Kultura e dialogut për të mirat e përbashkëta
Ndue Ukaj
Kriza shqiptare, të cilën e përjetojmë, edhe sot e gjithë ditën, ka ndërlidhje të
pashmangshme, mbase në disa aspekte esenciale, me dimensionet tona historike,
qytetëruese, shpirtërore, dhe natyrshëm në këtë arene hynë mungesa e dialogut
parimor të brendshëm, që për pasoj ka sjellun humbjen e besimit në të ardhmen,
dvarrjën e idealeve deri në shkallmim. Mungesa e ndjenjës së bashkëpunimit, është
një ndër faktorët që është bërë pengesë e mëdha, që po e trondit edhe sot e gjithë
ditën kombin tonë dhe po e pengon të ec në rrugën e proseprimit, krahas kombeve
tjera të qytetëruara, për të përmbyllur kapitullin e vajtimit të tipit që shkruante
poeti Pashko Vasa, me vargun rrënqethës e me status të veçantë tragjiciteti: “O Moj shqypni, e mjera shqypni”. Në të vërtetë, të “pesë anarkitë tona” të cilat i identifikonte me një dije- analizë të veçantë dhe lakonike nga Fan Noli, brenda një strumbullar të larmishëm,
të përkufizume si: anarkia fetare, anarkia sociale, anarkia morale, anarkia
patriotike, anarkia e idealeve, në fakt, janë identifikimi i te pesë pengesave që
janë sforcuar deri në paradigma për të tashmen dhe të ardhmen. Këto plagë, apo
anarki, si të këtilla, edhe pas shumë decenieve, janë diga të fuqishme që na
pengojnë t’i flakim tutje cenet tona, paragjykimet dhe shpirtngushtësinë, karshi
idealeve dhe të mirave të përbashkëta, për të sforcuar moralin e mirëbërësisë
(Branko Merxhani), moral që duhet ndërlidhet me mendimin sistematik, veprimin
sistematik. Këto anarki, të ndërlidhura edhe me sindormin e filozofisë së
brohoritjeve dhe duartrokitjeve të pakontrolluara, na kanë sjellun para një gjendje
anarkiste, edhe në fillimet e shekullit XXI, kur besohej se çështja shqiptare do të
përmbyllej me jetësimin dhe sendërtimin në plotëni të projekteve nacionale të
nisura me shekuj.
Dijetari i viteve të tridhjeta Lumo Skendo në shkrimin “Ç’na mungon? Ç’duhet të
kemi?”, po ashtu sikur Noli, një ndër plagët tona sheh mungesën e idealit. Ky
dijetar shkruan: “Një popull nuk rron dot pa ideale, pa një shtytje, pa një qëllim
që e bën të ec, të përpiqet dhe të përparojë”.
Idealet duhet të ushqehen nga qëllime të mira dhe të përbashkëta. Një gjë e tillë,
nuk ndodh tek ne. Në të kundërtën, shoqëria jonë formësohet në kontraste të
fuqishme, mes dimensioneve civilizuese, të cilat konfrontohen mes perëndimoreve dhe
lindorëve, mes gegëve dhe toskëve, mes qytetareve dhe katundarëve, mes të djathtëve
dhe të majtëve, mes këtij dhe atij, etj. Rezultat i këtyre divergjencave, nuk kemi
arritur të ndërtojmë kompromise për asnjë aspekt të rëndësishëm nacional:
shqiptarët, varësisht nga vendi ku jetojnë, ndryshe e konceptojnë problemin tashmë
ekzistues të gjuhës shqipe, shqiptarët ndryshe e konceptojnë dhe e vlerësojnë
historinë e tyre, shqiptarët ndryshe e konceptojnë letërsinë e tyre, shqiptarët
ndryshe e shohin të ardhmen e tyre, shqiptarët pikë e
pesë, nuk kanë arritur sot e gjithë ditën të bëjnë një kompromis, madje as për të
shkruar një histori të letërsisë, të historisë, etj. Në këtë konglomerat problemesh,
nuk mund të mohohet se fajin kulmor e ka politika, por këtu nuk mund të justifikohen
as elitat intelektuale, shkrimtarët, gjuhëtarët, historianët, gazetarët, etj. të
cilët nuk kanë ndërmarr asnjë përpjekje dashamirëse, qëllmirëse për të ardhur deri
ten një kompromise unik, për ndonjë çështje të rëndësishme.
***
Në fakt, dialogu është thelbi i demokracisë, shpirti i cili i jep fizionomi një
kombi si njësi e veçantë e një universi qytetërues më të lartë. Përmes këtij
instrumenti, shoqëritë arrijnë të realizojnë paqen e qëndrueshme; përmes këtij
instrumenti të komunikimit dhe të ndërtimit- sforcimit të marrëdhënieve
ndernjerëzore, grupet, shoqëritë, kombet arrijnë të bashkojnë forcat, idetë, idealet
dhe potencialet në drejtim të mirave të përbashkëta, në të cilat të mira të
përbashkëta, të gjithë kontribuojnë dhe nga të cilat të mira çdonjëri përfiton. Në
të vërtetë përbashkimi i kombeve, përveç për arsye etnike rreth të mirave të
përbashkëta, hap shanse të mira për të përparuar shoqëria, vendi i caktuar. Njëherit
ulë mundësitë për
shpërthimin e diveristeve të rrezikshme, që mund te pasojnë me dhunë, shkatërrime,
luftë etj. Empira na tregon shembuj të shumtë në këto drejtime të lartëshkruara; aty
ku ekziston dialogu dhe ku problemet diskutohen në mënyrë parimore, humb gjasa për
kërkimin e zgjidhjeve tjera me forma jodialoguese.
