Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
FAQE KRYESORE Për anëtarët

Ju jeni: - Analiza-Kosova, nyja gordiane e çështjes Shqiptare

TEMAT

  Promemoria

  Shqiperia, shteti klon

  Kosova, rrugëzgjidhjet

  Pronat Shqiptarëve

  Suedia dhe Shqiptarët

  Premtimet e Nanos

  Bardhok Biba- dossier

  Identiteti shqiptar

  Politika dhe feja

  Identiteti ynë Europian


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

 

KRIZA E IDENTITETIT DHE DILEMAT E INTEGRIMIT

Kosova, nyja gordiane e çeshtjes shqiptare

Në pyetjen e poetit dhe të gazetarit të shquar të Radio Tiranës z. Izet Duraku se si e kuptoja deklaratën e shefit për politikë të jashtme të BE-së z. Havier Solana se: “Nuk do të tolerohet djegia e kishave, objekteve shkollore ….. në Kosovë…” unë iu përgjigja se ai shqetësim është plotësisht i drejtë. Manastiri i djegur në Prizren duhet rindërtohet, por tashmë jo si objekt kulti i kishës ortodokse serbe, por të rindërtohet sipas destinacionit të tij fillestar si objekt kulti i Kishës Katolike të shqiptarëve.

Kjo përgjigje nuk ishte thjesht një dëshirë e mirë e imja, as utopi, por ishte mbështetur në të vërtetën. Në bazë të të dhënave historike të njohura dhe të pranuara botërisht serbët mbërritën në Ballkan në mënyrë masive, kryesisht në shekujt V deri VII. Në këtë periudhë, në tekstin e Historisë së Shtetit dhe të Drejtës të Popujve Jugosllavë të botuar nga Universiteti i Beogradit si tekst universitar, është arritur në përfundimin “ se shoqëria e tyre nuk është një shoqëri klasore por klano-fisnore; kjo ende nuk di për skllevërit as për bujkrobërit” (f. 4).

Ndërsa paraardhësit e shqiptarëve, ilirët, kishin kaluar nëpër të gjitha rendet shoqërore që kishte kaluar popujt më të qytetëruar të mbarë shoqërisë njerëzore. “Shqipëria ishte i vetmi vend në Ballkan ku ishte vendosur feudalizmi i tipit perëndimor, i sjellë aty nga normanët” shkruan E. Jacques në “Shqiptarët”, f.219. Kur serbët mbërritën në tokat e gjëra të Ilirisë, qytetet e Durrësit, Butrintit, Shkupit, Shkodrës, Prizrenit, Beratit etj. kishin jetë mbi 15 shekullore. Apollonia kishte shërbyer për kohë të gjatë si qendra e shkollimit të perandorëve romakë.

Paraardhësit e shqiptarëve kishin ndërtuar dhe amfiteatrin e Durrësit me kapacitet prej rreth 25 mijë vendesh, që do të shërbente si model edhe për ndërtimet e këtij lloji në Mesdhe. Thuhet se kryeministri italian B. Musolini kishte menduar që ta zbulonte plotësisht këtë amfiteatër që si Koloseu i Romës, të përfshihej në fondin e artë të kulturës botërore. Shteti shqiptar fatkeqësisht, deri më sot, nuk e ka patur as konceptin, as mjetet e nevojshme për ta bërë një gjë të tillë.

Duke qenë se serbët nuk kishin arritur “atë shkallë që t'ua bënte të mundshëm shfrytëzimin dhe përdorimin e fuqisë punonjëse të skllevërve, d.m.th. kalimin në shoqërinë klasore (skllavopronare ose feudale)” (po aty f.5), dhe nuk ishin në gjendje të ndërtonin përveçse objekte provizore, ata si kryeqytet të parë të shtetit të tyre përdorën qytetin e Prizrenit. Si pushtues ata përdorën dhe objektet kishtare të kultit të shqiptarëve, një nga të cilët është dhe manastiri i djegur me 17-18 mars 2004 në qytetin e Prizrenit, manastiri i Deçanit në Pejë etj. Duke e patur Prizrenin kryeqytet, aty vendosi edhe qendrën e Kishës Serbe Sava Nemajiqi, pas shkëputjes nga Kisha e Romës. Ky manastir kishte mbetur pa u shkatërruar nga serbët, që e kishin filluar valën e shkatërrimeve të objekteve kulturore e të kultit, që në fillim të invazionit të tyre në Iliri.

Këtë zgjedhje, serbët e bënin dhe si pushtues, por, dhe të detyruar nga papjekuria e tyre për të ndërtuar, mbasi dhe vëllezërit më të mëdhej të serbëve hodhën themelet e qyteteve të para, në historinë e tyre, pas shekullit XII, të paktën mbi 15 shekuj pas shqiptarëve.

Gjithashtu, pranohet se rusët, qenë të parët nga Bota Sllave që në vitin 989 në Kiev njohën Krishtërimin si fe zyrtare. Këtë zgjedhje shqiptarët e kishin bërë që në shekullin e parë.

Në Durrës është ngritur dhe një nga universitetet e para në botë. “Dihet saktësisht, citon dr. Engjëll Sedaj në veprën “Bibla dhe përkthimet e saj në gjuhën shqipe”, (f. 138) duke iu referuar dhe punimit të studiuesit Jahja Drançolli “Universiteti i Durrësit nga më të vjetrit në botë” dhe Simo Cirkoviç “Albanci u ogledalu juznoslovenskih izvora” se para pushtimit të egër të osmanllinjëve ka ekzistuar Universiteti i Durrësit, në kuptim të atyre “studimeve të përgjithshme” që bëheshin dhe në Padovë, Bolonjë, dhe në qendra të tjera universitare europiane dhe se Arkivi i Drishtit ishte sistemuar sipas standarteve më të larta, kurse numri i rregulltarëve ishte më i madh se në Dalmaci, kështu që në shekullin XIV ekzistonte dhe “hiperproduksioni i klerit” te shqiptarët”.

Por pas dëmeve që kishte shkaktuar pushtimi serb, pushtimi turk ndërpreu çdo zhvillim të jetës shoqërore dhe ekonomike në Shqipëri. Egërsinë e pushtuesve, e përballuan shqiptarët nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit, që i thyen sulmet e otomanëve për 25 vjet me radhë. Murati e Mehmeti, dy sulltanët nga më të fuqishmit e të gjitha kohërave, u gjunjëzuan para mureve të Krujës.

Pas pushtimit turk, siç mësojmë nga historia, “u rrafshuan qytetet, u rrënuan, qendrat e kulturës shqiptare, u asgjësuan monumente të kësaj kulture, arkiva e bibloteka”. Vendi u kthye në kënetë, moçale e gërmadha dhe pas 450 vjetësh të sundimit osman shqiptarët, përveç objekteve të varrosura nga pushtuesi aziatik nën hirin e djegieve e të shkatërrimeve të qyteteve e objekteve iliro-shqiptare, nuk kanë se çfarë të paraqesin të re në fondin e kulturës botërore.

Dhe kjo ndodhte në Shqipërinë ku është ngritur ipeshkëvia e parë e mbarë Krishtërimit. Këtë të vërtetë historike rezulton ta ketë konfirmuar vetë Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali II, në bisedë me arqipeshkvin e Arqipeshkëvisë Durrës-Tiranë imzot Rrok Mirditën. Ky i fundit i ka pasqyruar tekstualisht fjalët e tij, në faqen 23 të librit “Për një Shqipëri me Zotin…”: “ Ky vend gjeografikisht shumë afër, na thatë Ju në atë rast, është veçanërisht i dashur për mua. Si të mos jetë i dashur, përderisa ruan kujtimin e Apostujve, Palit e Andreut, përderisa qyteti i famshëm, Durrësi, ruan origjinën e selisë së parë ipeshkvnore”.

Përveç synimit për të pushtuar dhe shfrytëzuar popujt e tjerë që është objektiv i çdo pushtuesi, turqit kishin dhe një armë ideologjike Luftën e Shenjtë ose Xhihadin Islamik kundër popujve të krishterë. Përhapja e Islamizmit ishte një mision i detyrueshëm për pasardhësit e Muhametit, Profetit të Mekës. Sulltanët otomanë vunë filozofinë politike dhe shoqërore të Kuranit në bazë të pushtetit të tyre. Për këtë ata emëruan Sheh-ul-Islamin si zëvendës të vetin. Shkelja e popujve të tjerë dhe detyrimi për të përqafuar fenë muhamedane ishte vepra më e madhe që mund të bënte një muhamedan. Ky duhet të ketë qenë dhe objektivi i gjithë sulltanëve, por pas thyerjes për 25 vjet rrjesht nga shqiptarët nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), turqit u detyruan të heqin dorë nga kalimi në Europën Perendimore, që do të thoshte dhe fundi i zgjerimit të tyre në Europë. Prandaj objektivi i parë i tyre del konvertimi menjëherë në fenë muhamedane i popullsisë së rajoneve në kufirin ndarës të pushtimeve të Perandorisë Osmane me Perëndimin, që ishin Bosnja dhe Shqipëria, për të vazhduar luftën për krijimin e një monarkie teokratike universale . “Shpata komandohej nga Kurani si mjet për nënshtrimin e botës jomyslimane ndaj sulltanit si autoritet politik. … turqit bënin gjith ç ka që t'i detyronin të krishterët të mohonin besimin dhe të bëheshin synet”. (E. Jacques, Shqiptarët, faqe 242-243).

Turqit e sollën fenë e tyre në Europë “me forcë dhe luftë” dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë për të shuajtur rezistencën e shqiptarëve, që u bënë pengesë, dhe, në kulmin e furisë së tyre, nuk i lejuan të kalonin dhe të shkatërronin dhe kulturën Perendimore. Nga dokumentet turke të kohës rezulton se: “Murati urdhëron që ose të bëhen synet të gjithë Epirotët ose të lahet tradhëtia e tij (Gjergj Kastriotit) me vdekje. Në këtë mënyrë, i gjithë Arnauti u përfshi në besimin muhamedan”, E. Jacques, po aty. Shkak tjetër në bazë të studjuesve e historianëve, përveç dhunës së egër të përdorur dhe presioneve nga më të ndryshmet për konvertimin në fenë Muhamedane, ka qenë dhe dekadenca kulturore, dhuna deri në zhdukje të klerit katolik: varja në hunj, moslejimi i hyrjes së klerikëve katolikë që kryenin shkollat jashtë, moslejimi i shollimit në gjuhën shqipe në vend etj. Shkolla shqipe, ndoshta, është e vetmja në historinë e popujve, që ka dëshmorët e saj. Vendi i universiteteve, i kishave, manastireve, i kulturës përendimore u kthye në gërmadhë e moçale nga pushtuesit aziatikë.

Kolonët, diaspora dhe koloboracionistët pengesë për integrim.

Pushtuesi osman që në fillim njohu talentin e shqiptarëve për luftë dhe aftësitë e tyre për qeverisje. Ai shfrytëzoi talentin e shqiptarëve por dhe të ballkanasve të tjerë për të drejtuar ekspeditat e tij pushtuese.

Shqiptarët arritën që të zenë pozitat më të larta në administratën otomane që nga detyra e vezirit të madh, në ushtri, në oborrin e Sulltanit dhe në gjithë hapësirat e perandorisë. Por, veçanërisht pas luftës çerekshekullore të shqiptarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit, shqiptarët nuk u lejuan që të qeverisin në territoret e tyre.

