Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
FAQE KRYESORE Për anëtarët

Ju jeni: Popullsia

TEMAT

  Harta Administrative

  Mirdita Etnike

  Thënie për Mirditën

  Personalitete

  Popullsia

  Stafi

  Numratori Telefonik

  

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

Të dhëna për popullsinë

Mbështetur në dokumentet kishtare dhe në relacionet e ndryshme, në lidhje me popullsinë e Mirditës kemi të dhëna pak a shumë të ngjashme që flasin për një numër të konsiderueshëm njerëzish që banonin në këtë krahinë.

Rreth vitit 1570 Milan Shuflay, ndër të tjera shkruan: “Bashkimi luftarak i Mirditës mund të nxjerrë 12 000 luftëtarë të gatshëm për të mbrojtur vendin”, ndërsa Ami Bue thotë, se sipas shifrës së luftëtarve të deklaruar më sipër, rezulton se popullsia e Mirditës mund të ishte afërsisht 60000-70000 banorë. “Më 1641 në tokën e Selitës banonin 1423 frymë, në Kthellë 2480, Fani i Vogël kishte mbi 2000 frymë e Mirdita mbi 3000, vetëm në Ndërshenë ishin të rregjistruar 120 banorë e në Shebe 150”, kështu është shkruar nga Zamputi. Ndërsa Shtjefën Gaspri, thekson, se aty nga viti 1679 Mirdita kishte 1700 shtëpi me 14000 banorë. Seiner shkruante se Mirdita ishte ... me një sipërfaqe prej 1597,49 km 2 dhe një popullsi prej rreth 28000 banorësh. Midis këtyre të dhënave lind një kontraditë që përveç ndonjë pasaktësie të autorve, të cilëve iu referuam, mund të themi se nuk saktësohet se për ç'hapësirë të krahinës është bërë referenca për popullsinë. Në regjistrimet e popullsisë të vitit 1918 Mirdita paraqitet me 30000 banorë, ndërsa në vitin 1938, me 11960 banorë, në vitin 1955 me 19075 banorë, më 1960 me 22600 banorë, më 1970 me 35300 banorë, më 1980 me 42486 banorë, më 1990 me 53684 banorë, më 1993 me 55172 banorë. Pas këtij viti popullsia është pakësuar në numër sipas një kurbe zbritëse. Në vitin 1997 krahasuar me 1993 rënia është 2.18% në vit. Në vitin 2000 Mirdita ka 48122 banorë.

Popullsia e Mirditës, sipas të dhënave më të fundit, që i përkasin rregjistrimit të popullsise të vitit 2001 e ndarë në njësi administrative paraqitet si më poshtë:

 

Komuna/Bashki Popullsia Meshkuj Femra Familja
1 RRESHEN 11435 5585 5850 2609
2 RUBIK 6833 3283 3550 1628
3 SELITE 2531 1251 1280 462
4 KTHELLE 3662 1735 1927 854
5 FANE 5701 2849 2852 1125
6 OROSH 3974 1928 2046 829
7 KAÇINAR 2919 1469 1450 657
MIRDITE 37055 18100 18955 8164

 




Paraqitja grafike:

QYTETET Popullsia Meshkuj Femra Familja
1 RRESHEN 5445 2657 2788 1288
2 RUBIK 2666 1312 1354 687
3 KURBNESH 181 92 89 41
4 REPS 940 459 481 197
MIRDITE 9232 4520 4712 2213

 


 

 

 

FSHATRAT Popullsia Meshkuj Femra Familja
1 RRESHEN 5990 2928 3062 1321
2 RUBIK 4167 1971 2196 941
3 SELITE 2350 1159 1191 421
4 KTHELLE 3662 1735 1927 854
5 FANE 5701 2849 2852 1125
6 OROSH 3034 1469 1567 632
7 KAÇINAR 2919 1469 1450 657
MIRDITE 27823 13580 14245 5951

 

Këta tregues i përkasin Mirditës administrative, nërsa popullsia mirditore llogaritet të jetë afër dyqindëmijë banorë. Duke vëzhguar me vëmendje tabelat e mësiperme vërejmë se në vitet e fundit, kemi një lëvizje të madhe të popullsisë për në rrethet e tjera, të drejtuara kryesisht në zonat fushore, shifër e cila arrin masën tridhjetë përqind krahasuar me vitin 1990.

Në të gjitha njësitë administrative ka ndryshim të raportit të popullsisë. Kjo ka ardhur si pasojë e lëvizjes së pakontrolluar të popullsisë prej emigracionit dhe migracionit, për shkaqe të natyrave të ndryeshme, siç mund të përmendim: papunësia, gjendja e vështirë ekonomike si dhe lëvizje të tjera për motive personale. Nga analiza që u kemi bërë grupmoshave del se ajo e moshës 16-25 ka një epërsi të lehtë ndaj moshave të tjera, njëkohësisht grupmosha e punës arrin në kufirin 51% të numrit të përgjithshëm të popullsisë, me shtesë mesatare vjetore e cila është 13,4 për mijë, të dy këta tregues janë të domethënës për të ardhmen e krahinës.

Capital

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net