Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
HISTORI Për anëtarët

Ju jeni: Histori-Një mirditas në Vatikan-Veprimtaria pas viteve '90

TEMAT

  Fëmijëria dhe origjina

  Jeta në vitet 1944-1954

  Veprimtaria politike në Itali

  Puna në Vatikan

  Veprimtaria pas viteve '90

  

  Faqe Kryesore


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

 

Veprimtaria pas viteve 90

 

Pasi kisha kryer një punë të frytëshme e voluminoze gjatë afro 55 dekadave në emigracion, gjithnjë në dobi e favor të kombit shqiptar, si dhe pas një pune tepër të çmuar për vite me rradhë pranë Radio Vatikanit (Seksioni i Gjuhës Shqipe) duke filluar nga bashkpunëtor i jashtëm; asistent e deri në drejtor i këtij seksioni; Gjon Gjomarkaj më 20 shkurt të vitit 1992, i drejton një letër kërkesë Drejtorisë së përgjithshme të Radio Vatikanit që të dilte në pension për arsye moshe, por ndërkohë e siguronte atë se ashtu si gjithnjë do të ishte në krye të punëve si dhe më parë me shumë përkushtim deri sa të miratohej kjo kërkesë e tij dhe të zëvendësohej.

Bazuar në ligj, kërkesa e tij u miratua dhe ai ndërpreu punën pranë këtij institucioni, më datën 1 shtator 1992 duke e mbyllur kështu karrierën e tij pranë Radio Vatikanit me mjaft profesionalizëm, me dinjitet e përkushtim jo vetëm si gazetar, por dhe si një misionir i denjë e patriot e atdhetar shqiptar.

Para se të dilte në pension i qe bërë një ftesë nga ish Kryetari i Partisë Demokratike në atë periudhë, Eduart Selami për ta vizituar Shqipërinë dhe kjo vizitë u realizua më 8 gusht të vitit 1992; pas 43 vjetësh kur ai ishte larguar nga Shqipëria për shkak të ndjekjeve e persekutimeve nga rregjimi komunist në Shqipëri.

I emocionuar dhe i përmallur zbriti në tokën shqipatare i pritur nga përfaqësuesit e shtetit shqiptar të asaj periudhe, u shpreh se ndjehej i befasuar dhe i gëzuar që më në fund dhe populli shqiptar është një popull i lirë dhe po shoh se jeni në rrugë të mbarë e dëshiroj që Shqipëria jonë të përparojë sa më shpejt për t'u afruar vendeve të Evropës demokratike të përparuara.

Takimin e parë e zhvilloi me, Pjetër Arbnorin, ish kryetari i Parlamentit shqiptar i cili tha: “Radio Vatikani (Seksioni Gjuhës shqipe) që ju drejtoni ka ndihmuar vazhdimisht popullin shqiptar në shembjen e komunizmit, ju keni ndihmuar problemet e demokracisë në vendin tonë, keni mbrojtur me dinjitet të drejtat popullit kosovar kundër pikpamjeve të Millosheviqit. Me të folurën e qëndrimin tuaj ju keni vërtetuar se jeni një demokrat dhe vertetoni të kundërtën e asaj që komunistët dhe ato që kanë humbur pushtetin trembin popullin me gogolin e kthimit në pushtet të klasave të përmbysura me kthyer vendin prapa. Ju jeni njeriu që nuk kërkoni të kthehet e kaluara por jeni për zhvillimin demokratik të Shqipërisë.

Të tjera takime u bënë me mjaft përfaqësues të tjerë të shtetit të asaj periudhe me Aleksandër Meksin, Dashamir Shehun dhe me ish presidentin Berisha. Në të gjitha këto takime e biseda, nuk manifestoi mllëfe apo nxitje për hakmarrje, përkundrazi manifestoi dashuri për Shqipërinë dashuri për popullin shqiptar, dashuri për vendlindjen e tij, Mirditën.