Për qeverisjen e popullsive të Krishtera të Ballkanit, por dhe për qeverisjen në viset e pushtuara shqiptare edhe, pasi shumica e popullsisë ishte konvertuar në fenë Muhamedane, pushtuesi turk përdori për sundim, klasën e tij politike, që e solli nga viset qendër aziatike e shkretëtirat e Arabisë. Për rajonet e gjëra të banuara nga shqiptarët kjo bëhej domosdoshmëri, për shkaqe sigurie, pas luftës 25 vjeçare që udhëhoqi Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) kundër tyre. Ndërsa viset e pafund të Perandorisë Otomane që shtriheshin në tre kontinente, ishin më se të mjaftueshme për të përmbushur ambicjet e shqiptarve që ishin konvertuar në fenë e pushtuesit. Shqiptarët kishin nxjerrë disa perandorë për dy perandoritë më të mëdha të kohërave, Perandorinë Romake dhe pas ndarjes dhe për Perandorinë Romake të Lindjes (Bizantin), ndërsa tani, pas asimilimit në fenë e pushtuesit, e ndjenin vehten si në shtëpinë e tyre edhe në të gjitha viset afro-aziatike të perandorisë.

Klasa e kolonizatorëve otomanë, qëndroi e shkëputur nga pjesa tjetër e popullsisë në rajonet e krishtera të Ballkanit, ndërsa në Bosnjë dhe në Shqipëri, për shkak të besimit të njejtë fetar, ajo u shkri në popullsinë vendase. Ata shfrytëzuan ndjenjat e shqiptarëve, të cilët me asimilimin fetar, gradualisht filluan ta quanin veten: ” jam turk elhamdylillah”. Shqiptarëve muhamedanë, shkruan Fishta, “…i asht dukë ma i veti një muhamedan zezak prej Afriket se një kristian shqiptar;…”.

Eqerem Bej Vlora, një nga intelektualët e shquar muhamedanë të gjysmës së parë të shekullit XX, shkruan në kujtimet e tij se po ta pyesje shqiptarin muhemedan se çfarë ishte, ai do të të përgjigjej, “turk elhamdylillah”, (turk i qofshim falë zotit). Kjo konfirmohet nga të gjitha shkrimet e kohës. Këtë e vërteton dhe poeti kombëtar Gjergj Fishta i cili në polemikën me Ismet Toton në “Hyllin e Dritës”, nr. 10, 1934, shprehet se i ka trajtuar të barabartë në veprat e tij trimëritë e shqiptarëve në luftë, si të besimit katolik dhe muhamedan, megjithëse shprehet Ai “…ndokujt prej muhamedanëve të përmendun veç me i zanë në gojë aso kohe emnin e Shqipnisë, ka gjasë se do të kishte ra pushkë..”.

Përveç administratës, për të realizuar deri në fund fitoren e Xhihadit Islamik, pushtuesi otoman solli në rajonet shqiptare të asimiluara dhe klerikët muhamedanë, të cilët u vendosën me banim në gjithë rajonet e vendit, me përjashtim të rajoneve ku popullsia ruajti kompaktësinë në besimin katolik. Kjo kastë me konvertimin fetar të shumicës gradualisht u bë njësh me popullsinë vendase.

Kasta e klerikëve dhe politikanëve u suall nga popullsitë mongole të viseve qendër aziatike të perandorisë dhe klerikët kryesisht nga popullsitë arabe ku kishte kishte lindur dhe kishte objektet e shejta të kultit kjo fe. Por në shumicë siç shkruan Eqerem Vlora, pushtuesi solli klerikë të besimit shi'ite.

Kjo klasë, bashkë me fenë muhamedane, nxitit dasinë krahinore, fetare, futi në mënyrë të veçantë në këto rajone mentalitetin, zakonet e egërsinë aziatike të pushtuesit, duke synuar gjithnjë asimilimin e plotë të popullsisë shqiptare vendase. “Popullsia e Shqipnis s'Veriut e t'Jugut, shkruante Fishta në Hyllin e Dritës, nr. 1, 2, 1924, përbahet prej dy elementësh: muhamedan e kristian. Kto dy elemente, sado qi nji gjakut e nji gjuhet, der dje qi s'u ba Shqypnija, s'kan mujtë kurr me u kuptue ndërmjet vedit e si kolektivitet me punue për nji qëllim të përbashkët; pse, tuj ndodhë besimit të ndryshëm, ishin dhe mentalitetit të ndryshëm. Mentaliteti buron prej dogmeve e parimeve morale të besimit”.

Me kalimin e shekujve kolonët dhe kleri muhamedan, të sjellë nga pushtuesi, udhëhoqën procesin e shkatërrimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve. Për shqiptarët pati specifikë në krahasim me popujt fqinjë të Ballkanit, sepse kolonët duke u asimiluar nga popullsia vendase dhe duke e identifikuar veten me të, i bënë shqiptarët bashkëfajtorë në shtypjen, shfrytëzimin e masakrimin e popujve të tjerë dhe i sollën atij dëme që kërkojnë shekuj për t'u ndrequr, ndërsa në pikëpamje të hapësirës territoriale shqiptarët humbën ndoshta përfundimisht më shumë se gjysmën e territoreve ku ata ishin shumicë në momentin e pushtimit mongolo-turk.

Detyrë tjetër e kolonëve ishte dhe armiqsimi i shqiptarëve me popujt fqinjë, duke shfrytëzuar luftërat disashekullore të shqiptarëve me serbët e të tjerët, para pushtimit otoman.

Ali Pashë Tepelena, të parët e të cilit sipas Tajar Zavalanit, Sabri Godos e studjuesve të tjerë kishin ardhur nga Anadolli, ishte koloni që shkaktoi dëme të pallogaritshme nacionit shqiptar. Ai armiqësoi jo vetëm shqiptarët me fqinjët, por dhe shqiptarët e të dy besimeve në Jugun e Shqipërisë ndërmjet veti, pasojat e të cilit nuk janë evituar deri më sot. Për të shuar rezistencën e shqiptarëve të krishterë, ai mbajti Sulin heroik rreth 10 vjet rrethuar dhe në përfundim, vrau, dhunoi, masakroi, burra, gra, fëmijë, pleq e plaka. Me qëndrimet e veprimet e tij ai nxiti shqiptarët, që, masivisht, të gjitha energjitë t'i harxhojnë në kryengritjen për çlirimin e Greqisë dhe një pjesë e shqiptarëve të besimit ortodoks të bien në prehërin e një populli tjetër dhe ta ndjejnë veten grekë. Duke kujtuar masakrat e forcave osmane, në përbërje të cilave kishte dhe shumë shqiptarë muhamedanë të drejtuara prej Ali Pashës kundër gjyshërve të tij, Napolon Zerva, si komandant i forcave greke u hakmor pas një shekulli, tashmë ndaj bashkëvëllezërve të një gjaku, por jo të një feje. Dhe ai nuk ishte grek siç mundohet ta paraqesë historiografia zyrtare shqiptare dhe studjues të anshëm që kërkojnë ta mbulojnë diellin me shoshë, por ishte nga familje e krishterë shqiptare e Sulit. Ai ishte nipi i kapedanit suliot Tush Zervës, që udhëhoqi shqiptarët në kryengritjet kundër Ali Pashës dhe në revolucionin grek të 1821-it, bashkë me Xhavellën, Boçarin, Bubulimën etj. Duke kujtuar këto masakra edhe Nikolla Gaxhe, në vend që të jetë kryetar i shoqatës panshqiptare në Amerikë, është i asaj pangreke. Po kështu dhe trashëgimtarët e familjes shqiptare të krishterë nga Përmeti Arsaqi, pasi emigrojnë në Greqi deklarohen grekë e hapin në Tiranë kolegjin grek “Arsaqi”. Gjithashtu, po qe se Ali Pasha, për të cilin poeti i shquar Lasgush Poradeci “Gjithçka mund të jetë Ali Pasha, por shqiptar jo”, do të ishte vërtetë shqiptar me gjak shqiptari nuk do të urdhëronte masakrimin e 400 kardhiqiotëve të pafajshëm, pasi ata në besën e tij, duke e menduar si besë shqiptari, kishin pranuar të çarmatoseshin. Dhe, megjithse pasha me pushtet të gjërë urdhërin e tij e nuk zbatoi, formacioni mirditor iliro-shqiptar nën komandën e Lleshit të Zi, por u gjet një anonim, jo shqiptar, për ta zbatuar atë urdhër makabër të kolonit nga Anadolli. Të njëjtën gjë do të bënte dhe pas më shumë se një shekulli koloni tjetër nga komuniteti shi'itë i Irak-Iranit, Mehmet Shehu, i cili siç e rikujtoi në gazetën “Shekulli” dhe z. Nexhmije Hoxha, duke qenë në komandën e Brigadës së Parë në luftën antifashiste, urdhëroi vrasjen e 65 ballistëve të pafajshëm që ishin dorëzuar të çarmatosur forcave partizane. Po ky kolon i mburrej përfaqësuesit të misionit ushtarak britanik, se pas kapitullimit të Italisë fashiste, “ai ka vrarë vetë me dorën e tij 80 karabinierë italianë të çarmatosur dhe që i ishin dorëzuar forcave partizane dhe se vetëm 40 karabinierë ia kishte lënë për ekzekutim pa gjyq pjestarëve të tjerë të komandës së kësaj brigade”. Pasi Qeveria Italiane e pasluftës kërkoi kthimin në atdhe të këtyre të dorëzuarve (robër), për të mbuluar këtë krim lufte, për të cilin Komuniteti Ndërkombëtar mund të kërkonte ndëshkimin e autorëve, jo rastësisht apologjetët e diktaturës ngarkuan shkrimtarin e talentuar z. Ismail Kadare, të shkolluar në lindje, që të shkruante romanin “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”. Me zotësinë prej artisti të madh z. Kadare arriti të krijojë tymnajë dhe të fallsifikojë të paktën përkohësisht të vërtetën historike dhe ta ndihmojë diktaturën që ta kapërcejë situatën. Personazhet e romanit kanë ngjashmëri me realët. Formacioni italian kishte uniformë blu dhe koloneli Z i Kadaresë, që komnadonte këtë formacion, quhej Gamuçi, i pushkatuar pa gjyq bashkë me karabinierët e tij, në kundërshtim me konventat ndërkombëtare të gjitha kohërave dhe me traditat e shqiptarëve që kurrë nuk kanë ndëshkuar të dorëzuarin. Për këtë shërbim e kontribut, në fshehjen e krimit makabër të këtij eksponenti të dikaturës, z. Ismail Kadare do të fitonte miqësinë e përjetshme dhe përkrahjen e pa kushte të kryeministrit Mehmet Shehu.

Gjithashtu, duke qenë e një mendimi me qëndrimin zyrtar, dhe prifti si përfaqësues i klerit katolik në këtë roman paraqitet me notat më të errëta. Ai është një person që mban një qëndrim fyes e përbuzës dhe i cilëson shqiptarët popull të prapambetur. Kjo i shërbeu diktaturës që jo vetëm të justifikojë krimet e saja të deriatëhrshme ndaj klerit katolik në Shqipëri, në zbatim të marrëveshjeve bashkëpunimit të nënshkruara me Serbët, por të pushkatojë e masakrojë dhe klerikët katolikë të mbetur gjallë deri në revolucionin ideologjik të 1967. Me këtë akt kriminal vetë shteti shqiptar asgjësoi përfundimisht një investim mbi 300 vjeçar të Perëndimit, të nisur kohë para Papa Klementit XI Albanit, që pati për rrjedhojë përgatitjen e një kleri të nivelit të përparuar botëror, dëm që kërkon shumë dekada për tu kompensuar. Krime masive të kësaj të kësaj shkalle nuk kishte kryer kundër meshtarëve katolikë as pushtuesi otoman në mbi 450 vjet pushtim. Ky vlerësim i klerit katolik në këtë vepër ishte në kundërshtim të plotë me realitetin dhe ishte në shërbim të diktaturës, e cila në veprimtarinë e saj synonte shkëputjen e çdo lidhje me Perëndimin. Sipas saj gjithçka e ka nisur ajo, shqiptarët nuk kanë patur asnjëherë shtet të tyre, nuk ka patur as shtet të Skënderbeut, nuk ka patur traditë vetëqeverisëse në Veri, kur gjithë bota e qytetëruar, si miqtë dhe armiqtë, njohin kontributin e klerit e komunitetit katolik në themelimin e kulturës e të kombit shqiptar dhe krijimin e shtetit shqiptar ia dedikojnë në mënyrë të veçantë, atdhetarizmit të komunitetit katolik dhe klerit të tij.

