“KROJ I BARDHË”

BURIM UJI ME VETI KURATIVE NË KUNORË TË MIRDITËS
Në malin e Kunorës, mal ky që ndan Mirditën me Lurën në lartësinë rreth 1500 metra mbi nivelin e detit, afërsisht në nivelin e liqejve të Lurës, por në anën e kundërt të tyre ndodhet një burim Uji kurativ që populli shekuj më parë e ka pagëzuar « Kroj i Bardhë »
KARAKTERISTIKAT
Uji si kristal është pa erë, me shije të këndshme të ujit mineral, pa ndotje bakterjale, i ngopur me gazra e kripëra minerale të asimilueshme nga organizmi i njeriut. Ka prurje rreth 20 litra në min. Temperatura i luhatet nga 4-6 C° Verë-Dimër. Përdoruesit pretendojnë se 20 minuta pas daljes nga toka ky ujë i humb vetitë e tij kurative.
VENDNDODHJA
Ky burim ndodhet rreth 60 km në lindje të Rrëshenit, 20 km më tutje Kurbneshit mbi fshatin Kumbull, Mërkurth në faqen perëndimore të malit Kunorë, rreth 500 m poshtë majës më të lartë në një nivel me një livadh me emër :Livadhi i Priftit i ndarë midis tyre nga një përrua.
PAK HISTORI
Ky burim ka qindra vjet që është zbuluar. Flitet nëpër njerëz të moshuar se rreth vitit 1900 pranë këtij burimi kanë ardhur edhe Italianë, Austriakë etj. Ata me mjete rrethanore jetuan këtu një-dy muaj me shpresë për të shëruar sëmundjet e tyre dhe gojëdhënat tregojnë se pas dy tre trajtimesh të tilla arritën shërimin e plotë.
Mendohet se ketu para shumë vitesh, mbase edhe 1000 vjet më parë, ka patur banorë të rregullt. Ky konkluzion arrihet nga emrat e trashëguara si : Livadhi i Priftit, Kisha, Qyteza, etj emra këto që i përdorin edhe sot njerëzit në pozicionet e terrenit rreth e rrotull këtij burimi. Në faqen e këtij mali ka mjaft burime. “Kroi i Bardhë” mori këtë emër sepse pasi dilte nga burimi ky uji pastronte çdo gjë që kalonte. Barinjtë dhe kalimtarët vendosnin krua për disiplinimin e këtij uji, por më kot se krojnat prej druri dhe prej guri konsumoheshin shpejt. Pra ky uje është mjaft gërryes. Sot këtu kanë vendosur një krua kauçuku që po i reziston mjaft mirë ujt. Rreth 200 m mbi këtë burim ndodhet edhe një burim tjetër që populli e ka quajtur: “Kroj i Zi”. ky ka një prurje rreth 20 herë më të madhe. Eshte ujë i kristaltë, me shije të njëllojte me Krojn e Bardhë, por ka një veçori: në momentin e daljes së këtij uji nga nëntoka sapo ekspozohet në dritë ndodh një fenomen oksidimi (pa dyshim të ndonjë elementi që ndodhet në përbërjen e tij).
Si rezultat kudo që kontaktohet ky ujë me mineralet përreth si gurë, tokë, drurë etj marrin një pamje të zezë. Temperatura e tij është 4 C°. Mjedisi përreth mjaft i përshtatshem për ndërtime. Për burimin e Kroit të Bardhë është shkruar nga të huajt, madje edhe në materialet enciklopedike.
VETITE KURUESE
Nga eksperienca shumë vjeçare e njerëzve që e preferojne për çdo vit trajtimin një-dy mujor pranë këtij uji del se ky ujë ka veti mjaft të mira kurative për veshkat (shkrin gurët, qofshin këta të karakterit ural, fosfast, karbonat apo oksalat). Shëron sëmundjet e veshkave si Pielonefriti, Nefriti, shëron sëmundjet e rrugëve urinare, tret lëndët ngacmuese të indeve të veshkave dhe përdorimi i rregullt i këtij uji parandalon formimin e gurëve duke rregullar metabolizmin në tërësi. Normalizon rruazat e gjakut dhe sasinë e hemoglobinës, zhduk pagjumësinë, dhimbjet e kokës dhe sëmundjet e tjera me origjinë nervore(antinevralgjike). Stabilizon funksionimin e zemrës dhe tensionin arterial. Pakëson lëngjet e grumbulluara në hapësirat e organizmit si psh. në hapësirën ndërpleurale (në mushkëri) etj. Shton sekretimin e lëngut gastrik dhe gjallëron veprimtarinë e organizmit. Rrit ndjeshëm oreksin duke përmirësuar punën në stomak. Ka një veprim mjaft kurues për gjendrat tiroide, laringun etj. nxit shumë në funksionimin gjenital (estrogjene) etj.
Të gjitha këto veti kurative arrihen nëpërmjet përbërësvet kimik të këtij uji.