Në kulturën perëndimore dialogu është alfa dhe omega e çdo problemi, angazhimi e
vizioni. Perëndimi mendon se ku përfundon dialogu, aty fillojnë të vijnë në shprehej
instrumentet tjera që sjellin dhunë, shkatërrime, destruktivitet, pandehmet e së
cilës sot i gjejmë ane e kënd botës lindore, në të cilat kemi probleme të thella, të
cilat përveç mungesë e aspekteve tjera, janë rezultat i mungesës së dialogut
thelbësor. Sot virtytet karakteristike që kanë ndihmuar perëndimin të krijoj
mirëqenie të lakmueshme, janë produkt i etikës së përbashkimit dhe krijimit të
vlerave të përbashkëta.
Në realitetin shqiptar, ky fenomen paraqitet mjaft kompleks dhe fenomen në
përshkallëzim, për të keq. Disi ka humbur sensi i dialogut të mirëfilltë dhe të
sinqertë. Shqiptarët ane e kënd hapësirave, dialog bëjnë për t’ia bërë qefin njëri
tjetrit, apo për të kundërshtuar njëri tjetrin. Ndërsa më së paku, për të shtruar
ide dhe për të zgjedhur probleme. Ndaj sot si komb vazhdojmë të vërtitemi mes një të
kaluare të mjerë dhe një të ardhme të panjohur, pikërisht nga mungesa e vullnetit
dhe besimit për të ardhmen dhe nga mosaftësia për të komunikuar, për t’u marrun
vesh.
***
Kultura e dialogut është premisa e gjitha zgjedhjeve; është aspekti që shtreson
elementet bazike të një sistemi të qëndrueshëm shtetëror dhe kombëtar. Në të
kaluarën tonë, dialogu ka munguar. Për fat të keq, edhe sot po mungon. Madje, në
momente më të rëndësishme për kombin, dhe ka indikacione se do mungon edhe nëtë
ardhmen. Dhe atë, ”falë” pikërisht njerëzve të cilët janë të ngarkuar të promovojnë
dialogun. Të cilët, për fat të keq promovojnë antidialogun, kulturën e bojkotit,
mendësinë sterortipe të zgjedhjes së problemeve, ikjes dhe kamuflimit të problemeve.
Me këtë strukture të elitave, politikës dhe arsimit, as që duken shenja të nisen
debate të mirëfillta, të cilat do shtronin probleme, do të analizonin probleme
shkaqet dhe pasojat, dhe do të nxjerrin pastaj konstatime në bazë të premisave
empirike për problemet, që gjithsesi do të rezultonin me përbashkimin rreth të
mirave të përbashkëta, në të cilat të mira, gjithë shqiptaret kudo që janë, duhet të
kontribuojnë, dhe nga të cilat gjithë duhet përfitojnë. Pa e ekzagjeruar këtë
problem, analizat e çfarëdoshme që bëhen në realitetin shqiptar tregojnë se dialoguështë për shqiptaret gjithçka tjetër përpos aftësi për tu marrun vesh, për të
bashkëpunuar, për të bashkërenduar dhe për të ndërtuar kompromise të caktuaranë
drejtim të së mirës së përbashkët. Madje për shumëkënd
dialogu ndërdijshëm konceptohet turp, frike, lëshim e çka jo tjetër. Duke mos e
kuptuar te kundërtën, se pikërisht dialogu është vlere, është shanse dhe shprehje e
vetëdijes së lartë emancipuese.
Në përditshmërinë shqiptare, duke u nisur nga politika e cila qëndron në majat e së
këqijave, pastaj tek strukturat tjera shoqërore, akademitë dhe institutet e
ndryshme, deri tek elitat e mediat, shohim se nuk eksiton, madje asnjë fushë ku në
arrijmë të përbashkohemi rreth të mirave të përbashkëta, duke i harruar cenet e
caktuara dhe të metat e ndryshme, që mund të na diktohen nga çfarëdo faktorësh.
Në debatet e shumta që bëhen ane e kënd botës shqiptare, sheh gjithfarë tezash e
gjithfarë trajtimesh, por më së paku gjen analiza që merren me realitetin e
problemit, atë që konceptohet shkak dhe pasojë.
“Shqipëria lindi nga zoti( nga idealizmi), shpëtoi nga rastësia dhe vdiq nga
politikanët” shkruante dijetari i madh Faik Konica. Sot vrasësit e shqiptarëve nuk
janë armiqtë e jashtëm, ata nuk janë as vetëm politikanët, ata janë brenda, duke
tharmuar shpirtin shqiptar. Kundër këtij fenomeni, duhet të dilet në betejë të hapur
dhe të pakompromis.
|