Pjese nga Libri "Ne te denuarit"
Marre nga gazeta e pavarur "Ideja Kombetare" e dates 29 nentor 1992
Pregatitur nga gazetari Xhovani Shyti
Ai duhej te shpallej patriot dhe jo te shperblehej me plumba si dhe te lihej pa varr
"Familja Stefa, eshte e njohur per traditat patriotike dhe kulturore. Nder te vjetrit shquhet Gjergj Stefa, figure e njohur e lidhjes se Prizrenit dhe i dekoruar nga Kuvendi popullor si patriot.
Vangjel Stefa ishte i biri i Marije Kristoforidhit, moter e Kostandin Kristoforidhit. Vangjeli, ishte kryetar i dhomes tregtise ne Berat si dhe antar i organizates
"Bashkimi" te Avni Rustemit. Dy djemte e tij me te medhenj, emigruan ne Amerike, ku shquheshin si patriot Telemak dhe Gjergj Stefa, ishin gazetar dhe antar te perhershem te kolegjumit te gazetes autoritare te asaj kohe "Liria" si dhe anatr te shoqates "Vatra"
Dy djemte e tjere, Kozmai , nje nga veterineret e pare dhe me emer , vdiq ne vitin 1983 dhe u varros me nderime nga populli i Kavajes. Po perse ahere kjo familje me rrenje te tilla patriotizmi u la ne harrese gjat viteve te pushtetit monisto-obskuranist? Perse deget e saj u pane si çiban i huaj per komunizmin duke u keqtrajtuar nen damken diktatoriale te te deklasuarit? Kjo, per shkak te djalit tjeter te Vangjelit , Kostaq Stefes , qe sikurse del nga dokumentat e disponuara , ka lindur ne Berat me 1905.
Me vendim nr 9 date 10.05.1948 te gjykates ushtarake te Elbasanit eshte deklaruar fajtor se ka qene antar i KQ, te organizates tekniko-intelektuale te udhehequr nga misioni Amerikan dhe ne baze te nenit 382 , eshte denuar me vdekje, me konfiskim pasurie dhe humbjen e te drejtave civilo-politike per nga here .Kjo eshte nje nga deshmit e leshuara nga gjykata e larte Deshmi te tjera qe disponohen jane "Agjent i Anglo-Amerikaneve" Kostaqi, ka qene nje nga studentet me emer te shkolles teknike me drejtor Harri Fullsin dhe me vone ka qene profesor ne kete shkolle.
Ne nje shkrim te botuar ne revisten "Ne sherbim te popullit" ne shkurt te 1975, akuzat per Kostaq Stefen jane Si kryetar i ballit kombetar ne qytetin e Beratit dhe si agjent i vjeter i zbulimit Amerikan.
Po a ka qene me te verte i till Kostaq Stefa?
Le te ndjekim intervisten e zhvilluar nga gazetari Xhovani Shyti me vellain tim te ndjer Alfred Stefen
"Zoti Alfred, ju jeni djali i madh i familjes, dicka me njohese per atin tuaj
A.Stefa: Im at, Kostaq Vangjel Stefa , mbaroi shkelqyshem shkollen teknike amerikane te Z-tit Fullc ne Tirane . Eshte kjo arsyja qe pas mbarimit te kesaj shkolle e mbajten si petagog per vizatim teknik , gjeografi dhe anglisht .Atje u mor edhe me letersi dhe sport Mblodhi dhe shqiperoi nga Anglishtja "Epigrame dhe aforizma nga njerezit e medhenj" Botimi i tij i dyte, u prit me suksese Botoi nje novel erotike sociale "Ne folene e dallandyshes . Luante tenis dhe ishte kampion i shkolles Ne vitin 1924, se bashku me Avni Zajmin, Tershanen etj, themeloi "Boyskautizmin ne shqiperi , i pari i krijuar ne shtetet e Ballkanit Kjo levizje sportive, edukuese per rinine, mori permasa te medha ate kohe. Vet mbreti i boyskaut Zoti Bade Pauell i ka derguar nje leter falenderimi dhe nje dhurate. Mbaroi studimet e larta ne institutin superiore magistero te Firences per artet dhe shkencat shoqerore Filozofi, filologji ku pervec Anglishtes, persosi Italishten dhe Gjermanishten Gjate jetes studentore, krijoi lidhje me poet , piktor dhe njerez te shquar nga bota, femijte e nje pjese te ketyre miqve te asaj kohe, i ka takuar ime moter Vitorja qe eshte emigrante ne Itali dhe nepermjet saj kemi krijuar dhe ne lidhjet Ne vitin 1943-44 sipas dokumentave qe disponojme , ku i pat dhe ju, eshte kryetar i keshillit NCL te lagjes Mangalem, ku zhvilloi nje veprimtari energjike per ti ardhur ne ndihme luftes kunder pushtuesve dhe ne vitet 1945-46 e gjejme si nenkryetar te kryqit kuq per Beratin
Kapiteni Thoma Stefani , kryetar i misionit par Amerikan ne Shqiperi , do ta falenderonte per shpetimin e jetes se 33 ushtarakve dhe infermierve Amerikane
Xh.Shyti: Si u zhduk ati juaj? Perse? C'pasoja pati familja juaj?
