Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
HISTORI Për anëtarët

Ju jeni: Histori ->Shënime historike

TEMAT

  Kalendari Historik

  Shënime historike  

  Mbretëresha e maleve

  Papët me origjinë Shqiptare

 Personalitete të shquara

  Pirustët

 Malet që bartin histori

 Histori e shkurtër e Kosovës

 

  Histori


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

 

 

MANASTIRI I RUBIKUT DHE ABACIA E OROSHIT

 

1 . Kisha e Rubikut është njëri ndër monumentet më tërheqës të Mirditës, e vendosur mbi një shkëmb romantik, dëshmi e historisë së trazuar të vendit. Është e përbërë nga kisha,ku sot kryhen ceremonitë fetare, manastiri i madh dhe qela.

Kisha është ndërtuar në shekullujt XII-XIII. Përfundimi i saj është bërë në vitin 1272. Manastiri ka qenë përdorur për urdhërat domenikanë dhe françeskanë. Afresket në mure paraqesin shejtorë lokalë. Restaurimi dhe identifikimi i tyre do të përbënte një ndihmesë shumë të çmuar që do të jepej për Mirditën në veçanti dhe mbarë vendin.

Kush ishin këta shejtorë lokal? Prej kur ka patur objekt kulti në këtë vend? Edhe më parë këu ka qenë objekt kulti i besimeve pagane. Ndoshta nuk qe krijuar boshllëk dhe banorët në atë vend kanë shprehur devocionin e tyre ndaj fesë së krishterë.

Ne arkitekturë kisha e Rubikut është me stilt bizantin të ndërtimit dhe ngjan me kishat e Shkupit, Vaut të Dejes dhe Lezhës.

Prej fillimit të shekullit XX dhe deri më tani për këtë objekt kulti është interesuar Austria. Restaurimin e parë austriakët e kanë bërë në fillim të shekullit XX dhe të dytin në vitin 1999 me interesimin e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Kulturës së Austrisë.

Integrimi Europian i Shqipërisë, shoqëruar me përmirësimin e infrastrukturës rrugore do të bëjnë rritjen e interesit turistik për këtë trevë. Investimi i mirditorëve,apo i kujdo tjetri në Manastirin e Rubikut është ndihma më e madhe që i bëhet rrethit. Sepse manastiri i Rubikut është pasaporta e Mirditës dhe krejt rastësisht edhe porta hyrëse në këtë krahinë.

2. Abacia e Oroshit.

Në librin Guide de manastires d'Europe shkruhet se “Abacia Nullius Mirditensis u krijua në shekullin XI”. Ishte epoka kur në Europë lulëzuan manastiret, prandaj është një dëshmi e zhvillimit të Shqipërisë në një ritëm me pjesën tjeter të botës.

Diplomati dhe albanologu i shquar frëng, Degrand më 1894 pa këtu procesionin e arkës së shejtit. Vizitori tjetër, Jack Bockart, pa këtu rreth njëzet kulla madhështore.

Abacia mbeti në ndërtimin original të shekullit XVI, por qe shkatërruar prej turqëve gjatë luftës së vitit 1877, pastaj u dogj në vitin 1896. Shumë thesare, përfshirë libra të çmuar u bënë shkrumb dhe hi. Pastaj u shkatërrua gjatë luftës së Dytë Botërore dhe në vitin 1967.

Këto dy monumente me rëndësi në plan kombëtar janë të përfshira në shumicën i librave turistikë që të huajt kanë botuar për Shqipërinë.

ALBURNUS MAJOR VENDBANIMI I PIRUSTËVE NE DAKI

Pirustët ishin minatorë të zot,për këtë arësye perandori romak Trajani, i shpërnguli për në Daki, në mallet Apusene,ku kishte venburime të rëndësishme të arit. Ata u vendosën në Alburnus Major, pa u përzierë me popullësinë tjetër,por krijuan në periferi të qytetit Vicus Pirustarum. Vicus për romakët do të thoshte paralagje e urbanizuar, qytezë, që ndodhet pranë një qyteti, por nuk është e lidhur drejtpërdrejt me të.

Por pirustët nuk janë të vetmit ilir të vendosur atje. Përmenden edhe Baridustae, Ansii

(Anses), Maniataes dhe Sardeates, të cilat janë ndeshur edhe ne territoret ilire. Këto fise nuk janë aq të përmendura,ndoshta se ishin të vogla dhe pa ndonjë rol në historinë ilire.Ata qenë vendosur nëpër kastellum. Për romakët “kastellum” ishte një vendbanim i afërt,ose i largët nga qendra e ndonjë qyteti,por që sapo ka hyrë në rrugën e urbanizimit.

