LETER
Drejtuar: Presidentit te Shqiperise,Alfred Moisiu Kryetares se Parlamentit, Jozefina Topalli Kryetarit te Keshillit te Ministrave, Sali Berisha,Te gjithe deputeteve
Shkelqesi President, E nderuar Kryetare e Parlamentit, I nderuar Kryeminsiter, Te nderuar Deputete, Une qe po ju shkruaj ka dhjete vjet qe jam imigrant ne Amerike. Mendova t'ju shkruaj nisur nga deshira ime per t'ju ndihmuar ne misionin e madh qe keni ne mbrojtjen dhe respektimin e Kushtetutes, ligjeve dhe akteve nderkombetare qe Shqiperia ka pranuar. Te gjithe shqiptaret, kudo qe ndodhemi, duhet te bejme ate qe mundemi per te miren e Shqiperise, qofte edhe duke u kujtuar drejtuesve te saj Kushtetuten e vendit. Natyrisht, eshte e drejta juaj te merrrni vendimet sipas gjykimit tuaj dhe te pergjigjeni per to. Po ju shkruaj ne kete forme, pra me leter qe po ua nis me poste elektronike dhe me botim ne shtypin shqiptar, se letrat me poste edhe mund te ngaterrohen, edhe mund te humbasin...
Une dua te shpresoj se pervoja e ketyre 15 viteve ju ka ndergjegjesuar se vendi yne nuk mund te beje realitet endrren e shqiptareve per nje Shqiperi te begate e demokratike “Si Gjithe Europa”, pa ndertimin e nje shteti ligjor; pa nje pushtet gjyqesor te pavarur; pa nje qeverisje te ndershme; pa nje lufte te pakompromis kunder korrupsionit, kontrabandes dhe krimit te organizuar qe po e asfikson shoqerine shqiptare. Ne fakt, ne fjalimet e juaja ju te gjithe i artikuloni aq bukur keto parime! Une uroj me gjithe zemer qe te gjithe ju, si perfaqesuesit me te larte te vullnetit te shqiptareve, ta keni me shume sinqeritet dhe seriozitet ndertimin e demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi . Per fatin e keq, ne shqiptaret gjithnje e kemi vonuar vetveten dhe kemi humbur jo pak shanse historike. Dua te shpresoj se Ju nuk do te vazhdoni me ne kete tradite te hidhur. Eshte koha per te mos humbur me kohe e shanse me eksperimente te pafrutshme qe demtojne imazhin e Shqiperise dhe frenojne progresin e saj. Mendoj se miratimi i Ligjit “Per disa ndryshime ne Ligjin per Keshillin e Larte te Drejtesise” qe Parlamenti miratoi me aq nxitim disa dite me pare, pavaresisht nga qellimi i mire i luftes kunder korrupsionit ne gjykata, ishte nje hap i pamenduar mire, nje eksperiment i pafrutshem dhe per me keq, nje dhunim i hapur i Kushtetutes se Shqiperise. Ne fakt, une sapo mora dijeni per kete nisme, qe kur Projektligji po diskutohej ne Komisionin e Ligjeve, shkruajta dy artikuj dhe i botova ne Shqiperi (Artikullin po ua bashkengjis me letren). Ne keto artikuj une theksoja se Projektligji per KLD bien haptazi ne kundershtim me Nenin 147 te Kushtetutes se Shqiperise. Shpresoja qe keta artikuj t'u kujtonin deputeteve, qeveritareve politikaneve dhe specialisteve te Shqiperise se sa here flitet per nje ndryshim ne ligj apo edhe per nje ligj te ri, puna e pare eshte referimi ne Kushtetute. Nese ndryshimet e nje ligji vijne ne kundershtim me Kushtetuten, atehere duhen kerkuar zgjidhje te tjera. Asnje lloj motivi, pra as motivet e luftes kunder korrupsionit, nuk mund te perligjin shkeljen e Kushtetutes.
Me deshiren per te parandaluar kete dhunim te Kushtetutes dhe kercenim te gjyqesorit, une kontaktova edhe institucione qeveritare e joqeveritare ne Washington, D.C. te cilet jane shume dashamires ndaj Shqiperise. Une kam qene e do te vazhdoj te jem nje oponent dashamires i politikes shqiptare pa asnje lloj paragjykimi dhe i nisur vetem nga deshira qe te kontriboj me aq sa mundem per te miren e vendit tim te dashur. Eshte e pafaleshme dhe e demshme qe institucionet shqiptare te vazhdojne te provokojne me veprimet e tyre antikushtetuese Bashkimin Europian, Keshillin e Europes dhe institucione te tjera Perendimore te cilave ua kemi aq shume nevojen. Vendet e demokracise Perendimore dhe disa institucione nderkombtare jane mjaft te ndjeshme ndaj pushtetit gjyqesor dhe Kushtetutes ndaj dhe cdo veprim qe i dhunon keto, nuk do t'i shpetoje lehte oponences se tyre. Por mbi te gjitha, sa here dhunohet Kushtetuta e Shqiperise, pasojat me te renda bien mbi vete popullin shqiptar qe ju ka zgjedhur ju ta perfaqesoni e qeverisni. Dhe zgjedhesit kane te drejten t'u kerkojne llogari perfaqesuesve te tyre per veprimet qe bejne.
Une ju bej thirrje ju Shkelqesi President Moisiu, qe ne zbatim te detyrimit Kushtetues qe keni, te mos e firmosni Ligjin per KLD qe ju eshte sjelle nga Parlamenti. Une i bej apel Parlamentit qe ne miratimin e Ligjeve te niset nga kushtetuetshmeria e tyre dhe nga motoja se sa ato i sherbejne demokratizimit dhe perparimit te Shqiperise dhe te mos nxitet thjesht nga interesa partiake te castit. Ligjet behen per Shqiperine e jo per partite.
Une du ate shpresoj se ne shkrimin e Projektligjeve Qeveria, Parlamenti dhe te gjithe ata qe kane te drejte nisme legjislative, do te ngarkojne specialistet me te mire dhe do te bashkepunohet me ngushte me specialistet e huaj dhe institucionet Perendimore. Ligjet nuk mund te shkruhen nxitimthi, dhe as nuk mund te kalohen ne Parlament me urgjence. Ndersa shtesat dhe ndryshimet ne Kushtetute nuk mund te behen aq lehte dhe pa nje konsensus te gjere politik. Ju duhet ta dini shume mire se stabiliteti kushtetues e ligjor i vendit, vec te tjerash, jane nje faktor shume i rendesishem per ardhjen e investitoreve te huaj ne Shqiperi. Une u bej thirrje ne menyre te vecante ju i nderuar Kryeminister, meqe edhe njihemi mire sebashku, qe te mbani fjalen qe u keni dhene zgjedhesve per te luftuar realisht korrupsionin e qeveritareve te meparshem dhe te sotem. E di qe realizimin e ketij premtimi, per shume aresye, ju nuk e keni te lehte. Une dua te shpresoj gjithashtu se Ju do te beheni shembull i Respektimit te Kushtetutes, ligjeve dhe ne menyre te vecante, pavaresise se gjykatave. Pra uroj qe Berisha Kryeminister te mos i ngjaje Berishes President. Kjo eshte ne te miren e Shqiperise dhe te vete detyres se larte qe ju eshte besuar.
Duke e mbyllur letren, perfitoj nga rasti t'Ju uroj me gjithe zemer ju te gjitheve dhe familjeve tuaja, Gezuar Festat dhe Vitin e Ri!
Me respekt, Zef Brozi
Washington,D.C. 16 Dhjetor, 2005
|