Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
FAQE KRYESORE Për anëtarët

Ju jeni: Malësia e Madhe dhe rezistenca ndaj komunizmit

TEMAT

 Bota pas 11 shtatorit

Rezistenca ndaj komunizmit

 Kosova, rreziku i ricoptimit

 Antikatedralistët

 Joseph Oroshi

 Sejdi Veseli

 Diaspora në pasqyrë

 Rikthimi nostalgjik

Miti i përçarjes

Fundviti dhe politika

 Bota, problemet, sfidat 

 Kosova, bisedimet e Vienës 

 Hosana shpëtimtar

 

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

 

Malësia e Madhe nën Mal te Zi, dhe Rresistenca e saj ndaj Komunizmit

nga Lukë Junçaj

 

 

Malësia e Madhe, ky bajrak i Shqipëtarise në shekuj, çdoher shkëlqeu para çdo stuhie të madhe apo të vogël dhe e tha fjalën e saj me grykë të pushkës ashtu siç e kishte zakon kjo bi krenare e Shqipërise.Malesia e Madhe si shume vende tjera te Shqipëris, perjetoi nji padrejtësi te madhe historike kur në mënyre të pamëshirshme u nda me kufi nga fuqitë e mëdha me insistimin e sërbo-malazezëve por në kët drejtim ndihmuan dhe kolaboratorët malësor qe i shiten keto troje per napolonat e knjaz Nikolles dhe në vend të qeleshes së bardh vune në kokat e tyre shishaket e zi te Cetines. Si rezultat afro nji e treta e Malesis u aneksua nga Mali i Zi qe tokat shqipetare i donte, por ato i donte të zbrazta, pra pa shqipetarë. Kjo Malesi qe aq shume derdhi gjak per Shqipni, e kishte shume te veshtire te pajtohej me kete fat të hidhur që ju imponua nga ata që ishin më të fuqishem. Ky kufi tentio të ndaj familje te pandara, fise, bajraqe e male që kurrë skishin kënë të ndara, e gjaku, tradita, dhe historia e perbashkët kjene ma të medha e ma të thedha se kufini artificial i sllavëve e Malesia jone mbeti e pandare e kurr nuk e njofti e as se rrespektoi ate kufi por e shkeli dhe e theu her mas here e shume malesore e lane me gjakune vet kete kufi dhe e paguan me jet thyerjen e e tij cila gja vazhdon edhe ne ditet tona. Keta malesoret jetonin dhe jetojn me shpres qe nji dite e gjith Malesia te jet me Shqipnin aty ku e kishte dhe e ka vendin e merituar. Padrejtesia e madhe historike ndaj kombit shqipetar la jashte kufijve administrative te Shqipnis gjysmën e Hotit, Gruden, Trieshin, Kojen, e Luharin. Nen Mal te Zi mbeti Bratila e Ded Gjon Lulit ku valoi flamuri i pare Shqiptar mbas kohes se Gjergj Kastriotit. Pra mbeti nen Mal te Zi Deçiqi i flamurit ku heroikisht rane shume trima nga te gjitha malet e Malesis ne kryengritjen e vitit 1911, e cila kryengritje i tregoi Evropes dhe botes mbare se Shqipnia kishte Shqiptar te vertet e nuk ishte nji bastion turk siç e paraqitnin popujt fqinj. U aneksua poashtu Rzharnica ku u thye Mark Milani me ushtrine Malazeze, u nda nga trungu arberor dhe Qafa e Ugles e shume vende te tjera te Malesis se Madhe qe u lane me gjak nga bijt e saj per nji Shqipni te pavarur e te bashkuar. Vitet ne mes te luftrave boterore ishin vite te renda per malesoret nen Mal te Zi. Ndaj popullates shqipetare ushtrohej represion i vazhdueshem. Ky popull i pambrojtur ishte ne shenjester te serbomedhenjeve qe punonin dhe zbatonin urdherat e akademise se shkencave te Serbisë te tipave te Cubrilloviqit, Pashiqit e te tjereve qe cak perfundimtar kishin zhdukjen e shqipetareve nga keto