Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net

TITUJT E GAZETËS

  Faqe Kryesore

  Editorial-M. Graf

 Apel politikës

  Problemore-autostrada

 Veprimtari artistike

  Politikë

  Ekonomi

  Personazh-Mark Tirta

  Kronika

 Aktuale

  Ekskluzive

  Biznes

  Kritikë-botime

 

 

 

 

 

  

  Faqe Kryesore


KËRKIM

 

 

1.PS-NANO: Nikolli, etalon i “gjykatësit” të drejtë…

RRËSHEN. Mark Nikolli, aktualisht drejtor i Policisë Ndërtimore, është i kandiduari i selisë rozë për zonën elektorale nr 15 në Mirditë. Nikolli është prezantuar nga vetë kreu i qeverisë dhe kryetar i PS zoti Fatos Nano në pallatin e sportit, i mbushur me antarë e simpatizantë të kësaj partie Nikolli është hera e dytë që tenton mandatin e deputetit në këtë zonë, ndërsa ka qenë deputet në proporcional për Mirditën në legjislaturën 1992-96, po për këtë zonë, dhe njëhohësisht drejtues i lartë i kësaj force politike në këtë rreth. Nano, i hipur në autobusin elektoral të PS-së, të cilin e ka ngarë vetë deri në hyrje të pallatit të sportit, është shfaqur në mjediset e pallatit të sportit ku e prisnin qindra antarë dhe simpatizantë të PS-së. Në një sallë të tejmbushur është bërë prezantimi i kandidatit Nikolli. Fillimisht fjalën e ka marrë kryetari i degës së PS-së Pjetër Pjetri, si dhe disa intelektualë, që kanë mbështetur kandidaturën e Nikollit, sipas tyre, ndër më përfaqësuesen e socialistëve në Mirditë, po ashtu veteranët kanë shprehur mbështetjen e tyre ashtu si dhe një grup të rinjsh e të rejash të shkollave të mesme të Mirditës, që votojnë për herë të parë. Nikolli ka thënë se vij për të shërbyer në Mirditë, dhe se rruga jonë fillon këtu, por është e gjatë, me një kalendar punish, të cilat i kam nisur prej ditësh ne vendlindjen ku jam lindur e më ka rritur, dhe këto punë do të keni mundësinë do t'i masni çdo ditë. Simbolika më e vecantë ka qenë dhurimi i tufave me lule nga disa fëmijë të veshur me rrobat krahinore tradicionale për kandidatin dhe kreun e socialistëve, ndërsa pjesë e dekorit entusizast, janë bërë dhe dy binjakët një vjeçarë të Nikollit. Fatos Nano në fjalën e tij e ka quajtur Nikollin si njërin ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij dhe një nga vlerat më të mira të Partisë Socialiste në këto 15 vite. Me Mark Nikollin më lidhin vite të angazhimit tim politik. Tani më erdhi rradha t'ia kthej Mirditës djalin e vet, dhe në takimet që pata, e pashë dhe e lexova në sytë e tyre këtë gjë, duket se kemi goditur në shenjë. Në një prononcim eksluziv për gazetën “Mirdita” Nanpo ka preferuar të shquajë dhe disa cilësi të veçanta të kandidatit Nikolli. Marku është një mirditor me karakter të fortë, me shpirt të pastër, me një eksperiencë të vlefshme, të cilën e ka kultivuar për vite e vite bashkëpunimi politik dhe administrativ me mua personalisht dhe me këtë mazhorancë qeverisëse, ka thënë Nano, kështu që vlerësova dhe shoh se të gjithë e kanë mirëpritur një kandidat tashmë të rritur, një vlerë të shtuar në kontakt me komunitetin mirditor dhe për ta nxitur e tërhequr me shpejtësi akoma të madhe Mirditën në inisiativat kombëtare, sic mund të veprojë një përfaqësues si “Marku i Mirditës” në legjislativin shqiptar. Marku mbetet një njeri i