Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
FAQE KRYESORE Për anëtarët

Ju jeni:Refleksion-Jo vetëm shënime udhëtimi

TEMAT

 Jo vetëm shënime udhëtimi

Toka e Katedraleve

 Stresi në punë

 Karta e Bolonjës

 Luftë gazetës "Mirdita"

 Një jetë për JETËN...

 Beselidhja

 Politikanët shqiptarë

 Në zemër të Mirditës

 Statusi i Kosovës

 "Zogu i Zi" dhe Korbi i Zi  

 Historia dhe Kodi Penal 

 Inxhinjer Zabjelini dhe Unë

 Auditimi i vetëm

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

 

NË BULLGARINË MIKE

 

Jo vetëm shënime udhëtimi

Ftesën e mikut tim Tzvetan Tzvetkov, drejtor i Institutit te Auditorëve të Brendshëm të Bullgarisë për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë “Përmirësimi i auditimit Brendshëm në Bullgari”, e prita me shumë kënaqësi. Kjo jo vetëm për faktin se temat e konferencës ishin shumë interesante por se kjo më jepte rastin të takoj miqtë e mi bullgarë me të cilët prej pesë vjetësh kemi lidhje shumë te mira pune dhe miqësore.Bullgaria është një vend kandidat për në BE dhe si e tillë mendohet se ka bërë një serë përparimesh në fushën e reformave drejt standarteve të Bashkimit Europian dhe kjo përbënte një rast të mirë për ne, për të përfituar nga këto përvoja.

Konferenca

Konferenca me temë “Përmirësimi i auditimit të brendshëm në Bullgari” u mbajt me datën 5 Tetor në hotel “Hilton Sofia”, një hotel madhështor me pesë yje i ndërtuar rishtazi. Kjo konferencë organizohej nga Instituti i Auditorëve të Brendshëm të Bullgarisë me mbështetjen dhe financimin e USAID-it. Ashtu sic pritej prezantimet e konferencës ishin te mirëpërgaditura dhe paraqisnin një interes të vecantë edhe për ne. Vecanërisht me shumë interes ishte tema e z.Robert Gielisse, kryetar i njësisë së “DG Budget” në Komisonin Europian, i cili argumentoji dhe paraqiti pikpamjet e Komisonit Europian lidhur me nevojën e ndërtimit të sistemeve të Kontrollit Brendshëm Financiar Publik në vendet në tranzicion. Kjo temë koincidon edhe me fazën e punës në te cilën ndodhen ekspertët e vendit tonë në kuader të hartimit të Letër Politikave për Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik dhe përbën një input me rëndësi ne këtë proces.

Konceptet për vlerësimin e riskut në planifikimin e auditimit si dhe zhvillimi i auditimit brendshëm si nje profesion global u prezantuan nga z.Richard Chambers, Drejtor i Shërbimit të Auditimit Brendshëm në kompaninë e auditimit “PriceëaterhouseCoopers”. Këtu z.Chambers shpalosi konceptet moderne në organizimin e auditimit të brendshëm ne sektorin publik, koncepte mbi bazën e të cilave duhet të ndërtohen metodollogjitë e auditimit dhe strukturat përkatëse.

Diskutime të shumta ngjalli edhe prezantimi i z.Georgi Nikolov president i “Smetka Pallatka” (Kontrolli i Lartë i Shtetit) lidhur me bashkëveprimin midis Kontrollit te Lartë të Shtetit dhe auditimit te brendshëm. Pavarësisht nga tema prezantimi i tij kishte të bënte në thelb me reformën që po ndërmerrej në sistemin e auditimit te brendshëm në Bullgari. Rekomandimet e BE lidhur me ndërtimin e sistemit të Auditimit të Brendshëm konsistojnë në decentralizimin e funksioneve të auditimit pranë qendrave të shpenzimeve buxhetore. Ndërkohë z.Nikolov ishte i shqetësuar lidhur me këtë decentralizim për faktin se sipas tij, funksioni i auditimit si më siper,jo vetëm që nuk do të ishte eficent por do te përdorej nga ministrat dhe titullarët e subjekteve publike për të mbuluar shkeljet dhe abuzimet. Drejtoresha e auditimit në Ministrinë e Kulturës së Bullgarisë, e avancoi më tej pikpamjen e z.Nikolov, kur kërkoji që strukturave të auditimit t'u jepeshin kompetenca ekzekutive.Ky diskutim shoqërohej me buzëqeshjen e lehtë të ekspertëve të huaj, ndërkohë që mua më solli ne kujtesë diskutimet tona pa fund me ekspertët e huaj dy vjet më parë kur po hartonim ligjin e Auditimit të Brendshëm dhe akuzat e disa kolegëve te mi dhe politikanëve se një organizim i tillë po shkatërronte “kontrollin e brendshëm”