Gjithnjë në fjalët e tija dha premtimin se do të vazhddonte të punonte si dhe më parë me moton Fé e Atdhe, se do ta ndihmonte Shqipërinë me të gjitha format e mjetet.

Ndjehej kudo tepër i gëzuar edhe i emocionuar në këto takime e biseda që bëntë me njerëzit, autoritetet qeveritare, se Shqipëria tashmë është fatlume me vendosjen e lirisë dhe demokracisë.

Premtoi se vazhdimisht do të impenjohej si dhe më parë me një sërë programesh e iniciativash kulturale e humanitare në favor të popullit shqiptar me mbledhje fondesh për të siguruar mjete pune e materiale të ndryshme si aparatura mjekësore, ilaçe, libra tepër të nevojshëm në atë periudhë të fillimeve të demokracisë për spitalet, shkollat e bibliotekat e vendit.

Pasi kthehet nga Shqipëria për në Vatikan bëri një intervistë për radion, duke dhënë përshtypjet që kishte nga vizita e tij e parë në Shqipëri: “Përshtypja më e fortë e më e fuqishme është se në brendësi të njerëzve është ende e gjallë vlera shpirtërore si njeri, si besimtar, si pjestarë i shoqërisë shqiptare. Kjo më ka lehtësuar shumë e më ka mbush me shpresa … Populli shqiptar është inteligjent, është i mishëruar me vlera të larta, me të cilat ka me përballuar çdo sakrificë e ka me gjetë prap vendin e nderuem në sofrën e kombeve fisnike të rruzullimit.

Gjatë dyndjeve masive të rinisë shqiptare në brigjet italiane përmes mikrofonit të radios ka bërë një punë të çmuar për sistemimin e tyre dhe punësimin dhe dërgimin e tyre në kampet e pritjes kudo në Itali.

Premtimet që kishte bërë gjatë vizitës së parë në Shqipëri filloi t'i konkretizoj menjëherë. Ai solli falas disa aparatura mjekësore për spitalet e Rrëshenit, Laçit, Bilishtit, Korçës.

Organizoi sjelljen e ndihmave me materiale ushqimore të shumta për zonat e varfra me gjendje ekonomike të dobët i në Orosh të Mirditës, Ndërshenë, Kurbnesh, Lurth, Ujshtez dhe u ndihmuan familjet e punëtorëve në Krastë të Martaneshit.

Ndërkohë bëri dhe paisjen me ekzemplar librash në gjuhën italiane për bibliotekat e Rrëshenit, Laçit, Pukës, Lezhës, Durrësit, Shkodrës.

Pas viteve 90 i është dedikuar një pune voluminoze për përhapjen e shpërndarjen e kulturës perendimore në tokën shqiptare si në përkthime librash klasik, të librave të studjuesve shqiptarë në gjuhën italiane.

Për t'u shënuar është prodhimi i dokumentarit kinematografik me titull “Pas 600 vjetësh gjurmë të historisë” që pasqyron legjendën e zojës së Shkodrës, film i realizuar me skenar e drejtor filmi Gjon Gjomarkaj e rregjizor Ylli Pepo, sponsorizuar nga “Luci sull'Est” një bashkëpunim i Televizionit Shqiptar, i cili është mirëpritur e parë disa herë në ekranet televizive shqiptare dhe jashtë vendit.

Në vitin 1994, Gjon Gjomarkaj përkthen në gjuhën shqipe, duke e plotësuar me pjesë historike librin “Nana e Këshillit Mirë” të shkrimtarit italian Giovani Scognamiglio, ku agumentohet se Zoja e Shkodrës ka shkuar në Genazzone Romë në vitin 1467 se më parë ajo është nderuar në tërë Shqipërinë dhe katolikët e kërkonin ndërhyrjen e saj veçanërisht në rastet më të vështira të marrshimit otoman, i cili po krijonte një kërcënim të madh për njerëzimin.

