I.Borova "Me respekt per... "
-nga Arta Mezini
Nje dhurate e bukur ne prag ngjyrash pranvere per te gjithe lexuesin libri
me poezi ''me respekt per....'' Pikerisht ne ditet e marsit u promuvua ne nje nga ambientet e ''Radio Jeta'' libri i aktorit,gazetarit dhe poetit Ilir Borova.Mes miq te shumte,koleke dhedashamires se artit dhe poezise u be presantimi i ketij libri,mes emocionesh per dicka te re ne krijimtarine mikut tone Ilir Borova.I njohur si aktor dhe gazetar prej te gjitheve por pa dyshim edhe si poet ne miqte e shume virtual dhe jo vetem
kesaj here ai presanton nje aspekt tjeter ne personazhin dhe artin e tij.Copeza jete momente dhe nje pjese e madhe e komunikimit te tij mes bashkeatdhetaresh kesa here nepermjet vargjeve te poezive.Nuk e kisha menduar-shprehet Iliri-se ndoshta nje dite do ti botoja ne nje liber.Ato nisin aty ku deshira lind per te hedhur dicka ndryshe nga komunikimi i pergjithshem mes ndenjes dhe realiteti.Ishin miq te mi -shprehet ai- te cilet me dhane shtytjen e pare per te mbedhur e botuar ne nje liber.Nje falenderim gjithe artyre qe bene te mundur realizimin e keteij libri,duke shpresuar sa me pare ne duart te shume lexuesve dhe adhurues te artit poetik. Nerpermjet ketij libri lexuesi mund te udhetoje dhe ndihet mire ne shoqerine e poezive.
Kush eshte Ilir Borova!
Ka lindur ne qytetin e bukur te Korces.Nje qytet me tradita te shumta kulturore artistike,me nje natyre te mbrekullueshme qe kurresesi nuk mund mbetet pa u bere pjese e librit te madh te jetes.Mbaron shkollen e mesme artistike ‘Tefta Tashko Koco’’ ne qytetin e tij te lindjes dega pikture,ku penelatat e para lene gjurme ne pershkrimin e rrugicave te Korces dhe ambientit karakteristik perreth saj.Ai jeton rinine e mbushur plot endra dhe pasione te cilave u ka falur gjithe perkushtimin e vet.Korca e bukur mengjese
ku dielli thyen rrezen permes bardhesise se debores dhe kalandereve, gjelberimit te brishte fillim stine, por edhe cdo gje e persosur qe flet me gjuhen e kultures, behet ‘fajesore’ ne talente e deshira te Ilirit qe nuk mund te mbeten akoma pa vershimin e tyre.
Vazhdon keshtu Institutin e Larte te Arteve te Bukura ne Tirane ,dega dramaturgji,nje tjeter pasion dhe profesion i dashur per te.Edhe ketu ai do te shpalose talentin e tij ne veprimtarite e ndryshme te teatrit studentor,ku nje nder to eshte edhe festivali qe zhvillohet ne Shkup ne vitin 1993,ku Iliri vleresohet si nga aktoret me te mire permes mjeshterise ne rolin e Trainos ne dramen ‘Zbutja e Kryeneces’ Pasi diplomohet ne vitin 1994 rikthehet perseri ne Korce kesaj here prane teatrit dhe estrades A.Z.Cajupi.Gjithmone kerkues ne figurat e ndryshme qe ai realizonte le mbresa te mbrekullueshme ne rolet e Gani Grudes tek ‘Faktet’ dhe ne rolin e oficerit anglez ne tragji-komedine ‘Lakuriq me violine’ realizuar per skenen nga Llazi Serbo.Ndoshta Iliri ne kerkim te hapsirave te reja,ku gjithmone per artistin nuk mjaftojne,por edhe fakti qe edhe arti ndjehej i cunguar dhe i perhumbur do ti bashkohet formules tashme reale te
shqiptareve,duke emigruar keshtu ne SHBA ne vitin 1997 se bashku me familjen
e tij ,ku jeton edhe sot. Shpirti i nje artisti kure nuk pranon ‘mjafton’ai aty perseri i kerkon vetes dicka te re dicka reale,dicka qe te jete bashkeudhetare me te sikunder gjithe
bota e tij artistike.Realizon krijimin dhe drejtimin e radios ‘’Jeta’’ ne Chicago, me programet e saj ne gjuhen shqip.Mes nje njohje te gjere si aktor,poet,dhe gazetar ai sjell nepermjet valeve te radios nje larmi te konsiderueshme informacionesh,opinionesh,komentesh duke bere qe me mijera shqiptare te ndiejne nje ‘Shqiperi te voge’l ne zemer te Amerikes. Kohet e fundit kjo radio percjell informacinet dhe hapsiren e saj muzikore edhe nepermjet internetit ne adresen www.radiojeta.com apo http://www.radiojeta.com Nderkohe nje vend te vecante ne biografine krijuese te Ilir Boroves vlen te theksohet organizimi mes artistesh shqiptare ne emigrim me aktivizimet e tyre,nje nder to eshte edhe venia ne skene e komedise ‘’Llotaria Amerikane’’ ne Chicago,ku padyshim qe pati suksesin e vet.