Nga 120 antroponime ilire që janë sot në Rumani, 70 i përkasin Alburnusit, ku thuhet se pirustët përbënin grupin më të rëndësishëm.

Vicus Pirustarum qe ndërtuar sipas modelit të Atdheut. Atje kishte përveç shtëpive te banimit edhe faltore, varreza, puse dhe galeri dalëse.

Materiali onomastik i mbledhur këtu është me shumë vlerë dhe po pasurohet dita ditës. Me rëndësi për mitologjinë ilire, e cila nuk është studiuar sa duhet, janë emrat e disa hyjnive,tashmë të vertetuara si: Apollo Pirunensus, hyjnia Pirunensus e pirustëve, që mund të identifikohet me Apollonin romak; Aptus delmata, Dei Artani, Maelanius dhe Nauo. A është edhe ndonjë nga hyjnitë e tjerë piruste,apo çdo fis ilir ka patur këtu hyjninë e vet? Pirustët si fisi më i madh mund të kenë patur edhe ndonjërën prej këtyre hyjnive. Por është krejt normale që çdo fis i veçantë të ketë patur hyjninë e vet.

Pirunensus ka ngjashmëri me vetë emrin e fisit. Gjetja e kësaj lidhje kërkon një studim të hollësishëm, i cili do të jepte dëshmi me vlerë për jetën shpirtërore të pirustëve. Nuk ka dyshim, se pirustët e maleve Apusene kanë patur të njejtën shkallë të zhvillimit shoqëror e shpirtëror si ata të vendit amë. Prandaj njohja sa më e mirë e tyre,përmes materialit të shumtë arkeologjik që është zbuluar, do të bëntë të mundur njohjen edhe të pirustëve që jetuan në Iliri.

A MUND TË JETË BATRA ANDRETRIUMI ANTIK?

Duke përshkruar kryengritjen e famëshme të Batos, albanologu i shquar Aleksandër Stipçeviç e vendos Andretriumin,midis Splitit dhe Tërnishtit në Kroacinë e sotme.(1) Por ai thekson se lokalizimi i qyteteve,që përmenden në burimet antike lidhur me operacionet ushtarake gjatë kryengritjeve të batove nuk është gjithnjë i sigurtë. Duke u mbështetur dhe në këtë pasiguri të profesorit,apo edhe nga dëshira për të paraqitur një hipotezë tjetër fillimisht po drejtojmë pyetjen: A mund të jetë fshati Batra ish Andretiumi Antik?

1. Kronika e fushatës së Tiberit.

Në vitin 6, tetëqind mijë burra të armatosur përshkuan territoret bregdetare dhe arritën deri në Apolloni. Udhëheqjen e kryengritjes e kishin dy Batot. Bato i desidianëve quhej Bato Dalmati, ndërsa Bato i breukëve quhej Bato Panoniani.

Pas një ceremonie madhështore në Fushën e Marsit, Tiberi, djali i adoptuar i Perandorit August u nis në fushatë kundër ilirëve. Nga janari në mars të vitit 9 u lëshua nëpër Dalmaci. Plani i tij ishte i thjeshtë dhe i vrazhdë. Ushtria romake u nda në tre pjesë, të cilat e përshkuan Dalmacinë nga veriu në jug,duke vënë nën zjarr të gjithë fshatrat dhe masakruar të gjithë banorët e tyre. Ushtria romake u ndalua para portave të Andretiumit, ku rrethoi Baton Dalmat me të tijët. Ilirët më të paktë në numër i shihnin ushtarët romak dhe i sulmonin nga lart poshtë, duke u shkaktuar hmbje të madha. Sulmuesit vinin valë valë dhe binin nën goditjet e pamëshirëshme të të rrethuarve. Vetë Tiberi urdhëroi ngritjen e një tribune të lartë prej druri dhe shihte që nga largësia operacionet luftarake. Më në fund,pas humbjesh të mëdha romakët u futën brenda kampit ilir, ndërsa mbrojtësit u shpërndanë nëpër pyje.