Në një intervistë të dhënë në televizion, një pinjoll i familjes Turdiu informoi opinionin e gjërë për dokumentacionin që disponon se familja e tij, familja Harasani e shumë familje të tjera dhe familjet e shehlerëve kanë ardhur në Shqipëri si misionar të fesë muhamedane në gjysmën e parë të shekullit XVII e në vazhdim nga Irani e rajone të tjera aziatike.

Duke i analizuar ngjarjet në retrospektivë mund të nxirret përfundimi se janë hipokrizi dhe synojnë fshehjen e të vërtetës akuzat e Enver Hoxhës se Mehmet Shehu e fejoi djalin me vajzën e një armiku të klasës etj. Enver Hoxha i kushtoi shumë faqe Revolucionit Islamik të Iranit “…si fitore e popullit Iranian në luftë kundër imperializmit amerikan etj. etj. “ në raportin e mbajtur në Kongresin VIII të PPSH-së. Ky ishte një mesazh, se Shqipëria dëshiron marëdhënie me këtë vend të pasur me naftë pas krizës ekonomike në të gjithë sektorët që e kishte shkaktuar vetëizolimi i vendit. Dhe një shenjë besnikërie ishte fejesa e djalit të kryministrit, pinjoll i një familje kolone, nga zona e shi'itve Irak-Iran, po me vajzën e një koloni nga ky rajon. Pa miratimin e Enver Hoxhës, Mehmet Shehut as nuk mund t'i shkonte ndërmend të fejonte djalin që vetë e kishte paralajmëruar se “.. do të vras po të tradhëtosh partinë..” me mbesën e Arshi Pipës, prej disa kohësh ekspert për Ballkanin në administratën e Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Por pas acarimit të marëdhënieve iraniano-amerikane dhe kur mund t'i vihej në rrezik pushteti si aleat i Iranit, Enver Hoxha për të larë duart si Pons Pilati, i ka kërkuar Mehmet Shehut prishjen e fejesës së djalit, pa llogaritur pasojat e këtij veprimi për personalitetin e këtij të fundit dhe për dy të rijtë, që rezultoi me pasojat e njohura.

 

Kolonët pengesë për zgjidhjen e çeshtjes shqiptare .

Kolonët paraqiten me diferencë të madhe në qëndrimin ndaj çeshtjes shqiptare dhe në krahasim me shqiptarët kolaboracionistë. Kjo është shumë e dukshme po të bëhet krahasimi midis Ali Pashës dhe Bushatlive të Shkodrës.

Ali Pasha, në shembullin e kolonëve të tjerë para tij, në kundërshtim me “traditat kalorsiake të shqiptarëve” (Hahn), vazhdoi të ushtrojë të drejtën e “natës së parë”, gjë që deri në pushtimin otoman ishte fenomen i panjohur për shqiptarët. Gjithashtu në bazë të kujtimeve të Eqerem Vlorës, beu mund të mos përgjigjej për vrasjen e banorëve të çiflikut të tij, fenomene që për krahinat veriore të vendit ishin jo vetëm të papranueshme, por dhe të pakonceptueshme e të paimagjinueshme.

Po kështu diferenca të ndjeshme në mes këtyre dy vezirëve, vërehen dhe në qëndrimet ndaj popullatës shqiptare.

Krahina e Mirditës në Veri, njëlloj si edhe krahina e Sulit në Jug, ishin rajone të pamposhtura nga pushtuesi otoman. Por në ndryshim nga Ali Pasha, megjithëse dhe mirditorët nuk iu bindën asnjëherë Bushatliut, ai nuk mori ekspedita masive ndëshkuese dhe mbajti me ta marrëdhënie partneriteti për shumë probleme. Bushatliu i njihte vlerat e vazhdimsisë iliro-shqiptare të vëllezërve të tij, nga është një version se kishte origjinën e tij. Origjinën mirditore të Bushatlive, Dom Ndoc Nikaj do ta konstatonte dhe në një shprehje popullore të zonës: “ Ruaju zot sherrit të shejtanit e begut të Gojanit”. Gjeninë e mirditorëve do ta vlerësonte dhe studiuesi e diplomati francez Degrand mbasi kishte konstatuar se: “ Në këngët shqiptare, kur vajtohet një betejë e humbur, heronjtë e rënë për dështimin e pësuar, ia vënë fajin mungesës së mirditorëve në radhët e tyre ”.

Për qëndrimin dhe luftërat e përpjekjet e tij për bashkimin e trojeve shqiptare në një njësi të vetme autonome, Mahmut Pasha u ndëshkua nga Sulltani që e shpalli 7 herë kara (të zi). Por në realizimin e projektit të tij ky kolabracionist u pengua nga koloni Ali Pasha, që nuk e kishte Shqipërinë atdheun e tij.

Me qëllim që të dëmtojnë kompaktësinë e popullsisë shqiptare, për të realizuar përçarjen e saj dhe për të patur më të lehtë shfrytëzimin e popullsisë vendase, kolonët populluan zona të caktuara me ardhacakë nga zonat më të varfra të perandorisë. Më e madhja në numër, por e ardhur më vonë dhe që nuk u asimilua, është diaspora greke e vendosur në Gjirokastër nga bejlerët jo shqiptarë të Libohovës, e cila para caktimit të kufijvë shtetërorë ishte e rrethuar nga troje e popullsi shqiptare . Mund të jenë objekt studimi për historianët në të ardhmen shkaqet e largimit ose të zhdukjes së popullsisë shqiptare në Gurin e Bardhë, në vendlindjen e kolosit të kulturës kombëtare Pjetër Budit dhe vendosjes me banim të përhershëm në të, të diasporës turkomane-sllave, të shkaqeve të vendosjes së boshnjakëve në Dobraç të Shkodrës etj.

Duke ruajtur kujtimet e Perandorisë së tyre dhe duke njohur rrezikun që paraqesin kolonët për kombet që luftojnë për liri e identitet, sapo krijuan shtetin autonom nën Imperatorinë Otomane, serbët kërkuan largimin e gjithë kolonëve otomanë nga territori i tyre. Një gjë të tillë u detyrua ta bëjë vetë Sulltani mbas nënshkrimit të Konventës së Akermanit më 7 tetor 1826, kur me khatt-i sherifin (dekretin) e 3/15 gushtit të vitit 1830, njohu autoqefalinë e Kishës Serbe duke dekretuar se: “ Popullit serb i pranohet liria e besimit në kishat e veta”, ndërsa në dispozitat vijuese pranoi dëbimin e kolonëve dhe diasporave mongolo-arabe, duke sanksionuar se: “ Të gjithë muslimanëve iu ndalohet banimi në Serbi, përveç atyre që u takojnë garnizoneve të qyteteve” (Historia e Shtetit dhe e të Drejtave të Popujve Jugosllavë f. 263-264).

Ishte identifikimi i vetë shqiptarëve me pushtuesin otoman për shkak të asimilimit të shumicës në fenë e tij, që e detyroi Europën ta krijojë shtetin e ri shqiptar vetëm në ato territore ku kishin mbijetuar e paasimiluar, pas një genocidi rreth 5 shekullor, një numër i përfillshëm popullsie e Krishterë, katolike në Veri dhe ortodokse në Jug. Shqiptaro-amerikani, prof. Zef Hasani ka shkruajtur në shtypin shqiptar se përgjigjja e Bismarkut për çeshtjen shqiptare në Kongresin e Berlinit ka qenë se:

“Unë nuk njoh Shqipëri, unë di që ka një Mirditë”. Fuqitë e kohës i kishin njohur kësaj krahine “të prapambetur sipas Historisë së Shqipërisë” të botuar nga Akademia e Shkencave, sepse të përparuarit i ishin ngjitur pushtuesit, autonomi të kufizuar nën Turqi rreth dy dekada më parë. Për këtë problem nuk ka reaguar historiografia zyrtare, ndoshta nga pamundësia për të studiuar aktet e Kongresit të Berlinit, ose pse është thënë e vërteta dhe me heshtjen e saj synon t'i qëndrojë fallsifikimit të thënies së Bismarkut se “Shqipëria është një shprehje gjeografike”. Në dy pozicionet ky vlerësim nuk ishte objektiv, pasi gjermanët ishin në pararojë të studimeve të problemeve të etnogjenezës, të kulturës, të traditave të shqiptarëve dhe, si fuqitë e tjera Europiane, njihnin hollësisht kontributin e shqiptarëve në mbrojtje të qytetërimit perëndimor. Por megjithatë në këtë përfundim është arritur për arsye se vendimet do të merreshin në një situatë të caktuar dhe marrëveshjet nuk do të lidheshin me gjysh-stërgjyshrit perendimorë shqiptarëve, të shkolluar në universitetin e Durrësit të Apollonisë, por me shqiptarë që në shumicë ishin konvertuar në fenë muhamedane dhe e njihnin veten si turq.

Ngjarjet e 11 shtatorit 2001 në Amerikë dhe të 11 marsit 2004 në Spanjë, u kujtuan Europianëve të kaluarën e tyre historike. ”Kështu që 11 marsi i vitit 2004, shkruan shkrimtari e analisti i njohur Kastriot Myftari në gazetën “SOT” të datës 2 prill 2004, shënon për Europën kthimin në epokën e rrezikut islamik që pati marrë fund më 1691”. Parë në këtë këndvështrim, pas përfundimit të Luftës Ballkanike, Europa e kishte të vështirë ta trajtonte çeshtjen shqiptare vetëm në konteksin historik. Duke qenë se shqiptarët kishin përqafuar fenë e pushtuesit dhe e kishin identifikuar veten me të, Europa nuk mund të krijonte dy Turqi, një në brigjet e Adriatikut në vendin e ipeshkëvisë së parë të krishterë dhe një në Dardanele, në kryeqytetin e Perandorisë Bizantine.

Me veprimtarinë e tyre si përfaqsues të pushtuesit, kolonët dhe kleri muhamedan i sjellë nga pushtuesi, kanë patur rolin kryesor në dobësimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Për të ruajtur pushtetin dhe privilegjet e realizuara me dekrete të Sulltanit, në dëm të popullit shqiptar, kolonët dhe kasta e klerikëve muhamedanë e identifikuan vehten si shqiptarë edhe pas largimit të osmanëve, gjë që nuk ndodhi në Bosnjen me ngjashmëri në konvertimin fetar me Shqipërinë. Në librin e personalitetit të shquar të jetës politike e publike jugosllave, Millovan Gjillasit dhe gazetares Nadjezhda Gaçe, të titulluar “Boshnjaku Adil Zylfikarpashiq” dhe në librin “Bosnja në pranga”, nga biseda e Adil Zylfikarpashiqit me Vllado Gotovac, Miko Tripallo dhe Ivo Banac, është evidentuar fakti i vendosjes se kolonëve otomanë mongolo-arabë në Bosnjë, të cilët me kalimin e shekujve për shkak të përqafimit të fesë muhamedane nga autoktonët, njëlloj si në Shqipëri e rajonet shqiptare, u shkrinë me popullsinë vendase. Por dhe pas çlirimit nga Turqia e kalimin nën mbretërinë serbe, këta kolonë, edhe pse të një besimi me popullsinë vendase, nuk e fshehën identitetin as origjinën e tyre. Kështu në këta dy libra, Adil Zylfikarpashiq jep të dhëna të hollësishme si familja e tij dhe pashallarë e bejlerë të tjerë të vendosur në Bosnjë dhe që jetojnë dhe sot aty, kanë origjinë nga rajonet otomane të Azisë Qëndrore, Arabisë, kohën e vendosjes së tyre, për pronat e marra me dekrete të Sulltanit etj.

