megjithëse publikisht e “lavdëronin” e “krenoheshin”, në thelb shumica e të painformuarve e dënonin si të pabesë Pal Mëlyshit.
Pas realizimit të këtij objektivi, pushteti komunist vuri në funksion të gjitha bateritë duke përdorur dhunën e të gjitha mjetet jolegale e legale që mirditorët ti lidhte me sigurimin e shtetit jo si funksionarë, të cilët në 50 vjet numërohen me gishtat e dorës, pasi nuk mund të ndante pushtetin e privilegjet me ta, por si bashkëpuntorë të papaguar. Kjo duke njohur e shfrytëzuar dhe aspiratën e tyre që për rreth 5 shekuj kishin luftuar kundër pushtuesve otomanë e gjithnjë kishin ëndërruar që ti shërbenin shtetit të vet, kushdo që të ishte në krye të tij.
Thashethemnajën, se mirditorët kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit, ma ka konfirmuar në një bisedë kofidenciale, por i bindur se nuk po më thotë ndonjë sekret, vetë kryetari i Komisionit të Verifikimit të Figurave, z. Nafiz Bezhani. Në bazë të dokumentave arkivore, u shpreh z. Bezhani, rezulton se Mirdita ka patur numrin më të madh për mijë banorë të bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit në krahasim me gjithë rrethet e tjera të Shqipërisë.
Gjithashtu për diskretimin e kësaj krahine ndiqej një politikë e kamufluar. Ndërsa në një llamarinë në qendër të qytetit të Rrëshenit ishte shkruar një thënie e Enver Hoxhës që fliste me supërlativa “për zgjuarsinë e mirditorit etj”, në drejtim të punëve në rreth, gjatë gjithë kohës, qëllimisht viheshin traktoristë e puntorë me arsim fillor e 7 vjeçar.
Shteti klon, objektiv i antishqiptarëve.
Shteti shqiptar, edhe gjatë qeverisjes nga komunistët, synonte të realizonte qeverisjen me metoda orientale si paraardhësit e tij. Për këtë arsye krahas luftës për asgjësimin me të gjitha mjetet të kundërshtarëve të tyre, në të gjithë vendin, të shkolluar në perendim duheshin defaktorizuar edhe ato zona që nuk e pranonin ideologjinë e metodat komuniste të sundimit, ku veçohej zona e Mirditës.
Duheshin sheshuar kontributet gjatë historisë së Shqipërisë nën sundimin e gjatë otoman , për të filluar gjithçka nga e para, pas ardhjes se tyre ne pushtet. Për këtë qëllim ky shtet përveç Pal Mëlyshit, ju dha titullin e heroit të popullit edhe 5 mirditorëve të tjerë, nga të cilat 4 gra në moshë rreth 20 vjeçare pa asnjë klasë shkollë dhe i pesti me shkollë të mesme. Të pesë këta heroj ishin vrarë në luftën civile dhe pas çlirimit të Shqipërisë nga okupatorët nazi-fashistë. Me këtë veprim synohej të shmangej vlerësimi i figurave që e meritonin një titull të tillë duke mohuar njëkohsisht dhe kontributin e veçantë të kësaj krahine në Levizjen Kombëtare. U lane qëllimisht në hije personalitete të spikatura, ndërsa u vlerësuan dhe ata që kishin bërë shumë pak ose asgjë për çeshtjen shqiptare. Kështu opinioni i gjërë ka njohur si rilindas Hasan Tahsimin nga Camëria, shqiptarin që nuk dinte shqip, për kontributin e tij në hapjen universtietit të parë në Stamboll, dhe pse nuk hapi asnjë shkollë shqipe në Shqipëri, por di shumë pak për Pal Engjëllin nga Mirdita, shkruesin e parë në gjuhën shqipe të formulës së pagëzimit. Historianët kanë bërë të gjitha përpjekjet për të ndryshuar origjinën e Skënderbeut dhe të Dukagjinëve. Në librin “Mirdita vatër e Dukagjinëve dhe Kastriotëve”, botim i “GEER” 2004, kreu i parë, studjuesi Preng Cub Lleshi ka sjellë mjaft argumenta shkencorë e citime nga studjues më në zë të të gjitha kohrave se Mirdita e sotme është origjina e Dukagjinëve dhe e Kastriotëve dhe jo Hasi e Dibra, siç pranon historiografia zyrtare. Në favor të kësaj teze flet dhe fakti se mirditori Pjetër Perlati ishte sekretar e këshilltari kryesor i Gjergj Kastriotit. Edhe në shtetin e ri shqiptarë, qeveritarët e sotëm ndjekin po të njejtën praktikë si princat e mesjetës që e njihnin vehten zotër të gjithshkaje. Si në Shqipëri dhe në Kosovë në dikasteret e tyre punësojnë, pavarësisht nga aftësitë, militantë dhe nga rrethi i ngushte i të njohurve tyre, që është një provë indirekte për këtë tezë.
