Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
FAQE KRYESORE Për anëtarët

Ju jeni: Aktualitet -Mbrëmja poetike me A. Podrimen

TEMAT

  Mirdita, vizioni i munguar

  Suedia dhe suedezët

  Promovimi, N. Dedaj

  Ullmar Qvick-poezi

  Ditët e Podrimjes...

 Takim poetik (A. Podrimja)

  Rubiku në ndryshim

  Edi Rama në Rrëshen

  Moisiu në Mirditë

  Udine, Festa e Pavarsisë

  LSHB, në Rimini

  Veprimtari mbi Gj. Kastrotin

  

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

Mbrëmja poetike...

nga Gjergj Marku

Në pallatin e kulturës Rrëshen për nder të poetit të madh u organizua një mbrëmje poetike “Podrimja në mes nesh”, ku ishin të pranishëm nxënës shkollash, intelektualë të qytetit nga të gjitha formacionet politike dhe shoqëria civile, drejtues vendorë e të ftuar nga qarku i Lezhës. E konceptuar si një shoë, me elementë artistike, poetikë dhe muzikorë, intervista etj, aktiviteti qe mjaft mbresëlënës për poetin e shquar kosovar.

Ajo që vite më parë dukej një utopi për të pasur poetë, akademikë kosovarë, njerëz të penës të asaj krahine, tashmë ishte një realitet i prekshëm. Për 1 orë e gjysëm, Podrimja ka qenë në skenë, i përshëndetur nga recitime, këngë e përshëndetje të rastit si dhe libra të dhuruar nga krijues e studiues mirditas. Kush e mendoij se këtu në Mirditë, truallin e mbijetojës dhe frymëzimit patriotic të Prend Doçit, Ambroz Marlaskës, Nikollë Kacorrit, Ndre Mjedës në origjinë, Pashko Vasos a të tjerë do të vinte dhe Anton Ceta me gjak mirditas, akademik Mark Krasniqi, ansamble e artistë dhe për më tepër më së fundi, të ishte dhe poeti që mirditasit e shkolluar e kanë njohur që fëmijë përmes poezive të veçantë të tij, Ali Podrimen.

Ali Podrimja është lindur në Gjakovë më 1942, shkolluar për gjuhë letërsi në Universitetin e Prishtinës. Mbahet si poeti që solli novacion në poezi, poeti që e ka nisur rrugën e krijimtarisë që 19 vjeç me “Thirrjen”, më pas me Dhimbë e BUKUR, Sampo, TORZOI, DREJTPESHIMI, BUZËQESHJE në KAFAZ e dhjetra vëllimë të tjera, për të ardhur tek vëllimet më të reja, me poezi dhe esse. Shumë poezi të tij janë përkthyer në disa gjuhë të botës si në gjermanisht, anglisht, frëngjisht, italisht, turqisht etj.

Ali Podrimja është poeti thellësisht kombëtar, zëri i vecantë i tij në poezinë shqipe e ka përgatitur ditën e etnisë, ditën e madhe të kombit shqiptar. Vetëdija e Podrimjes nuk ka njohur kufij politikë, dhe as kufijë krahinorë brenda hapësirës shqiptare. Nëse rilindasit krijuan shëmbëlltyren ideale të Atdheut, kur formohej kombi shqiptar, Ali Podrimja ka krijuar shëmbëlltyren e shenjtëruar të etnisë dhe të kombit shqiptar, kur ato ishin të coptuara politikisht dhe të mjegulluara ideologjikisht. Poezia e tij është vizionare, paraprijëse tepër ndikuese dhe e popullarizuar në trevat shqiptare.

Nga poezitë e poetit kosovarë ishin përzgjedhur vjersha që prej fillimeve të krijimtarisë së tij.

Heshtja dhe guri, jo rastësisht, janë dy nga figurat më të përdorura në poezinë e tij, u tha në diskutimet e të pranishme, poezi të viteve 70-80, pasi janë përftuar në rrethanat politike të heshtjes së madhe dhe të qëndresës dhe kundërshtimit të madh te heshtur. Kur poetët sllavë i këndonin parajsës së tyre në Jugosllavi, Ali Podrimja, i këndonte gurit, shkëmbinjëve dhe shkrepave shqiptare, sepse atje e gjente veteveten dhe shëmbëllimin e vet.

Teksa kemi mes nesh Ali Podrimen, këtë poet të nderuar të kombit tonë, na vjen të thërrasim vëlla të një gjaku këtu në Mirditë. Kjo, se ka aq shumë lidhje historike mes kësaj treve dhe Gjakovës, Rrafshit të Dukagjinit. Kemi shkuar e ardhur tek njëri tjetri, shumëkush nesh i ka patur në Gjakovë trojet dhe kullat e të parëve.

Është dhe kjo një ndër shtysat që poetët e sotëm të Mirditës, Gjok Beci, ndue Dedaj, Viktor Gjikola, Zef Zefi, Nikollë Loka, Preng Cub Lleshi, etj, kanë poezi dhe cikle me poezi kushtuar Kosovës nëpër librat e tyre.

Momenti më i veçantë ka qenë kur në sallë janë derdhur ritmet e ëmbla të këngës “Kitara”, një ndër poezitë e bukura të Ndue Dedajt nga AJZBEGU I HËNËS, muzikuar nga maestro Mark Gjoka, kompozitori mirditor i lirikave.

Poeti Ali Podrimja i është përgjigjur disa pyetjeve në sallën e kulturës, duke sjellë mbresa nga fëmijëria e tij krijuese. Ai ka thënë se kam patur poetin e zemrës Fishtëm e madh, që e lexonim tinzash edhe pse po të diktoheshes merrje 15 vjet burg. Fillova të punoj dhe shumë libra u prezantuan dhe jashtë.

Qëkurse vura këmbën në Mirditë, dua të them se takimin e parë e kam patur përmes babait tim, por ky takim më la të kuptojë se shpirti i Krishtit ka filluar të ngjallet përsëri.

Sa për studiuesit dhe krijuesit mirditor, Podrimja, ka thënë një mesazh të qartë, të duam njëri tjetrin, po nuk shkuam mirë andej dhe këndej, dmth, ia kemi çelur rrugën të huajt.

Më pastaj poeti ka lexuar disa poezi aty në sallë, që nga ajo për Skëndërbeun, si e ka parë Podrimja heroin tonë kombëtar kur ishte student.

Në vijim të veprimtarisë janë marrë mbresa nga salla, ndërsa poetit i janë dhuruar libra të poetëve dhe studiuesve mirditorë. Ndërsa një darkë festive me krijues e studiues dhe miqtë, e organizuar nga kryetari i bashkisë Toma, ka përmbyllur veprimtarinë mbresëlënëse prej 7-8 orësh, që ka lënë mbresa të pashlyeshme tek poeti i shquar kosovar Ali Podrimja.

Nesër poeti Podrimja do të jetë në Kurbin dhe më pas në Lezhë për të mbyllur vizitën tri ditore në Shqipëri.

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net