HËNA 
Hënë…
Vetëm drita jote më ngroh
Se ti dhe në errësirë të plotë
Ndriçon si një pishtar
Shpresë i jep të vetmit udhëtar…
Por, ah, hënë e dashur,
Seç kam një brengë
Si im atë, të shihte, sa ç'sheh
Udhëtari nëpër dritën tënde…
Hënë, dhimbjen time ti e di
Prandaj rri dhe pak të lutem
në këtë natë të gjatë.
Le të ecim së bashku.
Të dalim sa të mundemi
Nga dhimbjet…
Ta rrefeva ty hënë e dashur
Brengën time të pakufishme,
Njerëzit në tokë
Sikur s'më kuptojnë…
BESOJ
Besoj se ka djaj, dhe pse nuk i shoh
Por tani dhe sikur i shoh…
Besoj se ka engjej, dhe pse nuk i njoh
Ndokush thotë - djalli doli nga engjëlli.
Besoj në dashurinë, dhe pse rrallë e ndiej
Dashuri të thellë rrallë ka ndokush,
Besoj se dielli është i dobishëmDhe pse na djeg si prush.
Besoj se gjithësia është e pafundme
Dhe pse s'e kam parë
Besoj se ti do të vish
Dhe pse të pres duke qarë…
|