Nga shteti shqiptar është lënë në heshtje të plotë kontributi në kulturën kombëtare dhe atë botërore i Gazullorve e i mjaft personaliteteve të tjerë. Nga historiografia zyrtare, për gati një shekull, nuk është pasqyruar asgjë për Kuvendin e Arbërit në Mërqinë të Lezhës 300 vjet më parë, megjithse është një nga kuvendet që provoi para Europës se bëthama e kombit shqiptar përsëri gjallon e nuk është asimiluar plotësisht nga pushtuesit otomanë.
Nuk përmendet askund, e synohet të mbetet anonim Abati i Mirditës Prend Doçi, që rihapi shkollën shqipe në Orosh në shekullin XIX, kur në qytetet kryesore të vendit ato do të hapeshin pas shpalljes së pavarësisë. E njejta praktikë ndiqet dhe për autorësinë e alfabetit të sotëm shqip. Në krye të shoqërisë “Bashkimi” në Shkodër, ky personalitet, së bashku me Gjergj Fishtën do ti dhuronin alfabetin e sotëm gjuhës së bukur e të embël shqipe, pa të cilin sot asnjë shqiptar nuk kishte të drejtën morale të thoshte se duam ti bashkëngjitemi Europës. Nuk i bëhet njohur publikut kontributi i Tij në lëvizjen kombëtare kur Jeronim De Rada është shprehur: “Prend Doçi është një nga personalitetet më të shquara shqiptare”, Edit Dyrham : ”Prend Doçi fliste me një mençuri të rrallë, ndoshta ishte një ndër më largpamësit nacionalit shqitar”, ndërsa burështetasi austriak Agust Kral: “Me vdekjen e Doçit, Shqipëria humbi të vetmin burrë shteti të vetin”.
U glorifikua aktiviteti i personave me kontribut modest në Lëvizjen Kombëtare për pavarësi dhe asnjëherë nuk u evidentua kontributi i Mirditës e personaliteteve të saj. Historiografia zyrtare nuk ka përmendur kontributin e Preng Bib Dodës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit ndërsa është shpallur hero i popullit Abdyl Frashëri, që sipas kujtimeve të të birit nuk kishte qenë asnjëherë në Prizren gjatë gjithë viteve të aktivitetit të Lidhjes. Gjithashtu nuk thuhet asnjë fjalë se në Mirditën e çliruar është ngritur për herë të parë me 26 prill 1911 flamuri kombëtar, por flitet vetëm për flamurin e ngritur në Vlorë nën mbrojtjen e trupave pushtuese turke.
Duke qenë krenar për kontributin e të parëve të tij në favor të çeshtjes kombëtare, artisti me famë botërore Aleksandër Moisiu ju ka dhënë fund spekullimeve për origjinën e tij çifute, vllehe etj. në një konferencë shtypi para gazetarëve në Beograd më 1932 dhe të botuar revistën “Pozeriste, Nedelni ilustrovani asopis” (Teatri, Revistë e përjavshme e ilustruar).
