Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
FAQE KRYESORE Për anëtarët

Ju jeni: Aktualitet-Veprimtari mbi Gjergj Kastriotin

TEMAT

  Mirdita, vizioni i munguar

  Suedia dhe suedezët

  Promovimi, N. Dedaj

  Ullmar Qvick-poezi

  Ditët e Podrimjes...

Takim poetik (A. Podrimja)  

  Rubiku në ndryshim

  Edi Rama në Rrëshen

  Moisiu në Mirditë

  Udine, Festa e Pavarsisë

  LSHB, në Rimini

 Veprimtari mbi Gj. Kastrotin

  

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

 

Shoqata "Shqiponja", veprimtari mbi Gjergj Kastriotin-nga Gjergj Lleshaj

Diten e diele dt/15/01/2006 Shoqata” shqiptare te bashkuar SHQIPONJA” organizoj me komunitetin shqiptare ne Udine,nje meshe ne gjuhe Shqipe dhen nga Prifti i Jubanit ne Shkoder ,dhe nje feste perkujtimore per heroj ton komtare Gjergj Kastrioti(Skenderbeu). Ishin te ftuar nga shoqate te shumta shqiptaresh ne itali,personalitete te regiones Friuli Venezia Gulia,gazetare e politikane shqiptare e Italiane ,perfaqesues te trupit dipllomatik te Shqiperise ne Itali ,perfaqesues nga Shoqata te tjera te huajsh etj. Kumtesen per figuren e Herojt e mbajten Gjergj Lleshaj presidenti i shoqates ,dhe Xhoana Perleka sekretare generale e shoqates si me poshte:

Fjala e hapjes

Te nderuar te ftuare,vllezer e motra bashkeatdhetare:

Ju pershendesim dhe urojme mirseardhjen,ne ket ceremoni te madhe e mjaft te rendesishme per ne Shqiptaret ,kujtimi i Gjergj Kastriotit Skenderbeut,figura ma e madhe historike e kombit Shqiptare pore edhe njerit prej princave me te sukseshem ne Europe per mbrojtjen nga hordhite aziatike osmane. Gjergj Kastrioti lindur ne viti 1405 djali i Gjon Kastriotit prijesit te Krujes, ishte i vogel kure i jati jua dha Pushtuesve si peng per paqe bashke me dy vellezerit tjere ,pore pushtuesi pasi mori pengjet nuk e pushoj luften kunder Shqiptareve.Gjergji u rrit e shkollue si ushtarak ne Stamboll u be luftetar e princ shume i zoti.Por fjalet e te jatit ne vesh:”Mos e harro dheun tan bire” ju ban shprese,amanet ,e bese burri ne menje e zemer keshtu me dt 28 nendor 1443 me 300 kalores Shqiptare qe sherbenin ne ushtrite osmane u kthye ne kruje ,menjehere mori ne dore kalane e ngriti flamurin e lirise me shqiponjen e zeze me dy krena . Ai bashkoi e organizoi gjithe fiset Shqiptare ne lufte kunder pushtuesve Osmane,dhe per 25 vjet rrjesht e mbajti Arberin te lire duke thyer me mijera sulme te sulltaneve. Gjergj Kastrioti pervec luftimeve ne vendin e ti aj bashke me ushtrin e tij luftoj kunder osmanllive e drejtoj e fitoj me dhjetera e dhjetera beteja ne shum vende te Europes,si Hungari,Macedoni,Bulgari Kroci,mali i zi ,Greqi e Itali. Ne vitin 1457 ai shpartalloi ushtrine turke qe drejtohej nga vete Sulltan Mehmeti i dyte.Ne vitin 1462 pas kerkeses per nime te Fernandit te pare te Aragones, Gjergj Kastriotit bashke me tre mije luftetare shqiptare arrin ne Pulia dhe ben nje beteje te ashper disa ditore me ushtrine e Giovaini d Angio duke e munder keqas ne Orsarsa dhe Mbreti Ferdinando rifitoj pushtetin ne keto zona.Ferdinando i pare i Aragones, i ishte shum mirnjohes Gjergj Kastriotit,kete ai e demostroi edhe pas vdekjes se herojt sepse mori ne pallatin mbreteror ne Napoli Gruan e Gjergjit,Marina Donika Arianiti me Djalin Giovani,si dhe ndihmoi ne sistemimin e Shqiptareve ne zonat e Pulias,pasi mas vdekjes se herojt ka pasur shum dyndje te Shqiptareve drejt Italise.Gjergj Kastrioti jo vetem mbajti larg trojeve shqiptare erresiren otomane, por u be mbeshtetesi dhe barriera kryesore e qyteterimit Europian kundrejt pushtimit Osman. Ne kete hulli jane edhe cilesimet qe i kane bere ketij prijesi te jashtezakonshem personalitete te ndryshme te kohes. Për këtë kontribut në mbrojtjen e qytetërimit perendimor, Papa Piu II dhe Pali II e cilësonin luftëtarin me dashuri si “Gedeoni i Krishterë”, “Shpata e Krishtërimit”, “Atleta Christi”, “ Shtylla e Kishës së Shejtë”, “Makabeu i Ri”, ‘Tmerri i Islamizmit”. Ne ditet tona ne shenje njohje e respekti ndaj vepres se Gjergj Kastriotit jane ndertuar piaca me statujen e tij ne shume vende te Europes. Emri i tij eshet sinonim i Shqiperise, saqe me mjaft te drejt shume studiues e cilesojne si Ati i Nacionit tone. Amaneti i atit te tij “mos e harro Atdhen bir” qe e ndoqi ngado Gjergj Kastriotin duke iu bere udherrefyes, fanar i pashueshem per veprat e tij kuptim plota eshte sa madhor aq aktual, eshte thirrja e trojeve tona sa here ne largohemi, eshte amaneti i baballareve tane kur na percollen ne kurbet qe na ben te kthejme syte drejt vendlindjes sone, qe ben perhere e me teper qe mendja e zemra jone te jete ne atdheun tone. Pastaj grupi artistik Shqiponja dha nje program te bukur artistik me rrecitime,kang e valle popullore nga krahina te ndryeshme te Shqiperise. Per disa ore rrjesht nuk pushoj kanga vallja e alegria,te ftuarit te emocionuar nga festa pershendeten me shum dashamiresi e respekt,duke vlersuar lart figuren e herojt ton komtare.

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net