Ishte pikërisht zoja e bekuar e Shkodrës në të cilën kishtë besim të patundur Gjergj Kastrioti, i cili mbrojti Shqipërinë nga provokimet korruptuese të Sulltanit, duke i dhënë atij përnjëherësh si çmim të besimtarisë tij emrin autentik “Hero i krishtënimit”, se qe i pa përkulur në luftë kundër turqëve, duke u treguar kurdoherë i ëmbël në paqë e i rreptë në beteja. Ai e nderon shenjtënoren e Zojës së bekuar me një dashuri të përvuajtur e plot entuziazëm dhe Zoja e bekuar si këmbim e bëri “Model i prefeksionimit krishterë” e idha fuqinë e pamposhtur ku mbrojti jo vetëm Shqipërinë por dhe tërë krishtërimin gjatë jetës së tij.

Shtypi shqiptar pas daljes së këtij filmi shkruante: “Ka patur shumë publikime e botime për Zonjën e Shkodrës, por ajo më e plota duket se është botimi i Giovanni Scognamiglios, i cili u zgjodh e u përkthye dhe u plotësua me shënime me plot vlera njohëse nga ana e zotit Gjon Gjomarkaj ish drejtor i Radio Vatikanit në gjuhën shqipe.

Një përkthim të saktë i ka bërë librit “La casa dei Gjomarkaj” të profesoreshës, Maria Greco, ku jepen të dhëna të shumta për historin e familjes Gjomarkaj, gjeanologjinë e saj, se si kjo familje kur gjithë Shqipëria lëngonte nën zgjedhën turke, Mirdita me Gjomarkajt në krye kishin fituar autonominë dhe lirinë e ushtrimit fetar. Ato kryenin detyrimin ndaj Turqisë duke i shkuar në ndihmë vetëm në rast luftash, por me konditë që armiqtë me të cilët do të luftonin të mos ishin shqiptarë. Mirditasit nuk do të viheshin kurrë në diviza turke dhe nuk do të luftonin kurrë nën komandën e oficerëve turq, Gjenerali i mirditasve do të ishte një i Gjomarkaj, administrata e vendit do të ishte gjithnjë në dorë të mirditasve dhe nuk paguanin kurrëfarë llojë takse Turqisë, si dhe i bënë një analizë kanunit të Maleve e rolit që ai ka luajtur në atë periudhë si një përmbledhje ligjesh morale.

Sëbashku me Doktor Sisto Capra kanë dhënë një version të plotë në italisht të “Kanunit të Lek Dukagjinit”, një bashkpunim me shumë vlerë ku janë përshkruar ligjet e trevave të malësive të Veriut, të cilat siç dihen kanë qenë bazë e rëndësishme e shqiptarizmës. Bashkëpunimi midis tyre është shtrirë dhe në fushën e gazetarisë. Dr. S. Capra ka botuar për vite me radhë gazetën “Noi Albanesi in Italia” në shkrimet e së cilës kanë zënë vend kryesorë ato për paraqitjen e kulturës shqiptare në Itali dhe ndërkohë përmes kësaj gazete i është dhënë një ndihmesë e madhe emigracionit shqiptarë në Itali.

Në vitin 2003, Gjon Gjomarkaj i jep lexuesit shqiptar dhe atij italian shkruar në dy gjuhë librin e tij “La Beatificazione di Madre Teresa” Chi era questa donna (Lumnimi i Nanës terezë / Kush ishte kjo grue”. Në të pasqyrohej jeta e saj, veprat, mësimet e mendimet dhe këshillat e saj.