Në këtë intervistë Ai është përgjigjur se babai i tij është shqiptar, katolik nga fisi Mirdita. Ka qenë tregtar në Durrës. Më vonë erdhi në Trieste dhe u martua me një fiorentinase. Këtu lindi dhe Aleksandër Moisiu. Ndaj pyetjes: “Ju nuk jeni cifut?” Ai është përgjigjur: “Nuk do të turpërohesha për këtë por nuk jam”. Dhe më tej shtonte: “Ka shumë njerëz që mendojnë se jam çifut, pak për shkak të emrit – edhe pse emrat dhe mbiemrat biblikë janë të shpeshtë te shqiptarët katolikë – pak për shkak se këtë famë e kanë përhapur hakën krajolerët (kryethyesit). Dhe këtë intervistë Moisiu i Madh e ka dhënë para se në Gjermani të vinte në pushtet Partia Nacionalsocialiste e Hitlerit, që provon se nuk ka patur si qëllim fshehjen e origjinës së tij çifute po të ishte i tillë. Me këtë pohim hidhen plotësisht poshtë edhe spekullimet se Moisitë janë me origjinë vllehe. Aleksandër Moisiu nuk do të hezitonte të deklaronte një gjë të tillë, pasi Rumania ishte një shtet shumë më i fuqishëm se Shqipëria, dhe si aleat i Gjermanisë në Luftën e Parë Potërore mund ti garantonte përkrahje shumë herë më të madhe se Shqipëria.
I ndodhur nën presionin shtetëror, monografishkruesi i tij është detyruar të fshehë origjinën e vërtetë të Aleksandër Moisiut. Ishte bërë një gabim i rëndë kur i kishte shpëtuar censurës një intervistë e dhënë në televizionin shtetëror, në fundin e viteve '80-të, nga një nip i Cerçiz Topullit ku ai kishte konfirmuar se dhe familja e Topullajve ka emigruar nga Mirdita e vendosur në Gjirokastër. Në bazë të kësaj interviste provohej se dhe ata 5 veta në luftë kundër pushtuesit turk edhe në Gjirokastër i kishte ngritur një luftëtar, jo vetëm nga Veriu, por më e keqja nga Mirdita. Historia jep të dhëna të mjaftueshme se sikur kontributi i shumicës muhamedane të shqiptarëve të ishte sa çereku i kontributitit të mirditorëve, Shqipëria do të sihte çliruar të paktën një shekull më parë, kombi shqiptar do të ishte mbi 25 milionë, pasi studiuesi francez Ami Boue ka kanstatuar se më 1832 në Ballkan numri i shqiptarëve ishte rreth dy herë më i madh se numri i serbëve dhe 1.6 herë më i madh se i grekëve dhe shteti shqiptar do të kufizohej me Turqinë e sotme. Gjithashtu dhe për kontributin në pasurimin e kulturës botërore shqiptarët do të renditeshin krahas kombeve më të mëdhe e më të përparuara.
Ndërsa intervistën e panjohur të Aleksandër Moisiut ja ka bërë të njohur publikut shqiptar poeti e studjuesi Agim Vinca në shkrimin me titull “Moisiu i panjohur”, botuar në gazetën “Drita” 20. 09.1996 dhe me komentet e studjuesit Preng Cub Lleshi, botuar në veprën e cituar.
Në këto gjurmë, të ashtuquajturit historianë, spekullojnë edhe për origjinën e Homerit shqiptar, Gjergj Fishtës, kur shkruajnë se “është zadrimor”, “bash prej Zadrime” etj. kur ai vetë ka shkruajtur se është mirditor nga fisi Paci i Domgjonit të Fanit me nënë nga Blinishti Breg i Zadrimës. Spekullantët paraqiten se dinë origjinën e Moisiut dhe të Fishtës më mirë se e kanë ditur vetë Ata. Por ata nuk bëjnë asnjë përpjekje për të evidentuar se Fishta, një provincial françeskan, edhe pse në armiqsi të përjetshme me pushtuesit otomanë dhe shovinistët fqinjë, në veprën e Tij ka një leksik prej rreth 22 mijë fjalë, përafërsisht të barabartë me Shekspirin e Pushkinin e më të madh se Hygoi, dhe me një figurë të tillë do të ishin krenarë e do ta përjetsonin veprën e Tij me të gjitha mjetet dhe kombe qindramilionësh.