PERBERJA KIMIKE E TIJF
Firma “ADA" Rrëshen ka marrë kampion pranë këtij burimi dhe për çdo muaj kontrollon ndryshimin e përbërjes së këtij uji të amballazhuar në shishe ½ litërshe plastike. Analiza bakteriale rezulton stabël që nga ditët e para deri tani pas 6 muajsh. Gjithnje 0% zero perqind. Po ashtu edhe treguesit e tjerë si fortësia, përbërja kimike, ecën pa ndryshime . Amballazhimi i këtij uji në temperaturën 4-6 C° siguron pandryshueshmërinë e gazrave dhe përbërësve të tjerë të tretur në bazë të ligjit të Henrit sapo fillon ngritja e temperaturës së ujit fillon edhe degëzimi i tij, si rrjedhojë fillon edhe zhvillimi i disa reaksioneve kimike, kështu që edhe vetitë e këtij uji fillojnë të ndryshojnë. Mbyllja në enë hermetike e ndalon një veprim të tillë, kështu që uji do të ketë jetëgjatësinë deri sa të hapet e të lihet i lirë. Përfundimisht duhet të themi se ky ujë mund të ruhet me të gjithë vetitë e tij kurative jo për 20 minuta por edhe për 20 muaj, mjafton të jetë i mbyllur hermetikisht në enë qelqi apo plastike. OPINIONE
Gjatë viteve të fundit jam marrë me tërheqjen e opinioneve të njerëzve të ndryshëm mbi rezultatet kurtive të këtij uji. Këto janë të shumta por unë do ti përmbledh me pak rrjeshta. Pranë këtij burimi kanë ardhur shumë njerëz nga Vlora, Durrësi, Laçi, Miloti, Shkodra, Lezha dhe më shumë nga Mirdita. Nga opinionet del se ky ujë ka shëruar plotësisht veshkat, ka zhdukur gurët dhe ka ndaluar riformimin e tyre. Ka dhënë efekt në reumatizëm, ka zhdukur gjendrat tiroide, përmirësuar funksionimin e laringut, ka stabilizuar rruazat e gjakut (P.L nga Laçi) duke stabilizuar formulën, ka përmirësuar shqetësimet nervore, dhimbjet e kokës dhe disa sëmundje gjinekologjike.
Ka rritur në mënyrë të jashtëzakonshme oreksin dhe ka bërë një pastrim të përgjithshëm të zorrëve.
PAK TEORI MBI RENDESINE E UJIT DHE PERBERSEVE TE TIJ
Uji për zhvillimin e proçeseve jetësore në organizmin e njeriut dhe në objektet e tjera biologjike është jashtëzakonisht i madh. Rreth 2/3 e organizmit të njeriut është i përbërë nga uji. Përmbajtja e ujit në indet dhe elementet e tjerë të organizmit të njeriut është e ndryshme kështu p.sh sasia e ujit në kocka është 22%, në muskuj 75%, në zemër e mushkëri 80%, në limfë 96%. Pakësimi i tij në masën 10% nga sasia normale sjell çrregullsi të dukëshme, ndërsa pakësimi në masën 20% mund të shkaktojë vdekjen. Funksionet e ujit në organizëm janë të shumanëshme. Ai shërben si ambient i përshtashëm dhe si katalizator i shumë reaksioneve biokimke dhe i shumë proçeseve jetësore. Si ambient dispenues për gjakun, limfën, protoplazmën etj.
NEVOJAT E ORGANIZMIT PER UJIN
Nevoja ditore e njeriut të rritur për ujë është rreth 40gr për Kg të peshës trupore d.m.th për një organizëm të rritur me peshë mesatare është 2.5-3 litër në ditë, për një fëmijë qumështi është nevojat janë 3-4 herë më të mëdha rreth 140gr për çdo Kg peshë. Rreth 87% të kësaj nevoje njeriu e siguron me anën e ujit, të ushqimeve e të pijeve te ndryshme, ndërsa pjesën tjetër prej 13% ai e plotëson me ujin që formohet nga oksidimi i substancave që merren nga ushqimet. Nevojat e organizmit për ujë shfaqen me anë të etjes, e cila shkaktohet nga ngritja e presionit osmotik të plazmës së gjakut. Shkëmbimi i ujit në organizëm rregullohet me anën e sistemit nervor qendror. Ai është i lidhur ngushtë gjithashtu me shkëmbimin e substancave minerale. Prania e dioksidit të krabonit (CO 2 ) ose më mirë gazimi i ujit ndikon shumë në shtimin e shijes dhe në shpejtimin e thithjes nga organizmi i njeriut. Rëndësi mjaft të madhe kanë kripërat minerale të tretura në ujë. Mjaft e rëndësishme është përmbajtja e kalciumit, magneziumit në ujë që janë mjaft të asimilueshme nga organizmi. Dihet se nga e gjithë sasia e kalciumit të trupit të njeriut 99% gjendet në indin eshtor, pjesa tjetër ndodhet në indet e tjera dhe në plazmë në formë jonesh ose e lidhur me substanca proteinike. Mungesa e kalciumit shkakton sëmundjen e Rakitizmit që haset shpesh tek fëmijët e vegjël nga çrregullimi i metabolizmit të Kalciumit dhe Fosforit në organizëm. Gjithashtu mungesa e Kalciumit në të rritur shkakton zbutjen e kockave (Osteomalacia). Kalciumi në gjak ka gjithashtu rëndësi për mbajtjen në gjendje normale ekstabilitetin e nervave dhe të indeve. Magneziumi ndodhet bashkë me kalciumin në indin eshtor dhe në sasira të vogëla në indet e tjera të trupit të njeriut, plazmën e gjakut etj... Ai merr pjesë në shumë proçese të shkëmbimit të lëndës në organizëm dhe në mënyrë të veçantë në shkëmbimin e lipoideve dhe të karbohidrateve. Nevoja ditore e njeriut për kalcium është jo më pak se 0.8gr për të rritur dhe jo më pak se 1gr për fëmijët. Ndërsa për magneziumin (trupi i njeriut ka 40 herë më pak magnezium se kalcium) nevojat ditore të njeriut janë dy herë më pak se kalciumi, pra rreth 600mg. Burimet kryesore të kalciumit dhe magneziumit për trupin e njeriut janë uji mineral (i pijshëm) dhe produktet e ndryshme ushqimore.
