Nderi i rrezikshem i Berishes -nga Frrok ÇUPI
Nuk mund te thuhet se Kryeministri eshte i ndershem; por dihet vetem shfryrja e tij e perditshme per t'u treguar i ndershem. Heren e pare te pushteterimit (1992- '97), zoti Berisha u debua nga froni me revolta popullore me arme, ashtu sic jane larguar neper Bote lideret me nderin me te ndotur. Dite pas dite, gjate kohes qe ishte President i Republikes, ky Kryeminister i tanishem ka shkelur dhe po shkel tri kategorite e nderit, nga kater kategori qe ekzistojne sipas filozofit Schopenhauer:
Kategoria e pare, nderi borgjez, u shkel nga Berisha duke mos e njohur dhe as respektuar. Nderi borgjez, per Berishen, vazhdon te jete i huaj, sic kishte qene gjate 25 viteve te tij si komunist i linjes se ashper. Pese vjet si President nuk u ktheu asnje te drejte pronareve te tokave, as pasuri te tjera te ligjshme; por e shperndau pasurine e borgjezeve tek votuesit e tij te shtreses se vulgut. Nje parti politike perfaqesuese e borgjezise se vogel shqiptare, qe kerkoi legalizim ne vitin 1994, nuk u legalizua kurre. Te njejten gje po ben si Kryeminister: Pronaret e vertete i vuri ne rolin e ish-pronarit; ndersa okupuesit e prones borgjeze i nderon si pronare. Mes ministrave te tij, deputeteve a me poshte, ka instaluar urdhra strikte qe perdhosin cdo element te nderit borgjez. Deputetet tenton t'i cveshe nga imuniteti; ndersa ministrat duhet te vihen ne radhe para kabinetit te Kryeministrit per te marre leje qe te levizin jashte Tiranes. Ministrave u eshte hequr e drejta qe te reagojne kunder shpifjeve ne media, kur nderi borgjez nuk lejon as fyerjen, as shpifjen, ndryshe "nderi vlen me shume se jeta", sipas kodit te nderit borgjez. Kategoria e dyte, nderi zyrtar, eshte shkelur dhe shkelet prej Berishes me shume se shtroja nen kembe te tavolines se tij. Vetem nje vit mbasi mori pushtetin e larte te Presidentit u kap ne nje skandal te rende financiar. Nga thesari i shtetit u nxoren 1 milione e 600 mije dollare per t'iu dhene ne dore privatisht nje qytetari francez, Nikolas Arsidi. Ky ishte mik i ngushte i Berishes dhe i mori dollaret duke thene se "do te nderhyje per uljen e borxhit te jashtem te shtetit". Kjo perralle u sajua nga Arsidi-Berisha para "popullit injorant". Askush nuk mund te provoje se te pakten gjysma e parave, dmth. 800 mije (sipas ligjit te piraterise) nuk kane shkuar ne xhepat e Berishes. Presidenti e shkeli me tej nderin zyrtar, duke burgosur ish-Kryeministrin, Guvernatorin e Bankes se Shtetit dhe tri drejtore bankash, me qellim fshehjen e dores se vet si President. Vetem nje muaj mbasi u be President, Berisha u shkroi leter miqve te Lindjes se Mesme se "Me vullnetin e Allahut, populli shqiptar iu kthye botes se Islamit". Pas kesaj, po me iniciativen e tij personale, Shqiperia behet anetare e Konferences Islamike. Ky shtremberoi, arbitrarisht dhe me qellim, drejtimin kah Perendimi qe kerkuan dhe vendosen studentet, intelektualet dhe mbare populli shqiptar gjate demontratave per demokraci, nen sloganin "Shqiperia si Europa". Berisha, me vullnetin personal, e ktheu objektivin nga "Shqiperia si Perendimi" ne "Shqiperia nga Lindja e Mesme". Nuk mund te kete pandershmeri me te rrezikshme per nje zyrtar te ngarkuar me zbatimin e vullnetit te shumices qytetare sesa deformimi i qellimit prosperues te kesaj shumice. Berisha nuk ka deklaruar kurre se c'dhurata te medha ka marre nga lideret e vendeve islamike gjate vizitave te bujshme; megjithese eshte folur e vazhdon te flitet per valixhe te renda e luksoze sheikesh ne adrese te Berishes. Qe ne kohen kur Berisha ishte kryetar i PD-se, pa ardhur ende ne pushtet, posedonte me shume dollare sesa vete Partia e tij; ai depozitonte dollare edhe ne SHBA mes shqiptareve etnike. Ai e di se une vete jam deshmitar i ketyre fakteve. Pushteti i Presidentit Berisha u rrezua tragjikisht, me ne fund, per shkak te shkeljes se nderit zyrtar me financat e shtetasve. Aktualisht, si Kryeminister, ky