Përplasja Berisha- Ngjela...Berisha fillon linçimet-marrë nga Top Channel
Berisha: U përpoqa të bisedoja privatisht me ty po ishte e pamundur për arsyet që ti i di vetë. Unë do të jem fare i hapur me ty, duke respektuar kontributin tënd, sakrificën tënde. Kam qenë dhe mbetem i mendimin që deklaratat, mendimet duhet të jenë të tolerueshme sadoqë në raste të caktuara kanë ardhur në kundërshtim me programin politik të PD të shpallur. Tani veprimtaria e komisionit që ke në dorë ti, për mua ti abuzon, sepse në qoftë se ti je kryetar komisioni, je njëri nga anëtarët e komisionit në kuptimin e fuqisë vendimmarrëse. Je përpjekur të bësh më tepër se sa… dhe këtë e ke bërë në kundërshtim me programin qeverisës.
Ngjela:- Cilat janë?
Berisha: - Presidenti
Ngjela: - Po pa fakte s’mund të…
Berisha:- Këtë e ke bërë në kundërshtim me përcaktimet qeverisëse. Së dyti largimi yt demonstrativ nga salla e parlamentit, përsëritja e idesë së Fatos Nanos ndaj Ilir Metës ishte një xhest fatal për ty sepse vendi yt është në grupin parlamentar, dhe me largimin që bëre tregove se ti nuk i përket grupit parlamentar. Nëse ti mendon se mund të krijosh skema apo skenare si të Fatos Nanos, po të them se gabohesh… ajo ngritja jote për të mos votuar dhe …
Ngjela:- Unë e kisha shpallur mosvotimin.
Berisha: - Prishe kuorumin…
Ngjela: - Kuorumin nuk e prisha unë, e prishën këta që nuk zbatojnë rregulloren që thonë po je në sallë e nuk merr pjesë…Jo o vlla s’ka, ika se këta nuk zbatojnë dhe respektojnë ligjet. E dyta se nuk mund të të dëgjoj pa fund, unë nuk kam bërë asnjë kundërvënie dhe jam marrë vetëm me ligjet. Ligjet janë për faqe të zezë, janë paçavure, dhe nuk është faji im se janë paçavure. Ligji ka një teknikë legjislative dhe duhet respektuar. Teknika legjislative ështe shkencë dhe ne nuk mund të dalim jashtë kësaj shkence, unë të paktën kam folur si një individ, sepse një votë kam, por atë nuk mund t’a ndaloj dot, se… ohu kam shumë…Duhet të më japësh mua argumenta se cili është kundër programit. Ke tetë tentativa dhe unë jam matur dhe unë duhet të të kisha denoncuar edhe penalisht. Ke tetë atentate kundër Kushtetutës, shtatë. T’i numëroj unë.
Berisha: - Çfarë je ti more të më tregosh mua Kushtetutën. Kujt i tregon Kushtetutën?
Ngjela: - Pse kë duhet të të tregoj ?!
Berisha: - Ç’më tregon Kushtetutën, tregoja Mark Abdisë Kushtetutën.
Ngjela: - Ja të them edhe ndonjë gjë tjetër, se ti nuk ke firmosur as atë të spiunëve. Nuk e ke firmosur se nuk t’a lejon Kushtetuta, t’a kalova, do të t’a kthej prapë. E ka firmosur ky (e ka fjalën për zv/kryeministrin Ilir Rusmaili-Top channel). Kushtetuta nuk të thotë të delegosh firmën.
Berisha: - Jo e delegoj
Jozefina Topalli:- Jo kam kaluar edhe Namik Doklen (flet për një rast tjetër të delegimit të firmës- Top Channel)
Ngjela: - Ç’ke bërë ti nuk e di
Jozefina Topalli: - Jo i ka kaluar edhe ato…
Ngjela: - Ç’më duhet mua me ato mor vlla, kjo është shkelje Kushtetute, pse unë do t’i ha të gjitha…
Berisha: -S’ka ligj që më ndalon mua t’ia delegoj zv/kryeministrit…
Ngjela: -Ore, Kushtetuta nuk të lejon…
Berisha: -Po s’e ndalon…
Ngjela: - S’e lejon. Ligji për Keshillin e Ministrave thotë që të gjitha ligjet duhet të kalojnë nga Ministria e Drejtësisë. Mua më kanë ardhur pa firmën e Ministrit të Drejtësisë.
Berisha: - S’e ndalon…
Ngjela : - Dhe unë përkundrazi e kam zbutur
Berisha: -Ti vetëm trillon, nuk ka ligj që nuk kalon në ministri të drejtësisë.
Ngjela: - Unë jo, nuk kam asnjë…
Berisha: - Nuk të vijnë ty, më vijnë mua…
Ngjela: - Nuk e di unë, unë nuk kam asnjë shenjë të ministrit të drejtësisë, ai nuk ka ardhur asnjë herë të mbrojë një ligj…
Berisha: -S’është fare detyrë e ministrit me ardhë tek ti
Ngjela: - Nuk e di, unë nuk kam asnjë shenjë të ministrit të drejtësisë…atje vijnë ligje që mbrohen nga qeveria, dhe dalin me inisiativë nga Brenda, atje kanë ardhur ligje që janë “porkeri”…
Berisha: - Pse do t’ia heqësh të drejtën ti kryeministrit për të bërë ligjshmëri !