drejtë, ka vijuar më tej Nano, për shkak edhe të detyrave që ka përballuar i është rritur fama e mirë, i është dashur të bëjë albirtrin ose gjyqtarin midis palëve në konflikt, qoftë në PS, qoftë në Policinë e Ndërtimit, ku i është dashur të zgjidhë konflikte, midis të vjetrës dhe të resë, konflikteve midis inisiativave të paligjshme dhe atyre që përputhen me hapësirat e lirisë të mbrojtura me ligj ku interesi privat nuk bie ndesh me një interes tjetër privat ose atë publik. Ka energji, ka shpirt, ka dhe karakter, që në gjykimin tim, mund t'i gjykojë shumë më drejt se cilido tjetër interesat, nevojat dhe potencialet e Mirditës për një perspektivë europiane. Ndërkaq në fjalën e tij në miting, Nano ka thënë se kam ardhur këtu të ballafaqojmë së bashku të djeshmen me të sotmen dhe të mbrojmë të ardhmen e fëmijëve në këtë zhvillim dhe të arrijmë integrimin e Shqipërisë drejt Europës së bashkuar. Kam ardhur t'i shtoj bashkë me ju projektit tonë europian shpirtin e pastër të mirditorit, karakterin tuaj të fortë, energjitë e pashtershme dhe kontributet e drejtpërdrejta, të cilat ju vazhdoni t'i jepni për zhvillimin e malësisë dhe të mbarë Shqipërisë. Nano, ka thënë se ju do të votoni kundër çdo kandidati dhe force, që çon ujë tek e djeshma, tek Sali Berisha. Kush më mirë se socialistët dhe Mark Nikolli kanë ndihmuar në zhvillimin e Mirditës. Ne jemi të ndërgjegjshëm se 400 milionët e investuara në Mirditë për këto katër vite, nuk janë të mjaftueshme, që të rritej niveli i të ardhurave për frymë, rritja e punësimit, uljen e varfërisë etj. Por ne jemi të bindur se sëbashku do të ecim përpara. Jemi të ndërgjegjshëm se nuk jemi në nivelet e kërkuara prandaj do të punojmë sëbashku ta bëjmë jetën tonë të shëndetshme, të pasur dhe europiane. Jemi ne që kemi ndërtuar 1880 shkolla në të gjithë vendin, kemi ngritur nga hiçi 152 qendra shëndetësore dhe 500 ambulanca të reja në shërbimin tuaj. Kemi trefishuar prodhimin e përgjithshëm të vendit dhe trefishuar të ardhurat për frymë. Kemi trefishuar kursimet e qytetarëve, kemi dyfishuar pagën minimale në shkallë vendi. Ne kërkojmë që edhe për katër vjetet e ardhshme të bëjmë punë më të mëdha, mbi të gjitha rritjen e mirëqenies së qytetarëve të këtij vendi. Nano, ka prekur në fjalën e tij edhe rrugën Durrës-Rrëshen-Morinë, duke thënë se për vitet e ardhshme do të ketë intensitet shumë të lartë në punimet e kësaj rruge, madje në një takim me bisnesin mirditor, ai ka thënë së kjo rrugë do të përfundojë në dy vjet. Më tej ai ka thënë se kemi siguruar financimet e rrugës Prosek-Kurbnesh, që të shtyn për në Lurë, duke asfaltuar edhe 94 km rrugë rurale të zonës suaj, për t'u lidhur me parqet e mrekullueshme natyrore të këtij visi. Brenda këtij viti do të përfundojmë ujësjellësin e Rrëshenit dhe do të keni 24 orë ujë pandërprerje. Spitali do të paiset me aparatura moderne. Shkolla e mesme do të shndërrohet në një laborator shkencor për tërë Mirditën. Këto punë ne do t'i bëjmë, ashtu sic do të sigurojmë banesa komunale për të 1000 familjet e pastreha në këtë rajon. Ne, unë dhe Marku, dijmë të ndërtojmë. Nano, sëbashku me kandidatin Nikolli, më pas ka qenë në disa familje të Rrëshenit, ku ka kaluar disa minuta bashkëpunimi me ta.