po therret per "moral personal", duke pasur frike nga vetja. "Lufta kunder korrupsionit" sic eshte shpallur prej tij, eshte nje dhunim i hapur i nderit te sistemit politik e shoqeror. Sipas Kryeministrit, pervec ketij, te gjithe njerezit e tjere te ketij vendi jane atje perballe, te prezumuar "te pa nder". Individi i shpallur jashte nderit te te gjitheve, eshte krejt i pandershem, qofte ky edhe Kryeminister. Ky Kryeminister nuk ka dhene kurre shpjegime per vilen e tij ne Austri, per te cilen flitet gjeresisht; nuk ka shpjeguar pse i biri fluturon vetem me avion charter. Metoda e tij e blerjes se energjise elektrike me prokurorim te drejtperdrejte do te thote qartazi vjedhje e fondeve publike per xhepat e Berishes. Kryeministri shkel ashpersisht nderin zyrtar kur ngarkon qeverine, (vetem qeverine) me luften kunder korrupsionit. Principi i shtetit modern nuk e lejon kete. Qeveria eshte e ngarkuar me menaxhimin e financave dhe dikush tjeter (kolonat e tjera te shtetit) ka misionin e kontrollit mbi qeverine. Ndersa Berisha shkel nderin e shtetit duke perqendruar ne duar te tij te drejten per te vjedhur dhe te drejten per te fshehur. Fakti qe Kryeministri e ka ngushtuar kaq shume "grupin e ndershem" ne luften kunder korrupsionit, do te thote se ky po krijon keshtjellen familjare te pervetesimit te financave publike. Aq me shume behet e besueshme kjo, po te njohesh personalitetin e te tij te dyfishte.
Kategoria e trete (e radhitur sipas filozofit gjerman) nderi seksual, nuk mund te thuhet se ka prova, as gjasa, qe Berisha ta kete shkelur. Kategoria e katert, nderi kalorsiak, mbetet nje enderr per Berishen. Ardhur prej nje edukimi feminor shume te keq, prej nje zone shume te thelle malore dhe me komplekse inferioriteti te hapeta, Berisha ka admiruar nderin kalorsiak. Ne qofte se ai nuk e di kete, le ta mesoje se ne cilen rruge e ka vene personalitetin e tij. Nderi kalorsiak nuk do t'ia dije per meritat, per lavdine apo per virtytin; por vetem per shfaqjen e jashtme, per vleresimin qe kane disa njerez per te. E keni ndjekur Berishen se si ekzaltohet para nje turme sado te vogel te llojit te vet? Aty ai "peshon" nderin e vet. E keni pare Berishen se si genjen ose mohon sy per sy, si shpif ndaj tjetrit pa pike meraku, si ben thashetheme kunder opozitareve? Vlera nuk ka aspak rendesi, Berisha funksionon vetem per shfaqjen. Ky nuk eshte kaloresi vete, por nderi kalorsiak, qe nuk do t'ia dije per te verteten, por vetem per vleresimin e nje kategorie te caktuar. Berisha vleresohet "per nder", jo per virtyt, nga ata qe jane brenda linjes se vet. Nuk dua te bej ndonje perqasje te drejtperdrejte, por me vjen ne mendje nje fjale e arte e filozofit te lashte Epikram. Ai shkruan: "Te bukur i duken qete kaut, qente qenit, gomeret gomarit dhe derrat derrit". Ky eshte nderi kalorsiak qe aplikohet te Berisha dhe trumbetohet prej tij. Sa here preket nderi kalorsiak, therritet dhuna. E keni verejtur Berishen sa i ashper dhe i dhunshem shfaqet. U ka kallur daten kalamajve neper kuzhina kur shfaqet i kuq e bertites neper ekrane televizoresh. Ka ngritur mitin e fadromave dhe kultin e fadromaxhiut. Njeriu "pa nder" i botes industriale i ndertoi fadromat me qellim ndertues, ndersa Berisha po i kthen ne sinonim te shkaterrimit. Forcen e pushtetit Berisha e perdor per te dhunuar e mposhtur kundershtaret: Ka kercenuar shkaterrimin e nje ndertimi modern nyjekalimi ne kryeqytet; ka shkaterruar disa prona opozitaresh politike ne qender te Tiranes; ka bllokuar bizneset me te medha qe nuk i perkasin atij dhe po aplikon dhunen psikologjike mbi shumicen. Arsyeja eshte se ky individ ka frike se mos i preket nderi kalorsiak. "Nderi behet keshtjelle ku cdo maskara, mjaft qe t'i perkase kesaj klase, mund te kercenoje dhe qelloje per vdekje njeriun me fisnik dhe me te ndershem", shkruan Schopenhauer. Nderi kalorsiak lahet ne fushen e betejes, me duel. Nderi i Berishes prandaj eshte kaq i rrezikshem. Janar 2006
|