Mes poezive te ILIR BOROVES
Sa here cdo kush prej nesh perpara nje cope letre dhe penes se tij eshte menduar per ate cdo shkruaj apo krijoj.Fillon e shkruan,pastaj e fshin,nje fjale pastaj nje tjeter edhe nje e lehtas krijon dicka.Shume here ajo I mbetet vetes,shume here tundohet nga deshira te lexohet edhe nga te tjere.Por kjo eshte normale kur dikush nuk mbart ne vetvete artin e bukur te te krijuarit.Ndryshe ndodh kjo tek shpirti i nje artisti, ndryshe ndodh kjo edhe tek poezia dhe krijimtaria e Ilir Boroves. Lidhjet e tij me artin jane te hershme,i njohur per telalentin e tij ne fushen e aktrimit dhe sot nje drejtues e denje i radios ‘’Jeta’’ te shqiptareve te Amerikes,brenda vetes ndjente kete domosdoshmeri per te komunikuar edhe me tej nepermjet krijimeve te tij,nje menyre per te percjelle emocionet, thurrjen e vargjeve si nje bashkebisedim ne aktet kohore te ndjenjes dhe jetes.Cdo moment qe kalon e jeton ai mundohet t'ja veshe nje vargu,ta perjetoi nepermjet ritmit te bukur te poezise.Ato,poesite e Ilirit nuk kane shume kohe te mendohen,ajo fillojne aty ku eshte emocioni i nje dite te bukur,te zymte me shi e debore,ato rrembejne gezimin e lindjes se nje jete te re,mendimin e hedhur ne nostalgjine ne vite,momentet aktuale te brishta e
proleme te gjithkund e gjithkaje.Ato rrembejne cfaredo copeza qe mund te mbidhen ne vargje,dhe une i dashuruari pas poezize ne to qesh e trishtohem,buzeqesh e mozionohem,me hedh thelle ne mendime e rizgjohem,perseri i lexoj i lexoj dhe mundohem te gjeje dicka timen.Qe nje poezi kur e lexon te te beje per vete nuk ka
nevoje te jete nje abstaksion total,nje perifrazim i veshtire ne deshifrimin e tij
apo ndoshta imagjinata te skajshme ku te kerkosh realitetin. Ato ne krijimet e Ilirit vijne natyrshem,nje perngjasje dhe nje rifles i asaj qe shkruhet dhe lexohet nepermjet nje gjuhe letrare te pasur. Shpeshhere ato flasin nepermjet ngjyrave te natyres,tonalitetit te nje kenge nderstinore, shkruan tek ''Debora e pare...ne Chicago'' erdhi bashke me eren...
vallezonte terbuar, ne qiellin boje hiri, porsi 'balerine'... e hera heres nepemjet nje ironie prej se ciles nuk mbetesh indiferent..duart lart nga qielli cojne luten luten dhe renkojne qe te hedhe mbi ta zoti vetem shi porsi qemoti... nje pershtatje qe ai i ben vuajtjeve dhe situatave teveshtira te shqiptareve ne poezine ''Te lutem Qiell, loto..
Jetuar ne realitete te ndryshme,nga nje Shqiperi e ndryshkur nga vitet ne ate
te ndryshimeve te padukshme e te veshtira,ne ate te nje bote krejt ndryshe perceptimi,kapitalizmi e ritmesh te shfrenuar opsionesh kohore.Ne te gjitha keto pika takimi me vetveten ai ka kapur ata me te lexueshmen dhe ti krijoje asaj per veten dhe per te tjeret. mendja pillte fantazine / dhe e coj,aq larg te zine/ sa dhe gjethet e panxharit/ merrnin formen e dollarit...
Si shume poet dhe autor te tjere ai i kendon ndenjes se bukur te dashurise mes
dhimbjes dhe gezimit,sikunder perjetohen ne trajektoren e tyre..
..dikur tek ty,nje strehe kerkova,
me kish lodhur dashuria
sado fort qe te therrita,
m'u pergjigjen fjalet e mia....