 

2.PD-TOPALLI & LESI: Prenga fitues mbi oligarkët…

RRËSHEN. Në të njëjtën ditë është bërë prezantimi zyrtar i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, zotit Gjovalin Prenga, pikërisht në zonën 15 përballë Mark Nikollit. Prenga figuron në këto zgjedhje parlamentare si kandidat i përbashkët i PD-së dhe asaj Demokristiane. Anëtarë dhe simpatizantë të shumtë të këtyre forcave politike, kanë pritur me entusiazëm, ardhjen e nënkryetares së Partisë Demokratike Jozefina Topalli dhe të kryetarit të Partisë Demokristiane zotin Nikollë Lesi, që kanë qenë dhe prezantuesit e kësaj kandiadature. Por, nëse zonja Topalli, në prezantimin e saj, ka kërkuar që të votohej në mazhoritar zoti Gjovalin Prenga, si kandidatura më e mirë e përbashkët e këtyre dy forcave politike, sic është shprehur ajo, zoti Lesi, ka kërkuar votën në proporcional të simpatizantëve demokratë për subjektin politik të Demokristianëve. Takimi ka nisur në sallën e pallatit të kulturës në Rrëshen, me pjesëmarrjen e qindra vetëve, dhe është moderuar nga sekretari i degës së PD-së në Mirditë Bardhok Gjini. Më pas fjala i është dhënë zonjës Jozefina Topalli, e cila në esencë, ka theksuar tërë arsyet e votimit plebishitar të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, për zgjedhjet e 3 korrikut. Në fjalën e saj vend kryesor kanë zënë zgjedhjet, mënyra se si do te zhvillohen ato, a do të jenë të lirshme dhe të ndershme, apo të manipuluara nga klika e Fatos Nanos. Edhe ndërkombëtarët janë tejet të shqetësuar për zgjedhjet në Shqipëri, tha zonja Topalli, duke shtuar, se këto mesazhe i kemi marrë sëbashku me zotin Berisha në takimet që kemi patur së fundi në Vjenë a gjetkë. Kemi varfëri të tejskajshme tha ajo, kemi polarizim të llahtarshëm, ka trafiqe, që po e mbysin jetën sociale në vend. Të huajt thonë se vendi juaj kohët e fundit ka një përkeqësim të madh të gjendjes, dhe këtë e ndjejnë mbi kurriz shqiptarët kudo nga Veriu në Jug. Kërkohet një vullnet politik për ta ndryshuar këtë gjendje, dhe përveç Partisë Demokratike askush nuk mund ta bëjë këtë gjë. Duke iu referuar sondazheve të të huajve dhe të vendit, Topalli i ka mëshuar korrupsionit që ka mbërthyer shoqërinë shqiptare, dhe se politikani, ndër të vetmit të pakorruptuar në Shqipëri, është Sali Berisha. Ai dhe Partia Demokratike dhe ne, kemi fuqi ta flakim këtë fenomen barbar, tha ajo. Topalli, ka theksuar se Partia Socialiste me oligarkët e saj, me pasuritë e vëna, pikërisht me korrupsion, po synon t'i kthejë ato para të pista në mandate deputetësh, dhe për këtë është obligimi ynë, është detyra jonë t'i presim këto duar. Besoj se kësaj rradhe, shqiptarët, si të majtë si të djathtë, do të dijnë të zgjedhin edhe në Mirditë, me Gjovalinin, që i përfaqëson më së miri këtu në këtë trevë me shumë histori. Më pas fjala i është dhënë kryetarit të Partisë Demokristiane zotit Nikollë Lesi, i cili, pasi ka vlerësuar familjen e Topallit, si një ndër familjet katolike më të mirat e Shkodrës, ka thënë se jam këtu në cilësinë e një force të vogël politike, por që ka një filozofi kristiane siç e ka gjithë Europa dhe siç e keni ruajtur ju