Shtatori i zi 
Fehmi Ajvazi
Vitet ikin, por askush nuk mund ta harroj 11 shtatorin e vitit 2001: aktin morbid të sulmit në „Kullat Binjake“. Atje, në lagjen e famshme Manheten, të Nju Yorkut. E gjithë kjo histori, lidhet me grupin terrorist të „Al Kaides“ në krye të të cilit grup qëndron milioneri saudit Osama Bin Ladeni, i njohur tashmë për idenë jo vetëm antiamerikane e antiperëndimore, por edhe për idenë e forcimit dhe të ndërtimit të autoritetit ideologjik – fetar. Osama i takon rrymës Vehabi të besimit islam, por ai duket shumë më i pirur për të unifikuar islamin dhe islamistët, kudo në botë. Por, a mund të jetë ky njeri me kaq vizion dhe fuqi në mënyrë që të kryej akte, si ai i Nju Jorkut ? Pak është e besueshme, sepse prapa çdo grupi ideologjik, terroristë, narko – mafioz sot, padyshim që duhet të qëndrojnë mekanizma të organizuar: në rastet më të shpeshta, mekanizmat shtetërorë. A qëndron dikush pas Al Kaides nga shtetet e ndryshme, madje, jo ndonjë shtet si Somalia apo Afganistani ? Por, kjo është një çështje tjetër. Sepse, akti në Nju York ka shkaktuar ndryshime të mëdha psiko – politike, shtetërore, të sigurisë dhe Amerika, madje edhe e gjithë bota jonë nuk është më s’i përpara 11 shtatorit.
Mest: Forcat e errëta në skenë
Forcat e errësirës, ato të „boshtit të së keqës“ ( presidenti Bush ), forcat ideologjike dhe ato të kërcënimit global ( terorizmi ), as nuk janë të sotshme por, as nuk do të jenë të fundit. „Forcat e errësirës“, gjithmonë i luftojnë „forcat e dritës“, dhe kjo është antidialektika e zhvillimit dhe e përparimit njerëzorë. Mbase dihet që Amerika si një vendi i lirisë, i zhvillimit ekonomik, i zhvillimit demokratik, teknologjikë ka qenë që prej kohësh, pengesë e ideologjive të ndryshme, e sistemeve anarkiste, e forcave të organizuara terroriste etj. Si pengesë, është luftuar vazhdimisht ! Në këtë synim të egër, forcat e së keqes e kuptojnë mundësinë që duke e luftuar Amerikën, të faktorizohen vet. Në këtë rrugë të errët, në mënyra të ndryshme, mundohen që të tërheqin rreth boshtit të tyre simpatizantë, ithtarë ideologjikë, aventurier dhe njerëz të tjerë si ekspertë, njerëz të shkolluar si Al Zavajeri në mënyrë që të arrijnë synimet e tyre. sa më shumë, në mënyrë që aventura e tyre të jetë sa më e gjatë dhe mundësisht sa më e suksesshme. Pas 11 shtatorit, bota ka aktualisht dy armiq të identifikuar: probërthamorët, dhe islamistët radikal. Ndryshe nga komunizmi në dobësim përfundimtar, ideologjia fetare është kthyer sot në një doktrinë që shërben si model për realizimin e qëllimeve integruese – ekspansioniste. Forcat e këtilla që mund të identifikohen si simpatizantë dhe pjestarë të Al Kaides dhe të grupeve të tjera si Gama Islamia, Hezbollahu, Xhihad Islam etj. kanë për platformë doktrinën islame së cilës i kanë veshur „kostumin e integralizmit“ me fije krejtësishtë extreme ! Ky model i përhapjes, i imponimit të egër dhe i formave jo vetëm të rrezikshme por barbare, shfaqet edhe sot, si një luftë ideologjike. Ndoshta më shumë, si një „luftë e civilizimeve“ ( Hangtingtoni ) në mes të Lindjes dhe Perëdnimit. Kjo luftë, është padyshim një përngjasim historik i së kaluarës kur bota ballafaqohej me luftën ideologjike komuniste, ose Lindja dhe Perëndimi përplaseshin në këtë linjë. Si do që të jetë, bota për çudi, është shumë më pak e sigurte sot, se sa ishte dje. Modeli i luftës terroriste që kanë zgjedhur grupet radikale islamike si Al Kaida, tejkalon çdo formë normale të konfrontimit dhe luftës dhe kjo përbën rrezikun - shtesë, ndërsa që ky konfrontim dhe kjo formë e luftës, nuk bëhet në emër të ndonjë populli, të ndonjë shteti, të ndonjë grupi apo personi, por bëhet në emër të fuqisë supreme: në emër të Zotit ! Modeli kaq morbid dhe i sofistikuar, presupozon faktin që këto forca, „në emër të Zotit kanë të drejtë dhe u lejohet që të përdorin çdo mënyrë dhe formë, çdo mjet dhe teknikë“, për arritjen e qëllimit. Sepse, „sipas tyre“, qëllimi „është i Zotit“ dhe jo i atyre...?! Lufta e të gjithëve kudër forcave të errësirës, pas 11 shtatorit është çështje më vete. Terrorizmi, sot padyshim që është sfidë globale. Aleatët e tij, mund të jenë të ndryshëm, pra edhe ata që s’janë fare islamistë ( koreanoveriorët ), por edhe ata që janë proislamisë nga pikëpamja ideologjike – historike ( kubanezët, rusët, kinezët etj.). Sepse, nuk janë në pyetje emrat e 2749 viktimave të 11 shtatorit që bota të përfundojë, por në pyetje janë taktikat dhe mjetet që terroristët mund t’i përdorin që bota jonë, me të vërtetë të ndodhet në zgripc të ekzistencës ! Ngjarjet e 11 shtatorit, cilësohen si tragjedi që i ka ndodhur Amerikës, ndërsa që terrorizmi alkaidian, është më shumë se kaq. Aktet në Madrid që shkaktuan vdekjen e 198 vetave dhe plagosjen e 1500 të tjerëve, aktet në akset e transportit në Londër që shkaktuan vdekjen më shumë se 50 vetave dhe aksionet e mëhershme në Bali të Indonezisë, në Aman të Jordanisë paraqesin fushëveprimet terroriste që më nuk janë vetëm kërcënim për SHBA –të. Pasqyra e aktivitetit terroristë, përfshinë vende të ndryshme joislamike dhe që nuk konsiderohen si aleate të SHBA –ve: sulmet në Uzbekistan ku patën humbur jetën 47 veta, pastaj sulmet në Belan ( Rusi ), ku gjetën vdekjen 350 veta.