troje ku ata jotonin me shekuj, dhe ato vise të populloheshin nga kolon Serb e Malazez. Represioni askund sishte me i madh sesa ne Hot, ku edhe rrezistenca ishte me e dukshme. Hoti gjate ketyre viteve digjet dhe plackitet disa here nga sllavet. Atyre mundoheshin qe tua banin te pamundur qendrimin dhe jetesen ne ato troje te veta. Digjeshin kullat e ksollat, gruri e kodhomoqi ne bashtina, sana dhe gjethi ne stogje, e plaçkiteshin ato pak vegla pune e orendi shpijake qe malesorit i kishin ne konaqet e veta me shekuj, pa te cilat smund te jetohej ne ate ambient. Perpos shkaterrimit dhe plaçkitjes te asaj pak pasurie qe malesoret posedonin, serbo-malazezet poashtu perdoren dhe dhunen me ekstreme ndaj popullit autokton malesor, pra zhdukjen fizike permes masakrave ku u vranë nji numer i madhë burrash nga ushtria shoviniste serbo- malazeze. Masakra me madhe ndolli ne dhjetor te vitit 1919 kur diten e Krishlindjes forcat ushtarake Malazeze te pa provokuar dhe ne befasi u futen neper shtepijat e Hotianeve e i grumbullojn te gjithë burrat qe munden ti kapin. Ushtaret Serbo-Malazeze lidhen shtadhjete e kater burra malesor te cilet i muaren me vehte te cilet i torturuan e mandej i pushkatuan mbrenda kufirit te Shqipenis ne Hot ne vendin e quajtur Gjytetza ku trupat e tyre u varrosen ne nji grope gelqereje qe ateher u shendrrue ne vorreze masive. Keta te shtadhjete e kater burra ishin te gjithe nga Hoti, kryesisht nga Drumja dhe pjeset tjera te Rapshes se Hotit. Ne mes te te vrareve ishin edhe dy burra nga Kastrati qe fshiheshin ne Hot per pune gjaku. Pra te jesh malesor nen Mal te Zi ne kete kohe ishte teper e veshtire. Sllavet ju kishin vure lagun ne qafe dhe gradualisht shkonin drejt zhdukjes se malesoreve qe nuk gjunezoheshin e nuk beheshin sherbtor te tyre. Pra mund te thuhet se Malesia ishte shendrrua ne nji kopsht gjuetie per bandat slave qe vritnin e pritnin pa i dhane kujt asnji dhoj dhogarie. Me fillimin e luftes se dyte boterore qiedhi i malesis sikur filloi te hapej pake. Ajo re qe i kishte marre frymen ketij vendi e populli per tri dekada sikur nisi te shuhej ngadale dhe Malesoret te ndihmuar nga disa faktore munden qe te merrnin fryme me lirshem. Shume pjes te Malesis u bane nji perseri gjate viteve te luftes. Pra ishin zona te lira sepse Italia megjithse ishte okupatore ajo na e njohu Shqipnin etnike qe ishte endrra me shejt e gjithe brezërive shqiptare. Ne anen tjeter Sllavet kishin me qerue hesape te veta ideologjike me njeni tjetrin dhe sikur kishin hequr pak dore nga Malesia. Por nji faktor tjeter shume i rendesishem ishte edhe fakti se tani as pushket e municioni nuk mungonin ma ne Malesi, e Shqipetaret kur kane arme i dalin zot vetit bukur mire. Gjate viteve 1941-1945 Malesoret nen Mal te Zi, bane nji rrezistence te shkelqyeshme kunder Serbo-Malazezve qofshin ata komunista te Titos apo ushtare te Mbreterise Serbe. Gjate ketyre viteve ne perleshje me sllavet por edhe nga masakra te reja mbeten te vrare 57 burra nga Hoti, Gruda, Trieshi e Koja. Viti i humbjeve me te medha qe perjetuan malesoret ishte viti 1941 kur ushtria Serbe kishte humbur luften me Italinë e ishin ne ikje nga Shqiperia. Kur ata po kalonin neper territorin e Malesis, perseri sikur