Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
HISTORI Për anëtarët

Ju jeni: Histori -> Ndarja e gjallë

TEMAT

  Histori që nis me Pirustët

  Mesjeta koha e re, sotme

  Mirdita gjatë pushtimit turk

  Formimi i Lidhjes së Mirditës

  Sistemi i bajrakëve

  Rilindja kombëtare

  Kryengritja e Mirditës 1862

  Kryengritja (1876-1877)

  Lidhja e Prizrenit

  Periudha fund pusht turk

  Kryengritja e vitit 1912

  Krijimi i Besëlidhjes (1912)

  Kriminaliz psikologjik (45-90)

  Edukimi përmes ndëshkimit

  Tension i madh e trazim

  Ndarja e gjallë

  Kufinjtë e të pabesueshmes

  Humbja e palëve

  

  Histori


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

Ndarja e gjallë....

Përmasat e dhimbjes e të trishtimit kanë qenë të habitshme, ndjenjat rebeloheshin, e frymëmarrja e qetësia ishin të shtirura, thika shkonte thellë e më thellë, duke u ngulur në trup e në botën e pafund të mirditorëve.

Absurdi tragjik i mohimit të gjakut tënd, i vëllait, burrit, gruas dhe përçarja në mes tyre është e pashembullt.

Vëreni sa tragjik paraqitet ne terren situata, mirditori e ka pasur zakon që edhe hasmin ta ftojë në raste gëzimesh a hidhërimesh. Po japim vetëm një grimcë për të krijuar një ide pak më të qartë.

Dikur, dy vëllezër nga Rrësheni, marrin të gjitha masat e nevojshme dhe zunë pritë në malin e Molungut për të marrë gjakun e vëllait të tyre, mbasi kishin të dhëna se ai do të kalonte aty. Pritën shumë kohë dhe u mërzitën sepse “gjahu” nuk u erdhi.

U ngritën dhe vendosën të shkojnë tek një mik, pasi ishte edhe natë feste. Ashtu bënë.Trokitën në derën e mikut, Përjakut, ai doli, i priti, por iu tha se brenda kishte edhe gjaksin e tyre. E dëgjuan këtë lajm dhe njëri, më i madhi në moshë, u shpreh; nuk ka asgjë, ne do hyjmë, do të rrimë bashkë sonte, kemi qenë dashamirë e prej shumë kohe jemi ndarë, vertetë na ka marr malli...

Kështu u veprua, qëndruan atë natë feste së bashku, pa asnjë problem, pra dhe njeriu që ishte hasëm, ai që urrehej e ndiqej për ta vrarë, kur lindte nevoja respektohej për hir të jetës e lartësimit të saj. Ndërkohë që gjatë periudhës që po flasim “armiku” i etiketuar si i tillë, ishte i afërmi yt, fqinji yt mënjanohej nga çdo veprimtari familjare dhe shoqërore, ai harrohej sikur të mos egzistonte.

Një vdekje për së gjalli e këtyre personave. E kjo vdekje e gjallë që luhatej mbi kokën e çdo njeriu ishte në fakt elementi më represiv, më ç’njerëzor e më i frikshëm që gjithëkush i druhej, mohimi ishte ilaç i idhët. Ai u jepej të gjithëve, mund të ishe dikushi në shkallët e piramidës, por terapinë do ta aplikosh, bile në mënyrë sa më demonstrative.

A mund të mendohet se veprohej me dëshirë e bindje, kur edhe nënën tënde të sëmurë, nuk duhej ta takosh?! Apo të shkosh vetëm në varrimin e saj e të mos vizitosh shtëpinë ku të ka lindur koka?!

Janë këto realitete, ky terror, kjo frikë, kjo hipokrizi, kjo psikologji që çuan në krijimin e njeriut uniform në sjellje, shoqëri jetë e familje.

Njerëzit arësyetojnë në heshtje, rrinë pezull, përpiqen ta përmbajnë veten, por kjo s’do të thoshte se ishin dakort dhe se miratonin veprimet e aktorëve të të keqes. Ata po përjetonin lirinë e penguar nën rrathët e hekurit, u kërkohet të rrëmojnë në ndërgjegje për ta zbrazur atë nga ndjesitë e për ta mbushur kokën me ide të reja.
Shpresa dhe durimi ishin në kufinjtë e të pamundshmes nga presioni i gjithanshëm, as vetes së tyre nuk arrinin t’i shpjegonin përhumbjen, djerrjen e mjegullnajën e krijuar.

