
Parlamenti i rënë- Nga Frrok CUPI
Tashme ai konsiderohet i rene; te pakten deri ne momentin kur do te mund te ringrihet. Parlamenti shqiptar i mbylli dyert diten e enjte, permes nje zhurme te madhe qe u degjua deri ne institucionet e Evropes. Mazhoranca parlamentare, ne nje procedure mocioni ndaj spikeres, nuk pranoi kerkesen e opozites per votim te fshehte. Opozita nuk pranoi te votonte ne ato kushte. Votoi vetem pjesa e mazhorances. Spikerja nuk mori shumicen e nevojshme, megjithate u shpall fitimtare. E tere opozita e majte erdhi ne vendimin e perbashket, se "nuk marrim pjese ne komisionet parlamentare deri ne risjelljen e legjitimitetit". Sherri mes deputeteve te te dy kraheve la shijen me te keqe te ceshtjes. Megjithese nuk eshte ceshtja e grindjes mes parlamentareve, ajo qe rrezoi Parlamentin.
Parlamenti ka rene kolone pas kolone. Kolona e fundit ishte Vota e Fshehte
Kjo ndodhi diten e fundit, te enjten. Opozita kishte kerkuar mocion mosbesimi ndaj kryetares se Parlamentit, per dy ose tri arsye. Nje arsye ishte pse kjo ka therritur ne zyre dhe i ka kerkuar doreheqjen Prokurorit te Pergjithshem te Republikes, gje qe perben nje skandal ne hierarkine shteterore. Arsyeja e dyte ishte pse kryetarja ka "fshehur" nje dekret te Presidentit, ose ka diskriminuar. Ndersa pak kohe me pare, ka konsideruar ligj nje akt normativ te qeverise qe kishte kapercyer afatin kushtetues per t'u konsideruar ligj. Nje arsye e pamatshme eshte se kryetarja e Parlamentit "arbitron ne favor te mazhorances" dhe diskriminon opoziten ne Parlament. Jane teper te mjaftueshme per te marre ne konsiderate kerkesen e thjeshte te opozites, qe kjo kryetare te zbrese ne sallen e deputeteve dhe nje deputet tjeter te ngjitet ne vend te saj. Mazhoranca jo vetem nuk mundi ta "gelltise" zbritjen e kryetares, por imponoi edhe menyren e votimit. Nen sundimin e shumices u vendos qe te mos behej votim i fshehte me kuti. "Votimi qe u aplikua ishte i hapur, ishte nje nul", deklaroi Kryetari i Grupit Parlamentar te ligjeve, qe eshte deputet i mazhorances. Ketu ra Parlamenti. Parlamentet ne histori, qe nga eklezite e Athines se Lashte, edhe pse jane shfaqur si organizma te stermedha, kane rene dhe bien me "nje pike uje". Cdo cenim i principit demokratik shkakton termet ne pallatet e Parlamenteve. Vota e fshehte duket nje gje "e vogel", por po te mungoje shkaterron tere demokracite 2000-vjecare. Manipulimi qe beri mazhoranca parlamentare me voten, kishte per qellim qe Parlamentin ta vinte nen sundim. Ne fakt po perdor fjalen "mazhorance", por duhet thene vetem "kryeminister", sepse mazhoranca eshte vetem nje vegel ne dore te tij. Kryeminisri tenton te fuse nen kembe tere Parlamentin dhe pastaj te beje si te doje me te gjithe te tjeret poshte. Deri tek ideja e sundimit mbi Parlamentin, kryeministri erdhi duke tentuar te shkele mbi te tjeret: Ne fillim mbi Presidentin e Republikes, pastaj mbi Prokurorin e Pergjithshem, mbi imunitetin parlamentar, mbi lirine e mediave etj. Duke vene nen kontroll Parlamentin, kryeministri realizon endrren per te vene perposht Drejtesine, Prokurorine, Sherbimin Sekret, Mediat, Voten e lire te qytetareve. Parlamentin kesaj here e tentoi me "voten e hapur". Ne qofte se kesaj here do te pranohej votimi i hapur, atehere ky kthehet ne precedent, te gjithe kundershtaret e Kryeministrit do te shkarkoheshin "me vote te hapur". Parlamenti do te ishte nje nul i perjetshem. Kjo eshte hera e dyte e rrezikshme, kur S. Berisha tenton te beje nul Parlamentin. Hera e pare ndodhi me 3 mars 1997, kur ky u "zgjodh" President per mandat te dyte. Shqiperine e kishte cuar ne zgrip te luftes civile, ndersa ne salle mblidhte deputetet e u kerkonte me vote te hapur: "Me zgjidhni president". Nje dite me pare, me 2 mars, ky kishte shpallur gjendjen e shtetrrethimit. Ndersa pak dite me vone, 20 deputete deklaruan se dorezojne mandatin; vete Presidenti dhe shteti rane. Kesaj here, pas riardhjes se Berishes, kane ndryshuar vetem tete vjet.
