Reportazh nga nje dite e paharruar ne Rimini
-nga Arta Mezini
Jemi vellezer, jemi shqiptare! Bashkimi, vllazerimi, toleranca dhe bashkepunimi midis shqiptareve ne te gjithe boten. Ishte ky motivi qe udhehoqi Konferencen e perbashket midis perfaqsuese se "Lidhjes te shoqatave shqiptare dhe arberesh ne Itali!" ( www.legaalbanese.com ) kryesuar nga Dr. Alban Kraja dhe drejtuesit e LSHB-se ( "Lidhja Shqiptare ne Bote" ) drejtuar nga Prof. Simon Kuzhnini. Ne nje klime vllazerimi dhe bashkepunimi egzemplar per ne shqiptaret, per nje dite te tere, me 30 nentor ne qytetin e Riminit, prane hotel "Niagara" (prone e familjes shkodrane Causholli), drejtuesit e hoqatave shqiptare e ato arberesh ne Itali dhe dretuesit e LBSH-se, referuan e dialoguan mbi situaten ne te cilen gjindet komuniteti shqiptar ne gadishullin Apenin. Qe te gjithe u shprehen optimiste mbi nivelin e larte te integrimit te shqiptareve ne shtetin italian si dhe vune theksin mbi nevojen e nje bashkepunimi edhe me te frytshem me organizatat e tjera si motra ne mbare boten ku te shumte jane bashkeatedhetaret tane. Ne vijim, Zoti Alban Kraja pershendeti ne emer Lidhjes shqiptaro-arberesh te Italise vellezerit Kuzhnini per prezencen ne kete Kuvend por dhe per ndihmen qe ata kane dhene dhe japin jo vetem ne krijimin dhe prosperitetin e LSHB-se por dhe per kontributin e patjetersueshem ne kordinimin e komuniteteve shqiptare ne mbare boten. Nder te tjera ai theksoi se shqiptaret ne itali jane jane nje komunitet i madh ne numer (300 mije) dhe te prezantuar mjaft mire nepermjet shoqatave te ndryshme qe zhvillojne pa reshtur aktivitetin e tyre kulturor, integrues, human dhe atedhetar ne te gjithe Italine, duke mos harruar ketu edhe ata qindra mijera arberesh, pasardhes se Gjergj Kastriot Skenderbeut, qe edhe sot prej shekujve te larget kane mbajtur gjalle gjuhen, tradidat, zakonet dhe shqiptarizmin mes tyre. Zoti Simon Kuzhnini nga ana e tij falenderoi Lidhjen shqiptaro-arbereshe ne Itali per misionin e saje historik qe ka ndermarre ne dobi te mbareshqiptarizmit. Nder te tjera ai theksoi se shqiptaret, nje nga kombet me te vjetra te Europes, kane qene gjithmone ne perpjekje te vazhdueshme per te mos humbur kulturen dhe identitetin e vet. Ndaj u pa e nevojshme qe ashtu si shqiptaret ne trevat e tyre etnike dhe ata ne vende te ndryshme te botes, ku shqipatre ne baze te statistikave numerohen sot rreth 15 milione, te ngrihnin e te forconin keto lidhje ne nje ne nje familje te madhe, ku ata t'a ndienin veten vellezer shqiptar te nje gjaku. Ky eshte dhe do te jete roli i vazhdueshem i LSHB-se. Ne mesin tone gjinden shqiptare te ‘memes' Shqiperi, te Kosoves, te Maqedonise te Camerise, te Amerikes, Australise e te gjitha vendeve te Europes. Te gjithe ata qe i kane percjelle brezave gjuhen tone, gjuhen e arberit, patiotizmin, krenarine kombetare. Sikunder arbereshet, shqiptaret e kosoves dhe maqedonise jane nje deshmi e gialle permes luftes, opresionit e dhunes per te mos humbur kurre ate ndenje te fuqishme qe i ushqente e i mbante gialle, shqiptarizmin. LSHB i ben sot shqiptaret te ndihen me te forte, me te lidhur, qe ti vijne ne ndihme njeri tjetrit, qe ata te kultivojne e forcojne bashkimin rreth idealeve te tyre, qe ata te arrijhne sa me shpejt stadet e Bashkesise Europiane