Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
LETËRSI Për anëtarët

Ju jeni: Letërsi -> Poezi -> Valentina Zefi

AUTORËT

  Agetina Tanushi

  Aurora Gjini

  Besjan Dedaj

  Desdemona Pepa

  Dorian Lleshi

  Dorina Laskaj

  Drinalda Preci

  Eglantina Beci

  Eneida Fizi

  Fatmira Gjini

  Gjoziana Arapi

  Lindita Pima

  Luiza Melyshi

  Silvana Pershqefa

  Valentina Zefi

  

  Letërsi


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

S'DI NGA T'IA NIS

Persiatje mendimesh
Që sillen e shtillen
Në kokë si lëmsh
E unë s'di nga t'ia nis …

Shtëllunga fjalësh
Që levizin nëpër dhomë
Me sens e pa sens
E unë s'di nga t'ia nis …

Zenka, zemërime
Me shkak e pa shkak
Prekin në zemërE unë s'di nga t'ia nis …

Këshilla te vjetra refren
Që më jepen si fëmijës
E unë s'di nga t'ia nis …

Shira medyshjesh mbyten
Në fletën e bardhë
Dhe një roman mbeti
pa krye, pa fund
Se nuk dita nga t'ia nis …

Në mëngjes gjumi
Më rendoi në sy plumb
Më shumë se kurrë
Dhe dua të fle serish,
Se nuk dita nga t'ia nis …

NË PRITJE

Është ulur aty
Mbi dyshemenë e pritjes,
Larëzuar nga vesë lotesh,
Mbi velin e zisë
Ka hedhur shaminë e trishtimit
Dhe pret…

Është ulur në lulen e rinisë
E kërrusur si një plakë
E ngrysur si një re
Në prag të shtrëngatës
Dhe pret…

Pret
Vajza nuse, vasha plakë
Kushedi sa ka pritur e do presë
Atë…
Imazhin apo arkëvarrin e tij.

                                                                                                             

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net