Wolkswageni

 

Për shkak të mospërputhjes së intenerarit të linjave ajrore direkte me Sofian dhe kostos së lartë të udhëtimit ne linja të tjera tranzite, grupi ynë zgjodhi të udhëtojë me autoveturë. Për hir të së vërtetës përvec arsyejeve të mësipërme udhëtimi me veturë ishte edhe preferenca e ekipit, për shkak të lehtësirave dhe avantazheve që ai të krijon. Dhe kështu nisja u krye në orën 6.30 të datës dy Tetor dhe automjeti me të cilin udhëtonim ishte një autoveturë tip “Wolkswagen Passat” prodhim i vitit 2001. Kolegu ynë Durimi, i cili mori përsipër drejtimin e automjetit demonstroji cilësi të larta të një piloti të vërtetë, sa që na u desh shpesh herë nderhyrja jone për të kufizuar shpejtesinë. Udhëtimi për në Sofie ishte mjaft i këndshëm , me ndalesa të shkurtëra në vende të ndryshme për shlodhje.

Mbërritëm në Sofie rreth ores 6 të pasdites dhe u sistemuam në hotelin “Princess” një hotel i bukur me katër yje , ku ishin bërë që më parë rezervimet . Rekomandimi i një miku që kishte dalë për të na pritur koincidoi me padurimin e kolegeve të mi për të parë qendrën e Sofies, të cilat bënë që ne të lëviznim në atë drejtim për një kafe. Pasi parkuam Wolkswagenin në një vend të dukshëm, përpara se të uleshim për kafe bëmë një xhiro në qendër duke soditur përmendoren e Sofies,ndërtesën e Parlamentit, Bulbank-un, ”?um”-in një supermarket katër katesh të cilin e “piketuam” për të nesërmen, etj. E gjitha kjo xhiro na kushtoji një kohe jo më shumë se 10 minuta pasi të gjiha këto objekte ishin në të njejtin shesh. Por nuk ishte vetëm koha “kostoja” e kësaj xhiroje; sapo u kthyem në kafen përballë ku kishim parkuar Wolkswagenin vumë re se ai cuditërisht mungonte. Ishte një gjurulldi e vërtetë.Dikush thoshte se nuk ishte ky vendi i parkimit, ndërsa një tjetër i referohej një tabele aty afër që tregonte se parkimi ka qenë i gabuar dhe se policia duhej ta kishte marrë veturën me karrotresë. Por për fat të keq, asnjera dhe as tjetra alternativë nuk ishte e vërtetë. Pas verifikimeve të mëtejshme, me ndihmën e mikut tonë shqiptar, një biznesmen i mirënjohur, erdhi lajmi se vetura ishte vjedhur. Atmosfera ishte shumë e nderë dhe asnjeri prej nesh nuk po e besonte si të vërtetë këtë ngjarje. Dikush solli në mend bisedën me Durimin gjatë rrugës, sipas të cilit kjo veturë ishte shumë e sigurtë nga vjedhja për shkak se celësi i kuadrit ishte absolutisht i pakopjueshëm dhe se kishte një sistem sigurie suplementar.

Pasi u siguruam se vetura ishte vjedhur njoftuam ambasadën tone në Sofie dhe filluam procedurat në polici për të bërë kallximin për vjedhjen e veturës. Ambasadori na dha gjithe mbështetjen e nevojshme dhe këshillat eventuale për procedurat ligjore.

Një bullgar qe e njohëm në mjedisin e ngjarjes na ngushlloji për humbjen e veturës ,duke na thënë se uroj që ajo të jetë vjedhur nga mafia dhe jo nga hajdutët ordinere. Në se është vjedhur nga mafia, mund të gjenden rrugë dhe mundësi për të negoicuar për t'a riktheyr atë; në të kundërt “qajeni” veturën. Nga mënyra se si qytetari bullgar foli per mafian, si të ishte një gjë e zakonshme ne u habitëm shumë por kuptuam se ajo ishte prezente në jeten e atij vendi.Gjithësesi nuk na kishte mbetur gjë tjetër vecse t'i besonim këtij qytetari dhe të shpresonim se ato c'farë tha ai të ishin të mundëshme.Të gjithë shikonim njeri tjetrin dhe vehtja na dukej si personazhe të ndonje filmi policor dhe njëkohësisht krejt të pafuqishëm për te ndërruar rrjedhën e ngjarjes.

