Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
   

Ju jeni: Ora e kapedanëve ka trokitur

TEMAT

 Mbijetesa hebraike, besa  

 Ora e kapedanëve trokiti  

 Deri kur do shahet Kadare?  

 H. Lanksch për Kadarenë 

 Kultura dhe integrimet 

  


  


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

              

       ORA  E KAPEDANËVE  KA  TROKITUR

("...se koha nuk vjen kurrë përgjysëm ! " - Kadare )

-nga Dedë Gj. Shkurti                                    

Pas gati njezet vjetesh interrnimi ne Anadoll po kthehej ne Mirdite princi I saj Prenge B Doda.Ndalesen e pare do ta bente aty ku kishte lindur, ne kullen historike te Oroshit.Sapo u shmall ma njerezit e tij te dashur  kerkesa- deshire e Tij e pare ishte : t’I sillnin te shikonte djepat, te shikonte se cfare po perkundete ne to  kjo dere famemadhe.Nga Shkodra e Rrahja e Pashes , nga Livadhezi e Qafe Molla e deri ne Lajthize u dynden nuset me djepa mbi shpine te conin para princit krijesen e barkut te tyre. Midis perskuqjes se nuseve dhe kureshtjes se burrave te tyre ngrinte ngadale fletezat e djepave  duke u kujdesur te mos e tradhetonte mimika e fytyres. “Nese kemi hasur ne ndonje ferre, asaj I kemi marre lulen- pati kurajon  t’I fliste njeri nga djemte e pranishem ,duke marre me mend se c’mund te bluante ne koke zoti I tyre. I uroi nenat t’I rrisnin femijet me erz e nder  sic e lypte dera ku kishin nuseruar dhe pasi u mendua pak  iu pergjigj atij qe foli :- Edhe nga lulja e ferres  vetem ferra dalin . Prenge B Doda  ka hyre ne fondin e arte te histories kombetare kryesisht me jeten por edhe me  fundin tragjik te Tij .Sic dihet ,Ai u vra  dhe pas Tij  nuk la asnje  trashegimtar   Sot tetedhjete e shtate vjet  pas vdekjes se  ketij Kapedani kur Shqiperia eshte perfshire ne disa vorbulla regjimesh ; qe nga anarkia feudo borgjeze  tek mbreteria, nga pushtimi fashist ne diktaturen e Enver Hoxhes  e qe prej aty ne anarkine demokratike te Nano-Berishes , ne qiellin shqiptar  eshte shpalosur e shkruar ne konstelacion yjesh : ku jane Kapedanet  ?! Ku jane kapedanet e vertete te ketij kombi?!Me keqardhje duhet pranuar se jemi ne zgrip te egzistences  se genit elitar te kombit. Kapedanet ne saje te nje dhune te gjate te ushtruar ndaj tyre jane shnderruar ne cobane ( Dinosauret jane shnderruar ne zhapinj, tigrat jane bere mace) Njeqind e sa vjet me pare kapedanet e medhenj te Shqiperise  arriten te kuptojne por edhe te mirekuptohen me njeri-tjetrin se ishte koha me shume e penes se e pushkes dhe arriten ta realizojne Rilindjen e kombit e cila jo me vone por vetem pas tre  - kater dekadash  do te zevendesohej me Riagonine e tij
Ku jane Kapedanet e Shqiperise ?
Ashtu si cdo ngrehine per te qene e qendrueshme  I duhen kollona te forta te ngulura ne themelin e saj ashtu edhe gjallesa gjigande kolektive me emrin  popull apo komb per t’u organizuar ne  nje bashkesi te qendrueshme e progressive me emrin shtet;  I duhen domosdoshmerisht familjet e shquara dhe me emer. Shteti komunist  si shtet I diktatures se proletariatit duke shfaqur dhe ushtruar hapur                                                            
                                                            2.
