Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
LETËRSI Për anëtarët

Ju jeni: Letërsi -> Poezi -> Besjan Dedaj

TEMAT

  Agetina Tanushi

  Aurora Gjini

  Besjan Dedaj

  Desdemona Pepa

  Dorian Lleshi

  Dorina Laskaj

  Drinalda Preci

  Eglantina Beci

  Eneida Fizi

  Fatmira Gjini

  Gjoziana Arapi

  Lindita Pima

  Luiza Melyshi

  Silvana Pershqefa

  Valentina Zefi

  

  Letërsi


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

PËR TY

 

Se si i erdhi fundi kësaj dite
S'e di e s'dua t'ia di...
O gjithçkaja ime momentale,
Kuptimin ditës, ia merr e jep veç ti.

Imazhi i shpresës po ikën tanimë
E shpirti nuk ngopet më nga ti,
Pesimistit që s'ndien më asgjë
I vodhe atë që e dinte lumturi.

GJYSHËRVE

Simboli i së shenjtës ka mbetur te ju,
Engjëllorja, e brishta, po ashtu.
Kjo botë nxiton e ju harron ngapak,
E unë aq më shume ju ndjej
Ndoshta dhe nga ky shkak.

 

DAL NGA ENDRRA

Njerëz që vrapojnë
rrugëve të vjetra në këmbë.
Bëj kilometra t'i ndjek.

Botë e re, botë e bukur?!
Më thotë mos...
Më thotë ti s'je!

Po unë dëgjoj kambanën time,
puth kryqin që më jep jetë
dhe eci, eci.

Pastaj vjen weekend - i,
të gjithë këndojnë;
S'kam zë të bukur, pres të kalojë.

Hapat e mi më bëjnë të lumtur;
kjo qenka jeta,
ky qenka çasti.

Padova, tetor 2003

EPILOGU I NJË DITE TË PAZAKONTË

(Prozë poetike)

S'e mbaj mend se ç'ditë ishte. Kujtoj thjesht se
ishte vjeshtë, madje ishte tetor; qante bashkë me mua
ai mëngjes.
Ti ishe bërë gati të ikje. Unë vuaja duke
menduar kohën që kaloi aq shpejt.
Nuk e kisha besuar që do te ikje një ditë, ose s'kisha dashur ta besoj.
Por, për çudi, sot po e kuptoj se ti ke jetën tënde;
ishim rritur, por s'do rrinim gjithmonë bashkë,
s'do luanim përherë bashkë. Pikërisht kjo gjë më vriste, më brengoste.
Nga brenga fillova të urrej,
urreja vjeshtën që e kisha dashur gjithmonë.
Në këto përjetime erdhi çasti. Ti ike dhe unë dola
në dritare. Shiu, stopat e makinës dhe lotët e mi
po krijonin një trishtim që do të zgjaste dhe s'do
të harrohej lehtë... Erdhe përsëri pas një jave;
do ikje dhe do ktheheshe... Meraku më i madh që kam, je ti, motra ime.
Fakti që s'do të kem gjithmonë pranë më frikëson, por ngushëllohem:
“Jeta kështu e paska, qenka vërtet një lojë.”

Shkurt 2001

                                                                                                          

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net