ne vitin 1919 kapen kend munden dhe i eksekutuan vetem per arsye se ishin Shqipëtar. Nji nga keto masakra u ba ne Bozhaj te Drumes ku u pushkatuan 27 malesor nga Hoti dhe vendet tjera te Malesis. Nder te ekzekutuarit ishin: Luc Keqi Gjonaj, Lek Gjetja Junçaj, Marash Uci Dedvukaj, Lulet Paloka Juncaj, Mark Pjetri Gjonaj, Prek Gjoni Junçaj e tjer. Mbas vitit 1941 Malesoret nen Mal te Zi çdo muaj e me teper beheshin zot te vetvehtes dhe rrezistenca e tyre rritej dhe behej ne menyre me te organizuar. Luftetaret malesor ju perngjajshin “Minutemenve” American te luftes per Independence te Amerikes. Pra diten dhe naten ishin gati per lufte dhe ne nji minute mund te behishin gati e ti pergjigjeshin kushtrimit dhe ti delnin para armikut. Pra Malesia ngadal lirohej nga prangat slave. Kur Italia fashiste okupoi Malin e Zi, Malesia e Madhe anti komuniste beri marreveshje me Italianet që të bashkpunonin në lufte kunder komunisteve sllavë. Italianet i armatosen malesoret dhe Malesia qe ishte nen Mal te Zi me pare tani ishte e çliruar dhe ketu nuk shkelte dot kambe sllave. Gjenerali Italian Kostull Stermega bani marrveshje me priftin nacionalist te Hotit Pader Zefin dhe figura te shquara te Malesis si ishin Mul Delia e Tom Nika i Hotit e tjer. Ata ran dakord qe te bashpunojn ne luft kunder armikut te perbashket komunist. Ne vitin 1942 malesoret e sidomos luftetaret nga Hoti vendosin te kalojn ne ofanzive kunder slavo komunisteve te Zetes. Kete plan e aprovon dhe prifti patriot Pader Zefi, por edhe ushtria fashiste ju jep malesorve te drejt te sulmojn Zeten per 24 ore per te kapur komunistat zeqan, por Hotjanet kishin edhe qellime hakmarrje per torturat dhe plaçkitjet qe ata paten nga malazezet disa here. Pader Zefi urdheroi qe ne Zete mos te baheshin plackitje as krime te tjera por vetem te kapen Komunistat qe fshiheshin aty. Malesoret Bashkohen ne Vrane me 1942 prej ku kalojn kufirin e hyjn ne Zete. Perpos Hotjaneve, mbas qe u dha kushtrimi aty erdhen edhe mjaft burra nga malet tjera. Kishte vudhnetar nga Gruda, Kastrati, Shkreli e Reçi. Malesoret nuk paten ndoni sukses te madh ne kapjen e komunistave te Zetes. Ata sodhen me vehte ne Tuz rreth njiqind malazez zeqan por shumica e tyre nuk ishin Komunista. Ata duhej tju dorezoheshin Italianeve por me intervenimin e priftit te kishes se Tuzit Don Palit ata u liruan qe te ktheheshin ne vendin e tyre. Ne Shtator te vitit 1943, ne Kojë te Malesis qe ishte mu ne goje te ujkut, pra krejt ne kufi me shkja u ba nji lufte e vertet. Partizanet sllav nga Kuçi provuan te hynin ne Koje e ta zaptojn atë. Por Kojasit komunistat i priten me barot. Kuçi kishte sulmua Kojen shume here ne dekadat e kaluara por tani kjo pjes e Malesis nuk ishte ma e pambrojtur dhe pa arme. Aty u bane luftime te rrepta qe zgjaten disa ditë, e komunistat u thyen dhe smunden te depertonin ne Kojen Shqiptare. Kojasve ju erdhen ne ndihme dhjetra vullnetar nga viset tjera te Malesis. Ne kete betej moren pjes mjaft luftetar nga Hoti, Gruda, Trieshi dhe Kastrati qe Kojen e vogel e bane shume te madhe para ushtris Malazeze e cila nuk hyni dot ne Kojë. Pader Zefi i Hotit u ra kumoneve te kishes se Traboinit per te kushtrimua malesoret qe te ju shkojn ne ndihme Kojes