
Karta e Bolonjës, një mundësi më shumë për studentët shqiptarë nga Pranvera Skana TIRANE. Departamenti i Gazetarisë dhe fakulteti i Infermierisë janë të parat që kanë nisur zbatimin e rregullave të Kartës së Bolonjës. “Nxituam për të futur Kartën e Bolonjës në këtë departament, pasi filozofia e departamentit tonë është: “Më mirë një hap para, se dy hapa prapa”, - ka deklaruar shefi i departamentit të Gazetarisë, Z. Bashkim Gjergji. “Për të arritur deri këtu, pamë programet e fakulteteve Shteteve të Evropës Perëndimore si dhe të disa fakulteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, - ka vazhduar deklaratën e tij Z. Gjergji. “Ne kemi hasur vështirësi në përcaktimin e emrit të departamentit tonë, pasi Ministria e Arsimit na hodhi poshtë pa asnjë lloj argumenti kalimin nga departamenti i Gazetarisë në Departamentin e Gazetarisë të Shkencave dhe të Komunikimit”, - shtoi më tej Bashkim Gjergji. Parashikohet që vitin e ardhshëm kjo do të shtrihet në të gjitha fakultetet e tjera.
Por në zbatimin e këtij projekti janë hasur edhe vështirësi të ndryshme, mugesa e auditorëve, numri i madh i studentëve,e nje infrastrukture të re, mungesa e pedagogeve etj.
“Aplikimi i kësaj karte edhe në fukltetin tonë është një rrugë e re për lidhjen dhe binjakëzinim me fakultet perëndimore.” _ thotë Manjola Lala studente ne fakultetin e Infermierisë.
Karta e Bolonjës u nënshkrua nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në vitin 2003 e cila është pjesë e strategjisë kombëtare për arsimin univesitar për vitin 2005- 2015. Ajo synon liberalizimin dhe modernizimin e arsimit të lartë në Shqipëri, pra konvertimin dhe njohjen e diplomave të univesiteteve shqiptare. Karta e Bolonjës parashikon futjen e sistemit të krediteve apo edhe detyrimin e ndjekjes së leksioneve dhe përcaktimin e ngarkesës mësimore për stafin pedagogjik. “Reformimi i arsimit te larte do te shoqerohet me percaktimin e standardeve dhe strukturave te reja te departamenteve ne fakultetet shqiptare, gjë që do të kërkojne edhe riorganizim dhe kualifikim te mëtejshëm të stafeve pedagogjike.Me standardet e reja në arsimin universitar pritet të përfshihet dhe koncepti i ri për ngarkesën mësimore, që nënkupton shperblimin e stafit pedagogjik sipas oreve fizike që do të japin në auditor, gjë që, do të kontrolloje më shumë shpërblimet e një pjese të stafit pedagogjik. Gjithashtu është vendosur që në fakultetet shqiptare nuk do të ketë më ore mësimore 90 minuta, por vetem 60 minuta.” _ bëjnë të ditur burime nga Ministria e Arsimit.
Vlerësimi me sistem kreditesh, si në universitetet e huaja
Universitetet shqiptare, tani dhe me sistem kreditesh si të huajat. Në këtë sistem, duhet patur parasysh se ndërsa notat shprehin cilësinë e punës së studentit, kreditet karakterizojnë sasinë e punës që bën ai për do lëndë. Krijimi i Sistemit të Pikëve të Kreditit, në Uniersitetin e Tiranës përbën një përpjekje për të realizuar në vazhdim reforma të rëndësishme. Kjo paraqitet si kërkesë e domosdoshme për t'u integruar në rrjetin universitar europian. “Në fakt, vendosja e këtij sistemi, erdhi si një ndër kërkesat themelore të ristrukturimit të arsimit të lartë, që parashtrohet në Deklaratën e Bolonjës, parimet e së cilës Universiteti i Tiranes i ka pranuar dhe po punon për t'i realizuar.”bëjnë të ditur burime zyrtare nga MASH
Ja mundësitë që të krijon sistemi i krediteve:Vendosja e Sistemit të Krediteve, u krijon mundësi studentëve tanë që të transferohen në vite të ndërmjetme në universitete europiane (sikurse mundëson edhe studentë të huaj për të ardhur në universitetin tonë). Lëvizja e studentëve është konsideruar nga Komuniteti Europian si një aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimit ndëruniversitar. Universiteti i Tiranës u përfshi në projektin Phare "Recognition of Higher Education Diplomas and Study Credit Points Across Borders", ku morën pjesë 13 vende të Europës Lindore dhe ndërmori iniciativën për të ndërtuar për herë të parë këtë sistem në vendin tonë.
Evropa, me sistem krediti 1-60
Në Europë, është pranuar sistemi i llogaritjes së pikëve të kreditit nga 1-60 pikë, cka nuk krijon vështirësi për transferimin e tyre nga një vend në tjetrin. Ndërsa për të shmangur mospërputhjet për notat lokale, është propozuar një përllogaritje e përbashkët, që ndërton një sistem të përbashkët notash: A,B,C etj. Në përdorimin e krediteve ECTS, të cilat tregojnë ngarkesën e plotë të punës së studentit për cdo lëndë, ku përfshihen leksionet, seminaret, konsultimet, studimi individual në bibliotekë ose në shtëpi, provimet dhe procedurat e tjera vlerësuese.
|