Për rëndësinë e kësaj vepre do të citoj ato që ka thënë kryepeshkopi italian, Pio Vigo, i cili në mes të tjerave ka shkruar:

“Vepra e Gjon Gjomarkajt” ka dy çmime, dy merita kryesore: E para sepse ka përgaditur e nënvizuar rrjeshta themelorë që flasin për zemrën e Nanës Terezë, pa i rënduar me thënie të tepërta e të përsëritura, por duke i përkufizuar me shprehje thelbësore të vërteta e të bindshme…

Përmbledhja e të thënave që autori i paraqet lexuesve janë dëshmi reale të zgjedhura e të rëndueme më argumenta që përshkruajnë tamam si një shpirt që flet për gjërat e botës, duke nxjerrë thellësinë e zemrës së Zotit. E dyta meritë vjen nga fakti që botohet në dy gjuhë italisht, shqip. Dy gjuhë më një të vetme besimtarie, dy kultura të një dashurie të vetme. Dy popuj, një histori që i bashkon sot për të zbuluar bashkë vlerat e lirisë e të pavarësisë e të përparimit.

Kush i lexon këto faqe të këtij liobri, mbetet i habitur dhe i prekur nga personaliteti i kësaj gruaje që ka ditur të ndërtojë dhe të jetojë teologjinë e dashurisë…

Libri është një këngë e pasionuar e një biri të zgjedhur të Shqipërisë që e don dhe mbron atdheun e vet, sepse për të e më të ka vuajtur shumë e tërë jetën. Sot Gjon Gjomarkaj është gjithmonë gati për të nxitur e ndjekur të gjitha projektet e aktivitetet e ndryshme me ndihmuar në çdo mënyrë Shqipërinë…

Paraqitja e librit lind nga puna e zemra e Gjon Gjomarkajt, nga gëzimi i të qenurit bashkëkombas i nanës Terezës dhe për përvujtërinë e thellë dhe nderimin treguar gjithmonë ndaj saj.

Një kopje të këtij libri, autori ja dërgoi Shenjtërisë së tij Papa Gjon Palit dytë në Romë dhe nuk vonoi përgjigja e ardhur nga sekretaria e Shtetit Vatikanit:

Vatikan 15 Nëntor 2003

Shumë i çmueshmi zotëri Gjon Gjomarkaj

Palermo

Me ndjenja gjentile, juve i keni dërguar dhuratë Papës Shenjtë një vëllim me dedikim të përvujtë.

Ati Shenjtë ju falenderon për gjestin nderues, për ndjesirat e veçanta e me urime paqeje shpirtërore e përparime të krishtera, ju jep përzemërsisht Bekimin e vet Apostolik duke ua shtrirë edhe njerëzve tuaj të afërt.

Përfitoj nga rasti t'ju sjell edhe unë përshëndetjet e mia të përzemërta

Mons. Gabriele Caccia

Assessore

Libri për Nënë Terezën doli në një kohë kur kishin filluar të publikoheshin shkrime me spekullime të mëdha për t'i mohuar asaj arigjinën shqiptare, vazhdë a atyre synimeve që kanë patur dhe më parë armiqtë e kombit shqiptar, për t'u hequr origjinën shqiptare disa personaliteteve të vendit tonë, që kanë dhënë kontribut jo vetëm për historinë e Shqipërisë por dhe për atë botërore. Libri i hedh poshtë këto spekullime me deklaratat e vetë Nënë Terezës dhe vëllait të saj Lazrit që me krenari dëshmojnë se janë me origjinë shqiptare si bij të Shqipërisë.

Me të drejtë autori ka vënë në fund të librit të tij gjithë ato nderime e vlerësime që janë bërë për nënë Terezën, të cilët janë treguar mjaft realist, duke vënë në thënien e Profesorit Pjetër Gabroni i cili ka thënë “Nana Terezë sot është dielli i Shqipnisë e dashtnisë… Qysh në kohët e Skëndërbeut e këndej, Gonxhe Bajaxhiu është lulja më e bukur e racës shqiptare.

Edhe sot, megjithëse i moshuar nuk e ka ndërprerë asnjnëherë aktivitetin e tij në dobi të popullit shqiptar. Ai gjen hapsira të thella në fushën social kulturore, gjithnjë në shërbim të demokracisë e lirisë. Punon e mban lidhje të vazhdueshme me redaksi e shoqata të ndryshme. Që nga viti 1964 e deri më sot vazhdon të jetë antarë i Këshillit Drejtues të Qendrës Ndërkombëtare për studimet shqiptare pranë Universiteti të Palermos, gjithnjë me objektiv për të ndihmuar sa më shumë për atdheun e tij Shqipërinë.