E kundërta ka ndodhur në Shqipëri dhe në rajonet shqiptare. Kolonët dhe kasta e klerikëve muhamedanë e kanë mohuar identitetin e tyre të origjinës dhe janë paraqitur si shqiptarë e bile si flamurtarë e patriotë të çeshtjes shqiptare, kur kanë parë se Shqipëria nuk mund të qëndrojë më nën Turqi.

Këtë mendim e ka, së fundi, dhe z. Ardian Vehbiu që në gazetën “Shekulli” të datës 11 prill 2004 ka shkruar: “ Vetë krijimi i Shqipërisë si shtet i pavarur në nëntor 1912 u detyrohet dhe përpjekjeve të funksionarëve të lartë me origjinë shqiptare, kuadrove ushtarake dhe të tjerëve pjestarë të elitave të perandorisë”.

Nuk ishte paaftësia e shqiptarëve të cilët derdhën gjak për disa vjet për të shporrur pushtuesit otomanë nga atëdheu i tyre, por ishte veprimtaria me dy faqe e kolonëve që Shqipëria, shpalli pavarësinë nga Turqia në Vlorë me 28.11.1912, pa asnjë pëllëmbë tokë të çliruar. Eqerem bej Vlora, shkruan në kujtimet e tij se ai në komandën e trupave turke mbronte Vlorën nga rreziku grek dhe pavarësia e Shqipërisë shpallej në prezencën e pushtuesit mbi 4 shekullor.

Me këtë qëndrim kolonët kanë synuar të ruajnë privilegjet e tyre në drejtimin e shtetit të vogël shqiptar dhe të garantojnë e të shtojnë pronat e tyre.

Në mbi 90 vjet të ekzistencës së shtetit shqiptar është provuar plotësisht se duke lënë të paidentifikuar dhe në drejtim të shtetit shqiptar kolonët dhe diasporën mongolo-arabe, Shqipëria ka patur dhe do të ketë vështirësi për t'ju bashkëngjitur Europës.

Koha tregoi se eksperimenti që bëri Europa, pas largimit të Princ Vidit, për të krijuar shtetin shqiptar simbiozë të kolonëve dhe kolaboracionistëve, duke përjashtuar nga qeverisja qëndrestarët, dështoi. Shtetet kombëtare moderne janë krijuar vetëm nga ato pjesë të popullsisë që e kanë parë dhe luftuar pushtuesin, deri në fund si pushtues, siç i kanë krijuar shtetet dhe fqinjët tanë serbë, grekë, bullgarë, italianë etj. ose kur shtetet janë krijuar drejtëpërdrejt nga kolonët siç është rasti i SHBA-së, Australisë, Zelandës së Re etj.

Prandaj klasa politike në Shqipëri, në Kosovë e Maqedoni nuk duhet t'i lejë fatet e popullit të saj, edhe pas rreth një shekull të largimit të Turqisë nga Ballkani, në duart e personave pa identitet të përcaktuar dhe që synojnë realizimin e aspiratave të popujve të tjerë, qoftë dhe populli mik a “vëllazën gjaku”, siç deklaron ndonjë politikan tani për Turqinë. Edhe në SHBA, vendin më demokratik të botës, kandidatët për poste të rëndësishme publike janë të detyruar të tregojnë zgjedhësve origjinën e tyre. Duke u qeverisur nga kolonët shqiptarët kanë patur dhe do të kenë vështirësi në zgjidhjen e problemeve të tyre. Duke u konvertuar me forcë në fenë e pushtuesit, ata nuk kanë ditur se është kolaboracionist a kolon Ismail Qemali, kryeministri i parë i Shqipërisë së pavarur, se Omer Nishani, presidenti i parë i pasluftës, ishte kolon nga Libani, se dy presidentët Ramiz Alia e Rexhep Meidani i mbaruan mandatet, në krye të shtetit shqiptar, pa treguar origjinën e familjeve të tyre etj.

Duke mos e patur atdheun e tyre, kolonët dhe pse e kanë patur pushtetin dhe paratë, në disa shekuj, por dhe pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, nuk kanë bërë asgjë për zhvillimin dhe përparimin e atij që e kanë quajtur atdheun e tyre të ri. Kjo ka rënë në sy të gjithë vizitorëve e udhëtarëve që në kohë të ndryshme kanë parë Shqipërinë.

Këtu mund të përmendet Esat Toptani, që ishte një nga feudalët më të mëdhej të Europës, Vlorat që në shekullin XX nxorën dhe kryeministër për Perandorinë Otomane, që sipas kujtimeve, të pinjollit të tyre Eqerem be Vlorës, ishte kundërshtar më i madh se sulltani për plotësimin e kërkesës së hebrejve për t'u kthyer në trojet e tyre etnike, Libohovët, Vrionët etj. Paraardhësit e tyre në disa shekuj, dhe ata vetë, nuk ndërtuan në Shqipëri, jo vetëm objekte të infrastrukturës publike, por as investime të mirëfillta e banesa për nevoja të familjeve të tyre.

Kosta Novakoviq, i ardhur në Shqipëri me ushtrinë pushtuese serbe më 1912-1913 dhe kryetar i PSD-së serbe midis dy luftërave botërore, shkruante: “Ne u mësuam me këtë qytezë (Tiranën shënimi im Gj. K.), dhe shtëpinë e vjetruar të Esat Pashës, nëpër të cilën fryn era si nëpër një kosh të madh, të cilën, tiranasit ….. e quajnë pallati i Esat Pashës”. (“Kosta Novakoviq për Shqipërinë dhe invadimin nga Serbia ” në Zekeria Cana “Shpalime historike” f. 299).

Pushtuesit otomanë nuk ndërtuan asnjë km hekurudhë deri në largimin e tyre përfundimtar nga Shqipëria, rreth 70 vjet pas ndërtimit të hekurudhës së parë në Britaninë e Madhe, ndërsa Perandoria Austro-Hungareze në Luftën e Parë Botërore, në vitin e dytë të qëndrimit të saj në Shqipëri kishte ndërtuar jo vetëm rrugë automobilistike, por dekovil dhe në Kukës.

Shqiptarët muhamedanë duhet të ndërgjegjësohen se nuk janë ata fajtorët dhe nuk duhet të mbajnë përgjegjësi, fjala vjen, se Sulejman Delvina udhëhoqi forcat osmane në genocidin ndaj popullit armen, në prag të shembjes së Imperatorisë Otomane. Por ata mbajnë përgjegjësi të plotë se këtë kolaboracionist, që i kishte lyer duart me gjakun e pafajshëm të një populli tjetër të krishterë, menjëherë pas njohjes së Shqipërisë shtet i pamvarur, e bënë kryeministër të Shqipërisë.

Gjithashtu shqiptarëve nuk iu kanë munguar kolaboracionistët dhe ata janë lejuar të vazhdojnë të qetë veprimtarinë e tyre, mbasi nuk janë ndëshkuar asnjëherë.

Për të ruajtur pronat dhe privilegjet që Sulltani ia kishte dhënë si shpërblim për shtypjen e popullit shqiptar dhe të popujve të tjerë të Perandorisë, kolonët por dhe kolaboracionistët, kërkonin që Shqipëria të mos shkëputej nga Turqia. Megjithse edhe shqiptarët e dinin se Europa kishte rreth një shekull që diskutonte shporrjen e Otomanëve nga Ballkani, rezulton se kolonët bënë të gjitha përpjekjet që të shkojë kot gjaku i derdhur për liri prej shqiptarëve. “ Kryengritja e përgjithshme dhe hyrja e të gjitha fuqive shqiptare në Shkup, ka shkruar Ismail Qemali në kujtimet e tij, i dha fund fuqisë kriminale të Turqve të Rinj, që shkaktoi shpërndarjen e dhomës. Pasi arritëm qëllimet tona patriotike, u kthyem në bindjen tonë ndaj Perandorisë”. (Ismail Qemal Vlora, “Kujtime”, “Toena”, Tiranë 1997, f. 314). Pra kolonët dhe kolabracionistët gjakun e derdhur për liri nga shqiptarët të udhëhequr nga Ded Gjo Luli, Isa Boletini, Preng Bib Doda, Çerçiz Topulli etj. e harxhuan për ndërrimin e qeverisë në Stamboll, kur lëvizja kombëtare e serbëve më 1804 (108 vjet më parë) kishte kërkuar pavarësinë nga Perandoria Otomane, po kështu dhe lëvizja kombëtare greke, etj.

Në negociatat me autoritetet perandorake, krerët e lëvizjes shqiptare kanë paraqitur atyre kërkesa në 14 pika, të tilla si: “…nëpunësit duhet të dinin gjuhën dhe doket e vendit, rekrutët shqiptarë duhet ta kryenin shërbimin ushtarak vetëm në Shqipni, legjislacioni të bazohej në ligjet vendore, të hapeshin shkolla reale, teologjike moderne dhe private, të futej gjuha shqipe në shkollat fillore dhe të mesme, të zhvillohej tregtia dhe bujqësia etj., të ribëhej organizimi i krahinave, të dilnin para gjykatës dy kabinetet paraardhëse turke etj.”. (Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912, botim i Institutit të Historisë, Tiranë 1978, faqe 251, cituar sipas Kastriot Myftaraj në “Kalvari i gjysëhanës”, faqe 77).

Duke mbetur të paidentifikuar dhe të pandëshkuar, kolonët dhe kolaboracionistët ia kanë arritur që të artikulojnë pretendimet e tyre që t'u kthehen pronat që ia kishte dhënë pushtuesi . Për realizimin e këtij qëllimi, në shërbim të tyre, janë vënë dhe parti shqiptare të cilat kanë vënë në programet e tyre kthimin e pronave të trashëguara nga pushtimi osman kolonëve dhe kolaboracionistëve.

Nëse shqiptarët do të binin në këtë grackë dhe parlamenti do të merrte në konsideratë e do të ligjëronte këtë pretendim, do t'i shkaktoheshin dëme të pallogaritëshme çeshtjes kombëtare shqiptare.

Së pari, me këtë veprim do të shkelej mbi gjakun e derdhur për liri në shekuj, në luftrat kundër pushtuesve otomanë, prej gjithë shqiptarëve, siç thuhet pa dallim feje, krahine, ideje.

Së dyti, do të shkonte dëm djersa e puna e papaguar në gjysëm shekulli pas Luftës Dytë Botërore nga populli shqiptar, që, pas përfundimit të kësaj lufte, punoi për t'i kthyer në produktive pronat që për 5 shekuj i shkretuan e i kthyen në djerrë pushtuesit bashkë më kolonët e kolbracionistët, që ishin bërë pronarë me dekrete të Sulltanit.