Tri pllamë tokë varun në bri, tre muaj bukë ma e mira shpi, e plaku që i dridhej dora e buza firmoste “me dëshirë” futjen në kooperativë, e ndonjë prej tyre nga “gëzimi i madh” në Fanë e gjetkë vetëvritet duke i dhënë evenimentit pamjen e vërtetë tragjike, por edhe duke shprehur kryengritjen e brendshme dhe burgosjen e saj me hallkat e heshtjes.

Në udhëkryq pa kthim

Mungesa e aftësive të shtetit për të sinkronizuar dhe zëvendësimi i gjithçkaje me kontroll të rreptë la pasoja të rënda. Tani besa i duhej dhënë shtetit, pavarësisht nga interesat e individit.

Mirditorët jetuan për shekuj në tokën e tyre. Ata shtegtuan bashkë me zakonet, traditat e virtytet dhe u vetëqeverisën në mënyrë përfekte për kohën. Kështu krijuan personalitetin, karakterin dhe cilësitë individuale si: besa, trimëria, nderi etj, të cilat u njësuan e u bënë vetëqenia e tyre.

Mirëpo jo pak burra të dëgjuar që ishin simbol i këtyre virtyteve u gjendën të papërgatitur për të nënshkruar me dorën e tyre “dorëzimin”.

Nga ana tjetër e murit ndodhej shteti i ri me togerrë që u duhej thirrur “babë”, të cilët të rrihnin e poshtëronin publikisht, duke shfrytëzuar edhe mjete të tjera represive. Kjo jo vetëm nuk i gjunjëzoi njerëzit, por shumë prej tyre i detyroi të vetësakrifikoheshin.

Me këtë duam të themi se taktika dhe strategjia e dorës së hekurt, e faktit të kryer, ra ndesh me tradicionin shpirtëror të njerëzve, gjë që solli edhe reaksonin e madh që zgjati për shumë vite. Nuk bëhet fjalë për një apo dy njerëz të rëndomtë, por për shtëpitë më të dëgjuara në krahinë dhe përfaqësuesit më tipik të tyre.

Prijësi i Mirditës i diplomuar në Jurispondencë, më i dituri dhe më i kulturuari ndër paraardhësit e tij, përfaqësues i derës më në zë të Mirditës, në emër të idealit nuk largohet nga Shqipëria dhe përballet me jetën e maleve, deri sa vritet në Bojdine.......

M. B. V. një ndër burrat më trima të zonës së Fanit që përfaqësonte një nga familjet më të njohura, me histori të pasur traditash atdhetare, u arrestua dhe u torturua në mënyrë çnjerëzore, publikisht. Pas një kohe burgimi kthehet, por del në mal e me dorën e tij vret s’dihet se sa njerëz, kriminalizohet në mënyrë të pajustifikeshme dhe përfundoi askund, sepse as kockat nuk i janë gjetur. Të njejtën gjë mund të themi për: D.K, F.M, P. D GJ. e dhjetra të tjerë..

Na thirrën urgjensisht në mbledhje te kisha e Kodër Rrëshenit. Komandanti kërkoi dorëzimin e armëve. Të gjithë hështën...Cili është kryetari i këshillit? - bërtiti ai: - Unë jam, tha D. P. dhe u ngrit në këmbë. I thanë: - A ka armë pa leje? - Jo, veç unë kam një çifte me leje. Lidheni, nxirreni matanë dhe .... zjarr..!!

U mblodhën treqind burra në Perlat. Na rrethuan në të katër anët me policë, -tregon M.F. Ngritën kryetarin e këshillit dhe e pyetën: A ka armë fshati? – Jo. I kanë dorëzue. Nxirreni mënjanë, - urdhëruan. Pushkatojeni, dhe ... e pushkatuan...

Një i moshuar kujton ... Pasi i kanë vrarë dy djem nga Perlati, i kanë lënë të varur tre ditë tek mani i Ndreut. Kur unë kalova aty afër, megjithëse nuk kisha dëshirë, i pashë, u tmerrova dhe tashti më kujtohet ajo skenë... publikisht u ekzekutuan katërmbëdhjetë burra në Qafë Valmerit dhe mizorisht u hodhën të lidhur në një gropë....!?

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net