Dashuria per te eshte nje pjese e pandare jete pa te cilen ai ndjehet bosh dhe i
vetem, pa te edhe e ardhmja nuk shikonte horizonte..
mos kujtoni se dashuria shuhet
kur hiri i kohes ka rene mbi altarin
era e kujtimit po t'a fryje pak
me madheshti do t'ja ndez zjarrin...
Ne skenat e krijuara nepermjet poezive autori behet personazh kryesor,jo
vetem ti pergjigjet rolit te cilit interpreton por here heres ai huazon edhe
tek personazhet e tjere,nje pjese e tij eshte e tyre dhe anasjelltas.Ne
shume momente ai parapeqen te flasi ne menyre figurative nepermjet 'gjumit
'per te sjelle ate pjese te bukur te rinise,kthimin ne vitet qe mbartnin me
vete shpresen, endren dhe emocionet..
papritur troket rinia,
me gishtat e njome,
me ngjyra ngarkuar,
ne porten e ndenjes,
hapur pak,harruar....
apo diku tjeter..
e kur terri te nis kengen
prej shtratit, 'qiell' do shkase si ngjale
e do shkoj aty ku endren
kish lene ne mes, nje nat' me pare...
Ne artin e te shkruarit lajkmotiv i poezize mund te behet edhe ai, casti,kur
eshte aq shume i pazakonte dhe te rremben brenda grimcave te tij, melodi e
lehte tingujsh zanore qe shume kush mbrekullohet.Te parat jane nenat ato qe
tingujt i bejne kenge,e melodite kompozimet me te bukura per foshnjet e
tyre...
ti dashuri e virgjer e dashurise se pare
per ty i thyej ligjet,duel i kerkoj qiellit,
i'a shes sot shpirtin henes,
per ty blej neser diellin...
por edhe baballaret behen pjese te tyre,emocionet e tyre ralle here behen
ninullat,ata qe preken vetem brenda sferes 'vetem' te mposhtin ritmet e zemres
dhe syte e 'njomur' ,ne vargje nuk mund me te mbahen,eshte nje pjese e shpirtit te
tyre qe i therret dhe emocionohet bashke me ta...
ti linde ne nje cast
e quajtem mbrekulli...
...................................
por thelle ne syte e tua
veten shihnim ne...
Per Ilirin poezia mer trajtat nga me te ndryshmet,keshille,kritike,lajmi,mesazhi e frymezimi.Faktori familje ndoshta eshte edhe nje nga ata qe e ben autorin edhe me kerkues ndaj vetes dhe shoqerise,nje fond shume domethenes dhe i domosdoshem ne jeten e cdo artisti.Mbeshtetjen dhe dashurine me te cilen ai pershendetet cdo dite e ka
te skalitur ne penen dhe ndenjen e vet. Ai eshte njeri qe i adhuron jetes gjithcka,por edhe kerkues ideal i saj.Ne jemi te gjithe kalimtare ne rrugen qe pershkojme sot,por per momentin kjo eshte e vetmja rruge e deshiruar e jona,ta jetojme ne harkun pa kend gradimi te saj...
Nuk me pelqen qe ti te mplakesh
s'dua femijet te jene rritur
keshtu si je tani te dua
e ata,te jene te mitur...
.................................
ne mbreterine me emrin 'kohe'
jam nje ushtar,As Mbret,As Zot...
Do te shtoja se ne gjitha poezite e tij Iliri ka karakterin e forte per te mos ju diktuar negatives edhe pse ate e ngacmon ngahere dhe e ve ne dukje,por ne pozitivitetin e tij ai e mposht,te jep ndenjesine sikur pas cdo vargu dikush kerkon te thyeje dhe ai menjehere behet i me i forte.Ndoshta eshte edhe ai karakter i forte prej shqiptari qe cdo kush e ka prej nesh Brenda vetes ,e ndoshta per artistet e mendoj per ata qe shpalosin artin e tyre
jashte kufijve, kjo behet me objektive dhe e lexueshme.
Kam lindur i lire,e i tille do te vdese
ti pac bukurine,e fuqinee qiellit
kur une do te dua token do te puth
me perulesi
do ti falem diellit...
Gjithmone kur botimet shohin driten jeshile per here te pare,kuptohet qe eshte
dicka emocionuese dhe me deshiren qe te kete jehonen sa me gjate e me te suksesshme,pikerisht kete, ja uroj Ilirit me gjithe zemer, ''Rruge te mbare ne
kete liber te pare''.
A.Mezini
Shkurt ,2006 (Rome) |