Është pjesëmarrës i mjaft Konferencave Shkencore të zhvilluara në Itali duke mbajtur kumtesa mjaft interesante si në atë të viti 1988 me temë “Kultura e jetës dhe politikat sociale” mbajtur në Palermo, ku ai referoi për të persekutuarit politik e ekonomik shqiptar.

Në vitin 1999, pranë Institutit të Shpërndarjes Kulturave në Palermo mban temën: “Mundësitë dhe avantazhet e një etnije të vogël” duke argumentuar se si mund dhe duhet të zhvillohet Etnia shqiptare në Siçili.

Më 26 shkurt 2000 pranë Qendrës Studimeve Ndërkombëtare Shqiptare në Palermo, mban temën “Grupi Rajonal i Studimeve Shqiptare”.

Prezenca e tij është e ndjehet kudo, në takime, biseda, kumtesa e referate në kuvende shkencore ku ai dedikohet gjithnjë bashkëkombasve të tij dhe arbneshëve të Italisë.

Bazuar në punën dhe meritat e tija në lëmin kulturor, Provinca e Torinos i jep atij çmimin Skandërbeg në edicionin e parë të konkursit kombëtarë të poezisë në gjuhën arbëreshe në qytetin e Chierit Torino më 2001 me motivacionin”. Për veprat dhe mbështetjen e kulturës Arbëreshe.

Gjithnjë në punë, gjithnjë në aktivitet, i palodhur punon në studion e tij e paisur me njnë bibliotekë ku gjenë në të me mijëra libra, shkencorë e historike letrar të botuara në gjuhën italiane. Me qindra revista e gazeta, Kasetat e gjithë transmetimeve që ka përgatitur e dhënë në Radio Vatikan.

Në muret e studios së tij sheh portretin e Heroit kombëtarë, Gjergj Kastriotit të Papa Gjon palit dytë, të nënës Terezë, të disa prej princëve të shquar Gjomarkaj e të Lek Dukagjinit.

Gjithçka për Shqipërinë e vendlindjen e tij MIRDITEN si dhe në përkushtim ndaj Arbëreshëve Italisë, prej të cilëve është cilësuar si personaliteti më i shquar i botës Arbreshe (Bashkësia e Shqiptarëve që banojnë në Italin e Jugut).

Ai është shembulli i emigrantit që ndonëse larg Atdheut nuk e harroi atë dhe punoi gjithnjë për kombin e tij. Ishte i pari mirditas që hyri dhe punoi në Vatikan pranë Shenjtërisë së Tij, Papa Gjon Palit të dytë.

Rapsodi popullor mirditor përmes vargjeve të një kënge e ka spikatur mësëmiri jetën dhe veprën tij:

Nëpr shekuj flet MIRDITA

Ka rrit trime e petrita

…………………………

Nji ndër lulet e bajrakut

Leu n'Orosh Gjoni i Gjomarkut

Rrit jetim pa dritë pa shpresë

por në zemër kish nji besë

Rrugëve të botës tue përshkue

Por për vatan veq me punue

kudo shkoi nga ana e anës

nuk harroj gjuhën e nanës

Gjon Gjomarkajt i jehon zani

Ju flet Radio Vatikani

veç nga Papa tue marrë dritë

për shqiptarët katolikë

përmes Radios Vatikanit

Gjoni foli gjuhën e vatanit

Mbas shumë vitesh n'Kurbet

Erdh me pa vendin e vet

Do të jenojë për jetë zani

Gjon Gjomarkaj e Vatikani

………………………………

U përpoqa me sa munda ti jap lexuesit shqiptar këtë monografi modeste për këtë mirditas fisnik, që ta bëjë sadopak më të njohur jetën dhe veprimtarinë e tij, por i nderuar lexues nëse ndien e gjenë mangësi, ato janë mangësi e punës sime, sepse në të vërtetë jeta dhe vepra e tij është një jetë plot aktivitete dobiprurëse për Shqipërinë që meriton të përshkruhet e vlerësohet si duhet.