e te kontribuojne ne kontinentin tone me perfqasine e tyre, me krenarine e te qenit shqiptar. Ndarje kufijsh, teritoresh e largesite e vendeve te ndryshme nuk munden te realizojne kurre ndarjen e tyre shpirterore, emrin dhe nderimin shqiptar. Mes te tjereve qe moren fjalen, referuan dhe zoterinjte, Xhafer Tare kryetar I shoqates ‘Iliria' ne Trieste, ku nder te tjera ai theksoi se nje nga parimet baze te shoqates se tij si dhe te Lidhjes shqiptaro-arberesh, eshte ndihma humanitare qe ne mund t'u japim femijve ne Shqiperi e Kosove si dhe kujdesi ndaj atyre qe lindin ne Itali per te mos humbur gjuhen, traditat dhe kulturen tone mijeravjeçare. Gjergj Lleshi kryetar i shoqates ‘Shqiponja' ne Udine theksoi se duhet te punojme shume per te forcuar akoma me teper lidhjet tona ne emigracion per te ruajtur gjithka te bukur shqiptare. Durim Meta i shoqates kryetar i shoqates ‘Albaniaamica' ne Firenze i cili vuri ne pah nje angazhim me te madh nga ana e autoriteteve shqiptare per te bashkepunuar sa me mire me shqiptaret jashte kufijve te cilet fatekeqesisht jane lene prej kaq vitesh ne harrese ndonese vazhdojne te kontribuojne fuqishem me te ardhurat e tyre ne ekonomine e brishte shqiptare. E nderuara zonja Vitore Stefa (Leka) antare nderi e bashkimit te shoqatave shqiptare-arberesh, si dhe antare dhe kordinatore e keshillit te Lidhjes Shqiptare ne Bote, nenvizoi faktin qe shqiptaret sot ne bote duhen te ndjehen te organizuar e te inseruar edhe me perfaqsite e tyre prane vendeve ku ata jetojne punojne e japin kontributin e tyre. Zonjusha Riviola Bregu kryetare e shoqates ‘Alba' te Monfalcone, e cila cilesoi si positive faktin e forcimit dhe lidhjeve te brezave te rinj shqiptare lindur jashte kufijve me atdhetarizmin dhe patrotizmin e me te rriturve. Zonja Nirvana Pistuli perfaqsuese e forumit te ‘Teutave shqiptare' vleresoj nga ana e saje rolin dhe punen qe kryejne vajzat dhe grate shqiptare kudo ne bote per integrimin sa me te mire te tyre. e shume te tjere. Gjate ketij takimi shume te rendesishem me perfaqesuesit e diaspores shqiptare ne Itali, Z. Simon Kuzhnini theksoi dhe rendesine e riorganizimit te deges se LSHB-se per Italine, gje e cila nuk prek aspak pavaresine e shoqatave dhe te Lidhjes shqiptaro-arberesh ne Itali por perkundrazi do ti jape nje shtyse edhe me te forte bashkim-vllazerimit mbarekombetar. Me pas te pranishmit aprovuan rendin e dites se kuvendit te trete te deges se LSHB-se per Italine dhe zgjodhen kryesine e kesaj dege e cila miratoi unanimisht Kryetarin dhe zv/kryetaret per nje kordinim sa me efikas te punes dhe perpjekjeve per te realizuar e çuar me tej punen e kesaj dege ne prag te Kongresit te 2 boteror te LSHB-se qe do mbahet ne Tirane pranveren e ardheshme. Ne fund te dites te pranishmit votuan organet drejtuese te LSHB ne Itali (Lidhja Shqiptare ne Bote - Itali), e cila u aprovua nga drejtuesit qendror te LSHB-se dhe kryestari i saj Z. Simon Kuzhnini te cilet ishin te pranishem deri ne fund te takimit. Ne perfundim te takimit, per disa qindra bashkeatdhetare te pranishem, u dha nje darke permes nje atmosfere festive kengesh dhe vallesh popullore folk te ansamblit "Shqiponja" drejtuar nga kantautori shqiptar Gj. Lleshaj, duke uruar keshtu pune te mbare Lidhjes Shqiptare ne Bote - Itali.
30/11/2005. |