3 Korriku ne turbullire
Delikatesa parlamentare filloi qe diten e pare. Parlamenti doli nga zgjedhje me rezultat te prishur. Shumica e votuesve ishin ne favor te anes se majte, ndersa ne Parlament erdhen me shume deputete te djathte. Mazhoranca e djathte u kompozua kryesisht me vota te majta. Ministra e zevendesa, keshilltare te larte dhe plot te tjere nuk dorezuan as celesat e zyrave; ministra ishin me te majten, ministra edhe me te djathten. Me gjithe trafikun e mahnitshem te votave nga njera ane, ne te kunderten, perseri ne krahun e majte mbeten mbi 120 mije vota me shume se djathtas. Ndersa qeverisjen e moren keta ne pakice. Ndonje parti i majte, si psh. LSI, ka kerkuar me kembengulje qartesimin e ketij "ekrani", sepse "parlamenti eshte prodhim i manipulimit". Megjithate, grupi i krahut qeverises i dha vetes te drejten te jete aq prepotent sa te kishte fituar ne shumice te paster. Parlamenti ka marre edhe nje te care tjeter gjate rruges. Brenda grupit te mazhorances ka konflikte. Shpesh keta iu thone jokonflikte, por "debate per ide", gje qe nuk mund te jete e vertete ne nje parti te mbytur nga despotizmi i kryetarit. Nje pjese e deputeteve ndjehen te pashperblyer per "kontributet" . Shumica e ministrave jane shfaqur si Ufo; me pare ata nuk ndodheshin as ne Partine Demokratike, as ne Shqiperi. Ligji i qeverise i ka privuar edhe kusherinjte e deputeteve nga disa te drejta punesimi, nderkohe qe kryeministri e ka kthyer qeverine ne "familjare". Kryetarja e Parlamentit ka urdheruar te tkurret deri ne varferi trajtimi i deputeteve, ndersa korrupsioni po levron ne kupolen e ngushte te qeverise. Korrupsioni po le pa energji elektrike tere vendin, prokurimet behen te drejtperdrejta (si asnjehere), dhe "humbjet ne rrjet" jane shume te larta (qe do te thote se blerja eshte fiktive). Kryeministri shkel protokollin e shtetit, del ne konference shtypi "te barabarte" me nje zevendesminister italian, vetem pse shikon se italiani ka para ne xhep. Kjo te kujton perseri historine me Arsidin. Renditja absurde ne linjen e qeverisjes se vendit pas 3 Korrikut, ka krijuar levizje kaotike edhe brenda Pallatit. Disa qe ndodhen shume ngushte prane kryeministrit, nxitojne te kene sa me shume perfitime; te tjeret qe jane mbajtur larg, here shpresojne, here deshperohen. Mes tyre ka edhe nga ata qe kane nje eksperience politike ose edhe nje memorie historike; keta e dine se ku te con rruga e arbitraritetit, prandaj stopojne para se keqes. Brenda Pallatit ka kaos dhe percarje te frikshme. Kryeministri qe do t'i dominoje dhe t'i kontrolloje te tijte, aplikon voten e hapur, duke dhunuar Parlamentin. Fakti qe kryetarja e Parlamentit mori vetem gjysmen e votave ne Parlament (gje qe nuk mjafton), tregon se edhe qeveria nuk ka mazhorance parlamentare. (Ndersa mazhorancen e votuesve e ka te humbur me 3 Korrik). Pallati i Parlamentit keshtu bie.
Renia nga jashte
Skena e tensionit social qe eshte perhapur frikshem kohet e fundit, duket si element jashteparlamentar, por ne fakt eshte vetem rrjedhoje e ketij Pallati. "Prodhimi" qeveritar qe ka marre vulen e Parlamentit e ka prure shoqerine ne nje pike konflikti te rrezikshem. Jane vene nen sulmin e njeri-tjetrit jo vetem ndarjet politike, por edhe kategorite shoqerore, profesionet, moshat, besimet politike, aftesite dhe paaftesite intelektuale, te pasuruarit e te varferit. Konflikti me i rende dhe me jetegjate eshte krijuar mes pronareve te tokave dhe atyre qe i kane zaptuar. Qeveria ka bere nje ligj qe detyron pronaret e tokave te dorezojne pronat e tyre per "militantet e Partise". Pronaret as njihen si pronare, vetem si "ish", as shperblehen per pronen qe u merret. Qeveria ka aplikuar nje mase shperblimi nervozuese, sipas qeverise keta mund te shperblehen vetem per njemije vjet. Edhe pjesa tjeter e shoqerise eshte denuar te paguaje per "blerjen" e tokave nga te ardhurit; qytetaret do te paguajne taksa legalizimi per te tjeret gjate shume e shume vjeteve. Ne konflikt ndodhen bizneset e vegjel qe po i tentojne per te medha; ne konflikt ndodhen rrethet familjare qe preken nga ligji i "nepotizmit", ne konflikt ndodhen tregtaret e tanishem me ata qe do te sjelle qeveria si tregtare refugjate pa taksa. Pervec elementeve te thjeshte; familjaret me faturistin e dritave, demokrati qe ben shtese pallati ne hunde te socialisteve, biznesmeni demokrat me te tjeret, njeri qytetar me tjetrin para sportelit te hipotekes, nepunesi i larguar padrejtesisht me shtetin qe nuk pranon drejtesi, njeri qe nuk ka lidhje me pushtetin dhe tjetri qe e ka pushtetin per vete. E tera eshte nje klime tensioni e rrezikshme. Kjo eshte kolona e besimit qytetar, qe po bie kaq shpejt. Mosbesimi ka ardhur nga Parlamenti dhe reflekton ne Parlament. Pallati i Demokracise do te mund te kthehet ne indikator per te konstatuar cfare ndodh jashte, apo do te shurdhohet dhe verbohet nen sundimin e Kryeministrit?! Kjo eshte ceshtja. Kryeministri e do nul.
|