Kur gjithë bota i përkulej me respekt Nënës Terezë për veprën e saj në shërbim të njerzimit dhe Ajo deklaronte me krenari origjinën e saj shqiptare, shtetarët shqiptarë do ti vinin epitetet më fyese se “ajo është një lavire”, “agjente e Vatikanit”, “agjente e imperializmit amerikan” etj. Nuk do të bënin asnjë veprim për të evdintuar origjinën e saj shqiptare, e aq më pak origjën e saj nga Mirdita. Origjina e saj kërkon një shkrim të veçantë dhe me kujtimet e bashkëkohësve, të cilëve jua ka deklaruar një gjë të tillë, por për të provuar këtë tezë po analizoj vetëm një fakt. Nënë Tereza ishte bijë e një ushtaraku karriere të ushtrisë osmane. Dhe dihet se në këtë perandori të krishterët nuk mobilozoheshin si efektiva në ushtri. Ata në beteja të veçanta mund të merrnin pjesë në funksione shërbimi si kovaç, nallban, e prapavijë. Ndërsa pushtuesit otomanë njihnin trimëritë e luftëtarëve të kësaj krahine nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit. Kjo krahinë kishte arritur marrëveshje me Perandorinë Otomane që të merrte pjesë në luftra në përbërje të trupave të saj dhe të mos paguante taksa. Ishte formacioni mirditor, që në betejën midis trupave ruso-turke në Plevën të Bullgarisë, aplikoi për herë të parë në historinë njerzimit maskimin. Ky veprim studjohet në akademitë më prestigjoze të botës por nuk studjohet në akademinë tonë ushtarake dhe as nuk njihet nga opinioni i gjërë në Shqipëri. Në bazë të kësaj marrëveshje mirditorët, ishin të vetmit në perandori, që mund të merrnin grada në ushtri pa u konvertuar në fenë e pushtuesit turk. Përveç ushtarakëve me grada më të ulta si Shan Deda, ushtarak i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kol Bojaxhiu, babai i Nënës Terezë, etj., Sulltanët ju kanë dhënë tre mirditorëve gradën e pashait: Bib Dodës, Pashko Vasës (të quajturit Vaso Pashë Shkodrani) dhe Preng Bib Dodës. Vetëm kjo provë indirekte, por e pakontestueshme, hedh poshtë të gjithë spekullimet jo vetëm për origjinën vllehe të Nënës Terezë, por dhe se është nga Shkodra, Prizreni ose Shkupi, ku është transferuar si ushtarak babai i saj.
Në këtë analizë të shkurtër u përpoqa të sjell disa argumenta se Pal Mëlyshi dhe 5 të tjerët nuk u shpallën rastësisht heroj të popullit dhe as për ti bërë nderë atyre. Duke ruajtur autonominë dhe duke u vetëqeverisur për rreth 5 shekuj të pushtimit otoman dhe duke patur simpatinë e fuqive Euro-Atlantike, Mirdita përbënte një vazhdimësi iliro-shqiptare e për rrjedhojë europiane. Prandaj ajo duhej të shpërbëhej dhe të arriheshin objektivat që kishin përcaktuar që më 1921 qeveritë shqiptare të Iliaz bej Vrionit, Mehdi bej Frashërit, Ahmet bej Zogollit, kur kishin lavdëruar Turqinë se me pushtimin e saj i ka shpëtuar shqiptarët nga asimilimi serb e grek. Ajo duhej të asgjësohej si vatra më e pamposhtur e Qytetrimit Perendimor, dhe shteti shqiptar duhej ndërtuar jo me qëndrestarët, nga e gjithë Shqipëria, por me kolonët dhe kolaborocionistët si klon i pushtuesit otoman . Duke patur mjaft konfliktett e saj të brendëshme gjatë shekullit XX, Europa lejoi përzënien nga Shqipëria të prncit Vilhelm Vidit më 1914, dhe dhunimin e komunitetit katolik më 1921 në Mirditë, më 1926 në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë pas Luftës Dytë Botërore
