Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
HISTORI Për anëtarët

Ju jeni: Studime-Lule dhe gjak, gjak për lule...

TEMAT

  Lëvizja (1920-1922)

  E drejta dokësore

  Rrjeti rrugor në Mirditë

 Arkivi-Studime të ndryshme

  Analiza

  At Gjergj Fishta-analizë

  E djathta Shqiptare

  Dëshmi kohërash

  Mark Gjon Marku-studim

  Imzot Nikoll Kaçorri

  E. Koliqi dhe proza moderne

  Beteja e Kosovës

Shqipëria Katolike e Veriut

 Gj.Kastrioti, Ati i Nacionit

 Lule dhe gjak, gjak për lule

  

  Histori


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

Lule dhe Gjak e Gjak për Lule -Vështrim mbi librin me vjersha e poezi “Lule dhe gjak” të Don Gjergj Simonit  
Këtej kalohet në qytet t’mjerimit
Këtej kalohet n’dhimbjen pa kufi
Këtej kalohet n’shpitrat e humbun shqimit  
   Dante ALIGERI

 
Nga Klajd Kapinova

 
Dhe atëherë kur gjak pikonte, zemra e shqiptarit këndonte. Kur njeriu njihet me heroit e nacionit e me madhështinë e veprës së tyne mahnitet, shtanget. Në shkëlqimin e fëtyrave të pastërta të këtyne dijetarve i jepet nje vlerë tjetër ma e madhe, ma e naltë, ma e shejtë kuptimit t’Atdheut, gjakut, gjuhës, historisë. Të qenurit, jeta, shoqnia, puna e deri vdekja vetë marrin një qëllim sublim, një bukuri ideale. Shtanget po, por nuk ngurroset. Zemra tue rrah, fillon e nxjerr ndiesi e hove dashunijet, ndaj herojve të nacionit, kundrejt të cilëvet kohët nuk kanë mujt të na i shkëpusin, sado që u rrukullisen në mes nesh e tyne nder vite, dekada e shekujve.“Me këtë tubë të vogël poezish, desha të shpreh ndiesit e hovet e zemrës, kushtue etenve të nacionit si nevojë e çfaqjes së mirënjohjes, që kam për ta, pa marrë parasysh, se kritika e ashpër mund t’i flakë o t’i përbuzë. Me fjalen time derdha dashuninë, për themeluesit e idesë s’onë nacionale, simbas mundësisë kreva nji detyrë ndaj këtyne të pavdekshmve.” Gjergj Simoni, Kampi i të Burgosunve, Ballash, tetor-nëntor 1982.
 
