Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
Lajmërime të ndryshme Për anëtarët

Ju jeni:Kushtunica mbyll portat e paqes

TEMAT

 7 vjet Nato ne Kosove

 Dielli s'mbulohet me shoshe

  Diaspora te drejtohet nga vlerat

  Nostalgji bashkekohore

  Armiku i Shpifur

  Arabet - Sabotohet rruga Milot -Morine

 Kushtunica mbyll portat e Paqes

 

.

.

  

  

 

 

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

 

Kushtunica mbyll portat e paqes
 
nga Ndue Ukaj

1.
Nobelisti i letërsisë nga Meksika Oktavi Paz në eseun e tij ”Historia si dialog” të mbajtur si fjalim me rastin e marrjes së çmimit Nobel, shkruan se ”demokracia është dialog dhe dialogu hap portat e paqes”. Duke zhvilluar dialog të mirëfilltë për probleme të caktuara, qeveritë dhe popujt mund të arrijnë deri tek ”ëndrra e paqes universale” thotë autori i më lartpërmendur. E përmendëm këtë referencë të këtij nobelisti, për ta kontekstualizuar në marrëdhëniet serbo-shqiptare, të cilat, nga retorika nacionaliste serbe, me vizitën e kryeministrit serbe në Kosovë, marrin një kaheje jo të dëshirueshme, për faktin se
vizituesi i padëshiruar i Kosovës, shfrytëzoj një vizitë private, për të përçuar edhe njëherë tek serbët ndjenja urrejtje, dhe atë përmes metodave më të sofistikuara panserbe, të mirënjohura për Kosovën si Jerusalemin Serb. Në fakt, përmes kësaj vizite, e ashtuquajtura qeveri demokratike serbe, që në thelb i ngjason qeverive të kaluara, jo vetëm që po mbyll portat e paqes dhe dialogut, por po bëhet, me vetëdije a pa të, promotorë e dhunës dhe jostabilitetit, duke dalur hapur në pozicionin mbrojtës së koncepteve të luftës dhe jo të paqes. Mbase, kjo duket të ketë qenë  intenca e vizitës së Kushtonicës në Kosovë, në një datë që ngërthen në vete një kujtesë të trishtë për gjithë rajoni, e, edhe për vet popullin serbë, datë kjo që u
bë mburojë e një filozofie politike dhe ushtarake të çmendur në dekadën e fundit të
shekullit XX. 
2.
Në sensin e zhvillimeve të fundit në rajon dhe më gjerë, vizita e Kushtunicës mund të konceptohet në suaza të njohura të filozofisë iracionale serbe, për të përçuar edhe njëherë para botës tendencat e tyre të gënjeshtërta, të kamuflimit dhe abuzimit me realitetin, qoftë historik, qoftë aktual. Kjo vizitë, përveç aspekteve propagandistike për konsum të brendshëm, është edhe një dëshmi shtesë, se shteti serb, nuk është i interesuar për të promovuar paqen, për të jetësuar paqen, për të zhvilluar frymën e marrëdhënieve të shëndosha, për të lanë anash një të kaluar të dhunshme, por është interesuar për të ”prodhuar” kriza, në emër të miteve të
çoroditura, në emër të nacionalizmave fantazmë, që mund të prodhojnë të ardhme të errtë, më së shumti për vet serbët, ngase shqiptarët, tashmë janë përcaktuar për dialog, demokraci dhe integrime.  
 3.
Vizita e kryeministrit serb Voisllav Kushtonica në Kosovë, pikërisht në një datë që ka lanë ”gjurmë” të këqija për gjithë historinë e rajonit, pasojat e së cilës nuk  janë sanuar akoma, në memoriet politike, do hyn edhe si një njollë e zezë, në kuadër të njollave të shumta që kanë vënë në histori, politikat symbyllura serbe. Paraqitja në manastirin e Gracanicës, me diskurs të papërmbajtur nacionalist, duke vazhduar avazin e manipulimeve, gënjeshtrave dhe  trumbetimeve nacionaliste, që kishin nisur me diktatorin Slobodan Millosheviq, pikërisht në momentin e vështirë nëpër të cilin pa kalon Serbia, pas sinjaleve të fuqishme nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, për të pranuar kërkesën legjitime të popullit të Kosovës, duket të jetë tendenca e fundit në regjistrin e tendencave të politikës serbe për të manipuluar me popullin e tyre. Dhe tani janë ne numërimin e ditëve te fundit me ketë retorike demagogjike te mashtrimit, manipulimit me serbet e Kosovës dhe te vet Serbisë.
4.
 Kjo vizitë, përveç tjerash është sinjifikativitet i së vërtetës që ngërthen në vete akoma politika serbe.  Opinionet dhe avazi i të ushqyerit të patriotizmit dhe ngatërrimit të religjionit me punët e politikës, si propagandë e vjetruar dhe e demoduar, të cilën e ka përdorur dhe që po synon ta përdor Serbia karshi shqiptarëve; propagandë e cila ka kohë që është demoduar deri në  banalitet në qarqet perëndimore, u potencua kësaj here, por mjerueshëm, nga një qeveri që çdo ditë e më shumë por sfidohet me izolimin ndërkombëtar. Kjo demagogji, e mbështetur
nga retorika nacionaliste, ndërlidhur me Betejën e Kosovën, në të cilën Betejë, nga dëshmitë dhe kronikat historike, është argumentuar se kanë marr pjesë gjitha forcat e krishtera, e, edhe ato shqiptare, për të përballuar pushtimin torko-otoman, po synon të bëhet edhe njëherë paradigmë për fituar simpati tek bota perëndimore. Tendenca e vazhdueshme të qarqeve intelektuale, politike dhe religjioze serbe, për ta kundruar këtë betejë sipas apetiteve dhe duke e adaptuar për interesa nacionaliste-pushtuese, në të kaluarën ka pasur pasoja të rënda. Në të kundërtën, nëse Serbia përmes kësaj filozofie synon të përçojë para botës perëndimore, të kaluarën e tyre, si mburojë e krishterimit, është filozofoi që nuk tingëllon në asnjë vend perëndimor, ngase e vërteta tashmë dihet se shqiptarët janë ata që ishin në thelb, mbrojtës të kulturës dhe vlerave perëndimore, më shumë se gjithë popujt e rajonit. 
5.
Nuk mundet mendja racionale te kuptoj këtë avaz politik serbë, edhe përkundër asaj qe kane pësuar, izolimit nga bota. Si duket qorrsokaku serb nuk ka të ndalur.  Shqiptarët duhet të marrin shembull nga një filozofi marroqe, për të ecur dinjitet drejtë së ardhmes së ndritshme, duke zhvilluar demokracinë, paqen dhe prosperimin në suaza të integrimeve perëndimore. Kushtunica, në vend të politikes së porosis dhe diktateve për serbet e Kosovës, do  të duhej të përcjell mesazhe paqe, bashkëjetesë e afrimi. Madje edhe të kërkimfaljes për të kaluarën, e jo të përçoj mesazhe ndjellakeqe, ndarje e urrejtje. Në kohën e proceseve të përgjithshme integrues kjo filozofi është një nonsens i pashembullt.

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net