ÇFARE MENDOHET KONKRETISHT PER KETE BURIM
1.Trajtimi direkt i këtij uji pranë vendburimi. Këtu pa dyshim që do të trajtohet freskia e ujit dhe e klimës për rreth. Ajri absolutisht i pastër temperatura normale gjatë kohës së verës dhe mjedisi i gjelbëruar. Për këtë kërkohet të ndërtohen mjedise të jetesës me kushte higjenike. Maksimumi i shfrytëzimit të këtij terreni për njerëzit e moshave të ndryshme është vetëm për stinën e verës, sepse me futjen e vjeshtës klima vështirësohet mjaft. Po të ndërtohen shtëpi të rregullta këtu mund të qëndrohet gjatë gjithë vitit.
2. Amballazhimi i këtij uji në enë plastike apo qelqi të dimensioneve të ndryshme dhe tregtimi i tij si ujë tavoline i gazuar dhe i pa gazuar. Për këtë mbasi të ndërtohen mjediset e favorshme për jetesë mund të punohet gjatë gjithë vitit me një përpunim uji 800-1000 litra në orë. Më vonë këtu ose krahas përpunimit të ujit mund të prodhohen të gjithë pijet freskuese e portokallatat të ndryshme me veti mjaft kuruese. Për përpunimin e këtij uji kemi menduar disa variante, si përpunimi direkt pranë burimit, tërheqja me pompë dhe përpunimi në një mjedis tjetë, hapja e rrugës automobilistike deri tek vendburimi apo lëvizja e ngarkesës deri te rruga me telegrafik etj,
VESHTIRESITE
1. Kapciteti i mundshëm maksimal i përpunimit për “Kroin e Bardhë” është 1000 litra në orë, për “Kroin e Zi” kërkohet studim.
2. Mungon rreth 500 m rrugë automobilistike për deri tek Kroj.
3. Kërkohet asfaltim i rrugës Kurbnesh-Kroj i Bardhë me gjatësi rreth 25 km dhe më një gjerësi rreth 2m (meqenëse nuk kemi lëvizje të shpeshta).
4. Kërkohet shtrirja e linjës së rrymës elektrike rreth 4 km ose instalim i gjeneratorëve me kapacitetin e duhur.
5. Ndërtim i shtëpive të banimit dhe mjediseve shlodhëse për rreth 10 punëtorë (mbushje, transport, etiketim etj.).
Shënim: Studimi është i hartuar në shumë variante, megjithatë kërkohet të kontaktohet me firma të fuqishme për të realizuar një gjë tillë.
Materiali është më tepër informativ.
Përbërja kimike e Burimit me vlera kurative “Kroj i Bardhë” Kunor Mirditë.
Pa erë, pa ngjyrë
PH = 9.2
Alkanaliteti total = 18.6 mgekv/l (miligram ekuivalent për litër)
Trubullirat = 0
Karbonate = 15 mg/l
Bikarbonate = 103.7 mg/l
Nitrite = 0.003 mg/l
Nitrate = 0.44 mg/l
Fortësia totale (bashkimi i kriprave të kalciumit dhe mganeziumit) = 6.5mgekv/l
Fosfate = 0
Klorure = 8.62 mg/l
Sulfate = 3 mg/l
Cianur = 0
Jod = 0.003 mg/l
Flor = 0.38 mg/l
Brom = 0
Silic = 1.26 mg/l
Zink = 0.3 mg/l
Hekur = 0
Nikoll MARKU |