Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
FAQE KRYESORE Për anëtarët

Ju jeni: Politikë-Liria e shprehjes...

TEMAT

 Nderi i rrezikshëm i Berishës

Berisha dhe BG&R

 Përgjegjësia Intelektuale

 Gjykata Kushtetuese

 Pavarsia e Gjykatës

 Rikujtim i turpit politik

 Bashkimi kombëtar

 Liria e shprehjes

.

.

  

  

 

 

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

 

Lira e shprehjes
Veprimet e qeverisë Berisha janë të njëjta me ato të botës jo demokratike, dhe në
këtë aktualitet përngjan në botën e errtë lindore. Qeveria e Berishës duhet t’i
mbaje larg duart e pushtetit të hekurt, siç dëshiron ai të ketë nga mediat. Në të
kundërtën ai jo vetëm që bën barbari mbi fjalën e lirë, por e fut Shqipërinë në një
krizë të quajtur, kriza e demokracisë
 
nga Edita Kuci- Ukaj
Liria e shprehjes vështruar në kontekstin e lirisë së mediave dhe lirisë së botimeve në përgjithësi shënon kulmin e demokracisë. Po ashtu, konceptet themelore të demokracisë moderne kanë gjetur pikënisjen nga liria e shprehjes, liria e të menduarit. Kjo gjithnjë përkon m e shtyllat mbi të cilat ndërtohet demokracia në shoqëritë e lira perëndimore. Sot në botën perëndimore diskutohet më të madhe për çdo segment me rëndësi. Ndërkaq kësaj here në top listë të demokracisë perëndimore është vënë sërish liria e mediave. Ndoshta është diskutimi më i ashpër në kohen moderne mes lirisë së shprehjes dhe e te shkruarit dhe tendencave që shfaqën në të kundërt nga histori, regjime, kultura apo besimi të ndryshme. Botimi i karikaturave te Muhametit në gazetat perëndimore është liri e te shkruarit në mentalitetin perëndimor, për të cilën janë zotuar gjithë, mbi të cilën vlerë janë ndërtuar dhe në saje të së cilës vlerë kanë përparuar. Madje në këtë vlerë edhe besojnë shoqëritë perëndimore përgjithësisht. Sepse është emëruesi i një vlerë të veçantë, që është bërë nëpër kohë kulturë, besim e bindje. Në të kundërtën, bota arabe e zhytur në primitivizëm dhe tendenca të një ideologjie shkatërrimtare, reagon barbarisht ndaj lirisë sublime duke justifikuar këto publikime me nuanca religjioze. Por esenca këtu është te fakti se këto shtete, pa përjashtim nuk kanë demokraci, dhe kur nuk ka demokraci, nuk ka as liri, pra nuk ekziston as koncepti i lirisë dhe liria e shtypit, e te shkruarit ose te shprehurit nuk kuptohet aspak nga ajo popullatë gjysmë-analfabete. Kjoçështje tashmë është shndërruar në debat dhe problem global.  Pra kemi dy taborre që“përplasjen” mes  asaj që konceptohet vlera universale të lirisë dhe jolirisë. Ndoshta, më në fund edhe shumica e optimisteve, tash e kanë kuptuar, se  në esencë për çfarë dallime të madh bëhet fjala. Dallime që deri me tani kanë argumentuar profecinë e Hantingtonit për përleshjen e civilizimeve në shek. XXI. Ndeshja e botës perëndimore me atë lindore nuk duhet konceptuar thjeshtë përmes një diskutimi religjioz. Këtu kemi të bëjmë me një mendësi që jeton në errësirë dhe një mendësi që kaluar çdo parashikim të makrozhvillimeve. Pra, për një perëndimor liria e shprehjes është diçka esenciale dhe në një farë mënyre, e shenjt ashtu siç munden në këtë kontekst të jenë të shenjta figurat ose ikonat fetare. 
Kontroll i mediave nga shteti ose qeveria (regjimi) nuk guxon të ndodh, shkaku se
atëherë demokracia rrezikohet, sepse liria është kusht fundamental për një jetë në
demokraci. Kjo sidomos duhet të kuptohet nga vendet ne tranzicione politike, siç