Së treti, kthimi i pronave kolonëve dhe kolaboracionistëve me ligj do të kishte një kosto politike të paparashikueshme. Me njohjen e fuqizimin e dekreteve të sulltanëve dhe kthimin e tokave feudalëve, megjithëse ata gjithçka mbi tokë e shkatërruan dhe asgjë nuk ndërtuan, parlamenti do të vërtetonte pretendimet e fqinjëve se populli shqiptar, që nga konvertimi i shumicës në fenë e pushtuesit, ka qenë bashkësundues me pushtuesit otomanë dhe se shteti shqiptar është dorë e zgjatur e botës muhamedane dhe e Turqisë në Europë. Për rrjedhojë ai nuk do të quhet viktimë e luftrave pushtuese të fqinjëve ballkanas në Luftërat Ballkanike, por humbës i kësaj lufte. Për rrjedhojë edhe pretendimet e drejta që ka për coptimin e trojeve të tij nuk mund t'i realizonte në rrugë paqësore, por vetëm me fitore në një luftë ballkanike.

Shqiptarët po i vuajnë në kurriz pasojat e qëndrimeve të papërgjegjshme të klasës politike, që lanë pushtuesit otomanë dhe që vihet në shërbim të çdo pushtuesi të ri. Popullsia çame dhe popullsia tjetër shqiptare myslimane, po vuan pasojat e një veprimi të kolaboracionistëve që ia dorëzuan V. Emanuelit kurorën e Mbretërisë Shqiptare. Me preteksin se shqiptarët kishin qeverinë e tyre kur Italia shpalli luftë Greqisë, Qeveria Greke mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë dhe ka bllokuar në sekuestro konservative, e mbi gjashtë dekada shfrytëzon qindra mijë hektarë toka arë, pyje, kullota e miliarda dollarë pasuri të shqiptarve. Megjithëse ky qëndrim është plotësisht i pabazuar juridikisht, mbasi Shqipëria ishte një vend i pushtuar nga Italia dhe pa sovranitet, Qeveria Greke shfrytëzon në favor të vet këtë veprim të kolaboracionistëve.

Së katërti, parlamenti, duhet të caktojë një kufi minimal njohje për pasuritë e paluajtëshme më 28.11.1912, duke treguar shkallën më të lartë të tolerancës dhe trajtimin e kolonëve e kolaboracionistëve si maksimum, të barabartë me popullin shqiptar, dhe që nga ajo datë të njohë vetëm pronat e vëna në rrugë të ligjëshme gjatë viteve të pavarësisë.

Çdo ligj për kthimin e pronave të dhëna kolonëve si pushtues dhe kolaboracionistëve për bashkëpunimin me të, përveç atyre të fituara, në rrugë të ligjëshme, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, do ti shkaktonte një dëm të rëndë, afatgjatë e të pariparueshëm çeshtjes shqiptare në Ballkan.

Parlamenti duhet të shpallë me ligj, në rastin më të parë të ndryshimeve kushtetuese, dhe me Kushtetutë, se nuk i njohin pronat e fituara nga kolonët dhe kolaboracionistët me dekrete të Sulltanit, si shpërblim për veprimet e tyre në dëm të popullit të vet dhe të popujve të tjerë.

Kolonët dhe kolaboracionistët nuk mund t'i kërkojnë shtetit shqiptar që të përgjegjet për atë që ata e krijuan nga zbatimi i detyrave dhe bashëkpunimi me Imperatorinë Otomane. Shqipëria është vend sovran, i shkëputur njëherë e përgjithmonë nga Turqia, prandaj këta kolonë mund t'ia kërkojnë një gjë të tillë shtetit turk, që është bartës i trashëgimisë së asaj perandorie.

Në ndërmarrjet e tyre, organet vendimmarrëse, duhet të kenë parasysh Reformën Agrare të vitit 1946, e cila mund të thuhet, se, në fushën e pronësisë mbi tokën, sanksionoi fundin e pushtimit otoman në Shqipëri.

Duhet të shpallen të jashtëligjshme dhe ato parti shqiptare që mbrojnë interesat e kolonëve dhe kolaboracionistëve në dëm të çeshtjes e kombit shqiptar. Në vend që këto parti të kërkojnë maksimumin e barazisë për gjithë qytetarët e këtij vendi, që dhe kolonët e kolaboracionistët të trajtohen si maksimum dhe jo si minimum të barabartë me shqiptarët etnikë, kur fqinjët serbë e grekë i kanë përzënë plotësisht kolonët duke i kthyer në vendet e origjinës e bashkë me ta dhe kolaboracionistët, kur nuk kanë pranuar fajin, e rikthyer besimit të të parëve të tyre, ato kërkojnë që dhe një herë Lufta e Shenjtë të jetë fitimtar në trojet iliro-arbnore, tani me votën e vetë shqiptarëve.

Ky problem mendoj kërkon vëmendjen e përherëshme të qeverive dhe të parlamenteve si në Shqipëri dhe në Kosovë dhe në përgjithsi të klasës politike shqiptare.

Për koloboracionistët duhet të gjenden mekanizmat ligjorë që të ndëshkohen. Nuk duhet të ndëshkohen, për qëllime politike të ditës, vetëm bashkëpuntorët e fashizmit në LDB, por të dënohen deklarativisht kolaboracionistët e të gjitha kohërave, mbasi soji i tyre nuk i ka munguar popullit shqiptar gjatë historisë, dhe nuk po i mungon as në ditët tona.

Kolonët vazhdojnë të jenë të dëmshëm për identitetin kombëtar të shqiptarëve, kudo ku jetojnë .

Dëmi i pallogaritshëm që ka shkaktuar ndërhyrja në vazhdimsinë iliro-shqiptare dhe shkarja prej mentalitetit perendimor, gjatë pushtimit otoman, edhe pas një shekulli vazhdon të jetë evident. Kjo duket në luftën që ka bërë vetë shteti shqiptar, i drejtuar kryesisht nga kolonët ose diasporat, kundër vlerave të tij dhe për të provuar se gjithshka pozitive fillon me pushtimin otoman, ndërsa për komunistët gjithshka fillonte me ardhjen e tyre në pushtet.

Kryetari i parlamentit shqiptar Eshref Frashëri, justifikonte plotësisht qëndrimin e Europës ndaj çeshtjes shqiptare, kur gjatë vizitës në Turqi më 1924 do të shprehej se: “E vërtetë se sot populli shqiptar gjendet i shkëputur prej jush, por me zemër vijon gjithnjë të jetë i ngjitur me ju”.

Po kështu shteti njëpartiak shqiptar i pas LDB-së, do të sulmonte e do të quante arkaike vlerat e ruajtura në shekuj me shumë sakrifica nga shqiptarët, traditën e tyre vetëqeverisëse dhe importoi modele orientale që nuk i përshtateshin nacionit shqiptar. Duke mohuar çdo trashëgëmi të së kaluarës paraotomane të shqiptarëve, synohej që të realizohej objektivi djallëzor i kolaboracionistëve e kolonëve për të përjashtuar nga qeverisja komunitetin katolik, që kishte konservuar e pasuruar këto vlera. Ishte kjo arsyeja që jo vetëm nuk u shfrytëzua, në luftën kundër kriminalitetit dhe për të forcuar respektin e besimin ndaj jetës e ligjit, por tradita e vetëqeverisjes dhe Kanuni i Lek Dukagjinit u sulmuan me egërsi aziatike nga kolonët dhe kolaboracionistët, për të thënë që shteti fillon me ne. Ky ka vazhduar të jetë boshti i politikës zyrtare gjatë gjithë ekzistencës së shtetit shqiptar. “Nga ana tjetër, shkruan Tajar Zavalani, Malcorët e Shqipnis Veriut, të Krishtenë dhe Myslimanë, vazhduen të vetëqeverisen mbas normave juridike tradicionale dhe kësisoj shpëtuen nga harresa Kanunin e Lekës që asht një krijesë origjinale e gjeniut arbnor”. (Histori e Shqipnis, f. 141). Ndërsa, ndoshta në të fundit vlerësues, shkrimtari Visar Zhiti, në qelitë e burgut politik, do të shkruante se: “Kanuni është monument kombëtar, panteon i padukshëm”. (Rrugët e Ferrit f. 408).

Por megjithë luftën e paprinciptë të bërë nga shteti shqiptar i pas LDB-së, dhe strukturat në shërbim të tij, kundër vlerave kombëtare të konservuara e ruajtura veçanërisht nga ky komunitet por dhe të tjerët, e në mënyrë të veçantë kundër Kanunit të Lekë Dukagjinit, për ta paraqituar atë “arkaik”, “reaksionar”, “që nxit gjakmarrjen”, “që diskrimon femrën” etj. etj., duke qenë krijesë e tij dhe i ngulitur thellë në ndërgjegjen e popullit, ai ka shërbyer qeverisjes dhe në situatat më të vështira që ka kaluar populli shqiptar brenda dhe jashtë kufijve.

Në respektim e zbatim të normave të Kanunit, rreth 3000 gjaqe falën shqiptarët e Kosovës nën drejtimin e mirditasit të urtë Anton Çeta në fundin e viteve ‘90-të. Në bazë të dhënave të shtypit, nga viti 1997 e deri sa u vra, ose vdiq nga shkaqe akoma të panjohura për organet kompetente, killeri Altin Dardha dhe banda e tij shkaktuan 67 viktima të pafajshme. Një numër i tillë viktimash nuk janë shkaktuar në disa nga rrethet e Zonës Veriore, si në Mirditë, Pukë, Has, Kukës etj. në gjithë harkun kohor të 15 vjetëve të fundit. Megjithë propagandën marramendëse disavjeçare dhe ndërhyrjen e disa shërbimeve të fshehta, të cilët përdorën për herë të parë në historinë e krimit në Shqipëri dhe mina me telekomandë për vrasjen e Fatmir Haklajt, numri i të vrarëve në rrethin e Tropojës ose prej banorëve të kësaj zone të emigruar me banim në zona të tjera të vendit, pas vitve ‘ 90-të, është i përafërt me numrin e të vrarëve vetëm prej Altin Dardhës e bandës së tij. Të vrarët prej Altin Dardhës dhe 24 të vrarët në dy familjet në Berat, pas një zënke banale në dasëm, dhe 37 të vrarët në dy ditë në Levan të Fierit, janë në numër më të madh se të vrarët në radhët e forcave të koalicionit në lufimet për rrëzimin e diktaturës dhe vendosjen e demokracisë në Irak.

 

Kosova dhe rrugët e zgjidhjes

Problemi i Kosovës ka qenë dhe është problemi më i rëndësishëm i çeshtjes shqiptare. Studiuesi i shquar francez Ami Boue, ka konfirmuar se në gjysmën e parë të shekullit XIX në Ballkan jetonin rreth 900 mijë serbë, një milion grekë dhe mbi 1.6 milion shqiptarë, ose përafërsisht sa të dy këta popuj të marrë së bashku. Shqiptarët kanë patur gjithnjë shtesë natyrore të popullsisë më të madhe se fqinjët, që pas LDB-së ka arritur të jetë në mbi 5 herë më e madhe. Grekët kanë patur shtesë natyrore në vitet 70-80 të shekullit XX rreth 1o/oo, në vitet 80-90 rreth 3o/oo, serbët në vitet '80-të rreth 5o/oo, Shqipëria si shtet mbi 20o/oo, shqiptarët e Kosovës mbi 25 o/oo dhe shqiptarët e Maqedonisë mbi 27o/oo, megjithatë serbët dhe grekët në fund të shekullit XX, kanë arritur të jenë popuj 10 milionësh, ndërsa, përgjithësisht pranohet, se, në trojet e tyre etnike në Ballkan jetojnë rreth 8 milion shqiptarë.

