MESJETA KOHA E RE DHE E SOTME
I MIRDITA NË PRINCIPATËN E ARBËRIT
Principata arbëreshe e shek 12-13, me sundimtar
Progonin dhe të bijtë Gjinin dhe Dhimitrin,
kishte në Ndërfandë njërën
nga qëndresat më të rëndësishme
të saj. Familja Blinishti është dera
më me zë e periudhës mesjetare në
trevën e Mirditës së mëvonshme dhe
njëra nga familjet më të përmendura
arbëreshe të shek13-14 ajo i kishte rrënjët
në Blinishtin e Mirditës afër kuvendit
benediktin të Shën Palit, kjo familje kishte
në zotërim prona të mëdha e me shtrirje
të gjërë. Në shekujt 13-14 në
territoret e arbërisë u përplasën
shpesh interesat e dinastive fqinje. Perandorët
bizantinë që i kishin në zotërim
këto territore u ndeshën disa herë me
Dinastinë Anzhuine e cila kishte pushtuar Durrësin
e, pretendonte ta shtrinte sundimin e saj në tërë
Arbërinë. Të njëjtat synime kishte
dhe Mbretëria Serbe e Rashës.
Familja Blinishti duke shfrytëzuar këto përplasje
dhe interesimin e këtyre dinastive për mbështetjen
e klasës fisnike Arbëreshe, duke mbajtur herë
anën e bizantinëve, herë atë të
serbëve e së fundi të anzhuinëve,
mori tituj, grada prej tyre dhe i zgjeroi pronat e saja
në territore të gjëra
II SHTRIRJA E ZOTËRIMEVE TË DUKAGJINËVE
Rënia e Blinishtëve në fundin e luftës
me serbët u dha mundësi fisnikëve të
tjerë fqinjë të ruanin zotërimet
e mëparshme dhe t’i zgjeronin ato me pronat
e Blinishtëve, siç qe rasti i GjinTanushit
dhe pasardhësve të tij. Kështu ata siguruan
dalje në Adriatik, bënë qendër të
tyre kryesore Lezhën dhe dolën nga jugu deri
thellë në Mat, nw kufi me Gropajt. Një
derë e degës së Dukagjinëve e ngriti
selinë e saj në Fushë-Kthellë të
Perlatit. Pas këtyre ngjarjeve (shek 13-14) mjaft
banorë të Blinishtit shtegtuan drejt ultësirës
perëndimore dhe zunë vend përgjithnjë
në Zadrimë. Ata morën me vete e ruajtën
deri në ditët tona emrin e fshatit Blinisht,
emrin e kishës së tyre të vjetër,
Shën Shtjefni, po ashtu një pjesë tjetër
shtegtuan drejt ultësirës së Shkodrës,
Lezhës e Matit.
Me sundimin e Dukagjinëve në Mirditë,
dhe veçanërisht me emrin e Lekës janë
të lidhura një sërë toponimesh si
“Sofra e Lekës” në Blinisht, “Ura
e Lekës” në Va të Madh, “Kalaja
e Lekës “ në Meshurdh, “Guri i
Lekës” në Bisakë etj.
Në këtë periudhë në dokumentet
e shkruar emri Mirditë përmendet për
herë të parë në vitin 1416, në
regjistrin kadastral të Venedikut, në fshatin
Manza e Bardhë të Ultësirës Shkodrane,
si mbiemër i dy familjeve të zbritura aty,
s’dihet se kur nga krahina me të njëjtin
emër midis Fandit dhe Matit. Fakti që Gjon
e Pjetër Mirdita të përmendur në
regjistrin venedikas më 1416 kanë prona e
paguajnë taksa, ashtu si ata të Bulgrit e
të Matit më 1467, që e mbajnë këtë
mbiemër, flet për vendosjen e tyre në
këto vendbanime te reja shumë më herët
se koha kur regjistrohen si banorë me prona. Po
ashtu mbajtja e mbiemrit të fshatit nga u larguan,
Mirdita, tregon se ai (Mirdita) ishte krijuar shumë
kohë më herët sesa shpërngulja e
tyre.
|