A. Stefa: Ishte fundi gushtit i vitit 1947 ku me thiren urgjentisht, apo me mire me perzun nga kampi i pionierve te Pogradecit. Ne gjyqin qe ishte zhvilluar nga Teknikasit e Harri Fullcit , nje nga te pandehurit kishte thene se dhe ne Berat donim te krijonim organizaten ton ( te gjitha te trilluara se dhe shoku , qe gjoja kishte deponuar ,si gjithe te tjeret student dhe profesor te kesaj shkolle u pushkatua pa gjyq ose me gjyq te manipuluar) "Deponuesi" kishte thene qe Kostaq Stefen do e ngarkonim per pune politike kunder rregjimit komuniste, ndersa Ali Rizan(Orizajn) per pune teknike Pas ketij deponimi ashtu si ne sakrilegjet Jezuite tim at e futen ne biruce Na sekuestruan te gjitha plackat duke shkelur te gjitha ligjet boterore juridike E c'mund te benim ne per te provuar pafajsine dhe ndershmerine e tij? Per avokat mbrojtes , as qe behej fjale Nje here e thiren nenen, ne nje ndertese , ku e futen ne nje bodrum me prangat gati ne tavoline Nen hetuesi Andrea Bano nga Lushnja i tha kam nje leter nga burri juaj. Pes rreshtat e para-Tregon nena, dukeshin si shkrimi i tij, vazhdimi as qe i perngjante fare Ne leter thuhej se babaj ishte shume mire dhe do dilte se shpejti. Hetuesi pa pritur i tha nenes
Duam ti mbyllim hetimet, po Kostaqi thot se Fullci ka ardhur 10 here ne shtepine tuaj , ju sa here mbani mend qe te ket ardhur? Ai vet tha pyesni dhe time shoqe se dhe ajo e di Nena e mblodhi veten dhe ju pergjegj Mister Fullci, nuk ka ardhur fare tek ne, po ju silleni Kostaqin ne ballafaqim , le te mi thot ne sy keto fjale Pes ore , vazhdoi presioni psikologjik ndaj nenes , ndersa ne femijte e vegjel prisnim me ankth ardhjen e saj te vetem ne shtepi Pastaj filluan bastisjet Na grabiten nje biblioteke me vlera te medhaja Dy kamjona me placka e orendi me vlera, shtepiake Aty dhe shume fotografi, qe tregonin per lidhjet kulturore tregtare me boten , te cilat u moren si deshmi kunder tim eti
Nje dite para ekzekutimit , nenen e thiren per te takuar tim at Ky takim zgjati vetem kater minuta midis dy pale gardjaneve Nena dhe sot tronditet shume kur flet per ato kater minuta pas gjasht muajsh mbajtur ne hetusi e pa nje lajme prej tij
Ishte shume i zbehte tregon nena dhe me nje plage te madhe e te fresket ne faqe U mundua te me buzeqeshte dhe me tha Pushteti popullor na i fali jeten dhe na ka denuar me 101 vjet burg po do ket dhe amnistime, Sonte do te na nisin ne Burrel . Tani e tutje kujdesu per femijte e mos i lere pa shkolle.
Gjyqi u be me dyer te mbyllura me gjyqtar Bexhet Memen dhe Aranit Celen dhe po ate nate ne menyre te fshehte bashke me baban time, pushkatuan edhe tre Beratas te tjere intelektual
XH.Shyti: Cili ishte faji? Cila Akuze u provua? po deshmitaret?
A.Stefa: Do t'ju falenderoja ju dhe kedo tjeter ne se do me ndihmonit ti zgjidh keto pyetje, bile une do shtoja dhe nje pyetje tjeter Ku eshte groposur? Ku ja kane shpen eshtrat?
Xh.Shyti: Me baban tuaj ishte dhe nje Beratas tjeter qe nuk pati fatin e tij. Doli nga burgu dhe nuk u trajtua si i deklasuar.
