Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
LETËRSI Për anëtarët

Ju jeni: Letërsi -> Poezi -> Silvana Pershqefa

AUTORËT

  Agetina Tanushi

  Aurora Gjini

  Besjan Dedaj

  Desdemona Pepa

  Dorian Lleshi

  Dorina Laskaj

  Drinalda Preci

  Eglantina Beci

  Eneida Fizi

  Fatmira Gjini

  Gjoziana Arapi

  Lindita Pima

  Luiza Melyshi

  Silvana Pershqefa

  Valentina Zefi

  

  Letërsi


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

LOTI

Nga sytë e vërbuar rrodhi
E nëpër faqe shkau lehtë
Pastaj prej andej brodhi
E ra diku në një fletë.

Kripa e lotit të mjerë
U tret në fletën e bardhë
S'kisha parë ndonjëherë
Një lot të tillë, të rrallë.

Loti që rrodhi i heshtur
Dhe doli nga dy sy
Ishte loti i syve të vërbër,
Loti i syve të mi.

BALLO FUNERALËSH

Me fustanin e zi jam veshur
Po shkoj në një ballo funeralësh
Një lot më rreshqet duke qeshur
Vallëzoj e gëzuar mes varresh.

Muzika në çdo çast më therret
Don Zhuanët më ftojnë të vallëzoj
Vaji në të katër anët pëlcet
Në ballon e funeraleve dashuroj.

Sa e çuditshme është kjo botë e heshtur
E veshur në të zezë e të bardhë
Në një funeral shkon duke qeshurNdërsa në dasëm shkon duke qarë.

                                                                                                             

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net