Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
FAQE KRYESORE Për anëtarët

Ju jeni: Editorial-Ja si u largova nga Shqiperia...

TEMAT

 Shpirti i turmës...

Si u largova nga Shqiperia

 Kadare, nderi ynë

 Listat zgjedhore

 Shqiperia dhe terrorizmi

 Lëvizja Vetëvendosje

 Vetvendosja e Kosovës

Anatemimi i Kadaresë

 Denoncimi i së keqes 

 Lufta dhe statusi i Kosovës 

 Ligji i KLD dhe Kushtetuta 

 Letër institucioneve 

 31 Janari 97 ditë dhembje

 Vepër e atyre...

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

Ja si u largova nga Shqiperia ne mengjesin e 12 Nentorit 1995

-nga Zef BROZI

Meqenese edhe kohet e fundit po abuzohet edhe per menyren dhe rrethanat e largimit tim nga Shqiperia e shoh te nevojshme te jap sqarimet e mia edhe per kete ceshtjes. Sic dihet une u shkarkova nga detyra e Kryetarit te Kasacionit me vendimin antikushtetues dhe me votim te fallsifikuar te Parlamentit bazuar ne propozimin sekret te Presidentit Berisha naten e 21 Shtatorit te vitit 1995. Heroi i Demokracise Azem Hajdari ishte nje nder deputetet qe e kane denoncuar publikisht fallsifikimin e votes se tyre. Procesverbali i votimit ne Parlament dhe prova te tjera rreth ketij fallsifikimi disponohen edhe nga qeveria Amerikane e cila zyrtarisht beri dy protesta lidhur me shkarkimin e Kryetarit te Kasacionit Zef Brozi. Ketu nuk eshte vendi te zgjatem ne kete ceshtje.

Pra qe nga 22 Shtatori 1995 Brozi shtoi numrin e te papuneve, por me nje ndryshim: ai nuk merrte as ndonje kompensim papunesie. Brozi nuk u lejua as te kthehej pedagog ne Fakultetin e Drejtesise ku kishte punuar per shume vite dhe nuk iu dha as licensa e avokatit ndonese me ligj ajo i takonte. Une u jam mirenjohes te afermeve te mi qe ne ato muaj papunesie e pa te ardhura me ndihmuan te perballoja jetesen. Gjithashtu, pse jo, “falenderoj”edhe SHIKU-n i cili edhe pas shkarkimit tim, me ndiqte e survejonte kudo.

Ne Tetor 1995 une mora nje ftese per te marre pjese ne Konferencen Nderkombtare Gjyqesore ne Washington, D.C. ndonese une nuk isha me Kryetar Gjykate por nje qytetar i papune. Edhe Dianes i ishte akorduar nje burse studimi ne nje universitet ne New York. Ne Tetor 1995 une kam shkuar ne rajonin e policise ne Tirane dhe kam marre pasaporten si qytetar. Mbaj mend se kur punonjesit e policise me pane ne radhe ata u sollen me respekt dhe biles me thirrnin edhe “Shef” ashtu sic benin edhe mjaft police qe me shihnin duke ecur ne rruge. Shpesh u thoja qe te me therrisnin thjesht Zef pasi ashtu edhe me pelqente, se tani edhe une isha vetem nje qyetar si gjithe te tjeret, dhe se ata mund te perfundonin edhe te papune si une po t'i degjonin shefat e medhenj te tyre.

Pasaporten time te nje qytetari te thjeshte dhe pasaporten e Dianes i kisha derguar ne Ambasaden Amerikane per vize. Atje na u derguan edhe biletat e avionit. Pritej te niseshim me 12 Nentor. Pasaporten Diplomatike une kurre s'e kam perdorur pas shkarkimit tim nga posti qe mbaja. Ne Gjykaten e Larte ku eshte dorezuar me 1995 pasaporta ime diplomatike mund te verifikohet se ne te nuk ka asnje vule hyrje apo dalje jashte pas 21 Shtatorit 1995. Edhe Ambasada Amerikane e deshmon me se miri kete fakt.