në shekuj. Ai e ka vlerësuar koalicionin opozitar, të udhëhequr nga kapiteni i tij Berisha, i cili do të sjellë një fitore spektakolare më 3 korrik . Lesi ka thënë se Mirdita do të japë dy deputetë, Gjovalin Prengën në mazhoritar dhe Mark Gjomarkaj në proporcional. Lesi ka qenë shumë i ashpër me qeverisjen e sotme dhe vecanërisht me Fatos Nanon, kreun e qeverisë dhe të Partisë Socialiste. Në këto 14 vite kanë ndryshuar shumë gjërat, ka ndryshuar opozita, ka ndryshuar Berisha, kam ndryshuar dhe unë. Që nga qershori i 2002 e deri më tash jam përkrah Berishës vetëm për një arsye, sepse është njeri i papërfshirë me afera, i papërlyer me korrupsion. Kam bindjen se kryeministri i ardhshëm i pas 3 korrikut Sali Berisha, është i vetmi që i pret duart e krimit. Ai është garancia për mua, për të gjithë ju dhe për të gjithë socialistët e thjeshtë. Lesi: jam njeri i medias, nuk përkulëm... Duke bërë një rezyme të viteve në krah të Nanos kohë më parë, Lesi ka thënë se nuk e ndihmova Ftaos Nanon që të jem shërbëtor i helikopterëve të Xhoanës, unë nuk jam shërbëtor i kësaj familjeje. Lesi ka thënë se jam njeri i medias dhe nuk përkulem, nuk tërhiqem nga lufta kundër korrupsionit, kundër mafias që ka instaluar Fatos Nano. Më pastaj fjalën e ka marrë kandidati për deputet Gjovalin Prenga, i cili ka falenderuar forcën e tij politike dhe personalisht doktor Berishën për këtë zgjedhje, por dhe Partinë Demokristiane të Shqipërisë dhe zotin Lesi për besimin e përfaqësimit. Kjo ndërmarrje është e madhe, e vështirë, por një kauzë e madhe për të djathtën, dhe unë besoj tek kohezioni ynë dhe i forcave të tjera të djathta. Është shansi ynë historik që të jemi edhe njëherë si në vitin '90, nevojës për ndryshim. Unë besoj se programi i Partisë Demokratike na jep shpresa të tjera. Janë dy koncepte që ka prezantuar ky program, që tek decentralizimi i pushtetit lokal për t'u kthyer në real. Shifrat e përcaktuara në program japin 5-fish mundësi më shumë për pushtetin lokal në të ardhmen për t'i shërbyer komunitetit. Në programin tonë ka projekte konkrete për koridoret strategjike, dhe një ndër këto është ajo që kalon nëpër Mirditë, të cilët qeveritarët e sotëm e kanë gënjyer sistematikisht, qeverisja jonë do ta ndërtojë seriozisht atë. Qeverisja e djathtë me duar të pastra që do të kemi, në gjuhën mirditore përkthehet, se do t'i jepet fund modelit të titullarit, që përdor karriken për të prenotuar shtëpi në Tiranë. Prenga, ftoj demokratët dhe njerëzit progresistë që të bëhemi misionarë të ndryshimit, hapi i parë i tij është largimi me votë i atyre që prej kohësh nuk po qeverisin. Tubimin e demokratëve e ka përshëndetur edhe kryetari i shoqatës të të përndjekurve politikë zoti Gjon Nikollë Deda, i cili ka siguruar mbështetjen e kësaj shtrese ndaj partisë demokratike dhe aleatëve të saj në luftën për ndryshimin e madh, që pritet të ndodhë më 3 korrik të këtij viti. Më pas Topalli dhe Lesi, kanë kaluar në takime në afërta me militantë dhe antarë të Partisë Demokratike dhe asaj demokristiane, për të vazhduar më tej për në Burrel e Klos, ku pritej prezantimi i kandidatëve demokratë atje.