urrejtjen dhe dhunen klasore ndermori nje genocid  klasik ndaj familjeve me me ze ne Shqiperi.Me pretekstin se kishin pranuar dhe bashkepunuar me fashizmin partizanet e ardhur ne pushtet vrane , burgosen dhe internuan me qindra e mijera njerez e familje qe perbenin ajken e shoqerise shqiptare.Nje pjese fare e vogel qe mundi t’I shpetonte lakut komunist u largua pertej detit  me shpresen se mund te gjenin jo vetem strehe per te siguruar koken por edhe ndonje mbeshtetje  politike ose ushtarake  per te shrrenjosur te keqen  e madhe qe kishte pllakosur vendin e tyre. Ne tharjen e kenetave  ne Maliq apo Terbuf forca kryesore punetore  ishin te interrnuarit nga familjet me  te njohura te vendit. Perballe alternatives  jete ose vdekje  ndonese me shume dhimbje e hezitime  se nuk ua lejonte tagri I shtepise se tyre ( por me shume te drejte) keta zgjodhen kete te fundit.Kompromisi per te mbijetuar nese do ta quanim keshtu  nuk qe aspak komod ,perkundrazi ishte torturues. I lane pa shume dhembje  ofiqet qe ndoshta gjysherit  e tyre I kishin fituar me gjak si  : “ Bajraktari”, “Pashai”. “beu”.”kadiu” me argumentin jo fort ngushellues se ua paska dhene turku si shperblim.Dhembja filloi kur u detyruan te hiqnin dore nga mbiemri qe tregonte identitetin e familjes .Ishte sakrilegj I madh te mbaje mbiemrat: Gjomarkaj , Libohova , Zogolli , Toptani. Vrioni, Kelcyra , Frasheri apo Koliqi sepse nga shteti komunist familjet me keto mbiemra  konsideroheshin si fidanishtet e prodhimit te elementit armik. Pamundesia per te mbajtur lidhje e kontakte jetesore me njeri-tjetrin per shkak te nje izolimi rreptesisht te kontrolluar nga njera ane por edhe njevoia e vazhdimesise I detyroi pinjollet e mbijetuar te ketyre familjeve “ te kerkonin lulet ne ferra”.Filluan miqesite me “fukarenjte e shkundur” por ama me biografi te mire.Ngushellimet dhe genjimet qene prape te dyaneshme : Pala e permbysur shpresonte  se  ndonese ishin te detyruar te lidheshin me “rodin” e keq lusnin zotin qe  niprit te mos ngjanin nga gjaku I nenes . Pala tjeter pa  analizuar gjate perfitimet ose humbjet nga  “ prishja “ e biografise I gezoheshin cilesise se rraces  se gjaku I niperve me ne fund do te fillonte te behej”I kalter”.Nje pjese e vogel nga pala e pare  pak me finoke e fatlume filuan te “peshkojne “ vajzat mendjelehta  te funksionareve komuniste dhe kjo I shpetonte jo vetem nga qenja pergjithmone I internuar por edhe mundesia per te marre ndonje te drejte studimi apo karrigen e ndonje nepunesi province. Duhet marre ne  konsiderate se nga kjo “kaperthitje mendafshi me plisa dheu”  ne fillim torturuese porpastaj epshndjellese qe zgjati plot nje gjysem shekulli  u krijuan  dy gjenerata pinjollesh  me identitet te dyshimte  dhe me gen te “trubulluar”.
             Ne pjesen kryesore te skenes  ku aktoret ishin ne pushtet “teatri” ishte me interesant.Mekanizmi I ndryshkur I shtetit komunist  nga njera ane po fillonte te krijonte elita te rreme  dhe nga ana tjeter po hante bijte e vet .  “ Familja ime I ka hedhur dy here italianet ne det”, “Babai im ka qene  anetar I grupit komunist te…” Babai im ka qene komisar I brigades…”.” Une jam djali I korrierit  te sekretarit te shokut Enver” – keto ishin batutat sunduese  te dialogut ne zyrat , shkallet  e ndertesave te shtetit.
           