Duke patur krizë të vazhdueshme identiteti, shqiptarët edhe të ndarë në disa shtete, rezultojnë në numër më të vogël se fqinjët.Megjithëse jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve nga 38 vjet në vitin 1939 ka arritur në rreth 50 vjet në fund të shekullit XX, ose ajo është rreth 23 vjet më e ultë si raportohej në kongreset e partisë ku megjithëse mbi 80 % e vdekjeve në Shqipëri ishin dhe janë nga 1 në 70 vjeç, “jetëgjatësia mesatare rezulton 73 vjeç”, pra megjithëse shqiptarët kudo ku banojnë kanë jetëgjatësi më të vogël se fqinjët, prapëseprapë numri i tyre duhej të ishte mbi 20 milionë, minimalisht i barabartë me popujt serbë dhe grekë të marrë së bashku.

Në bazë të dhënave, që historiografia zyrtare shqiptare nuk i ka trajtuar asnjëherë, rezulton se gjatë shekullit XX, për shkak të fesë së përbashkët me pushtuesit, e kanë ndjerë veten dhe janë vetëshpallur turq mbi 8 milion shqiptarë muhamedanë, gjë që u konfirmua nga presidenti turk Demirel që gjatë vizitës në Shqipëri i tha presidentit Rexhep Meidani “se vëllai im Rexhep ka nën hyqëm më pak shqiptarë se ai”, janë vetëdeklaruar grekë mbi 3 milion shqiptarë të krishterë të ritit oriental dhe rreth 2 milion të tjerë janë vetëshpallur myslimanë, serbë, malazezë, maqedonas etj.

Po të bëhet një paralelizëm me këta koficentë, është njëlloj sikur 650-700 milionë indianë të ishin vetëshpallur kinezë, pakistanezë, tajlandezë, bengladeshas etj.

Këto shifra rrënqethëse nuk provojnë konkluzionin e dijetarit anglez Tomas Arnold se dhe pas pushtimit të gjatë otoman“Shqiptarët kanë ushqyer një ndjenjë të fortë kombësije, fare damas nga besimi i tyre fetar” cituar sipas Tajar Zavalanit në Histori e Shqipnis, faqe 142.

Duke patur një shtet me probleme e të pafuqishëm, si dhe nga papërcaktueshmëria e identitetit me pasojë hemoragjinë e mbi dy të tretave të popullsisë, shqiptarët nuk i patën as aftësitë që vetë ta fitojnë lirinë në gjithë territorin e tyre etnik, as gjatë Luftrave Ballkanike dhe as më vonë. Për këtë shkak Lirinë e Kosovës më 1999, nuk e realizuan shqiptarët me forcat e tyre, por ndërhyrja e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe ajo në kuadrin e respektimit të drejtave të popujve pakicë. Kjo liri as nuk mund të cënohet, por ka dhe vështirësi që të realizohet vetëm sipas vullnetit të shqiptarëve, megjithëse ata janë shumicë absolute në Kosovë.

Shqiptarët duhet ta kalojnë vetë krizën e identitetit.

Manastiret serbe në Prizren, Gjakovë a kudo tjetër në Kosovë, janë përshtatur dhe si objekte të Kishës Ortodokse serbe, para xhamive që i ndërtuan pushtuesit otomanë. Me këto objekte të përshtatura dhe ato të ndërtuara prej tyre, serbët provojnë autoktoninë e tyre në Kosovë para turqve.

Koecidencialisht edhe në kapërcyell të shekullit XVI, pra rreth 4 shekuj më parë, një shqiptar nga fshati i thellë Vilë i rrethit të Kukësit, i dekretuar pasha nga sulltani dhe i quajtur Sinan Pasha i ditur (sofi), në komandën e trupave otomane, kur ajo imperatori ishte në kulmin e fuqisë së saj, ka djegur manastirn e Shën Savës në Beograd, të atij Save që fillimisht, për shkaqet që i trajtuam skematikisht në këtë artikull, qendrën e kishës serbe e kishte vendosur në Kosovë, në kryeqytetin e parë të mbretërisë serbe. Po ky pasha ndërtoi në qytetin e Prizrenit një objekt kulti të fesë që erdhi bashkë me pushtuesin, xhaminë e quajtur “Xhamia e Plumbit”.

Konfliki serbo-shqiptar, ka filluar që me ardhjen e serbëve në Ballkan, që mënyrë të vazhdueshme kanë ngushtuar dhe synojnë ta ngushtojnë hapsirën jetike iliro-shqiptare.

Shqiptarët kanë plotësisht të drejtë që të jenë zotër mbi Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare në ish Jugosllavi . Por në shekullin e fundit të pushtimit serbo-sllav ata e kanë urryer pushtuesin më tepër si armik fetar. Kjo i ka ndihmuar gjithnjë serbët të cilët e kanë patur më të lehtë rritjen e presionit ndaj shqiptarëve dhe për të vazhduar të qetë e të pashqetësuar tjerrjen e gënjeshtrës “për Kosovën djep i Serbisë”. Ky presion ka patur dhe anën e pallogaritshme pozitive për shqiptarët. Me këtë presion serbët, në shumë këndvështrime, thuajse kanë hedhur poshtë pasojat e pushtimit rreth 5 shekullor otoman tek popullsia shqiptare, përjashtuar kolonët dhe kolaboracionistët që vihen në shërbim të çdo pushtuesi. Jo vetëm shqiptarët e Kosovës, që si element konstituiv i ish Federatës Jugosllave, arritën të kenë shtetin e tyre në atë federatë, mbasi janë dhe rajoni shqiptar më kompakt dhe qendër e ndërgjegjes kombëtare, por dhe ata të viseve të tjera shqiptare në Maqedoni e në Mal të Zi, janë ndërgjegjësuar për kombësinë e tyre shqiptare. Përjashtim bëjnë këtu shqiptarët e rajonit të Sanxhakut, një territor prej 8867 km2, rreth 2 mijë km2 më të vogël se ai i Kosovës, që duke qenë urë lidhëse midis Kosovës dhe Bosnjës, edhe për shkak afërsie gjeografike kanë preferuar lidhjen e martesave me boshnjakët myslimanë. Për shkak të besimit të njejtë me myslimanët e Bosnjes dhe duke qenë se me ndërrimin e kombësisë nga shqiptarë në myslimanë, bënin shërbim pushtuesve serbë që e paraqitnin më të vogël numrin e shqiptarëve në shkallë federate, por dhe realizonin privilegjet që kishin kombet në federatë, gradualisht kanë hequr dorë nga kombësia shqiptare dhe janë deklaruar myslimanë, të papërcaktuar në pikpamje kombëtare. Një shembull konkret është rasti i Dervish Haxhiosmanit, që është prezantuar në klubin e sportit “Vllaznia”, me prapashtesën sllave viq ( Dervish Haxhiosmanoviq) dhe që megjithëse prej disa vjetësh në Shkodër, kërkon që t'i përkthejnë në serbo-kroatisht gjuhën e bukur shqipe të të parëve të tij.

Shqiptarët në Kosovë kanë ndjekur në përgjithësi të njejtën linjë me qëndrimet e pushtetit në Shqipëri për problemet madhore. Tek ata ka patur ndikimin e saj urrejtja që ka demostruar me të gjitha mjetet kundër Perëndimit, në rreth 50 vjet, shteti shqiptar si dhe qëndrimi që ka mbajtur ky shtet ndaj komunitetit më të vogël katolik në Shqipëri. Kjo ka bërë që në Shqipëri, për shkak të mosshkëputjes për asnjë rast të lidhjeve me Perëndimin, komuniteti katolik të diskriminohet duke u mbajtur jashtë pjesëmarrjes reale në strukturat politike të pushtetit dhe i është dhënë pronë 6-10 herë më pak se popullsisë shumicë. Ndërsa shumica, me instiktin e strucit, vazhdon të mashtrojë opinionin me përralla duke propoganduar bashkëjetesë, harmoni fetare, barazi etj.

Edhe shteti shqiptar është mburrur vazhdimisht me harmoninë fetare të shqiptarëve të dy besimeve. Por gjatë pushtimit otoman nuk kishte shkaqe për intolerancë për shkak të besimit fetar dhe aty ku popullata ishte e përzier, mbasi, në shekuj pushtimi, ishte realizuar dhe pozicionimi i palëve. Shqiptarët e konvertuar në muhamedanë kishin status të barabartë me pushtuesin ndërsa të krishterët jetonin si raja pa asnjë të drejtë. Edhe pas Shpalljes së Pavarësisë, kur detyrimisht duhej të ndryshonin këto raporte në favor të pjesës së krishterë katolike që ishte dhe formuese e kombit të ri shqiptar, shumica muhamedane nuk pranoi që të lëshojë asnjë nga privilegjet që trashëgonte si bashkëpunëtore e pushtuesit otoman. Vetëm nën presionin greko-sllav, për shkak të fesë së përbashkët, shteti shqiptar si para dhe pasluftës u detyrua që të integrojë në gjithë sektorët e jetës, pjesën ortodokse të popullsisë. Ndërsa kërkesës së popullsisë katolike për status të barabartë, dhe që si bërthama formuese e kombit shqiptar, kishte luftuar pa ndërprerë për lirinë e Shqipërisë, shteti shqiptar ju përgjigj me dhunën më të egër. Të parët që e pësuan nga iluzioni se do të kenë status të barabartë në shtetin e vet ishin mirditorët. Megjithse popullsia e kësaj krahine vinte nga një eksperiencë disashekullore vetëqeverisëse, ajo u diskriminue që në fillim.

Vendimit të ministrit të Brendshëm në Qeverinë Shqiptare, vëllehut të islamizuar Mehdi bej Frashëri dhe të kolonit Iliaz Vrioni, që e caktonte nënprefekt me një pagë simbolike ,në një pjesë të Mirditës (pasi një pjesë Qeveria e asaj kohe ia kishte kaluar Matit), Marka Gjoni i është përgjigjur se ai dhe mirditasit kanë luftuar më shumë se kushdo tjetër për lirinë e Shqipërisë dhe “nuk mund t'i ndani Ju punët e Shqipërisë si vepronit nën Turqi”. Ky incident shërbeu si preteks për qeverinë që të dërgojë forcat e armatosura për nënshtrimin me dhunë të Mirditës. Nga ky konflikt i armatosur pati deri qindra të vrarë nga dy palët. Propaganda zyrtare, dhe me rezervë historianët, për të mbuluar krimin ndaj kësaj krahine heroike të panënshtruar në rreth katër shekuj e gjysëm pushtim, që kishte arritur të fitonte status autonomie edhe nën Imperatorinë Otomane, është përpjekur të akuzojë së mirditasit synuan krijimin e “Republikës së Mirditës” etj. Por koha tregoi se kjo ishte një preteks për qëndrim konstant diskriminues që do të mbante dhe vazhdon të mbajë shteti shqiptar kundër pjesës me orientim perëndimor të popullsisë së tij.

Filozofinë e qëndrimit politik të shtetit shqiptar ndaj komunitetit katolik e ka paraqitur në mënyrën më sintetike kryetari i Gjykatës Lartë z. Aranit Çela, kur është shprehur se “ Prengërat, Zefërat e Lleshërat i kemi marrë mbarë e likuiduar si armiq të popullit”. (Kumbona e së dielës nr. 1-2, 2004). Me këto qëndrime, provohet se ato objektiva që nuk e realizoi pushtuesi otoman në mbi 4 shekuj pushtim për asgjësimin e komunitetit katolik në Shqipëri, ka synuar që t'i përmbushë vetë shteti i ngritur kryesisht në sajë të përpjekjeve të këtij komuniteti.

