Votues shqiptare! Eshte koha te jeni te NDERSHEM me veten tuaj dhe Shqiperine! - nga Zef Brozi
- KUJDES: Listat Perfundimtare te Zgjedhesve 2005 lene shteg per Manipulime e Falsifikime te medha!
Separi le te falenderojme ata qe kane pergatitur websitin zyrtar te Ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit www.lista2005.info ku shqiptaret, te gjalle(dhe te vdekur),ne Shqiperi apo ne imigracion, mund te verifikojne nese e kane emrin ne listat e votuesve per ne zgjedhjet Parlamnetare te 3 Korrikut 2005. Pasditen e 28 Qershorit, tek po lexoja ne internet fjalen mahnitese te Kadarese ne ceremonine e marrjes se “Man Booker International Prize”, pasi kisha derguar me e-mail miqeve te mi Amerikane disa vleresime per Kadarene ne shtypin boteror, tek lexoja shpejtazi lajmet per vendin tone te dashur, mesova se mund te verifikosh nese e ke emrin ne listen e zgjedhesve apo jo. Nga kerkimet qe bera ne websitin www.lista2005.info rezulton se une dhe bashkeshortja ime, edhe pse qe prej 10 vjetesh jemi ne Amerike, e kemi emrin ne listat e zgjedhesve ne Tirane per zgjedhjet e 3 Korrikut 2005. Gjithashtu edhe prinderit e mi qe kane ndrruar jete qe prej disa vitesh, rezulton se do te votojne ne Tirane. Ne kete faqe zyrtare te Ministrise se Pushtetit Vendor jepen keto te dhena konkrete: Zef Brozi, me D. Lindje 09.08.1958 do te votoje ne NR.ZZ 38, NR.QV 1725 dhe Adresa e QV: Shkolla “Osman Myderizi”, Tirane. Edhe prinderit e mi qe nuk jetojne me gjithashtu do “te votojne” ne te njejten Qender Votimi me mua. Ndersa bashkeshortja ime do te votoje me emrin e paramarteses Adriana P. Agolli me keto te dhena: NR.ZZ 31, NR. QV 1966 dhe Adresa e QV: Shkolla “Sami Frasheri”, Tirane. Edhe miq e te njohur te tjere te mi qe jane imigrante ne Amerike figurojne ne keto lista. Pra ky nuk eshte nje rast i shkeputur qe ngjet vetem me Zef Brozin apo me nje numer te kufizuar. Mijera imigrante e te vdekur te tjere ka mundesi te rezultojne se “do votojne” ne zgjedhjet e 3 Korrikut. E si mund te kishte dy milion e teteqind mije votues te regjistruar dhe te porositeshin pese milion flete votimi nese listat e zgjedhesve do te ishin korrekte? Ky eshte nje fakt qe duhet te terheqe vemendjen e te gjithe shqiptareve, e te gjitha forcave politike dhe t'u behet i njohur edhe institucioneve nderkombetare te angazhuara me zgjedhjet ne Shqiperi. Besoj se faktet flasin vete dhe nuk ka nevoje per komente.(Une kam printuar dhe ruajtur te dhenat e nxjerra nga ky website per t'i pasur si prova). Nisur nga fakti se me se nje e treta e votuesve shqiptare jane ne imigracion qe prej shume vitesh, regjistrimi i tyre per te votuar ne Shqiperi, edhe kur ata nuk e kane kerkuar nje gje te tille, krijon mundesi per fallsifikim e manipulim te votes se tyre. Une nuk e di si e ka zgjidhur legjislacioni dhe qeveria shqiptare ceshtjen e votimit te imigranteve shqiptare qe jane ne vende te ndryshme te botes, pervec atyre qe jane ne Greqi. Te mendosh se te gjithe imigrantet do te kthehen sa per te votuar ne Shqiperi eshte dicka jashte realitetit dhe mundesive te shumices se shqiptareve imigrante. T'i regjistrosh per votime ne Shqiperi edhe kur ata nuk e kane kerkuar nje gje te tille mbase