Vjersha me frymëzim të pastër atdhetar e kristian

 
Përherë e më të pranishme në ditët tona, po bëhen botimet e mbetura në dorëshkrim gjatë kohës së diktaturës komuniste. Prania e vëllimit poetik modest “Lule dhe Gjak” (Shkodër, 2006), me autor meshtarin Don Gjergj Simonin, me tematikën e dashur atdhetare, për lexuesit është e mirëpritur në sferën e komunikimit dhe qarkullimit të vlerave patriotike letrare. Në mënyrë të veçantë, një lexim të tillë e kërkojnë veprat e së kaluarës, që nuk janë konsideruar deri vonë si vepra me vlera letrare, për të cilat, jo se kanë munguar leximet, por ato kanë qenë të kufizuara. Për to ka mbizotëruar leximi gjuhësor apo historiko - kulturor dhe është menjanuar esenca e leximit estetik të tyre. Frymëzimi apo fryma, që përshkon anë e tej vjershat dhe poezitë e Don Gjergjit,është sa e padukshme dhe aq e pranishme njëherësh, duke u përfshi natyrisht në letërsinë e traditës së shkrimtarëve klerikë katolikë gegë, treve të plleshme, që lëvruan me sukses në shumë gjini artistike shkrimore. Ata kanë përdorur natyrshëm lëndën historike, si: mitin, autoktoninë, ngjarjet e pasura të historisë së nacionit tonë, bashkëkohësinë apo të ardhmen, duke e përdorur gamën e saj me saktësi në shërbim të së vërtetës. Tema heroike, me referenca gjurmlënëse historike, është edhe bërthama esenciale poezive dhe vjershave të poetit tonë modest Simoni, që gjithsesi është filiz i traditës, që gjeneron atë hulli, ku shkelën me dinjitet prelatët pararendës diturak shqiptarë shekull mbas shekulli, duke e përshkruar librin nga një frymëzim i ngrohtë e i pastër kristian. Gjatë kohës që vuante në burgjet komuniste, sikurse ishte ferri me emrin famkeq Spaç, autori Simoni, krijonte e meditonte në heshtje të thellë vargje poetike. Falë këtij shpirti, kësaj vetëdije të kristaltë, nisi të ravijojë tiparet origjinale për temat e dashura atdhetare, për ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit
martir shqiptar dhe figurave, që e bënë lavdinë e historisë së saj. Ai, përmes vargjeve, përshkruan përjetimet e shpirtit artistik, për Kryengritjen e trimave të Malësisë së Madhe, më 6 Prill 1911, në majën e istikamit të Deçiçit, të udhëhequr nga trimi kreshnik i maleve Dedë Gjon Luli, duke mbajtur e ngritur flamurin e Gjergj
Gjon Kastrioti. Temë pas teme e varg mbas vargu, shihet një këndvështrim i ri poetik, ku shquhet prania e kulteve të reja, si ai i Atdheut, i gjuhës amtare, krahas kulteve universale, si ai i fesë, i dashunisë së njeriut për vetveten e të tjerët, i dijes
përparimtare, çka përfaqson atë realitet të ri, të vetëdijës së nacionalitetit, që afirmonte dukshëm përsonalitetin e vet. Poezi, autori, i ka kushtuar demokratit të shquar liberator Luigj Gurakuqit, Imzot Nikollë Kaçorrit, asokohe n/Kryetar i Qeverisë së Vlorës, përkrah plakut të urtë mjekërbardh Ismail Bej Qemali, poetit të shquar Don Ndre Mjedjes, etj. Rëndësi e respekt shpreh vjershëtori, për dy figurat brilante: poetin e atdhetarin Naim Bej Frashërin dhe patriotin e flaktë Papa Kristo Negovanin, ndër më të shquarit në të gjithë Shqipërinë e Jugut. Këtu burojnë mesazhe, me ndjesi të ngrohtë krenarie e besimin në mendimin poetik, origjinalitetin e tij, duke ruajtur muzikalitetin e gjuhës së pasur gegë, të cilën, poeti e shpreh në forma të larmishme vargëzimi, por sidomos duke lëvruar vjershërimin, shumë e parapëlqyer prej tij teksa ndiente pjekurinë poetike. Në vargje, ai ka derdhur mbresa e persiatje, që u flasin përherë shqiptarëve për shpirtin e pastër, të cilit, i ndejti besnik edhe në ditët tona. Ai ka shumë dorëshkrime të pabotuara, të cilat, ruajnë vijimësinë e trinomit “Fe – Atdhe - Përparim”. Sikurse të gjithë poetët e tjerë shqiptarë, qoftë të traditës gojore, qoftë të traditës së shkruar edhe Simoni, përveç dukurive të shumtë të jetës së përditshme, të natyrës, të botës së mbrendshme, bën objekt trajtimi artistik Zotin e Mbretërinë Hyjnore, që shpreh në qenësinë, dashurinë, mirësinë, mirëkuptimin e pasuninë shpirtërore, duke e ndjerë, nderuar dhe çmuar praninë e Hyjit. Tek i lexon poezitë, futësh natyrshëm në botën e pasur të vargëtorit, në shpirtin e lirë dhe të hapur, nga një formë e trajtë e të shkruarit në mënyrë transparente dheç’është më e rëndësishmja me një gjuhë të latuar gegë me taban të thellë shqiptar, pa huazime e hermetizëm, që shpesh e shohim në krijimet e autorëve të tjerë. Në shpirtin e dlirë të autorit, do të ngulitet thellë dashuria për Shkodrën, njerëzit e saj, për Kishën Kathedrale, duke e njohur me hollësi dhe frekuentuar edhe atëherë, kur rregullisht u survejonte nga kasnecët vullnetarë të Sigurimit komunist. Ai atëherë e sot dëshmohet si liberal e përparimtar, shpirtbutë prej kristiani të devotshëm, nga e cila i buron gjerësia e impulsitetet, me një natyrë gazmore e i shëndeshëm në kulturë, duke mos pasur asnjë gjurmë fanatizmi apo ngurtësimi për frymën bashkëkohore. E parë në një këndvështrim të ri, vëllimi “Lule dhe Gjak”, mendoj se vargjet përshkohen nga një bosht orientues, që i përshkon filli desë së pastër patriotike, që i jep kjartësi mendimit e ndjeshmëri krijimit. Sëfundi, poezitë e vjershat e reja në botim, por jo në moshë janë një përjetim i përvojës leximore historike, një përjetim i butë, i ëmbël, siç është edhe vetë peisazhi poetik që ai sendërton, ku lëvizin ndjenjat, dëshirat e malli i patriotit të fillimit të shekullit XXI.
  