Mest: Aktet dhe kërcënimet janë globale
Në aktivitetet terroriste, vlen motoja e Makiavelit: „...qëllimi, justifikon mjetet“ ! Prandaj, në grafikimet e caqeve që sulmohen zgjidhen objektet, por jo edhe vendi, natyra e njerëzve që pësojnë, nuk zgjidhen kombet, racat, moshat, gjinitë...! Në aktin e Nju Yorkut, kishte njerëz nga të gjitha shtresat, kombet, racat... Në sulmin e Madridit, statistikat tregojnë se viktimat ishin nga 14 kombet e botës. Në Beslan, u vranë dhjetëra nxënës – fëmijë që ishin marrë peng. Kurse në përlotë aksione që grupet islamike zhvillojnë kudo, dhe veçmas në Irak, caqe janë të gjithë të gjallët: burra, gra, fëmijë pleq... Të gjithë janë armiq, sipas terroristëve ! Por, a është kjo punë, kështu...? Ka më shumë se 100 vjet që shqiptarët luftojnë për liri, por s’gjendet kund një shqiptar që ka vrarë një fëmijë qoftë ai serb, maqedonas, grek, bullgar etj. në emër të kësaj lirie ! Grupet terroriste veç akteve në terren, përdorin mjaft dendur dhe me sukses luftën propagandistike, kërcënimin, shantazhet etj. Si mund të justifikohet lufta e këtillë ? Në emër të kujt, zhvillohet një luftë e këtillë ? Kush në të vërtetë, qëndron prapa këtyre grupeve që janë në gjendje të ndërmarrin aksione, edhe atje ku siguria është maksimale ? A mund të justifikohet doktrina politike dhe fetare, e këtillë...? Liria është tjetërfare, dhe fitohet gjithmonë, në të tjera rrugë dhe në të tjera mënyra. Forcat e errëta, ato që thirren në mentalitete dhe flamuj të kohëve të provuara e të ikura, po e vënë botën tonë në rrezik. Pra, të gjithë jemi të rrezikuar. Të gjithë: nëse përshembull nesër, Al Kaida arrin të furnizohet me armë bërthamore, ose Al Kaiden e furnizon dikush me armë të shkatërrimit masiv. Kjo është „lufta jonë“ që duhet përballuar, ashtu siq „lufta e tyre“ nuk do të mund të ketë sukses. Që nuk mund të ketë sukses kjo dihet qysh tash, por që përbën rrezik të pallogaritshëm për të gjithë, madje edhe për vet forcat e së keqës, edhe kjo tashmë është duke u kuptuar. Jo pak studiues, qendra sigurie, analistë e konsiderojnë terrorizmin, „armikun“ global. Kjo qëndron. Por, disa mendojnë se në pyetje është lufta mes dy kulturave: asaj kristiane, dhe asaj islame. Megjithatë, as Bibla dhe as Kur’ani, nuk nxisin, nuk përhapin dhe nuk propagandojnë dallimet dhe, përqarjet që shkaktojnë thirrje për luftëra masive, për kryqëzata, për xhihade.... Profeti Muhamed, ka flakur dallimet njerëzore të kombeve, të racave, madje edhe ato klasore. Prandaj, ku gjendet e drejta për përplasje ideologjike – fetare ? Askund. Por, forcat e së keqes gjithmonë ka gjetur, kanë krijuar dhe kanë përhapur doktrinat, alibitë, programet në arritje të qëllimeve dhe caqeve të tyre. Dita e 11 shtatorit të vitit 2001, tregon se kështu nuk duhet të jetë, kështu nuk duhet të ndodhë. Kjo ditë, tregon se bota duhet të bëhet shumë më koshiente në sfidim të forcave të errëta, gjithnjë duke i thirrur edhe ato ( forcat e errëta ), në largim prej rrugëve të liga dhe, tragjike për të gjithë ne...
Në lidhje me këtë temë:
Bota pas 11 shtatorit (Shqiptarët dhe lufta kundër terrorizmit)-nga Edita Kuci
|