A.Stefa: Eshte e verte dhe kur rastiste qe na dilte perpara dukej i shqetesuar. Femijte e tij jane trajtuar shume mire. Njeri arsimtar ne nje vend shume te mire dhe eshte dekoruar ne te njeten kohe qe mua me pezulluan nga arsimi. Kur vdiq i bashkeakuzuari me tim at, varrimi i tij u organizua si jo me mire dhe i ngarkuari i frontit, ne fjalimin e permoteshem tha :
"I ndieri, e ka ndihmuar luften NCL dhe pas clirimit ka punuar shume mire dhe ka kontribuar per ndertimin e socializmit. Ndersa ne nje bisede timen me te me pohoi se duke e torturuar cnjerezisht ai firmosi te gjitha ato qe donin ata. Megjithate, ky nuk qe i vetmi "vullnetar" qe i sherbeu diktatures. Nje bicim miku i shtepise tone, qe bisedonte shpesh me babane dhe qe martoi nje mbesen e vet me xhaxhan tim, pas ekzekutimit te Kostaqit, u be teper i nderuar. Shoqerohej me personalitetet moniste dhe trumbetohej si nje figure e koke e madhe lufte.. Nje dite djali i tij u be dhe minister. Te gjitha keto pse ishin "miq te afert" te sigurimit te shtetit. Ka dhe te tjere por per ata do flasim nje here tjeter. Per sa flas i kam me fakte dhe dokumenta.
Xh. Shyti: Po ju Zoti Alfred se bashku me familjen cfar pasoja patet?
A. Stefa: Familja jone pati fatin e zi te gjithe atyre familjeve te deklasuara qe ju privua cdo e drejte. Na debuan nga shtepia stergjysherore. Mbetem rrugeve por vetem pak dite se na mori ne shtepine e tij duke mar parasysh gjithe rreziqet, qe e prisnin Beratasi shpirtmire Kico Devole , qe e ndau kafshaten e bukes se familjes tij per nje kohe te gjate me ne Perfitoj nga rasti t'ju shpreh mirenjohjen dhe gjithe atyre njerezve dhe familje te thjeshta Beratase , te cilat ne ato dite mjerimi, na sillnin fshehurazi ushqime dhe veshmbathje dhe na luteshin qe mos ti thoshim njeriut se dhe ata i priste e zeza mbrapa. Nena atehere ishte 34-35 vjecare. Une me i madhi 12 vjec dhe me e vogla 6 muajshe Lufta e klasave godiste pa meshire dhe me intervale te ndryshme Mbas 39 vjetesh si mesuese e nderuar e rrethit nenes nuk ju dha pensioni i plot Mua me hoqen nga arsimi ndersa vellane dhe motrat i hoqen nga punet e tyre . Ime shoqe vuajti te njejtin fat ndonse i jati i saj Kristofor Gjyli ka lene eshtrat ne Mathauzen Ime shoqe , punoi gjithe jeten si pastruese Asnje burse shkolle per ne dhe pse ishim te paret ne mesime.
Xh.Shyti: Te kthehemi serish te ati juaj. C'pozicion mbajti intelektuali Kostaq Stefa gjate luftes NCL?
A.Stefa: Ne dhjetor 1943 ne Belsh te Elbasabit u ul nje aeroplan ushtarak Amerikan , ne bordin e te cilit ishin 33 mjek dhe oficer te pentagonit. Amerikanet u sollen ne hotel "Colombo" Te Beratit tek Premta Cami duke u trajtuar me kujdesin e duhur. Me rekomandim te K.Yllit, komanda e qarkut e ngarkoi Kostaq Stefen te shoqeronte amerikanet dhe ti dorzonte ne komanden aleate Ai u bind duke u larguar ne mal se bashku me amerikanet Tre muaj me rradhe, duke ju shmangur ndjekjeve te gjermaneve permes veshtiresive te ngrenies e te fjetjes te shoqeruar nga korriera, qe nderoheshin sipas zonave, ata bene nje marshim te gjate deri ne fund te janarit 1944. Keshtu ju pergjegj intelektuali Kostaq Stefa detyres se ngarkuar prej komandes partizane te Beratit
Grupi, duke kaluar ne zonat e ashpra te Skraparit dhe te Laberise mberriti shendoshe e mire ne Karaburun. Ne castin e ndarjes komandanti i aeroplanit , djali i nje latifondisti te madh te orizit ne Florida, i'u lut te shkonte me ta e te behej administrator i tij Kostaqi nuk pranoi sepse nuk donte te braktiste Atdheun ne ate cast kur vendoseshin fatet e tij Keshtu mbasi shkembyen adresat dhe amerikanet i falen disa relike qe kishin me vete , u ndane me premtimin qe im at tu lypte ndihme sa here te kishte nevoje.