3.LSI-META: Deputeti Bushi do të rrijë këtu në mes jush

RRËSHEN. LSI-ja, ia ka lënë në dorë disa të rinjëve menaxhimin e takimit elektoral në prezantimin e kandidatit për deputet të kësaj force politike, ndërsa ka qenë vetë Ilir Meta, kryetar i LSI, që e ka prezantuar në një fjalim frymëzues për sallën, mjekun e njohur kirurg Gjovalin Bushi. Qindra anëtar e simpatizantë të kësaj dege janë mbledhur në sallën e qëndrës kulturore të Mirditës për të dëgjuar e përshëndetur këtë takim prezantues. Flutura Jaku, nxënëse e gjimnazit Rrëshen, ku LSI ka një strukturë rinore shumë aktive, ka drejtuar të gjithë aktivitëtin në një mënyrë, e cila ka qënë e thjeshtë, por krejt ndryshe nga prezantimet e forcave të tjera politike. Në fillim Pal Brozi n/kryetar i kësaj dege, ka bërë prezentë përpara të pranishmëve një biografi të pasur të mjekut kirurg Bushi. Ai ka sjellë përpara të pranishmëve punën dhe talentin e kandidatit Bushi, i cila ka shpëtuar qindra jetë njerëzish, por edhe ka bërë të mundur binjakëzimin e spitalit të Rrëshenit, me një ndër klinikat më të njohura në Itali, “Malzone”, fryt i të cilit është vetë siptali, i cili prezanton një performancë ndër më të mirët në vënd. Përshëdetjet dhe entuziasmi ka qënë në kuata maksimale gjatë gjithë prezantimit të kandidatit, ndërkohë që fjala e këtij të fundit është ndjekur me vëmëndje nga të pranishmit. Z. Bushi ka thënë se nuk duhet të harrojmë se nëpërmjet z. Ilir Meta dhe qeverisë së tij Mirdita mori një zhvillim të rëndësishëm me ivestime të konsiderueshme. Ka ardhur koha dhe momenti që të gjithë sëbashku, të jemi më të përkushtuar, më të pakorruptuar, me vizione të reja, njerëz më pak abuzues me vehten dhe me dinjitetin tonë, ka ardhur kohha që të gjithë ata individë të devotshëm dhe kurajozë të abstenojnë ndaj politikës së vjetër. Kam të drejtën morale të kërkoj votën tuaj të nderuar intelektualë, me qëllim që ju të ndjeheni më të vlerësuar, dhe jo të friksuar, që mendimi juaj të bëhet pjesë e zhvillimit. Më tej ai ka hedhur kategorisht poshtë thashethemet sipas të cilave po të votohet për mjekun Bushi, spitali do të mbesë pa kirurg dhe qytetarët pa shërbim. Ai ka deklaruar se për asnjë moment nuk do të largohet nga spitali i Rrëshenit dhe nga bashkëqytetarët e tij, madje ai siguroi se do të zhbllokojë marrveshjen e bllokuar për shkak të politikës me klinikën Italiane “Malzone“. Ilir Meta, në fjalën e tij, ka thënë se vij këtu për të shtruar fitoren e „Bushit të Mirditës“ dhe Bushit të LSI-së. Të jeni të sigurtë se në 4 korrik deputetë të LSI do të jenë në të gjithë Veriun e vëndit, në gjithë Shqipërinë. Kur diskutojmë për fiitoren e LSI; të gjithë thonë se „në Mirditë fiton ai kirurgu, ai mjeku human, që ka bërë shumë për mirditorët e tij“. Ne jemi krenarë që kemi një kandidat të tillë. Të tillë kemi jo vetëm në Mirditë, por edhe në shumë zona të Shqipërisë, njerëz me këtë popullaritet, me këtë prestigj, njerëz të përkushtuar dhe të rrethuar nga dashuria e popullit. Shqipëria ka nevojë për punë, ka nevojë që të ndërtohet dhe që njerëzit të jetojnë në këtë vënd të mrekullueshëm që ka 300 ditë diell, që ka 400 km bregdet, që është midis Greqisë dhe Italisë, ku gjithë bota kërkon t'i vizitojë, një vënd që tashmë i ka të gjitha mundësitë pas rënies së regjimit të Millosheviçit, për t'u integruar edhe me Kosovën, me Malin e Zi , me Maqedoninë dhe me gjithë pjesën tjetër në veri të vëndit tonë. Po si mund të ndodhi kjo kur rruga, që filloi „kur iu vu tritoli Ilir Metës nga kryeministri“, është hapur vetëm një kilometër e gjysëm në dy vjet. Ky është ritmi që qeveria aktuale do të ndërtojë rrugën që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe që shndërron gjithë veriun në një zonë me zhvillim të madh. Ku kanë shkuar 46 milion USD të mbledhur nga taksa për këtë rrugë. Këto para kanë shkuar për të kompensuar paratë e humbura në kazino, që janë paratë e të gjithë shqiptarëve. Paratë e prishura nëpër kazino që janë paratë tuaja, të cilat evazionistët fiskalë në këtë shtet, në vënd që t'i paguajnë për buxhetin e shtetit, i paguajnë për qejfet e qeveritarëve. Dhe pastaj që të mbushet buxheti i shtetit, paratë e rrugës së Durrësit shkuan për të mbyllur vrimat e kontrabandës dhe evazionit fiskal. Sot pas dy vitesh duhej të kishte përfunduar të paktën gjysma e rugës. Unë dua që t'u garantoj këtu se vota juaj, vota e Veriut të shqipërisë dhe vota e shqiptarëve për LSI do të thotë që rruga që lidh Shqipërinë me Kosovën të inagurohet përpara zgjedhjeve të vitit 2009. Këtë nuk mund ta bëjë një kryeministër që i dehur në Sarandë kur gjysma e veriut të Shqipërisë ishte mbuluar nga dëbora, na tregontë përralla me fise të Veriut që nuk dinin të votonin. Jo zotërinj, në qoftëse këtu ka prapambetje, faji është i qeverive të shumta “Nano”, e cila nuk ka bërë asnjë ivestim për këto zona. Politika jonë synon punësimin nëpërmjet ivestimeve publike të cilat kohët e fundit kanë shënuar rënie. Për çdo vënd punë ne do të ulim tatimet në mënyrë që të nxitet punësimi, në jemi të vendosur që ta kthejmë Shqipërinë në një kantier ndërtimi, ashtu siç jemi të vendosur të ndyshojmë ligjin për legalizimet. Ne nuk mund të pranojmë që njerëzit të dalin në mes të rrugës pasi shteti nuk i ka kontrolluar lëvizjet e tij. Në fund Ilir Meta ju drejtua edhe një herë të pranishmëve se duhej të votojnë për Bushin, pasi ju e njihni atë dhe nuk është nga ata që e braktis Mirditën si të tjerët të cilët kanë ardhur në Tiranë she më pas i kthehen mirditës në rast fushatash.