Policia dhe të tjerët.

 

Kontakti i parë me policinë bullgare ishte pika e kalimit të kufirit në Giushevo. Polici që na kontrolloi pasaportat tona na pyeti se për ku udhëtonim dhe në cilin hotel do të strehoheshim(?!) Ndonëse nuk ishte një pyetje e zakontë dhe brenda rrethit të detyrave të tij, fillimisht kjo nuk na bëri ndonjë përshtypje të madhe. Madje e vlerësuam atë si shenjë miqesie dhe mirësjellje pasi gjithë konteksti i veprimeve ndaj nesh ishte i tillë.

Për së dyti ne kontaktuam me policinë bullgare në rajonin Nr.4 të policisë në një ndërtesë ku rendi brenda saj mungonte pothuajse tërësisht. Kur po kallxonim ngjarjen dhe vendin ku kishte ndodhur ajo, pati shumë disktutime nga policët se kjo i përkiste rajonit Nr.5. Duke komentuar reagimin ndaj ngjarjes dhe rendin e brendshëm aty, dikush prej nesh tha se sikur këta policë te ishin te “Iglit”, të nesërmen ky rajon do të gdhihej i shpërndarë. Me kërkesën e policit që mori kallximin depozituam aty dy numra telefoni, me arsyetimin se do të duhej të komunikonim, në se ngjarja do të kishte ndonjë zhvillim te mëtejshëm. Duke u ndarë, policët na komunikuan se të Mërkurren (atë ditë ishte e Shtunë) duhet të paraqiteshim për të marrë kopjen e kallximit dhe për të vazhduar procedurat e tjera.

Të nesërmen ishim në pritje të ndonjë zhvillimi nga policia, kur morëm një telefonatë nga një numur anonim, sipas të cilit mund të na kthente veturën por duhej të paguanim katër mijë euro. Pa u menduar më tej ne refuzuam ofertën, pasi jo vetëm nuk kishim mundësitë financiare për ta përballuar atë por edhe për faktin se një ofertë e tillë na befasoi. Pas tre ditë heshtje ose ditën kur do të niseshim (?!), ne morëm edhe një ofertë tjetër me të favorshme për tremijë euro. Këto veprime na vunë në diskutime se si u gjend numuri ynë i telefonit në duart e këtyre njerëzve, ndërkohë që atë e dinim vetëm ne dhe policia(!?) Dhe kesisoji kishte vetëm dy mundësi. Ose ndonjeri prej nesh të ishte i lidhur me mafian, ose policia ku ne kishim depozituar numrat ,te mund të kishte ndonjë lidhje të tillë. Unë nuk dyshoj për asnjerin prej kolegëve të mi.

Nën hundën e policise,(dhëntë zoti jo me bekimin e saj) përpara hotelit ku ishim akomoduar; kujdestarë prostitutash të qepeshin për të shitur “mallin” e tyre duke insistuar në vlerat e tij. Dhe po këtu përpara këtij hoteli mund të “kembeje” valutë me një kurs 50 përqind më të favorshëm nga persona të rastit. Ne do t'a kishim provuar edhe “shijen” e këtij këmbimi , sikur dikush të mos na kishte porositur më parë se ato këmbenin kartmonedha fallso.

Epilog

 

Kur këto ngjarje ja referova një kolegu tim bullgar, ai u pezmatua shumë por u detyrua të pranonte një të vërtetë. “Më vjen keq ,- tha ai- por ju sapo keni prekur realitetin tonë” E teksa po hidhja këto radhë, vetvetiu të vjen në mendje të bësh krahasime me vendin tonë. Gjendja sigurisht nuk është e kënaqshme por mendoj se ka nje progress shpresëdhënes në goditjen e krimit dhe me siguri them se është më e mirë se në Bullgari. Po pse atëhere faqet e gazetave tona janë të mbushura për ditë me kryetituj që e rendisnin vendin tonë se kush më parë, si në një garë, me të gjitha të zezat e kësaj bote. Dhe kur mendoj se Bullgaria është një vend kandidat për në BE dhe se në vitin 2007 pritet të anëtarsohet aty, brenga ime kulmon pa ndalesë.

Gjon Ndreja

Drejtor i Përgjithshëm i Auditimit Brendshëm

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net