Lufta për shkatërrimin, dhe mënjanimi nga pjesmarrja në pushtet e shpërndarjen e pasurisë, të komunitetit katolik që përbën bërthamën e kombit shqiptar, dhe përpjekjet për ndërtimin e shtetit klon kanë qenë pengesë për ecjen e Shqipërisë përpara. Me atdhedashurinë e shqiptarëve, pavarësisht nga besimi, do të ishte ndërtuar shteti më modern në Ballkan, pasi fqinjët kanë ngritur shtete në rrethana më të disfavorshme si fjala vjen Greqia që ka diskutuar në parlament vendosjen e gjuhës shqipe gjuhë zyrtare. Por duke qenë se e kanë patur dhuratë nga rezistenca e komunitetit të krishterë dhe nga Europa e SHBA, kolonët dhe kolaboracionistët e kanë prishur shtetin klon sa herë kanë dashur: më 1914, 1924, 1939, kur ja dërguan kurorën mbretit të Italisë, dhe më 1997. Për të gjitha dështimet, propoganda e shtetit klon, akuzon Europën. Por Europa nuk ju tha rreth 200 mijë shqiptarëve në Sangjakun e Nishit dhe rreth gjysëm milion shqiptarëve, kryesisht në Maqedoni, deklaroheni turq, lini trojet stërgjyshore sllavëve e shkoni në Turqi, nuk ju tha një pjese të të afërmve të publicistit Veton Surroi shpallnje vehten pakicë turke në Kosovë mrgjithëse përveç fesë nuk kanë asgjë të përbashkët me ta, nuk i tha as Qeverisë Shqiptare lejo transportimin e ranës së plazheve të Himarës e Shën Gjinit në Korfuz, që turizmi shqiptar të konkurohet dhe në këtë element.
Shetet e Europës i kanë respektuar parimet edhe në raste krizash. Francezët nuk ja falën kurrë Petenit kompromisin e leverdishëm me hitlerianët dhe pse kishte qenë komandant i sukseshshëm në Luftën e Parë Botërore. Ndërsa në Shqipëri kolaboracionstët që bashkëpunuan me pushtuesin disa breza në dëm të popullit të vet dhe të popujve të tjerë të Ballkanit, dolën flamurtarë të shqiptarizmit dhe kanë përvetsuar pronat e uzurpuar plotësisht shtetin shqiptar prej rreth një shekulli.
Komuniteti i krishterë në përgjithsi dhe ai katolik në veçanti nuk do ta kishin marrë flamurin e bashkimit të Shqipërisë Qytetërimit Islamik, me të cilin janë ndeshur dhëmb për dhëmb mbi 4 shekuj, nëse shqiptarët do të zgjidhnin rrugën e bashkimit atij qytetërimi. Edhe mbajtja e flamurit të hyrjes së Shqipërisë në Europë nga pasardhësit e atyre që e kanë luftuar atë bashkë me pushtuesit turq mbi 4 shekuj dhe përjashtimi nga ky proces ose dhe dhënia e ndonjë lëmoshe qëndrestarëve, mendoj se nuk jep rezultatet e duhura. Asnjë qenie e gjallë nuk është ndërtuar pa bërthamën e saj, ashtu si asnjë shtet në botë nuk është ndërtuar nga kolonët që qëllimisht janë asimiluar nga popullsia e pushtuar siç synohet me shtetin shqiptar. Aq më pak kolonët mund të ndërtojnë një shtet demokratik për shkak se ata synojnë të përshtasin sundimin e vendasve në kushtet e reja. Praktika ka treguar se demokracia nuk është metodë e ngritje institucionesh formale, por në radhë të parë mentalitet, që Fishta thotë se “buron nga dogma dhe parimet morale të besimit”.
Tiranë, shtator 2004 Avokat Gjet Kola
|