Fatkeqsishte me 1948 kur u pushkatua babai , dhe ne na debuan nga shtepia, adresat e tyre na humben , ose i moren me gjithe gjerat e sekuestruara. Pres nga "Red Cross"-i Amerikan te mi gjeje ato adresa dhe te hedh drite te metejshme per ate mision historik dhe nje nga autoret e tij Kostaq Stefa, i cili ne vend te shpallej patriot , u shperblye me plumba dhe nuk e dim se ku i ka eshtrat
Pergatiti
Xhovan Shyti
Shenimi im
Kam lexuar ne vitet e fundit cfar kane shkruar ne librat e tyre historike, zoterinjte e nderuar Pjeter Pepa, Uran Butka, Agim Musta si dhe hulumtuesi i njohur i zhvillimit te arsimit tone kombetar zoti Iljaz Gogaj (Ka dhe te tjere libra e shkrimtar qe kane shkrojtur, po mua keto libra me kane rene ne dore) ku midis shume viktimave te tjera intelektual, flasin dhe per veprimtarine kulturore dhe patriotike te babait tim Po perseris thenien e te ndjerit vellait tim Alfredit. Jo se keto qe lexoj sot apo dokumentat qe disponojme dhe qe flasin per pafajsin e Tij, me ngjallen baban, po te pakten doli ne drite realiteti i Ketij Martiri te demokracise me nje origjine patriotike, qe i ka dhene kombit Shqiptar . Me ne fund u hoq ajo njolle e neveriteshme , qe na ndoqi si hije cdo hap te jetes si "Bij tradhtari te kombit"
Vellai im Alfred Stefa ishte refugjat bashke me familjen ne Greqi shtu si u rikthyen vite me pare i jati dhe shume intelektual te tjere kur u pushtua shqiperia nga fashizmi , ashtu dhe im vella u kthye me njehere ne atdhe ku menjehere kontriboi per renien e diktatures dhe zhvillimin e demokracise U muar me nje aktivitet te gjere social politik Detyrat i kreu me pasterti dhe ndershmeri dhe per kete u emerua ne detyren e inspektorit te burgjeve ne ministrine e drejtesise Gjate kesaj periudhe kreu studimet e larta ne fakultetin filologjik , fakultet te cilin e kishte filluar me korespondence ne kohen e rinise tij , ku kishte mbaruar dy vjet dhe , qe kur e pushuan nga puna si arsimtar, e perjashtuan dhe nga fakulteti. Periudha demokratike, hapi driten jeshile, per te plotesuar dy detyra kryesore qe i vuri vetes Alfredi Gjetja e varrit te babajt(per te cilen kam shkruar me pare) si dhe te krijoj ndonje kontakt te mundshem per historine e Amerikaneve te pentagonit, qe i jati si perkthyes i shoqeroi per dite e jave me rradhe neper malet dhe dimrin e eger shqiptar. Driten qe po hidhte ne piken e dyte, nuk e realizoj dot
Sot qe shkruaj edhe per mua jane disa gjera te errta psh nje mik nga shqiperia me dergon revisten KLAN te dates 05-03-2000 , ku ne kopertine lexoj titullin "Amerikanet qe rane nga qielli "shkruar nga gazetari Auron Tare Zoti Auron , e fillon tregimin se si ne vitin 1993 rastesishte nga nje miku i tij amerikane, i sapo njohur ne ambasaden amerikane , zbuloi fillin e nje ngjarje aq te vecante si kjo e "amrikaneve te rene nga qielli "ne luften e dyte boterore ne Shqiperi. Me kane munduar e me mundojne disa pyetje qe nuk po i jap dot pergjigje dhe zgjidhje Si ka mundesi qe zoti Auron nga deshmitar te ndryshem qe paska takuar (sic eshte shkruajtur ne artikull ) si dhe nga takimi me protagoniste te ketij misioni, nuk harriti te lidhej me Alfredon , apo Alfredua qe ishte ne kerkim nuk harriti te lidhej me zotin Tare ? Zoti Auron, ne artikullin e tij, permend dhe rolin e babait ne nje kapitull qe lexoj ketu, por ama me grryen nga brenda fakti se, nje nga versionet qe u pushkatua im ate (edhe nete "pushkatuarit " siper tokes.). ishte akuza si spiun anglo -amerikan, e jo vetem se ishte nxenes i Mister Fullcit, por edhe per kete veper humane qe beri per 33 misioner , mjek, ushtarak apo infermier te pentagonit dhe ne artikull as qe zihet fare me goj kjo po kalohet shkarasi funksioni i babait tim.