nuk eshte nje zgjidhje e drejte dhe ve ne dyshim ndershmerine e vete zgjedhjeve. Pra, ky eshte nje problem qe Parlamenti dhe qeveria e ardheshme, ne bashkepunim me vete imigrantet shqiptare, duhet t'i japin zgjidhjen me realiste e me te ndershme dhe te mbyllin shtigjet e abuzimit me voten e imigranteve. Une u kerkoj institucioneve pergjegjese per zgjedhjet si edhe te gjitha partive politike qe te heqin nga lista e zgjedhjeve mua, Adrianen dhe prinderit e mi qe nuk jetojne me. Ose te mos lejojne askend qe te fallsifikoje voten tone. Qe nga viti 1996 une nuk kam ne Tirane dhe ne asnje qytet tjeter shtepi apo apartament. Une kam 10 vjet qe jam larguar nga Shqiperia dhe pas vitit 1995 une kurre nuk kam ardhur per te votuar ne Shqiperi. Gjate 10 viteve te fundit une kurre nuk kam kerkuar te regjistrohem per te votuar ne Shqiperi. Edhe prinderit e mi kurre nuk kane votuar ne Tirane. Une u bej thirrje te gjithe shqiptareve qe te jene te ndershem separi me veten e tyre, me fatin e tyre dhe te mos pranojne qe te votojne ne emer te te tjereve, te mos votojne dy a me shume here, apo te fusin ne kutine e votimit vota fallco te pergatitura me pare. Shqiptaret duhet ta kuptojne se po ta bejne nje gje te tille ata separi i bejne dem vetes se tyre dhe Shqiperise. Politikanet qe ju mashtrojne, qe ju joshin me para e premtime qe te fallsifikoni vota, me siguri me diten pas zghedhjeve do t'ju harrojne. Ju nuk keni me asnje vlere per ta. Dhe nese ju do viheni para pergjegjesise penale per veprimet qe ju kane shtyre vete te beni, ata do ta mohojne. Dhe pergjejgjesine do ta keni mbi vete ju votues te blere dhe te mashtruar. Dhe ju e meritoni nje fund te tille. Por edhe ata qe heshtin para veprimeve te tilla fallsifikuese e manipuluese jane po aq bashkefajtore. Une i bej apel organeve te drejtesise qe te jene te drejte e te ashper ne hetimin dhe ndeshkimin e cdo rasti qe cenon zgjedhjet e lira e te ndershme. Eshte koha qe e keqja dhe krimi nuk duhet te tolerohet me, edhe kur ato inspirohen nga forca te dhe individe me peshe ne politiken shqiptare. Duke marre shkas edhe nga rasti im personal, ju bej thirrje te gjithe imigranteve kudo ne bote qe te bejne verifikimet nese jane ne listat e votuesve dhe te bejne ate qe duhet per te parandaluar fallsifikimin e votes se tyre nga kushdo qofte. Shqiptaret mesefundi duhet te kene mesuar te respektojne veten: te mos lejojne qe asnje parti politike te qendroje apo te vije ne pushtet duke fallsifikuar vullnetin e popullit. Nese edhe ne keto zgjedhje jetike per fatet e Shqiperise, dhe ne nje kuptim edhe per fatet e Kosoves, shqiptaret tolerojne apo behen pjese e manipulimeve dhe fallsifikimeve te zgjedhjeve, atehere me dhimbje duhet te themi se e meritojne nje qeverisje qe majmet e hypur ne zverkun e popullit! Le te ndihmojme te gjithe ne shqiptaret kudoqe jemi qe zgjedhjet e 3 Korrikut 2005 dhe te gjitha zgjedhjet e ardheshme ne Shqiperi te jene te Lira e te Ndershme. Dhe atehere ne kemi hedhur nje hap para drejt nje Qeverisjeje te Mire. Nje Qeveri qe vjen a qendron ne pushtet duke fallsifikuar votat nuk mund te jete kurre as e ndershme, as e sukseseshme. Dhe nuk duhet te jete as jetegjate.
U.S.A. 28 Qershor 2005
|