Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
Lajmërime të ndryshme Për anëtarët

Ju jeni:Opinion:Propozimi për zonë të tregtisë së lirë...

TEMAT

 Parlamenti Rinor

 Propozimi Europian

  Sistemi ekonomik Kosovë

 

 

 

 

 

.

.

  

  

 

 

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

Propozimi Evropian për zonë të tregtisë së lirë ndërballkanike

-nga Alfred Kovaçi

Sikurse edhe mund të dihet, nga disa të paktën, Komisioni Evropian ka propozuar krijimin e një zone të tregtisë së lirë pan-ballkanike, që do të përfshinte të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, që, deri më tani, akoma nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, por që aspirojnë të bëhen pjesë e tij në një të ardhme sa më të shpejtë. Ky propozim i Komisionit Evropian është pritur me reagime të ndryeshme në rajonin e Ballkanit. Kështu psh, elemente të elites politike të Kroacise kanë dhënë mospëlqimin e tyre për idene e propozuar, duke e quajtur atë si një përpjekje për të krijuar një "Jugosllavi të Re", që, kesaj radhe, do të përjashtonte Slloveninë në Veri-Perendim te Ballkanit që, tashmë, është pjesë e Bashkimit Evropian, por që do të përfshinte Shqiperine në Jug-Perendim të gadishullit. Megjithatë, pyetja eshte se: cila duhet të jetë përgjigja e Shqiperisë, dhe e faktorit më të gjerë shqiptar, ndaj ketij propozimi të Komisionit Evropian, dhe a qendron shqetësimi i kroatëve rreth kesaj nisme? Krijimi i një zone të tregtisë së lirë ndërballkanike do të çonte në përfitime të konsiderueshme për të gjithë rajonin. Kjo, për të vazhduar më tej, do të çonte në drejtim të konvergjencës ekonomike, gjë e cila do të përshpejtonte integrimin e rajonit në një zonë të lirë ekonomike dhe politike, edhe më të madhe, siç është Bashkimi Evropian. Politikisht, një nga ndryshimet ndërmjet qenies pjesë e BE-së dhe qenies pjesë e një zone të tregtisë së lirë panballkanike është se ndërsa të qenurit pjesë e BE-së do të thotë të sakrifikosh edhe një pjesë të mirë të sovranitetit politik, të qenurit pjesë e një zone të lirë ekonomiko-tregtare, të tipit të asaj që është propozuar nga Komisioni Evropian për Ballkanin, nuk do të thotë se vendit i duhet të sakrifikojë, në mënyrë të drejtëpërdrejtë të paktën, sovranitetin politik. Prandaj, pretendimet në Kroaci se gjoja krijimi i zonës së lirë tregtare në Ballkanin Perendimor është një përpjekje për të krijuar një "Jugosllavi të re", është i pajustifikueshëm dhe si i tillë ky deklarim nuk qëndron, pasi, jo vetëm se Jugosllavia ishte shumë më e centralizuar se sa vetë Bashkimi Evropian, por në rastin për të cilin po diskutohet bëhet fjalë vetëm për një zonë të lirë tregtare, që në fakt, për mendimin tim, duhet të ekzistojë në të gjithë botën për të maksimizuar të mirat që vijnë prej tregtisë së lirë. Arsyeja e mundshme dhe, në mos, edhe më kryesorja se përse ka kroatë që e kundërshtojnë iniciativën e Komisionit Evropian është se Kroacia e sheh veten shumë më afër BE-së se sa vendet e tjera të Ballkanit Perendimor, dhe si e tillë dëshiron t'i investojë përpjekjet e saja për t'u bërë pjesë e një njësie edhe më të madhe të tregtisë së lirë, siç është BE-ja. Eshtë e vërtetë që cdo veprim apo sipërmarrje ka edhe anët negative. Megjithate, as Kroacia, as Shqiperia, as Kosova e as vendet e tjera të Ballkanit Perendimor nuk duhet të nënvleresojnë anët dhe mundesitë teper positive që krijimi i një zone të tregtisë së lirë ofron në sherbim të mirëqenies, zhvillimit dhe integrimit Evropian të rajonit. Kështu psh, tregtia e lirë ndërballkanike do të ulte koston e lëvizjes së mallërave, pasi tarifat doganore nuk do të ekzistonin. Kjo do të stimulonte rritjen e sasisë dhe shumë-llojshmerisë së tregtisë së mallrave që bëhet ndërmjet vendeve që jane pjesë e gjeografise ku tregtia e lirë është në aplikim. Kjo rritje në sasi dhe llojshmeri do të conte në alternative edhe më të shumta për konsumatoret, si dhe do të kontribuonte në uljen e cmimeve. Po ashtu, argumentohet shumë, në Shqiperi dhe në vende të tjera të rajonit, për ekzistencen e monopoleve bashkë me pasojat negative që ato sjellin, nëpërmjet