Dicka tjeter! Kur kolonel Lloyed Smith erdhi ne Shqiperi, kerkoi me kembengulje te takoi profesor Kostaq Stefen (Keto, ne i mesojme tani, nga korespondenca e rregullt, qe mamaja se fundi edhe ne, mbajme rregullishte me protagonisten e asaj kohe togeren Agnes Jensen Xhimin edhe femijet e tyre. Si ja spjeguan Mister Smithit per profesor Kostaqin?
U desh kur erdhi Agnesa ne Shqiperi se bashku me dy femijte e saj ne vitin 1995 , qe kembenguli se, donte te shkonte ne Berat patjeter te takonte mikun e saj si dhe familjen e tij. Ate qe futi koken ne rrezik per te shpetuar koken e tyre, Kostaqin, por fatkeqsisht i ndrituri im vella, dy dite me pare kishte vdekur. Agnesa, u takua e permalluar me te nderuaren nenen time dhe pjestaret e tjere te familjes. Mori pjese dhe ne hidherimin e tyre e me vone kerkoi te bente ca fotografi kujtimi. Nipi im, i shoqeroi deri te makina bashke me shoqeruesit qe kishin ardhur nga Tirana. Rruges, duke komentuar per fatkeqsine qe na kishte ndodhur , ajo tha: Me vjen shume keq qe Kostaqin e kapen dhe e vran Gjermanet, kur po kthehej mbasi na percolli ne. I jemi shume borxh kesaj familje.
U skandalizua kur degjoi te verteten tragjike, nga goja e nipit tim. Kush vall i ra per shkurt per ti thene Agnesit se Kostaqin e vran Gjermanet kur po kthehej nga misioni? Po ne ate kohe qe Agnesi eshte ne Shqiperi dhe mer dekoraten si pishtar i demokracise, edhe baban e dekoruan "Martir i Demokracise.."
Zonja Agnes, sa u kthye ne Amerike perfundoi librin voluminoz me titull "Albanian escape the true story of U.S army nurses behind enemy lines" te cilin me autografin e saj e kemi ne shtepi. Aty flet per rolin e tim eti ne ndihmesen qe u ka dhene si perkthyes dhe shoqerues. Ne liber eshte dhe nje foto e tim eti, qe ja ka dhuruar ne kohen qe jan ndar ne Karaburun.
Me dhemb shpirti kur mendoj qe im vella, pas shume kerkimesh te bera gjat atyre pes vjet jete ne demokraci, nuk harriti te takoj as Kolonel Smithin as edhe Agnes Jansen Manggerich, qe t'ja spjegonte dhe argumentonte me hollesi e fakte fundin tragjik te te jatit dhe persekucionin qe ju be familjes tone. Agnesi vajti ne nje moment tragjik qe po kalonte familja ime. Me droje kerkoi ti bente dhe ato fotografi , apo shetitje neper dhoma e bahce, qe i kujtonte nje pjese nga rinija e saj. Im nip, e skjaroi apo i dha nje spjegim ne lidhje me ate qe i kishin shtremberuar Agnesit per tim at, edhe kete skjarim duke zbritur shkallet e shtepise. Me vone ne korespondencen qe Agnesi si dhe dy veteran te tjere te pentagonit qe jane akoma gjall, e qe i kan shkruar vazhdimishte mamas ketu ku jemi, jane skjaruar shume gjera por edhe shume pyetje te tjera ne lidhje me te kaluaren dhe koseguencat qe pati familja jone pas pushkatimit babait, kan ngelur pa pergjigje. Asnje nga ne nuk di te shkruaj anglisht. Mamaja per efekt moshe nuk shkruan dot me, keshtu qe te gjitha materjalet qe disponojme do ja dergojme se shpejti te nderuarit mikut te familjes tone zotit Agim Bacelli qe te kontaktoj direkt me ta Nje rruge e dy pune. I pergjigjemi pyetjeve qe kane ngelur pa pergjigje, si dhe cojme amanetin e tim vellai ne vend. Xhaxhai i zotit Agim Bacelli, ka qene nje protagoniste kryesor , qe ne operacionin e eger te dimrit, aty ne goje te ujkut Gjerman, u hapi deren dhe i strehoi gjithe misionieret amerikan bashke me tim at , ku nepermjet nje shtegu, i nxorri per te vazhduar rrugen per ku ishin nisur....
|