Bato dërgoi djalin e tij Skeva në kampin romak për në shenjë nënshtrimi dhe vetë u paraqit atje të nesërmen. Tiberi nuk lejoi që të vritet,por e dërgoi në mërgim në Ravena,ku dhe vdiç.

Marrja e Andretriumit kushtoi shumë. Të hollat për këtë fushatë të mundimëshme nuk kompensoheshin me asnjë fitim territori,as me plaçkën e fituar. Lufta iliro-romake është konsideruar si më e përgjakëshmja dhe më e rrezikshmja në historinë e Romës,pas luftërave punike kundër Kartagjenës.

2. Ngjashmëria e çuditëshme e Andretriumit me Batrat e sotme.

Në kronikën e luftës së Tiberit jepet me hollësi përshkrimi i Andretriumit.“ Andretriumi ishte një kamp ushtarak i vendosur mbi një majë shkëmbore; i fortifikuar mirë dhe i mbrojtur prej gropave të thella, ku rridhte ujë burimesh. Gjthçka këtu ishte e përshtatëshme për luftë të gjëtë në rrethim.“

Qyteza e Batrave është e vendosur në majë të kodrës. Vendi është i pëjisur me gropa, prej të cilave rrjedh shumë ujë. Në të gjitha anët është e rrethuar me pyje. Deri aty kalon rruga romanke që nisej nga porti i Lissus për të shkuar në Naissus.

Ndonëse atje nuk janë bërë gërmimë arkeologjike të organizuara, banorët vendës dhe vizitorë të tjërë kanë gjetur materiale të ndryshme. Por ngjashmëria midis Andretriumit, vendit të përshkruar në kronikën e luftës së Tiberit dhe Batrave të sotme nuk është elementi i vetem në favor të tezës sonë.

3. Batrat, vendi ku luftoi Bato.

Tradita popullore e lidh toponimin e Batrave me një luftë të mdhe kundër romakëve,që e paska udhëhequr Bato.Pranë qytezës ndodhet edhe shpella e Batos. Nëse merret si i vërtetë pohimi se toponimi Batra lidhet me Baton, udhëheqësin e famshëm ilir, atëherë hipoteza për lidhjen e qytezave të Andretriumit dhe të Batrave, ku ka luftuar i njejti udhëheqës behet më e pranueshme. Në fakt deri më sot askush nuk e ka kundërshtuar lidhjen midis venbanimit të Batrave dhe udhëheqësit të shquar ilir.

A është atëherë vërtetë Andretiumi qyteza romake e Batrave të sotme? Mundet që Bato të ketë luftuar në dy vende të ndryshme, në Batra dhe në Andretrium, Në fakt dëshmia më bindëse për të dëshmuar të kundërtën gjendet në vetë kronikën e Tiberit,ku shkruhet se “pasi ushtria romake e ndarë në tre pjesë përshkoi Dalmacinë nga veriu në jug, u ndal para qytezës së Andretiumit”. Pra Andretiumi sipas kronikës gjendej në Dalmacinë e Jugut.

Lokalizimi i Andretiumit si Muçi i sotëm, i vendosur midis Splitit dhe Dërnishtit nuk përputhet me këtë pohim, sepse Muçi sotëm, ku pretendohet se gjendej qyteti Andretrium gjendet ne Kroacinë e sotme,domethënë në Dalmacinë Qendrore dhe jo në Jugun e saj, ku ndodhen Batrat dhe krejt territoret e Shqipërisë së Veriut.

Veprimet luftarake i kanë përfshirë edhe këto tërritore. Kryengritësit që kanë arritur deri në Apollonin kanë kaluar edhe në këto anë. Nga ana tjetër, qëndresa e pirustëve edhe pas humbjes së Batos e dëshmon këtë rajon si liridashës dhe të vendosur për të kundërshtuar pushtimin.

Vetë fisi i desidiatëve, prej nga vinte udhëheqësi Bato i kishte territoret diku në kufirin midis Malit të Zi dhe Bosnjës, pra jo larg nga zhvillimi i veprimeve luftarake.

Gërmimet arkeologjike në qytezën e Batrave dhe shpellën praën saj do të jepnin dëshmi interesante që ndoshta janë në favour të pohimit tonë. E ardhmja do ta thotë më me bindje fjalën nëse Batrat qenë stacioni i fundit i kryengritjes ilire të Batos.

Të gjitha të drejtat e këtij shkrimi i rezervohen autorit dhe MirditaOnline

Nikollë LOKA

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net