Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
FAQE KRYESORE Për anëtarët

Ju jeni: Editorial-Ndryshimet për KLD, shkelje e kushtetutës...

TEMAT

 Shpirti i turmës...

Si u largova nga Shqiperia

 Kadare, nderi ynë

 Listat zgjedhore

 Shqiperia dhe terrorizmi

 Lëvizja Vetëvendosje

 Vetvendosja e Kosovës

 Anatemimi i Kadaresë

 Denoncimi i së keqes 

 Lufta dhe statusi i Kosovës 

 Ligji i KLD dhe Kushtetuta  

 Letër institucioneve  

 31 Janari 97 ditë dhembje

 Vepër e atyre...

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

Ndryshimet e propozuara per Keshillin e Larte te Drejtesise: Shkelje e hapur e Kushtetutes dhe rendim i tepert ne buxhetin e varfer te shtetit.

 

- A do kete ndonjehere respekt per Kushtetuten ne Shqiperi? -A eshte aq e pasur arka e shtetit te nje populli, i cili vuan per drita, uje dhe mbase edhe per buken e gojes, qe te paguaje me paga te larta edhe anetaret e KLD? -Valle legjislacioni apo dicka tjeter e pengon luften kunder korrupsionit?

Dje lexova ne internet se dy dite me pare Komisioni i Ligjeve miratoi Projektligjin “Per Ndryshimet ne Keshillin e Larte te Drejtesise”, duke e shpjeguar kete me qellimin e parandalimit te konfliktit te interesave. Sipas projektligjit anetaret e Keshillit te Larte te Drejtesise s'kane te drejte te kryejne asnje funksion tjeter vec mesimdhenies. Gjithashtu paga e anetareve te KLD do te jete e barabarte me ate te anetarit te Gjykates se Larte. Me poshte dua te jap mendimin tim per kete Projektligj te pare ne dy aspekte:

•  A eshte ky projektligj ne perputhje me Kushtetuten dhe a e cenon Pavaresine e Gjyqesorit?

•  Cili do jete efekti financiar i ketij Projektligji ne buxhetin e varfer te shtetit?

Lidhur me pyetjen e pare, per te qene i sigurte ne gjykimin tim, hapa Kushtetuten e Shqiperise per te pare cfare thuhet ne te lidhur me KLD. Ne Nenin 147/1 te Kushtetutes thuhet: “Keshilli i Larte i Drejtesise perbehet nga Presidenti i Republikes, Kryetari i Gjykates se Larte, Ministri i Drejtesise, 3 anetare te zgjedhur nga Parlamenti dhe 9 gjyqtare te te gjitha niveleve qe zgjidhen nga Konferenca Kombetare Gjyqesore. Anetaret e zgjedhur qendrojne ne kete detyre per 5 vjet, pa te drejte rizgjedhjeje te menjehershme.” Une nuk e kam lexuar Projektligjin dhe uroj te mos jete ashtu sic shkruhet ne gazetat e Shqiperise dhe ne faqet e internetit. Por nese Projektligji vertete ben ndryshimet e mesiperme, atehere ai vjen haptazi ne kundershtim me Nenin 147/1 te Kushtetutes ku percaktohet ne menyre te shprehur se 9 anetaret e KLD te zgjedhur nga Konferenca Gjyqesore jane gjyqtare te gjykatave te te gjitha shkalleve. Nese keto 9 gjyqtare te zgjedhur anetere te KLD nuk do te jene me gjyqtare, atehere ky kriter qe percakton Kushtetuta cenohet dhe Projektligji eshte antikushtetues. Cdo argument qe mund te sillet per t'iu shmangur qellimit qe ka pasur Kushtetuta qe ne perberjen e KLD te jene edhe 9 gjyqtare te zgjedhur nga vete gjyqtaret,eshte jobindes dhe vjen ne kundershtim jo vetem me Nenin 147/1 te Kushtetutes por edhe frymen e pergjithshme te saj per te garantuar PAVARESINE E PUSHTETIT GJYQESOR.