Ngjela: - Në parlament për fat të keq nuk kemi Drejtori Kodifikimi, nuk kemi celulë të specializuar për të bërë ligje. S’kemi ashtu si i ka e gjithë bota. Dhe net ë vetmen që kemi e kemi në qeveri. Po të mos kalojë nga këto struktura ligji vjen ashtu siç kanë ardhur të gjithë ligjet. Ligjet që kam bërë unë kanë qenë me 20-30 ndreqje minimumi, edhe ligji i KLD, vetëm se isha unë në Romë, se nuk do e kishte rrëzuar Gjykata Kushtetuese do ishte rregulluar. Ika unë në Romë, ata në komision e kaluan, iku, u prish…e morën një për një këshilltarët u bindën të mora të thashë: “Ligji për legalizimet ka probleme kushtetuese, do të t’a kthejë me çdo kusht Presidenti, në mos Presidenti ta kthen Gjykata Kushtetuese” S’ma pranove. Çfarë të bëj unë! Është luks i madh për një vend të ketë një kryeministër kardiolog, është shumë luks, megjithatë duhet të kesh atje, 30 ekspertët më të mirë të vendit.
Berisha: - Unë jam krenar që jam kardiolog…
Ngjela: - Po lëre, po flasim për ligje këtu…
Berisha: - Ti të japësh dorëheqje që sot…
Ngjela: - S’jap dorëheqje
Berisha: -Po s’dhe dorëheqjen je i shkarkuar…
Ngjela: - E si do më shkarkosh?
Berisha: - Të komunikoj shkarkimin…
Ngjela: - Hidhe në votë
Berisha: - Në votë për çdo njeri, në votë je i shkarkuar…
Ngjela: -Hidhet në sallë ajo, ku më shkarkon njeri mua…
Berisha: - Je i komunikuar
Ngjela: - Ore zotëri, me kë marrë mua, më ke nxjerrë në elitën e partisë me këtë punistin këtu…e ke marrë këtë në koalicion, njeriun më komunist në Shqipëri !
Berisha: - Je i shkarkuar
Ngjela: - Po s’shkarkohem unë
Berisha: - Shko me Nikoll Lesin ti
Ngjela: - Jo jo me Nikoll Lesin, nuk kam denoncuar njeri unë, e di mirë ti kush më ka denoncuar mua, prandaj lëri këto muhabete.
Berisha: - Je i shkarkuar !
Ngjela: - Po nuk më shkarkon dot mua ti more zotëri. Nuk Zot në botë që në sistemin tim të më shkarkojë. Ky s’është sistemi yt. Ti jep dorëheqjen. Jep dorëheqjen se ti ke bllokuar edhe tregun edhe shtetin. Je i bllokuar tërësisht, lëre atë shkarkim…
Berisha: - Je i shkarkuar, po t’a them unë…dhe e dyta je i pezulluar që sot nga pozicioni i sekretarit për marrëdhëniet me jashtë i PD.
Ngjela: - Se çaj kokën fare…
Berisha: - Bëj edhe tjetrën unë, Të Përjashtoj Fare nga Grupi, të nxjerr nga Grupi Parlamentar po të them…
Ngjela: - Mbaji vëth në vesh këto që po të them unë, nuk më njeh mua ti, nuk kam bërë tre orë arrest unë ore…kam bërë 13 vjet arrest ore zotëri e jo tre orë…unë kujtova se ti kisha ardhur të diskutoje, po ku pyes unë për shkarkime…Me mua nuk matesh ti jo…
Berisha: - Je i shkarkuar
Ngjela: -Po lëre mor se është politik, unë kam marrë vota, unë jam deputet. Hidhe në sallë, kjo është gjuha që do të të mbrohem…
Berisha: -Jep dorëheqjen
Ngjela: - S’jap dorëheqje, po ke shkarkim, kjo është menjëherë pas asaj, do të kesh interpelancë, këto do të t’i them edhe në interpelancë. Ja ku po ta them se nuk ka rast në histori që kundërshtarin politik t’a mbash në qeveri e liderin politik jashtë…vetëm ti e ke bërë këtë…ti ke marrë kundërshtarin tonë më të madh, majtis, komunist, enverist. JENI TRE KOMUNISTË NË QEVERI…ndërkohë që gjithë bota thotë rishikoni komunistët…Ehu ne të kemi toleruar shumë, të kemi toleruar shumë madje, dhe unë kam faj që të kam toleruar…
Berisha: - Je i shkarkuar…
Ngjela: - Shkarkim kujt i thua ti, hidhe në sallë ke betejë të gjatë në sallë patjetër...
Berisha: - Po në sallë
Ngjela: - Pse çfarë kujton ti se jam vetëm unë…më kujton vetëm ti?!
Berisha: - Vetëm je
Ngjela: - Po unë nuk kam pyetur për dishepullin tënd, nuk kam pyetur për idhullin tënd. Unë kam akuzuar Enver Hoxhën në sallë të gjyqit për tradhti kombëtare… t’i ka treguar ai Bujar Rama që më vije mbrapa që mu rrëfye atje…Ti e vije mbrapa. S’çaj kokë fare unë për këto…
Berisha: - Jep dorëheqjen
Ngjela: -Absolutisht, s’jap dorëheqjen unë…hidhe në sallë, bëj ç’të duash…
Berisha: - Dakort
Ngjela: - Me mua s’ka , dhëmb për dhëmb. Unë jam me moral hebraik, je mësuar më këta kristianët ti…
|