Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
HISTORI Për anëtarët

Ju jeni: Histori ->Mbretëresha e maleve

TEMAT

  Kalendari Historik

  Shënime historike  

 Mbretëresha e maleve

  Papët me origjinë Shqiptare

  Personalitete të shquara

  Pirustët

 Malet që bartin histori

 Histori e shkurtër e Kosovës

 

 

  Histori


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

 

 

Mbreteresha e maleve shqiptare

Edith Durham lindi në Hanover Square të Londrës më 1863, në një familje të shquar për traditën e saj në mjeksi. i ati ishte kirurg i njohur. E ëma vuante nga sëmundja dhe si fëmijë i parë në mes tetë vëllezërve dhe motrave i'u desh të përkujdeset për familjen.

E tërhequr pas artit mbaroi studimet në kolegjin Bedford dhe pastaj në Akademinë Mbretërore të Arteve. Frut i suksesit të saj qenë dy ekspozita në pikturë.

Më 1890 vendos t'i përkushtohet të ëmës invalide, ndërkohë që edhe shëndeti i saj përkeqësohet, sa 10 vjet më vonë ishte e sëmurë dhe depressive. Largohet nga Anglia, për ta rifilluar jetën në vendet Ballkanike.

1.Ballkani në këndvështrimin e E.Durhamit gjatë kontaktit të parë me vendet Ballkanike Durhami përjetoi emocione të forta. Imagjinata e saj u zu peng prej kulturave njerëzore e ngjarjeve politike të viteve të fundit të Perandorisë Otomane. Intuita prej studiueseje bëri që të depërtojë thellë në çështjet ballkanike në përgjithësi dhe atë shqiptare në veçanti.

Libri saj i parë “Nëpër vendet e Serbëve” (1904) është frut i katër udhëtimeve në Mal të Zi, mbretërinë e Serbisë dhe Kosovë. Me “Brengën e Ballkanit”(1905), E. Durhami dha një pasqyrë historike e kulturore të vendeve nga kaloi dhe të kontaktit të parë me Shqipërinë. “Asnjë përgjigje për çeshtjen ballkanike nuk mund të jepet, duke injoruar çeshtjen e shqiptarëve”-deklaroi ajo në këtë libër. Libri “Shqipëria e Epërme”(1909) paraqet tabllonë tribuve të pavarura shqiptare. Edhe më parë njihte diçka prej malësorëve që binin në tregun e Shkodrës dhe prej vizitës së saj në Orosh, kryeqyteti i tribuve të Mirditës në vitin 1904.

 

Avokate e madhe e çështjes shqiptare

Në vitet e fundit të sundimit otoman, energjitë e Durhamit u shpenzuan në mbrojtjen e çështjes shqiptare, duke fituar dashurinë dhe mirenjohjen e thellë të shqiptarëve. Me 1911 kur shpërtheu kryengritja e shqiptarëve, shkoi mes luftëtarëve për tu përshëndetur me ta. Gjatë viteve të trubullta 1912-1913 qëndroi herë në Mal të Zi herë në Shkodër. Ngjarjet e përjetuara prej saj u pasqyruan në librin “Beteja për Shkodrën”.

Më 1918 Udro Uilson, shpalli botërisht parimin e vetvendosjes së popujve të vegjël që erdhi si rreze shprese për shqiptarët. Durahmi në rolin e avokates së çeshtjes shqiptare themeloi shoqatën Anglo-Shqiptare dhe i'u kushtua mbrojtjes së çështjes shqiptare në Parlamentin Britanik.

Por udhëtimet e saj në shqipëri u kufizuan shumë prej përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, megjithatë vazhdoi të publikojë etnologji dhe politikë dhe deri në fund të jetës së saj zhvilloi një polemikë shumë të bollshme për çeshtjen shqiptare. Mbeti aktive në veprimtaritë e Insitutit Antropologjik Mbretëror. Të kësaj periudhe janë botimet: “Njëzet vjet ngatërresë Ballkanike” dhe një përmbledhje me një komentar kryesisht politik. Në librin “Krimet e Sarajevës” trajton çeshtje politike. Ndërsa ne botimin “Disa origjina, ligje dhe zakone tribale të Ballkanit”(1928) trajton me kompetenca shkencore aspekte të etimologjisë se Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjes.

Vizita e fundit në Shqipëri ishte gjysëmtriumfale e gjysëmfatkeqe. Me 1921 u prit në Tiranë me nderime të mëdha. Atë ditë u përurua dhe një rrugë me emrin e saj, dëgjoi seanca në Parlament e drekoi me politikanë. U sëmur por refuzoi t'i ndërpresë takimet. Në Shkodër mijëra banorë e patën përshëndetur në rrugë. Turmës së entuziazmuar I printe banda e qytetit. Krerët e fiseve të malësis zbritën në Shkodër për ta takuar. Mbresat e pashlyeshme të kësaj vizite I pasqyroi hollësisht në ditar, ku shpreh dhe keqardhjen për ndarjen me këta njerëz.

Mbreti Zog ndonëse nuk kishte mardhënie miqësore me të I pati dhënë urdhërin e Skënderbeut dhe qeveria Shqiptare I dha një apartament në Tiranë.

Situat diktuan të mbetej në Londër ku dhe vdiq në vitin 1944.

Edith Durham u përjetësua me Shqipërinë, të cilës I kushtoi gjithë jetën. Shqiptarët në shenjë mirënjohje e kanë quajtur “Mbretëresha e maleve Shqiptare”.

Të gjitha të drejtat e këtij shkrimi i rezervohen autorit dhe MirditaOnline

Nikollë LOKA

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net