ne luft kunder malazezeve. Nji vit ma vone, perseri ne muajin Shtator pra tani viti 1944, brigada partizane e Kuçit sulmon Kojen e Malesis ne perpjekje qe ta fuse ate perseri ne duart e Mal te Zi siç kishte ken para luftes. Malesoret trima edhe kesaj here i dolen perpara dhe me gjakun e vet mbrojten keto troje. As kesaj here sllavet komunista nuk depertuan ne Kojë. ojes perseri i erdhën ne ndihme luftëtare nga Hoti e Gruda. Ne Luften e Kojes te viteve 1943 dhe 1944 u vranë Gjek Prëçi Marashaj nga Koja, Marash Ujka Lulgjuraj nga Gruda dhe vritet gjashtemdhet vjeçarja Katrinë Gjeloshja Gjokaj nga Koja. Numri i të plagosurve ishte shumë më i madh. Nga koja u plagosen Nik Paloka Ulaj, Fran Zeka Ulaj, Dokë Marashi Ivanaj, Gjon Shaba Gorvokaj, Lek Deda Nucullaj, Nike Zeka Ulaj i cili u plagos dy here pra ne luften e 43-tes dhe te 44-tes. Mandej Pjeter Nika Nucullaj, dhe Tereze Nikollja Ulaj. Te gjithe këta nga Koja. Nga Hoti u plagosen Gjok Marash Uci dhe Prek Marash Uci Dedvukaj. Kurse nga gruda u plagos Mark Zef Miliqi Lulgjuraj. Nga Selca u plagos Zef Kola Lumaj qe gjindej tek dajat qe i kishte ne Kojë. e keto perleshje kishte te vrare dhe te plagosur edhe me teper nga ana e komunistave Malazez, por numri i sakt nuk ishte ne dispozicionin tone kesaj here. Mbas kapitullimit te Italise, Malesia nen Mal te Zi gjindej midis dy zjarresh. Ne njanen ane ishin komunistat shqipetar e ne anen tjeter ata sllav. Cdo dite e me teper behej e qarte se komunizmi po triumfonte dhe se dite te veshtira e pritnin Malesin qe me gjith shpirt e kundeshtoj kete idologji per kater vjet. Ketu tani mbreteronte nji pasiguri e madhe. Shume familje malesore kishin strehua ushtare Italiane per ti shpetua ata nga serbo-malazezet. Familja GjoNik Shabaj ne Drume kishte strehua shtat ushtar Italian, e nji nga ata ishte doktor ushtarak i cili ndihmoi shume ne sherimin e mjaft njerezve nga e gjithe malesia qe ne kete kohe ishin te kapluar nga shume semundje. Raste ku malesoret strehojn Italianet kishte me qindra. Malesia e Madhe nen Mal te Zi me ne fund zaptohet nga Komunistat dhe shendrrohet prap ne nji kopsht gjuetie per bandat sllavo-komuniste dhe ato shqiptaro-komuniste. Ne njanen ane vepronte Bajo Stanku, komunisti nga Zeta qe me pretekset te kerkimit të armeve terrorizonte malesoret dhe vrau figura te rendesishme te Malesis. Ai me forca te medha rrethoi fshatrat e Malesis ku bashkoi edhe pushke e automatike, por qedhimi i tij kryesor ishte qe te hakmerrej ndaj Malesorve. Se pari filloi ne Vuksanaj e mandej ne Drume, Spi e Traboin e ma vone kaloi neper Grud. Ne Vuksan-Lekaj ai mori Vasel Mirashin Camaj. Ne Spi kapi Pjeter Zekun Camaj dhe tentoi te kapi dhe Prek Gjokun Camaj por ai pati fatin e iku dhe shpetoi. Mbasandej Bajo Stanku me komunistat e tij dalin ne Traboin te kisha per te kap Pader Zefin. Pader Zefin e gjeten mrën ne Kishe, nga ku ai zdonte te largohej megjithese mjaft njerez me pare i kishin sugjerua atij te largohej sepse ishte ne rrezik te madh nga komunistat. Por Pader Zefi ju pergjegj atyre se ketu eshte vendi imë ne Kish, e kesaj zdo ti largohem kurrë. Se pari Bajo Stanku pushkatoi Pjeter Zekun i cili duke pare qellimet e komunisteve per eliminimin e tyre, ai nuk donte