4.Belgët ndihmojnë komunistët në fushatë

RRËSHEN. Si asnjë forcë tjetër po;litike, ka ndodhur e pabesueshme me komunistët e Mirditës, kur janë vënë në lëvizje përe këtë fushatë edhe forcat iunternacionaliste, me emrin “komunistë”. Nëse dikur Enver Hoxha programonte ndihma për lëvizjen komuniste në botë, tashmë duket se ka ardhur koha e kthyerjes së borxhit, ndaj komunistët e borgjezisë së hershme e të vjetër, kanë ardhur të ndihmojnë ata të një vendi të ri borgjez, si në Shqipëri, por që nuk merret vesh se i ç'lloji është! Në fakt koimunistët e Mirditës, tej idealizmit për frymën që përcjellin, janë treguar edhe pragmatistë, pikërisht duke ndjekur forma të llojit “PD-Rajerson”, për t'u ndihmuar në këtë fushatë elektorale për të zënë ndonjë vend në parlamentin e 3 korrikut. Në takimin e fundit me kandidatin komunist Ndue Dodaj, ka qënë i pranishëm edhe kryetari qëndror Hysni Milloshi, i cili ka përshëndetur dhe një ndër drejtuesit më të rëndësishëm të komunistëve të Belgjikës, Vim Kins. Kryetari vendor i komunistëve Ndue Preng Gjeta u ka uruar mirseardhjen miqve të largët, njëherit ka bërë edhe një ekspozitë të gjatë të komunistëve mirditorë. Në këtë takim e mori fjalën edhe miku belg i komunistëve shqiptarë, i cili ka bërë një ekspoze të gjatë të aktivitetit të komunistëve belgë, si edhe ka bërë prezente strategjinë edhe taktikat e lëvizjes komuniste botërore. E veçanta në këtë takim ishte se drejtuesi i lartë i komunistëve belgë Vim Kins kishte një njohje të thellë të heronjve dhe dëshmorëve mirditorë si Bardhok Biba, Ndrec Ndue Gjoka, Pal Melyshi etj. Ndërsa edhe kandidati për deputet i kësaj partie z. Ndue Dodaj u zotua se me ndihmën e komunistëve dhe popullit të Mirditës do të realizojë zotimin e tij për këtë fushatë. Në fund kryetari i komunistëve shqiptarë Hysni Milloshi ka shprehur besimin e tij se duke punuar me trimëri dhe përkushtim, Mirdita do të dalë faqebardhë në këto zgjedhje.

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net