Fund

Palermo 27 korrik 20004

Literatura

Kjo është nji biografi selective ku janë marrë materiale bazë për kryerjen e punimit.

  1. Materiale nga Arkivi i Shtetit AQSH
  2. Materiale nga Arkivi i “Institutit të historisë Tiranë
  3. Materiale nga Arkivi i “Drejtorisë së Radio Vatikanit Romë
  4. Materiale nga Arkivi i “Muzeut Historik Mirditë
  5. Artikuj e studime nga Revista françeskane “ Hylli Dritës
  6. Artikuj e studime nga Revista Kumbona e së diellës Shkodër
  7. Artikuj e studime nga Revista “Leka” Shkodër
  8. Artikuj e studime nga Buletini i Shkencave shoqërore Tiranë
  9. Artikuj të shtypit periodik shqiptar, Zëri i Popullit; Bashkimi
  10. Materiale të librit “Mirdita në Histori e Etnokulturë
  11. Materiale të librit “Kontributi i Mirditës në shpalljen e pavarësisë
  12. Materiale nga gazeta “Shqipëria Demokratike Palermo
  13. Materiale nga gazeta “ Jeta Arbreshe” Palermo
  14. Materiale nga Vjetari Akademik Palermo 1966
  15. Materiale nga gazeta è Albania e vitit 1898 deri 1940
  16. Monografi për personalitetet e njohura Shqiptare
  17. Pal Gjoka “Kujtime për jetën e Gj. Gjomarkajt Arkivi Muzeut Mirditë
  18. N. Melyshi “Ngjarje historike të ndieme e të pame Detroit USA 1978
  19. Mark Marleku “ Principata e Mirditës, dera e kapidanit
  20. Ndue Gjomarku “Mirdita dera e Gjomarkut kanuni Neë York 2002
  21. Maria Greco “La casa dei Gjomarkaj Palermo
  22. Maria Greco “Le sperano Ancora Palermo
  23. Relacione mbi gjendjen në Shqipërinë Veriore e të mesme
  24. Gjon Gjomarkaj ”Buletine të Radio Vatikanit
  25. Gjon Gjomarkaj ” referat i mbajtur në 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1978
  26. Gjon Gjomarkaj ”La beatificazione di Madre Teresa Palermo 2003
  27. Dom Nikoll Kikza “Fletë Historie mbi Mirditën
  28. F. Bardhi Relacione mbi malet e Dukagjinit
  29. Selencia T; Shqipëria më 1927, Tiranë 1928
  30. Edhit Durham “Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe shqiptarët, Tiranë 1990
  31. Xheladin Shala “Ndërhyrja Sërbo Kroate sllovene në çështjen e Republikës së Mirditës; Prishtinë 1981
  32. At Gjergj Fishta “Lahuta e Malcisë
  33. Dr. Sisto Capra “L'Albania e Proibita” Milano 2000
  34. Dr. Pal Doçi “Mirdita vatër e qëndresës Antiosmane
  35. Dr. Xhevat Repishti Nga malet e mërgata, Tiranë 1995
  36. Dr. Nikoll Toma “Krenari Mirditore Shkodër 1998
  37. Revista Italiane Settimogione viti 1960
  38. Historia e Shqipërisë Tiranë 1984
  39. T. Zavaiani Historia e Shqipërisë II, Londër 1968
  40. M. Sufflau “Serbët dhe Shqiptarët, Tiranë 1926
  41. Profesor Aurel Plasari "Vija e Teodosit rishfaqet". Nga do t'ia mbajnë Shqiptarët?

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net