                                                             3.
 Qytetet e lindura ne socializem si Kurbneshi ,Fushe Arrezi, Roskoveci  u mbushen me  familje te ish udheheqesve te pushkatuar  , me anetare te Komitetit Qendror qe kishin devijuar nga vija dhe qe per mjerimin e tyre vazhdonin te lexonin me lote  veprat e shokut Enver. Sistemi  I ndertuar me kollona te rreme u shemb ,Per fat te keq ne germadhat e tij  vazhdojme te perbaltemi e te pluhurosemi edhe tani pas  gjashtembedhjete vjetesh. Pervoja e ketyre gjashtembedhjete vjeteve po tregon se  shembesit ishin vetem shembes  rremujaxhinj e aspak ndertues . Per hir te  se vertetes duhet pranuar se agimet e stines demokratike I gjeten familjet  KAPEDANE  ne nje gjume letargjik te thelle e shpesh me pranimin e fatit thuajse tragjik se ; te shtypur gjate nga thundra e hekurt e diktatures “ylli “ I tyre ishte shuar pergjithmone. Ne timonin e anijes demokratike  hypen kapedane te rreme te dale nga kovachana komuniste.  Eshte folur e shkruar gjate  per rolin dhe pergjegjesite e  udheheqesit te fundit komunist Ramiz Alia  per te cilat nuk marr persiper  t’vi ve ne kandarin e vertetesise apo te objektivitetit .Ne nje gjyq  te ideuar nga ‘apostujt’ e tij , me nje akuze te perpiluar nga prokurore te shkolles se tij  dhe I gjykuar nga gjyqtare  qe ne shtepite e tyre vazhdonin te mbanin si relike fotografine e tij   ;Atij vecse iu rrit me shume  vlera  si “arkitekt I zhvillimeve  demokratike” Ne gjyqin  e vertete perpara Zotit  pervec mekateve rutine  per shkak te postit  te larte ne nje kohe teper te gjate Ai do te pergjigjet  per mekatin me te madh qe ka bere me bashkekombasit e vet . Me qellimin e vetem per te diskretituar demokracine dhe per te treguar se ai ishte I pazevendesueshem per nje kohe relativisht te gjate I le asaj peshqesh dy pseudo kapedane :Fatos Nanon e Sali Berishen qe me nje llogari djallezore alternojne pushtetin  ne kurriz e ne dem te shqiptareve.
            Per me shume se tre here e shtrojme prape pyetjen : Ku jane Kapedanet e vertete te Shqiperise? Nga viti nentedhjete  kur u shemb diktatura  jane zhvilluar gjashte pale zgjedhjesh parlementare qe hypin dhe zbresin nga kali I pushtetit dyshen Nano-Berisha. Nese zgjedhjet e ardheshme parlamentare do te beheshin ne afatin normal dmth  ne vitin  2009 te lindurit ne vitin e pare te demokracise do te jene nentembedhjete vjec ku sipas ligjit shqiptar kane te drejte te zgjedhin dhe te zgjidhen. A e kane llogaritur kete gje  familjet e ish kapedaneve te vertete  shqiptare ? Nese deri atehere kur kishin mbi koke shpaten     e Demokleut gjitheshka iu justifikohet  qe nga humbja e identitetit  tek “shartimi’ I rraces tani duhet ta ndjejne pergjegjesine historike qe kane perpara  poullit te vet.Nentembedhjete vjecaret  kane perpara vitet e edukimit  ne shkolla  te atij formimi qe ua lyp  jo vetem niveli I origjines se tyre  por edhe nevoja immediate e atdheut . Floriri mbetet flori edhe kur rri I groposur me dhjetra vjecare ndryshe nga monedhat kallpe qe u del ngjyra sapo dalin ne diell.Shqiptaret ndonese te lodhur  nga propogandat dhe eksperimentet deshtake me rrenegate te demokracise dine ta dallojne floririn nga remi.Une si dhe te gjithe ata qe mendojne si une nuk duam ta besojme  se nuk kane lene trashegimtare te denje  emrat famemedhenj si Gjomarkajt , Libohovet , Qemalet, Zogolli, Prishtina , Gurakuqi, Frasheri , Toptani ,Miraka , Vrioni e Koliqi. Tridhjete vjet me pare , ne vellimin poetik “ Koha” mendjendrituri Kadare ka thene ekzaktesisht keshtu : “ Kur superkafshet tundnin boten / njeriu ne gjunje nuk u ul/ Ka patur vite te mamutheve /por kohe te tyre s’pati kurre/ Me peshe te tmerrshme ,me klithma kobi/ mbi toke ata vune ligjin –bishe/ Megjithate ish kohe e njerezve / dhe ky planet ityre ish”. Te mos I kerkojme profetet  ne Lindjen e Mesme e ne Azi .Ata  I kemi te gjalle midis nesh dhe me vokacion te plote krijimi e veprimi. Shqiperia po I pret Kapedanet . Ora e tyre tashme ka trokitur...
                                                                    

   Dede  Gj Shkurti -Michigan, U S A
                                                                   

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net