Edhe në pluralizëm është vazhduar në të njetën linjë, duke ndërtuar mekanizma ligjorë për përjashtimin e këtij komuniteti nga pjesëmarrja në privatizimin e pasurisë kombëtare, pjesëmarrja në pushtet dhe deri në dhënien nga gjykatat të dënimeve, për vepra të njejta penale nga 30 deri 50% më të rënda, edhe për të kompensuar dënimet më të buta për pjestarët e komuniteteve të tjera që janë më të pasura pasi kanë marrë falas, ose me çmime simbolike, pjesë më të majme të pasurisë kombëtare dhe pushtetin.

Si komuniteti katolik në Shqipëri, dhe ai në Kosovë nën pushtimin serb, e kanë patur gjithnjë të vështirë jetesën, sepse nuk kanë bërë pakte me padrejtësinë, duke mos pranuar as sundimin otoman, as atë serb dhe as atë komunist.

Për shkak besimi, por dhe të ndikuar nga politika zyrtare e shtetit shqiptar ndaj këtij komuniteti, edhe në Kosovë shqiptarët e besimit muhamedan, megjithse shumicë absolute, gjatë shtetësisë së njohur ndërkombëtarisht të Kosovës nga 1974-1989 nuk kanë dhënë prova në vlerësimin si qëndrestare të popullsisë së besimit të krishterë katolik i cili kurdo dhe kudo ku ka jetuar ka evidentuar vlerat më themelore në favor të çeshtjes kombëtare shqiptare.

Ata nuk e kanë mbështetur ose kanë mbështetur shumë pak këtë pjesë të popullsisë më vitale të saj, si në shkollim dhe në punësim, megjithse ajo ishte trajtuar raja gjatë pushtimit otoman dhe nuk trashëgonte pronë. Këtë gjë ata nuk e kanë bërë as para dhe pas shfuqizimit me dhunë të autonomisë, duke mos evidentuar përpjekje për të zbutur presionin serb ndaj këtij komuniteti më të vogël në Kosovë.

Edhe si rrjedhojë e këtij qëndrimi, ky komunitet në Kosovë ka vazhduar të zvoglohet në numër, në mënyrët të pandërprerë.

Në referatin e mbajtur në simpoziumin shkencor të organizuar në Tiranë në datat 24-25 tetor 2003, me rastin e 300 vjetorit te Kuvendit të Arbërit, arqipeshkëvi i Kosovës monsinior Mark Sopi, informoi se popullsia e besimit të krishterë katolik me banim të përhershëm në Kosovë ka pësuar një rënie drastike në numër. Si rrjedhojë e presionit të gjithanshëm nga mbi 5 % të popullsisë së përgjithshme shqiptare në fund të viteve ‘70-të ose rreth 70 mijë banorë, në fund të vitit 2003 numri i saj ka rënë në rreth 40 mijë banorë dhe përbënte veçse rreth 2% të numrit të përgjithshëm të popullsisë shqiptare, kur ajo në rrjedha normale duhej të ishte mbi 100 mijë banorë.

Opinioni është i informuar për këtë diskriminim të komunitetit katolik në Shqipëri prej shtetit shqiptar dhë për gjendjen e këtij komuniteti në Kosovë. Ai e ka njohur mirë egërsinë e treguar ndaj Perëndimit dhe vlerave të kulturës perëndimore, nga shumica qeverisëse gjatë gati 50 vjetëve të pas LDB-së, dhe faktin se kjo shumicë dhe apologjetët e saj gjithnjë e kanë kërkuar fajin tek Europa, fajin për mosrealizimet, dhe jo tek vetja.

Eshtë fakt i njohur botërisht, se shumica muhamedane jo vetëm nuk i ka qenë mirënjohës këtij komuniteti si bërthama themeluese e kombit shqiptar, pa të cilën ata nuk do të ishin kujtuar se janë dhe shqiptarë, por në thelb ka vazhduar ta trajtojë raja dhe ka përvetsuar për vehte pasurinë kombëtare dhe pushtetin.

Pse këmngul Serbia për Kosovën?

Që me njohjen e pavarësisë nga Kongresi i Berlinit më 1878, Serbia është paraqitur para fuqive vendosëse si “çlirimtare e rajoneve të pushtuara nga turqit dhe konvertimin e popullsisë muhamedane në të krishterë ose deportimin e saj në Azi”. Si rrjedhojë e këtij qëndrimi, shumë serbë të islamizuar u kthyen në fenë e të parëve të tyre duke lënë dhe gjurmët e këtij veprimi në mbiemra siç është rasti i mbiemrit Karagjiq (Haxhiu i Zi), mbiemër që e mban Radovan Karaxhiq, Haxhiq (Bllagoje) etj..Duke komentuar qëndrimin politik dhe pozitën e babait të tij në Bosnjë, Adil Zylfikarpashiq shkruan: “ Më thoshte se sikur Traktati i Shën Stefanit të mbetej në fuqi dhe sikur të mos ishte mbajtur Kongresi i Berlinit, Mali i Zi do ta kishte marrë një pjesë të Hercegovinës e ndoshta dhe të tërën dhe se Serbia do ta kishte pushtuar Bosnjën, gjë që siç e vlerësonte ai do të ishte fundi i myslimanëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, fundi i boshnjakëve si popull sepse atëherë ende vlente ligji “cujus regio ejus religuo” (çfarë feje ka sundimtari aso feje ka vendi). Me parullën e tillë Serbia është spastruar nga myslimanët, nga serbët që kanë kaluar në fenë islame. Ata në negociatat midis Serbisë dhe Turqisë janë shpallur turq”. (Millovan Gjillas-Nadjezhda Gaqe, “Boshnjaku Adil Zylfikarpashiq”, botim i Liria Lubjanë 1996, f. 39).

Kjo aksiomë siç duket ka funksionuar dhe funksionin edhe sot në trajtimin e çeshtjes shqiptare.

Meqenëse Turqia mbajti këtë qëndrim dhe për shqiptarët e Sanxhakut të Nishit që u shkëput nga Vilajeti i Kosovës,studiuesi Sabit Uka në “Vendbanimet e Sanxhakut të Nishit të banuara me popullsi shqiptare…”, botuar në Studime Historike 1984, ka dokumentuar se Serbia spastroi menjëherë pas Kongresit të Berlinit, 347 fshatra me popullsi thjesht shqiptare, 198 fshatra me popullsi të përzier shqiptare, serbe, çerkeze, hebreje etj. si dhe qytetet me popullsi dominuese shqiptare të Prokupljes, Kurshumlisë, Leskovcit, Vranjës, Nishit, Pirotit dhe Bellapalankës.

Me të njejtën skemë vepruan serbët dhe në fundin e shekullit XX, në Bosnjë dhe, siç duket, këtë synojnë ta realizojnë dhe në Kosovë. Megjithse në miqësi me Sadam Hyseinin, me Turqinë e vendet arabe, Millosheviqi arriti dy objektiva me luftën në Bosnjë: spastroi nga jo serbët 49%, ose rreth 25 mijë km2 të territorit prej 51129 km2 të Bosnjës si dhe shkëputi lidhjen e myslimanëve të Bosnjes me ata të Sanxhakut që vazhdonin me Kosovën, Shqipërinë etj., duke i enklavizuar myslimanët midis serbëve dhe kroatëve dhe duke krijuar të ashtuquajturën federatë Myslimano-Kroate.

Ndërsa duke qenë pjesa më vitale e kombit shqiptar, shqiptarët në Kosovë arritën të mbijetojnë, spastrimit etnik të planifikuar nga serbët. Në kulmin e fuqisë së saj, Serbia jo vetëm që nuk e shtoi por nuk arriti as ta mbajë popullatën banuese serbe në Kosovë. Në bazë të dhënave të botuara të Entit Federativ të Statistikave të ish Jugosllavisë dhe të Entit Republikan të Statistikave të Serbisë, popullsia serbe në Kosovë është zvogluar nga viti në vit dhe në numër fizik dhe në peshë specifike. Kjo popullsi më 1971 numronte 228264 persona dhe përbënte 18.4% të popullsisë së përgjithshme të krahinës, për të rënë në 210178 persona në regjistrimin e vitit 1981, në rreth 150000 më 1991 dhë bazë të dhënave të ndërkombëtarve, në rreth 100000 më 1999. Kur Millosheviçi dhe serbët pretendonin, në fund të viteve ‘90-të, për 300000 serbë në Kosovë, ata përfshinin si popullsi të Kosovës dhe ushtrinë e gjithë forcat policore të Serbisë që shërbenin në shtypjen e shqiptarëve të Kosovës dhe familjet e tyre.

Në kushte paqje, shqiptarët e fituan përfundimisht Kosovën me rezistencën paqësore dhe natalitetin e tyre. Serbët në ish Jugosllavi më 1981 kanë patur shtesën natyrore rreth 5o/oo, shqiptarët rreth 25o/oo, mesatarja e moshës së popullsisë në Kosovë 24 vjeç, në ish Jugosllavi 32 vjeç, ndërsa 52% e popullsisë shqiptare në Kosvë më 1988 nën 19 vjeç. Por ky fakt deri më sot nuk ju ka shërbyer sa duhet shqiptarëve për të avancuar statusin e tyre. Ata kanë qenë shumicë absolute gjithnjë në rreth 50 mijë km2 rajone shqiptare që dy Kongreset ai i Berlinit më 1878 dhe i Londrës më 1913 ja aneksuan Serbisë. Por me kishat dhe objektet e kultit në Kosovë dhe rajone të tjera shqiptare në ish Jogosllavi, serbët ngushlluan Europën se “Lufta e Shenjtë nuk ka fituar përfundimisht Kosovën”, “jemi ne Serbët që do ta shpëtojmë atë”, “ka ikur Kostandinopoja por nuk lemë ne të ikë Durrësi,Prizreni, Shkupi, të cilin serbët e të tjerët e spastruan në masë nga elemeni shqiptar, duke shfrytëzuar fatkeqsinë që ju shkaktoi shqiptarëve tërmeti i fillim viteve ‘70-të, që rrënoi shtëpitë e lashta të tyre në këtë qytet etj”.

Është kjo luftë e fshehtë dhe jo përrallat serbe “për Kosovën djep i Serbisë” kur dihet botërisht se Kosova për shkak të kushteve të favorshme natyrore asnjëherë nuk ka qenë një tokë e shkretë që të vinin serbët nga Uralet e ta zbulonin. Kosova në mijëvjeçarë është banuar nga fisi ilir i Dardanëve.

Por rreziku është gjithnjë evident për çeshtjen shqiptare. Sapo Kosova u çlirua nga forcat e NATO-s, disa shoqata nga vende arabe u turrën në Kosovë gjoja për zbulime arkeologjike, por në fakt për të zhdukur objektet arkeologjike të kulturës iliro- shqiptare paramuhamedane dhe për të provuar se Xhihadi Islamik e ka fituar betejën. Ato nuk u lejuan nga forcat e UNMIK-ut, që ta zhvillonin këtë aktivitet antishkencor dhe antishqiptar, por treguan për rrezikun që i kanoset nacionit shqiptar, i cili nuk e ka asnjë lloj kapaciteti që ta përballojë luftën midis qytetrimeve dhe “të qëndrojë i pamposhtur si shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut”. Prandaj është imperativ i kohës që shqiptarët e Kosovës, si gjatë gjithë historisë së popullit tonë ta zgjidhin sa më shpejt, sa nuk është vonë për ta, atë që Fishta e quan dilemën se cilit qytetërim do ti përkasin.