Largimi nga Shqiperia eshte bere ne rrethana te nje terrori shteteror dhe te rrethimit policor te pallatit ku une banoja. Siq dihet, nje dite te Shtune te javes se pare te Nentorit 1995, ne ora 5 te mengjesit, policia vjen ne shtepine time dhe kerkon te hapja deren. Preteksti: kerkonin Pasaporten Diplomatike. Pa e hapur deren i pyeta nese kishin autorizim me shkrim per ta marre. Me thane se jo. Por ata insistonin qe t'u hapja deren. I pyeta nese kishin ndonje urdher prokurorie a gjykate, por nje ze shikasi pergjigjej:“Jo, po hape deren se duam te bisedojme dicka.” U them se cfare doni te bisedoni, por ata nuk jepnin asnje shpjegim. U them se para ores 8 nuk e hap deren dhe ju si polici duhet te zbatoni ligjin. Une ate nate kisha edhe Nenen qe kishte dale nga spitali dhe ajo u tmerrua nga skena qe po shikonte. Jashte forca policie dhe shikase kishin rrethuar pallatin. Kam njoftuar deputete, gazetare, avokate dhe miq qe te vinin e te shihnin. Mjaft prej tyre erdhen. Te tjere kishin edhe frike. Deputetet Imami, Ulqini e Legisi, si dhe gazetari dhe miku im Frrok Cupi e gazetare te tjere ishin nder te paret qe erdhen ne shtepine time per te pare situaten. Erdhi edhe perfaqesuesi i Ambasades Amerikane i cili i pa vete dhe i dokumentoi prezencen e forcave te shumta te policise dhe SHIKU-t. Arben Imami njihte edhe nje nder shefat e policse qe kishte rrethuar pallatin ku une kisha apartamentin.

Policia doli bllof kur une i jap pasaporten diplomatike Arben Imamit i cili e ftoi shefin e policise se rrethimit qe te vije brenda e te merrte ne dorezim pasaporten time duke firmosur edhe vertetimin perkates. Pasi shefi i policise erdhi brenda dhe pasi beme nderet sipas zakonit shqiptar, Arbeni i zgjati pasaporten dhe vertetimin per ta firmosur. Ne ate moment ai komunikoi ne radio me dike dhe i thane qe te mos e merrte pasaporten por insistuan qe “Brozi vete te dale jashte e te shkonte e ta dorezonte”. Shteti po insistonte qe une vetem sa te dilja jashte, pastaj mafia shteterore do e kishte ne dore fatin tim. Policia nuk pranoi ta mirrte pasaporten. Dukej se synimi i policise nuk ishte marrja e Pasaportes, por nje qellim tjeter i lig. Mbase edhe rrembimi ne ate ore te heret te atij mengjesi te se Shtunes dhe zhdukja nga “persona te paidentifikuar”. Pasaporten time Diplomatike ate dite shkuan dhe e dorezuan ne Gjykaten e Kasacionit Arben Imami me nje mikun tim.

Presidenti dhe pushteti u munduan ta mohojne rrethimin njejavor te qytetarit Brozi, por Ambasada Amerikane, gazetare shqiptare e te huaj,deputete, banoret e pallatit dhe qytetare te Tiranes e te disa rretheve te tjera kishin prova te pakundershtueshme te rrethimit policor dhe te asaj jave te terrorit te vertete. Per nje jave, pra deri mengjesin e 12 Nentorit 1995 kur une ika per ne Amerike, une kam ndenjur ne shtepi, ku me kane vizituar shume te aferm, miq, gazetare, edhe disa te huaj. Ndersa perfaqesuesi I Ambasades Amerikane mbante kontakt te vazhdueshem me mua duke me porositur qe ne cdo rrethane te papritur, ne cdo ore qe te ndodhte, pra edhe naten, te telefonoja ambasaden. Ne mbremjen e 11 Nentorit zyrtari ne fjale i ambasades me ka sjelle pasaportat me vizat dhe biletat per mua dhe Dianen dhe me tha se te nesermen ai do te me priste ne aeroport.

