
PAPËT ME ORIGJINË ILIRO-SHQIPTARE
Sa papë me origjinë iliro-shqiptare janë ulur në vendin e Shën Pjetrit. Nëpër shkrime të ndryshme dëgjojmë se « vendi ynë i ka dhënë krishtërimit një papë », gjë që nuk është e vërtetë. Ne i kemi dhënë Selisë Apostolike të Romës pesë, ndoshta gjashtë papë. Gjithësesi ka vend për studime të tjera,pasi shumica dërmuese e ipeshkëve të Romës janë nga Italia,ku ka patur pothuajse gjithmonë një prani iliro-shqiptare.
Cilët janë këta papë iliro-shqiptar dhe cila është jeta e gjithësecilit ?
Shën Piu I, papa i dhjetë (140-155)
Pontifikati i këtij pape, lindur në Aquilea, në rajonin e Istrias ilire, i është kushtuar tërësisht luftës kundër gnosticizmit deri në fund. Ai ekskomunikoi Marcionin, njërin prej përfaqësuesve të tij, gjatë një sinodi të mbajtur më 144, duke provuar kështu që Roma ishte bërë qendra më e rëndësishme e krishtere e botës perëndimore. Për nder të motrës së tij Prudentiene, ndërtoi një kishë në Romë,që e pagëzoi me emrin e saj. Ndoshta ajo ishte një e krishtere e martirizuar në kohën e perandorit Mark Aureli.
Shën Eleutherus (Lefteri) (175-189),
Lindi në Nikopolis të Epirit. Ishte pasues i Anicetus,që e mori sekretar të vetin. U bë Papë me vdekjen e Shën Soter më 175. U interesua për përhapjen e krishtërimit. Dërgoi priftërinjtë Fugazius dhe Damian për të përhapur ungjillin në Britani, me kërkesën e mbretit Lucius. Është shejtëruar nga kasha. Festa më 26 maj. Është mbrojtës i udhëtarëve të anijeve.
Shën Caius (Kaji) (283-296),
Sipas legjendës ishte i afërt i perandorit Dioklecian. Ndoshta kjo ishte arësyea që pasi ai u bë Papë, Perandori zbuti persekutimet ndaj të krishterëve.Sipas Prokopit “ Në këtë kohë, disa të krishterë punonin në oborrin perandorak dhe nuk ishte e vështirë të mirrej leje për të ndërtuar kasha”. Vdiç më 22 prill 296. U varros në kishën e Shën Kaliksit. Shtëpia ku jetoi ai u kthye në kishë. Më 1631, eshtrat e tij u vendosën poshtë një lteri të madh. Kur më 1880 u hodhën këtu themelet e Ministrisë së Luftës së Italisë, eshtrat e tij u vendosën në një kapelë në Barberini. Festa e tij është më 22 prill.
4. Gjoni IV (640-642 )
Ishte ilir prej Dalmacie, djali i skolastikut venantius. Ishte prift në Romë, kur më 24 dhjetor 640 u bë Papë. Dënoi me ashpërsi Monothelitizmin në një koncil që mbajti në Romë. Bëri shumë për bashkatdhetarët e tij, skllevër të sllavëve dhe avarëve,që kishin pushtuar vendin, duke ua blerë lirinë me para. Ndërtoi një kishë me emrin e shejtorit ilir Venantius, (kështu quhej edhe i ati). Në këtë kishë edhe sot gjendet portreti i tij . Vdiç më 12 tetor 642,duke patur kështu një pontifikat të shkurtër. U varros në katedralen e Shën Pjetrit.
Klementi XI (1700-1721)
Gjon Françesk Albani,ose Klementi XI është me origjinë nga Shqipëria. Është Papa që njihet më mirë në opinionin e gjërë shqiptar. Gjithë karrierën e bëri në kurinë romane. U bë Papë, vetëm 46 ditë pasi u shugurua meshtar. Pati fillim të shkëlqyer të pontifikimit. Bëri shumë për atdheun e tij të origjinës dhe vendlindjen e tij, Urbinon në Itali. Vdiç në moshën 71 vjeç, pas një pontifikimi prej 21 vjetsh. Varroset në katedralen e Shën Pjetrit.
6. Klementi XII (1730-1740)
Lorenzo Corsini, ose Klementi XII është me origjinë shqiptare nga nëna. Në damarët e tij rridhte gjaku i Kastriotëve. Korsinët ishin ndër familjet më fisnike të Italisë. Loreci hyri në kurinë romane, bëri karrierë si ambassador I Papës, sekretar i Thesarit, e tjerë. Emri i tij përmendet si kandidat për fronin papnor në shumë asamble kardinalësh. Më në fund u zgjodh, kur ishte 71 vjeç. Është i pari Papë,që vendoset në Quirinale.Roli tij në zhvillimin e arsimit në Shqipëri është i krahasueshëm me të Klementit XI. Ai u angazhua shumë në veprimtaritë misionare nëpër botë. Vdiç në vitin 1840.
Të gjitha të drejtat e këtij shkrimi i rezervohen autorit dhe MirditaOnline
Nikollë LOKA
|