Duke njohur mirë këtë realitet dhe duke shfrytëzuar këtë situatë ministri i Jashtëm i Unionit Serbi Mali i Zi Vuk Drashkoviç, i sapo zgjedhur në këtë post, në mes të tjerash ka deklaruar se krijimi i Kosovës së pavarur nuk ishte zgjidhje. “Do të ishte shumë e rrezikshme si për serbët ashtu dhe për shqiptarët, sepse breza të ardhshëm serbësh do të ëndërronin pas asaj dite, se si ta çlironin Kosovën dhe serbët do të ktheheshin në hebrejtë e Europës duke ëndërruar për çlirimin e Jeruzalemit”, për të vazhduar se: “ Nëse duam një Kosovë multikulturore, multietnike, kjo është e pamundur në rast se shpallet pavarësia e Kosovës”, (Gazeta “SOT”, 23.04.2004). Me 29 prill Kuvendi i Serbisë vendosi unanimisht që të miratojë ligjin për kantonizimin e Kosovës. Me këtë akt si dhe me përpjekjet e pandërprera për shkëputjen e Mitrovicës e të Leposaviçit, serbët synojnë që të enklavizojnë dhe myslimanët e Sanxhakut dhë të ngushtojnë hapsirën e botës muhamedane në Europë si dhe për ta patur më të lehtë deportimin e këtyre mysimanëve në Turqi e vende të tjera të Botën Arabe.

Këto qëndrime të Serbisë e kanë vënë në pozitë edhe Bashkësinë Ndërkombëtare. Ajo e di se shqiptarët ne mijëvjeçarë kanë qenë shumicë ne Kosovë, po kështu dhe më 1913, më 1945, më 1999 e sot. Por edhe 5 vjet pas largimit të serbëve nga Kosova, palët qëndrojnë në pozicione dimatralisht të kundërta. Nuk mund të gjendet politikan serb që të pranojë pavarësinë e Kosovës ashtu si nuk mund të gjendet shqiptarë që të firmosë për Kosovën pjesë të Serbisë.

Ngjarjet e 17-18 marsit 2004 dhe Kosova

Shqiptarët në Kosovë janë kompaktë dhe kanë të drejtë të kenë shtetin e tyre. Por ata e ndjejnë vehten të kërcënuar kur serbët i kanë rrëmbyer manastiret e tyre e kthyer në serbe dhe e paraqesin Kosovën si djepin e tyre. Në këtë këndvështrim shqiptarët kanë të drejtë në veprimet e tyre, pasi dhe në një shtet të Kosovës, objektet kryesore serbe të kultit, me një numër të kufizuar serbësh, do të ishin si gozhda e Nastradinit. Lufta e Dytë Botërore i shpëtoi pa u deportuar në Turqi si turq, shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në ish Jugosllavi. Për herë të dytë ata i shpëtoi lufta Amerikano-Europiane kundër Serbisë më 1999.

Por në gjendjen aktuale Bota Sllave, përbën rrezik të përhershëm për Kosovën në veçanti dhe çeshtjen shqiptare në përgjithsi. Përballja me këtë realitet do ta detyronte Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s z. Jap de Hop Skefer, që në intervistën e dhënë gazetës “Koha Ditore” më 22 prill 2004 të deklaronte: “ Nuk do të ketë shpërblim për forcat ekstremiste”. dhe në vijim “ Është iluzion të mendohet se për shkak se fraksionet ekstremiste të shqiptarëve të Kosovës, djegin shtëpi dhe kisha serbe mund të realizohen më shpejt qëllime politike. Eshtë e kundërta kjo vetëm e largon Kosovën nga qëllimi”. Me këtë deklaratë, fuqitë vendosëse dhanë mesazhin se nuk do të nguten dhe ti dënojnë serbët pse nuk arritën ti deportojnë për në Turqi të gjithë shqiptarët muhamedanë të Kosovës sipas marrëveshjes së fshehtë ruso-serbo-turke që dhe Turqia ti rregullonte raportet e saja të brendëshme etnike, por arritën të deportojnë vecse rreth 500 mijë.

Shqiptarët i kanë vetë mundësitë për ti realizuar ambicjet e tyre. Përderisa është e vërtetuar me prova të pakundërshtueshme se ata u konvertuan me dhunë në fenë muhamedane, është normale që ata të kthehen në besimin e të parëve të tyre. Kushtrimi i të parëve e shoqëroi gjatë gjithë jetës qenin-ujk, “Dhëmbi i Bardhë” të Xhek Londonit. Gjaku i derdhur si shqiptarë prej të parëve, mund t'ju bëjë thirrje shqiptarëve që ata ta trajtojnë problemin e tyre me plebishit, ndërsa kolonët ti qëndrojnë besnik kushtrimit të të parëve të tyre. Me këtë veprim ata do të thërmonin brenda ditës pretendimet serbe dhe do të kishin të drejtë të pakundërshtueshme të ktheheshin në kishat katolike të të parëve të tyre, të okupuara me dhunë e të përshtatura nga serbët.

Manastiri i krishterë në Prizren do të rindërtohet. Por e rëndësishme është nëse do të ndërtohet si objekt kulti i shqiptarëve apo i serbëve.

Një dëm të pallogaritshëm çeshtjes shqiptare, i ka bërë vetë shteti shqiptar, me dhunimin sistematik e genocidin e ushtruar kundër komunitetit katolik, kur i është dashur, të cilin akoma nuk pranon ta analizojë e të nxjerrë përgjegjësitë.

Qëndrimi diskriminues që ka mbajtur në gati një shekull shteti shqiptar ndaj komunitetit katolik, e ka vënë para përgjegjësisë Bashkësinë Ndërkombëtare, për të mos lejuar që të përsëritet e njejta situatë dhe për serbët e të tjerët në Kosovë. Përvec kësaj, fatkeqësisht Kosova deri më sot, nuk e ka as inteligjencën të predsipozuar për të vlerësuar problemet që duhet të zgjidhë populli i saj dhe as që të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë. Për këtë flet dhe simpoziumi shkencor i disa intelektualëve muhamedanë i mbajtur në pranverën e vitit 2003, që, pak kohë para se Presidenti Rugova të vendoste gurëthemelin e Katedrales “Nënë Tereza”, doli me konkluzionin: “Jo katedrales katolike në Prishtinë”. Ky qëndrim ishte një shërbim shumë i madh që ju bëhej pushtuesve serbë dhe një konfirmim, se shumica në Kosovë, njëlloj si në Shqipëri kërkon ta përvetësojë gjithçka për veti si në kohën e pushtimit otoman dhe se me kërkesat për t'ju bashkëngjitur Europës synojnë ruajtjen e privilegjeve të siguruara që nga ai pushtim.

Shqiptarët janë dëshmitarë të provës së vendosmërisë së Komunitetit Ndërkombëtar për lirinë e popullit të Timorit Lindor që ishte nën sundimin e Indonezisë, një shtet mbi 20 herë më i madh se Serbia, dhe njohjen e pavarësisë e pranimin me të drejta të plota si antar UNB-së. Por fatkeqsisht në çeshtjen shqiptare, është provuar se edhe pas rreth një shekulli shtet shqiptar, shumica muhamedane nuk ka asnjë arsye që të ndryshojë. Ajo nuk ka asnjë arsye që t'i kthehet kulturës Perëndimore të të parëve të saj, kur privilegjet ja ka siguruar e vazhdon t'ja sigurojë kalimi në mentalitetin aziatik të pushtuesit si asnjë kombi tjetër në botë. Shumica muhamedane dje ishte zotëruese e pasurive të mëdha e sundimtare bashkë me pushtuesin, ndërsa sot përsëri ka përvetësuar pasurinë kombëtare e pushtetin. Prandaj ajo është e interesuar nga njëra anë që të flasë për integrim në Europë dhe nga ana tjetër brenda vendit të mbajë nën sundim me statusin e kolonisë, të krishterët si pakicë. Ky qëndrim i forcon çdo ditë pretendimet serbe për Kosovën “djep i Serbisë” dhe i bën të pambarim kritikat e Bashkësisë Ndërkombëtare për shtetin shqiptar. Me të drejtën historike të dokumentuar, hebrejtë u kthyen në trojet e tyre në Jeruzalem pas gati 13 shekujsh. Shqiptarët duhet të ndërgjegjsohen për të mos e lenë veten në dorë të fatit dhe të shpresojnë që dhe për herë të tretë dalë dikush e ta ndalë furinë sllavo-ortodokse mbi ta. Ata e kanë shembullin e Izraelit, që, megjithse të kthyer në tokat e tyre të shenjta, po përballon sulmet e popujve arabë të një rrace por jo të një feje me ta.

Duke i takuar asaj pjese të popullsisë që ka përjetuar persekutimin

më të madh, ndoshta dhe në historinë e mbarë njerzimit, dhe ka mbijetuar si i paligjshëm gjatë 450 vjetëve të pushtimit otoman, kur renegatët dhe kolaboracionistët kanë përfituar të gjitha privilegjet që të jep bashkëpunimi me pushtuesin në kurriz të popullit tënd, duke qenë thuajse i përjashtuar dhe në barazi formale, por pa pjesë në pasurinë kombëtare dhe në pushtet në gati një shekull shtet shqiptar, pra duke bërë pjesë tek humbësit, nuk kam të drejtë ta jap këshilla fitimtarëve. Është në radhë të parë e drejtë e elitës intelektuale muhamedane shqiptare kudo që ndodhet ku mund të prijnë Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu etj., e politikanëve të shquar Sali Berisha, Skënder Gjinushi, Servet Pëllumbi, Arbër Xhaferri, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti, Ilir Meta, Nexhat Daci, Gramoz Ruçi etj., që ta quajnë të fituar përfundimisht betejën e Xhihadit Islamik dhe ta lenë çeshtjen shqiptare në dorë të fatit, apo të ndjekin rrugën e ndonjë intelektuali të moderuar dhe të Ibrahim Rugovës, intelektualit e politikanit të shquar shqiptar, të cilit duke realizuar monografinë e Pjetër Bogdanit ju dha mundësia të njohë, jo vetëm në mënyrë sipërfaqsore e me qëllim përfitimi, thelbin e kulturës përendimore të të parëve të tij dhe të mos mbetet si rëndom rob i despotizmit oriental, i slloganeve e i hipokrizisë bizantine, por ti lidhë fjalët me veprat.

Mund të mos jetë i preferuar, pse pati dhe një fund tragjik, por megjithatë shqiptarëve mund t'ju vijë në ndihmë filozofi gjerman Niçe. Duket sikur ai i ka njohur e ka shkruar posaçërisht për rastin e tyre. Ai ka shkruar në Udhëtari dhe hija e tij se: “Kush kërkon të ndahet nga një fe apo nga një parti beson se është e nevojshme që ta hedhë poshtë atë. Po ky është një mendim fodull. Eshtë vetëm e nevojshme që ai të dallojë qartë se çfarë grepash e mbanin tërhequr deri tani me këtë parti apo këtë fe dhe se si këto tani nuk e pengojnë më, cilat opinione e kishin shtyrë nga ajo anë dhe se si tani e shtyjnë gjetkë. Vetëm për arsye të ngushta të ndërgjegjes ne kemi shkuar nga ana e asaj feje ose e asaj partie; pra nuk duhet të shtiremi për këtë kur ndahemi prej tyre”.

Ndërsa me strukturat e tanishme të botës shqiptare në Shqipëri e Kosovë e në vise të tjera shqiptare, dhe me rifillimin e Luftës së Shejtë nga Al-Qaeda etj., pretendimet serbe për Kosovën bëhen më të besusheme dhe konsolidohen çdo ditë prandaj dhe paraqesin rrezik konstant për nacionin shqiptar.

Tiranë, Qershor 2004 Avokat Gjet Kola

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net