Une kurre nuk do harroj ate mengjes te 12 nentorit 1995 ne Aeroportin e Tiranes ku me shoqeruan disa te aferm e miq te mi. Jam ndjere ne nje pozite te veshtire kur punonjesit e aeroportit te cileve u dhashe pasaporten time e te Dianes dhe biletat per te bere veprimet perkatese, me shume dashamiresi thane: “A po iken, Zef (nuk mbaj mend sakte se si me thirren). A do kthehesh perseri Zef? Dukej nje sinqeritet ne te foluren e tyre. Cfare t'u thoja atyre njerezve te mire! Ne ato momente une dija vetem se po ikja ne Amerike. Ata me dhane edhe nder vendet me te mira ne avion. Po ju them permes ketij shkrimi se ju respektoj per ate sjellje aq njerezore ne nje kohe te veshtire timen. Ne kafenene e aeroportit tek prisnim per te shkuar tek avioni, une e Diana kemi qendruar me zyrtarin e Ambasades Amerikane i cili kishte ardhur posaqerisht per mua jo si mik i imi, por me detyren qe i ishte caktuar per te qene prezent deri ne nisjen e avionit me te cilin do udhetoja une.

Avioni ne te cilin isha une e Diana filloi te levize ne piste por pas pak ndaloi. Menduam se do te ishte ndonje difekt teknik. Pas disa minutash avioni u nis perseri, mori shpejtesine derisa u shkeput nga toka dhe filloi fluturimin. Nga dritarja e avionit shihja pamjet e vendit tim qe po e lija me dhimbje e zhgenjim. Ishte mbremje kur mbrritem ne New York.

Pak dite pasi kishim mberritur ne Amerike, nje telefonate e papritur nga Anglia. Ishte nje person emrin e te cilit e kisha degjuar qe ne Shqiperi. (Ai me duket ka qene mik i Berishes dhe Meksit dhe kapunuar prane tyre deri sa marredheniet ishin keqesuar dhe ai ishte larguar.) Ne ate kohe une nuk flisja Anglisht prandaj Diana po perkthente. Ai pyeti nese diten qe isha larguar nga Shqiperia kisha patur ndonje incident ne avion. Une i thashe jo. Pastaj ai pyeti nese avioni kishte ndaluar pasi kishte filluar levizjen ne piste. –Po, pergjigjem une. –Per sa kohe qendroi avioni ne piste i ndaluar? –vazhdoi me tej ai. –Per pak minuta, mbase 10-15 minuta, pergjigjemi une e Diana. –A e dini aresyen pse ndaloi avioni?-vazhdoi ai. -Mbase ndonje difekt teknik,- pergjigjemi ne. -Jo, tha ai dhe na tregoi aresyen e vertete. Kete aresye e dine mire pushtetaret e asaj kohe. Mbeta i befasuar nga ky informacion dhe nga te tjera qe kam mesuar me vone qe e kishin burimin nga institucione ne Perendim. Ato dinin rreth “Ceshtjes Brozi” edhe gjera qe une vete nuk i dija.

Pas dy ditesh qe kishim mberritur ne New York, u nisem per ne Washington,D.C. ku do te merrnim pjese ne Konferencen Nderkombetare Gjyqesore, do te benim takime ne Gjykaten e Larte te Amerikes, me keshilltare te Presidentit Clinton, me zyrtare ne State Department (Ministria e Jashtme e Amerikes) dhe ne institucione te tjera. Po filloja nje jete te re, ate te imigrantit dhe azilantit politik. Amerika e ka respektuar dhe e respekton ish krytarin e Kasacionit dhe qytetarin Zef Brozi. Faleminderit Amerike dhe jam krenar te jem shtetas i nje vendi aq te bekuar. Mirenjohje edhe gjithe te afermeve te mi dhe te gjithe atyre shqiptareve qe vleresojne kontributin tim per demokracine ne Shqiperi. Mirenjohje te pamase Vendlindjes time aq te dashur, Shqiperise! Cdo hap pozitiv drejt progresit dhe demokracise ne Shqiperi, pavaresisht se cila force politike eshte a vjen ne pushtet, me gezon dhe do te me gezoje gjithmone.

Kjo eshte e verteta e largimit tim nga Shqiperia dhe jo trillimet e perrallat qe thuhen e shkruhen nga persona te ndryshem qe ose nuk e dine tamam te verteten, ose nuk ju intereson ta thone e pohojne te verteten.

Zef Brozi U.S.A.

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net