ineficences, në kurriz të konsumatoreve dhe më shumë në kurriz të atyre më të varfërve. Pra nëpërmjet mungeses së alternativave per konsumatoret, apo edhe nëpërmjet cmimeve të larta si pasojë e kesaj, po ashtu. Keto pasoja negative do të mund të uleshin nëpërmjet tregtisë së lire, e cila do të rriste konkurencen në tregun e përgjithshem dhe si rrjedhojë do të rriste edhe eficencen, dhe, si rrjedhojë, po ashtu, do të ndihmonte në luftimin e monopleve jo-efektive, të panevojshem apo edhe të atyre shumë të rrezikshem për konsumatorin dhe zhvillimin ekonomik afat-shkurtër apo afatgjatë. Edhe argumentat jo-ekonomik janë tepër të rëndësishem, sidomos në rastin e rajonit tonë, pasi, deri më dje, në shumë etapa të historisë së tij, rajoni ynë ka qënë prodhues dhe actor i konflikteve me pasoja katastrofike për ballkanasit, dhe për shqiptarët e thjeshtë sidomos . Në fakt, përfitimet jo-ekonomike janë edhe më të rëndësishem, pasi afrimi kulturor, politik e shoqëror, në Ballkan, do të sillte rënien e barrierave që kanë shkaktur urrejtje, paqendrueshmeri, konflikte e negativitete të tjera si keto, ndërmjet popujve të ketij gadishulli. Nuk duhet harruar që Evropa Perendimore ka arritur shumë suksese në fushen e zhvillimit ekonomik, por suksesi më i madh i Evropes Perendimore ka qënë shuarja e konflikteve në shtepinë e saj, bashkëpunimi dhe pajtimi ndërnjet popujve. Popujt Ballkanik dhe populli shqiptar kanë vuajtur shumë gjatë tashmë, për të mos e patur një shanc për t'u afruar me njeri-tjeterin, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht, për të hapur dhe nisur nje faqe të re në sherbim të një ardhme më të begatë dhe Evropiane. Keto argumenta janë vecse disa nga pikat në favor të tregtise së lire dhe, si rrjedhojë, në favor të krijimit të zonës së lirë ekonomiko-tregtare ndërballkanike. Megjithatë, nga shumë njerëz keto argumenta mund të cilesohen si shumë përgjithësuese, pasi, kur u bëhet kritikë aspekteve të vecanta të ketyre argumentave të nënvizuara pak me siper, ateherë del se gjërat janë më komplekse se sa cduket në plan të pare. Kjo është edhe e vertetë, pasi cdo argument e ka edhe kundër-argumentin e tij. Megjithatë, në totalitet, argumentat pro, edhe nëse analizohen në thellësi, dalin se janë superiorë dhe tepër bindës, pasi ato i kanë rezistuar dhe i rezistojnë kohes dhe sfidave. Pra, keto argumenta të parashtruara janë më të fiqishëm, se sa c'mund të jenë të tillë argumentat kundër tregtise së lirë apo kundër propozimit të Komisionit Evropian, në këtë rast, për tregti të lirë ndër-ballkanike. Sic edhe e dimë, qellimi ynë i përbashkët është përparimi, rritja e mirëqënies dhe integrimi në Bashkimin Evropian, dhe e vërteta është se krijimi i një zone të tillë tregtare do të jepte një mesazh tepër pozitiv për investitorët e huaj në favor, po ashtu, të vetë Ballkanit Perendimor dhe popullsisë që jeton në këtë rajon. Njëherësh, Ballkani do të shikohej, nga Komuniteti Ndërkombëtar në përgjithësi dhe Bashkimi Evropian në veçanti, si një pjesë e qendrueshme e kontinentit, që punon me ngulm, nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik ndërballkanik, për t'u integruar në familjen evropiane ku, sërish, rajonit tonë do t'i duhet të ballafaqohet me konceptin objektiv dhe praktik të tregtisë së lirë. Pra, një konvergjencë ekonomike, panballkanike si fillim, do të na përgatiste edhe më shumë për të bërë një konvergjencë edhe më të mëtejshme, më afatgjatë, dhe, pse jo, edhe më të lehtë, në nivelin panevropian, ndërsa ne bëhemi pjesë e BE-së në planin politik, ekonomik, por edhe shoqëror, gjithashtu. Për rrjedhojë, Shqiperia dhe faktori mbarë-shqiptar duhet ta përkrahin nismen e Komisionit Evropian, pasi, imunizimi artificial, nëpërmjet barrierave ekonomiko-tregtare , nuk do të ishte një parapregatitje e mirë për Shqiperinë dhe rajonin për tu ballafaquar me konkurencën e pjesëve të tjera të Bashkësisë Evropiane kur Shqiperia dhe mbarë rajoni të bëhen pjesë integrale e kesaj bashkësie.

Nga: Alfred Kovaçi-Student në London School of Economics and Political Sciences(LSE)

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net