ta qedhonin nga mrapa siç kishin ba Serbo- Malazezet disa herë me malësor por ju hape gjoksin duke i këput sumullat e xhamadanite te zi qe e kishte veshun, dhe ju thote ne gjuhen sllave se te ne në Malesi ketu ne gjoks qellohen burrat e jo nga mrapa siç bani ju, qedhoni! Ateher mitralozi komunist hapi zjarr ndaj tij duke ja ba cop-cop goksin e tij te madhe e pjes te kemishes dhe xhamadanit te tij kcyen e mbeten neper krifça e dllija perreth, kurse trupi i tij i madh si lis ra perdhe duke i dhan nji ushtime dhe duke i lan nji amanet tokes per rreth. Te njëjtën ditë Bajo Stanku me asasëned e tij, çone Pader Zefin dhe Vasel Mirashin ne vendin te Qafa e Pjektareve qe është ne kufi ne mes Hotit dhe Grudes. Aty ku Hoti e Gruda shpesh banin pjeken per te vendos per gjera te rendesishme te Malesis. Ne kete vend Pader Zefi dhe Vasel Mirashi ekzekutohen nga komunistat, ku mbi ta zbrazen qindra fishek mitralozi nga dy pozicione dhe te dy bjen te pajet mbi toke qe aq shume e deshten. Zhguni i Pader Zefit kishte ma shume se njiqind bira te shkaktuara nga plumbat e mitrolozëve. Vendasit e varrosen Pader Zefin me nderime te medha. Ai i kishte sherbye Hotit por edhe Malesis mbare me nji devotshmeri te pashembullt. Pader Zefi edhe pse si vend te lindjes kishte Larjen e Krajes, ai u bë bir i vertet i Malesis dhe u varros ne Kishen e Traboinit nga e cila nuk pranoi te largohej as para se komunistat gjakatare ta vrisnin. Malesoret Pader Zefin nuk e kujtojn vetem si priftin qe predikonte fjalen e Krishtit por edhe si mjekun qe sheronte te semurit e Malesis. Ai kujdesej per malesoret si asnji prift qe sherbeu ne kete vend. Pader Zefi dhe nana e tij plakë ndanin ilaçe gratis ne kete zone qe ishte e perbuzur e injoruar dhe disa here e dhunuar nga sllavet. Nuk eshte e çuditshme qe ai ishte anti-sllav. Ishin padrejtesit e vazhdueshme qe i beheshin malesorve qe e shtyjn Pader Zefin te behet nacionalist i flaket dhe mbrojtes te populit te vet qe ai I sherbente. Cka eshte shume e çuditshme eshte fakti se historianet malesor dhe priftat malesor e sidomos ata qe jane nga vendi te cilit Pader Zefi i sherbeu me gjith qenien e tij vazhdojn te heshtin. Heshtin e nuk e gjejn guximin ta shkruajn nji fjal per kete babë te katoliçizmit, per kete figure te madhe qe zditi tju frigohej komunisteve siç bajne pasardhesit e tij sot. Mbas qe Bajo Stanku vrau e preu ne Hot, ai niset brisë se Cemit dhe del ne Malin e Grudes ku vazhdon me eliminimin e patrioteve nacionalist. Atje se pari kape dhe torturon Luc Preken Lulgjuraj i cili kishte kene vudhnetar i Prek Calit per disa vjet e tani kthehet ne Grud per ta dhane kushtrimin qe ti shkojn ne ndihme Prek Calit. Luca Preka kishte ike ne Shqiperi vite ma pare mbas nji konflikti qe pati me kufitarët Jugosllav. Kur kthehet ne Grude, ne ceremonin e nji vdekje ai çohet dhe e lexon letren e Prek Calit ku i fton Grudasit per ndihme ne luftë kunder komunistave. Shume shpejt keto fjal i shkuan UDB-se dhe Bajo Stankut nga “shishak zite” e Malesis. Bajo Stanku bashke me Lucen kap dhe te dy vedhezerit e tij Dodë dhe Gjergj Prekën Lulgjuraj te cilin pushkatohet para kishes se Grudes ne Shkurt te vitit 1945. Me te tre vedhezerit Lulgjuraj pushkatohen dhe Zef Miliqi