Dhunimi i Kushtetutes nuk mund te perligjet me asgje, pra as me motivet e luftes kunder korrupsionit dhe te konfliktit te interesave . Nese vertete KLD e sotme eshte bere nje pengese serioze per luften ndaj korrupsionit ne gjykata, ashtu sic po thuhet nga politikanet, atehere le te kerkohen zgjidhje, por pa cenuar Kushtetuten. Fakti se sot Kushtetuta apo disa nene te saj nuk i pelqen disa forcave politike apo individeve, nuk i jep askuj te drejten per ta dhunuar e mosperfillur ate. Nese zgjidhje te tilla nuk gjenden, atehere duhet ndryshuar Kushtetuta. Por edhe Kushtetuta nuk mund te ndryshohet cdo vit, apo sa here te duan politikanet. Atehere ne fakt vendi nuk do te kishte Kushtetute. Eshte fakt qe Kushtetuta e Shqiperise e vitit 1998 ka mangesi dhe nuk ishte Kushtetuta me e mire qe mund te behej. Une i kam shfaqur publikisht kriktikat e mia ne artikujt e botuar ne vitin 1998 qe kur Projektkushtetuta u be publike para se te miratohej. Per fat te keq forcat politike ne Shqiperi kur jane ne pushtet i shkruajne Kushtetuten dhe ligjet jo duke pasur si motiv te miren e Shqiperise, por si t'i sherbejne ne maksimum interesave te tyre politike,pushtetit te tyre, dhe si te lene shtigje e konfuzion ne legjislacion per ta perdorur me dinakeri gjate zgjedhjeve. Prandaj edhe sot pas 15 vjetesh, Shqiperia nuk ka as stabilitet te legjislacionit kushtetues dhe as stabilitet te legjislacionit tjeter te saj. Kjo situate qe i kushton shume shtrenjte Shqiperise, e separi popullit qe s'ka poste shteterore, eshte veper e vete politikaneve. Eshte e papranueshme praktika e berjes se ligjeve sa per sot dhe duke mosangazhuar specialistet me te mire qe mund te kete vendi. Sot Shqiperia nuk eshte si ne vitin 1991-1993 kur specialistet e shkrimit te legjislacionit ishin ne numer te paket, pa mundesine e nevojshme te njohjes se legjislacionit dhe praktikave Perendimore dhe vetem disa prej tyre lexonin literature ne Anglisht, Frengjisht, Italisht e ndonje gjuhe tjeter. Sot situata eshte krejt tjeter. Shqiperia ka me dhjetra juriste qe jane specializuar ne Perendim apo qe kane studiuar ne Universitetet Perendimore. Gjithashtu, edhe specialistet e asaj kohe tashme kane krijuar nje pervoje te pasur dhe dine se ku jane mangesite ne legjislacion. Edhe ekspertet e huaj mund te bashkepunojne ne menyre me produktive me koleget shqiptare. Gjithashtu sot ka qindra intelektuale shqiptare qe jetojne ne vende te ndryshme te botes dhe kane vullnetin e mire qe te kontribojne per Shqiperine tone te dashur duke dhene ndihmesen e tyre ne shkrimin e legjislacionit apo edhe ne fusha te tjera ku ata jane te specializuar. Pra sot jane te gjitha potencialet intelektuale te nivelit te eksperteve qe te shkruhen ligje dhe Kushtetute nga me te mirat e Europes. Por perderisa te mos kete nje vullnet politik per ta bere kete, zeri i specialisteve do te bjere ne vesh te shurdher, ose ata do te detyrohen te shkruajne ashtu siq u diktohet nga Partite politike qe i kane caktuar dhe kane ne dore miratimin ose rrezimin e Projektligjeve dhe te vete Kushtetutes.

Une i bej apel te gjithe partive politike, atyre ne pushtet dhe atyre ne opozite, qe te bashkepunojne ndershmerisht ne hartimin e nje legjislacioni bashkekohor qe t'i sherbeje jo vetem se sotmes, por edhe se ardhmes. Ne menyre te vecante, eshte pergjegjesi e te gjitha forcave politike shqiptare qe te hartohet Ligji i ri per Zgjedhjet qe te jete ne perputhje te plote me standartet nderkombetare dhe te krijoje kushtet reale per zgjedhje te lira e te ndershme dhe te mbylle shtigjet e problemeve te shumta qe kane dale ne zgjedhjet e derisotme. Shqiptaret, e separi politikanet, duhet ta kene mire parasysh se stabiliteti i legjislacionit, vec te tjerash, eshte nje faktor shume i rendesishem per te thithur investimet e huaja ne Shqiperi.

2. Sa do t'i kushtoje Projektligji i ri arkes se shtetit?

Lidhur me aspektin ekonomik te Projektligjit per KLD, mendoj se te paguash me rroge edhe 9 a 13 anetare te KLD eshte nje veprim antiekonomik dhe nuk i pergjigjet mundesive te kufizuara qe ka Shqiperia. Llogarite ekzakte se sa miliona leke ne muaj do te rendohet arka e shtetit u takon t'i bejne ata qe e kane propozuar. Kur u konsultova me nje mikun tim Amerikan per kete ai, vec te tjerash, me tha: Kaq e pasur qenka Shqiperia? Ne fakt, per nje vend aq te vogel dhe aq te varfer sa Shqiperia, duket si njefare luksi qe te kete edhe Gjykate Kushtetuese, edhe Gjykate te Larte, edhe 9-13 anetare te paguar te KLD etj. Ka zgjedhje kushtetuese shume me te mira dhe qe do t'i kushtonin shume me pak buxhetit te shtetit, pra taksapaguesve shqiptare.

3. Legjislacioni nuk i ka penguar as pushtetaret e djeshem, as te sotshmit, qe te luftojne korrupsioni.

Dhe se fundi dua te pyes: A eshte vertete legjislacioni apo faktor te tjere qe po e pengojne luften kunder korrupsionit ne Shqiperi? Ne fakt nuk besoj se korrupsioni galopant ne te gjitha hallkat e pushtetit eshte pasoje e mungeses apo mangesive te ligjeve. Ligjet jane, por mungon vullneti per t'i zbatuar ato dhe per ta luftuar realisht korrupsionin. Korrupsioni, pavaresisht nga ngjyrat politike te qeverive, ka fuqine magjike qe t'i bashkoje ne nje sofer te gjithe bashke, pushtetare e ish- pushtetare te korruptuar, te cilet gjithmone kane mbrojtur dhe mbrojne njeri-tjetrin dhe sebashku bejne pazaret dhe majmen me parate e zeza. Lufta kunder korupsionit nuk behet me fjale, por vetem me veprime konkrete. Edhe legjislacioni i sotem, edhe pse me mangesi, mendoj se nuk pengon qe te filloje lufta ndaj te korruptuareve.

ZEF BROZI Washington,D.C., 2 Dhjetor 2005

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net