është Shqipëria dhe Kosova. Në rrugën e formësimit të mirëfilltë të demokracisë,
liria e mediave duhet të jetë prioritet.  Në kontekstin e debateve që bëhen në perëndim për lirinë e mediave, në Shtetin e Shqiptar është hapur një temë me këto parashenja. Sipas kryeministrit Berisha, duhet të reduktohet numri i anëtarëve të KKRT-së nga shtatë që janë momentalisht, të mbeten vetëm pesë, ku njëri prej të cilëve emërohet nga Presidenti i Republikës nd ërsa katër të tjerë nga Komisioni Parlamentar i Edukimit dhe Informim, pra Parlamenti. Kjo vetvetiu nënkupton filozofi të kontrollit të mediave. Këtu kryeministri Berisha dhe qeveria shihet qartë se kanë tendenca të kontrollojnë mediat sipas parametrave të një pushteti të hekurt. Kjo absolutisht bie ndesh me debatet aktuale në botë, dhe bie ndesh me demokracinë në fjalë, bie ndesh me atë qëështë kulturë perëndimore dhe bie ndesh me ambiciet e Shqipërisë për integrim në familjen Perëndimore. Me këtë logjikë, ky integrim vetëm zgjatet. Kjo që ndodh tash me debatet e hapura në Shqipëri lidhur me relacionet pushtet-media, mund të quhet banalitet, banalitet me plotë kuptimin e fjalës, banalitet që diktohet nga ana e qeverisë. Madje në një kohë të ndjeshme për këtë fushë. Kjo logjikë njëherit vë në dyshim edhe pretendimet reale të Shqipërisë, për të qenë vend demokratik, ku të gjitha drejtat njerëzore respektohen. Kjo qka tash ndodh shkon në të kundërtën.
Qeveria e Shqipërisë dhe konteksti i përgjithshëm për të kuptuar këtë vlerë sublime,
mjafton të ndjekin zhvillimet e fundit në relacionet media-pushtet në Danimarka dhe
vendet tjera perëndimore, të cilat për të ruajtur këtë vlerë janë në gjendje të
sakrifikojnë çdo gjë. Mund të krahasojmë demokracinë e një shteti si Danimarka, ku
aty qeveria e mbron deri në fund lirin e te shkruarit dhe shprehjes, përkundër
presioneve, mbase edhe humbjeve ekonomike dhe rreziqeve për eskalim të skajshëm të situatës. Pra ky është shtet vërtet demokratik, kur në emër të demokracisë dhe lirisë përjashtohet çdo formë e shantazheve. Në Shqipëri ndodh një paradoks. Kryeministri i tashëm dhe lideri i opozitës, një andrrimtar primitiv në politikë, atëherë kur  premtoi lirinë e mediave. Tash kërkon të vë pushtet mbi to. Një paradoks më shumë se i rrezikshëm. Asnjë qeveri dhe asnjë parlament nuk ka të drejt të kontrollon mediat private, dhe në atë moment, nëse kjo ndodh, atëherë demokracia është në rrezik të madh. Dhe në atë vend nuk mund të flitet për demokraci. Por ky problem si po duket ekziston ende sot në Shqipëri nga mentaliteti komunist diktatorial, i cili po funksionon ende në kokat e pushtetarëve.
Ky është sindrom shtetëror, mentalitet dhe politikë jodemokratike. Kështu vepronte
edhe qeveria socialiste ose më mire të them Fatos Nano, kur disa gazeta të djathta u dënuan për lirin e te shkruarit. Madje me botuesin e pavarur në Shqipëri z. Nikollë
Lesi hapi konflikt të hapur, konflikt që u kritikua nga shumë organizata ndërkombëtare që merren me mediat dhe liritë e shprehurit. Veprimet e qeverisë Berisha janë të njëjta me ato të botës jo demokratike, dhe në këtë aktualitet përngjan në botën e errtë lindore. Qeveria e Berishës duhet t’i mbaje larg duart e pushtetit të hekurt, siç dëshiron ai të ketë nga mediat. Në të kundërtën ai jo vetëm që bën barbari mbi fjalën e lirë, por e fut Shqipërinë në një krizë të quajtur, kriza e demokracisë.

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net