Lulgjuraj, Gjelosh Gjoku Lajçaj dhe Kolë Gjel Caku Ujkaj. Malesia e madhe priste keqtrajtime nga Serbo- Malazezet sepse kjo sishte gje e re. Ishin te mesuar malesoret me dhunen e tyre, por kurr smund ta imagjinonin se Shqipetaret do te behishin krah i djatht i shkjaut ne mundimet e tyre. Kjo ndodhi me shume malesor ku ne njanen ane torturoheshin nga Bajo Stanku e ne anen tjeter nga Toger Baba. Toger Baba me forcat komuniste Shqipetare ishte ne kerkimin e Gjelosh Lulit Dedvukaj dhe Vasel Pjetrit Gjonaj te dy nga Hoti. Ata fshihesh neper shpellat e Hotit dhe nuk dinin tu bjen ne dorë Komunistave. Gjelosh Luli i cili kishte graden ushtarake te kapitenit kishte vendosur qe mos ti leshoj bjeshket e Malesis por as most e ju bjen ne dorë i gjadhe komunistave. Ai se pashi fshihej ne Shkrel e Kastrat por kur komunistat e diktojn ai ike xhvesh e xbath neper bore me me Mark lekun e Stares. Gjeloshi kalon ne Bardhaj te Hotit ku per te kujdesoheshin te afermit e tij. Ne Janar te vitit 1947 Toger Baba filloi fushaten per kapjen e Gjelosh Lulit dhe Vasel Pjetrit. Ai e dinte se dikush kujdesej per ta prandaj filloi tortura te egra ndaj shume personave qe te tregonin se ku fshiheshin ata. Ai mixorisht i ndeshkoi vedhezerit Kol Mirin dhe Mark Mirin Dedvukaj por smundi te nxierr asni fjal prej tyre. Ne ni rast ne malin Buvoviq ai e vendosi Kol Mirin midis dy zjarresh qe ta piqte te gjadhe por ai as ne kete situate nuk u ngushtue dhe nuk tregoi se ku gjindej Gjelosh Luli. Toger Baba poashtu kerkonte Vasel Pjetrin e Drumes. Perseri perdori dhune ndaj Fran Pjetrit e Len Koles qe te tregonin se ku fshihej ai, por as keta nuk ju nenshtruan dhe keshtu smund ti kapte asnjenin. Ma vone Gjelosh Luli vdes ne rranx te Veleçikut nga te ftoftit kurse Vasel Pjetri i dorezohet shtetit Jugosllav dhe denohet me burg. Keshtu rrezistenca shuhet por malesoret nuk e humben shpresen e as se ulen koken por vazhduan te qendrojn krenar megjithese ne te dy anet e kufinit Malesia e Madhe mbeti vendi ma i persekutuar gjate viteve te errta komuniste. Me ardhjen e sistemit demokratike ne fuqi, Malesia e Madhe nen Mal te Zi gradualisht po e gjen forcen qe te ngris zerin e saj per te drejta te barabarta nacionale me popullin malazez, por hezitimi, pasiguria dhe friga nga pushteti gjithni vazhdojn. Duket sikur ata mendojn se metodat komuniste gjithni mbreterojn dhe se mund te ken pasoja per ngritjen e zerit per te drejtat qe ata duhet ti gezojn si popujt tjer te Evropes. Ne vitet e demokracise Malesia nuk pati ndoni far rritje tjeter peveç rritjes se varferise dhe diskriminimit te vazhdueshem. Ne konludim, shpresoj qe ky punim i shkurt i imi te jet vetem nji nisme e qitjes ne drite te kesaj periulle historike të Malesis. Deshmitare te kesaj rrezistence ka gjithni ne mesin tone por numri i tyre pakohet çdo dite dhe ne e kemi detyre qe keto vepra te medha mos te mbeten vetem ne fjalet e popullit por ne libra e bibloteka e arkiva shqipetare dhe boterore.

Falenderoj per ndihmen e tyre ne realizimin e ketij projekti: Zef Palokën Gojcaj Nikoll Lekën Nucullaj, Zef Lucën Lulgjuraj, Pjeter Prëtashin Ulaj, Martin Ulin, Nikoll Vaselin Gjonaj, Nikoll Ujkën Junçaj

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net