  Letra e Luçiferrit, drejtuar popullit shqiptar

  
Don Gjergj Simoni (1933), ka lindur në Shkodër, në një familje qytetare të mesme.
Ai është rritur në një mjedis katolik e me prindër të devotshëm fetar. Që në moshë
të vogël, ka pasur thirrje të brendshme, për t’iu kushtuar Zotit, e cila me kalimin e viteve ka ardhur duke u shtuar, pa pasur asnjë oportunizëm e lëkundje. Duke qenë, se Kisha Katolike në Shqipëri pësoi përsekutime, që në ditët e para të ardhjes së komunizmit, me mbylljen e seminarit (1946) nxjerrjen e motrave katolike prej kuvendeve (1946), arrestimin e pothuajse të gjithë meshtarëve e pushkatimit të shumë prej tyre (1944-1990), ai bëri studimet për meshtarë në mënyrë të fshehtë.
Gjatë viteve të mëvonshme, ka punuar në punë të ndryshme dhe si nëpunës, por ë të shumtën e viteve si punëtor krahu, deri në gusht të vitit 1976, kur u arrestua nga
forcat e Sigurimit. Natën e Pashkëve të vitit 1977, doli në gjyq dhe u dënua me akuzën e të ashtëquajtur “agjitacion i mbyllur” dhe në pretencë Prokurori e dënoi me
10 vjet burg. Arsyeja e dënimit ishte, se në oborrin e shtëpisë së tij, kishte groposur për të ruajtur në fshehtësi librat më të zgjedhura të Arqipeshkëvisë Metropolitane të Shkodrës dhe sa e sa objekte Shejte, marrë fshehtas para se të mbylleshin kishat.
Po ashtu, në dhe, ka futur edhe shkrimet e vëllaut të tij prozatorit Imzot Zef Simonit (1928) Ipeshkëv. Gjithashtu, ka fshehur nën dhe edhe dorëshkrimet e Padër Mark Harapit S.J. (Societta Jesus), të Padër Benedikt Demës, si dhe qindra vjersha dhe poezi të shkruar gjatë viteve prej tij. Midis tyre dallohet poema satirike:“Letra e Luçiferrit drejtuar popullit shqiptar”, ku në fund, ka vendosur shënimin: Luçiferri = Enver Hoxha, me të cilën ka bërë që të tërbohen nga marazi të gjithë hetuesit e gjykatësit gjatë procesit të dënimit. Në vitin 1985, është liruar nga burgu, pas kalvarit që e shoqëroi në tre kampe burgu: Ballash, Qafë të Barit dhe Spaç. Mbas disa muajve të lirimit, ka hyrë në punë si punëtorë dhe ka punuar kështu deri në muajt e parë të vitit 1991. Më riadhjen e lirisë së fesë në Shqipni, më 21 Prill 1991, është shuguruar meshtar në ditën e “Zojes s’Kshillit t’Mir”, ku në këmbët e rrënojës së Shejtores, ka thënë meshën e parë. Për një vit, ka shërbyer në qytetin e Shkodrës dhe në shtator të vitit 1992, është emëruar famullitar i Dajçit të Bregut të Bunës e administrator i famullisë së Pentarit dhe sot sërisht në qytetin e Shkodrës. Është meshtar i parë, i shuguruar mbas mbylljes së kishave në Shqipëri.
Përveç shërbimeve fetare të përditshme, kur gjen kohë të lirë merret me sistemimin e dy-tre vëllimeve me vjersha dhe poezi, të cilat kanë qenë sekuestruar gjatë arrestimit dhe arshivuar në Arkivin e Shtetit në Tiranë. Pjesa më e madhe e tyre ka
qenë prej 10 vëllimeve, mendon ai, të cilat, janë përvetësuar prej njerëzve, që kanë
qëndruar afër Sigurimit, e që ende sot nuk i kanë rënë në dorë. Sot vijon të shkruaj, tregime të shkurtëra e kujtime nga burgu, të cilat, i ka në proces dhe sëshpejti do t’i dërgoj në Shtëpinë Botuese serioze “Camaj - Pipa” në Shkodër.
Shifra me fakte nga Rusia e Shqipëria
 
Nga viti 1918 – 1929, sipas një studimi të paraqitur nga ana e Kishës Katolike,
6.775 priftën orthodoksë janë vrarë në Rusi. Më 1936, u mbyllën nga të kuqtë 8.322
priftë të kongregacioneve të ndryshme fetare. Prej 1945 – 1947, në dy vjet që operojshin bandat komuniste në Greqi, 380 priftën orthodoksë, diakonë e murgj u
zhdukën pa lënë gjurmë prej masakrave barbare të tyre. Në Rusi, mbas një periudhe pushimi të shkurtë, përsekucionet fetare filluan. Tani për tani viktima të këtyre përsekutimeve janë ndjekësit e Kishës Baptiste, ku 202 përsona, priftërinj e fetarë të thjeshtë vujnë denime politike nëpër burgje e punë të detyrueme. Sipas Eminencës së Tij Antoine, në Rusi, më 1914 kishte 78.204 kisha, ndërsa sot ka vetëm disa qindra. Kryeqyteti ukrainaz Kiev, më 1917 kishte 106 kisha, sot ka vetëm 1 (një). Në Pietrograd ishin më 1917, 354 tempuj, kurse sot kanë mbetur vetëm 10. Nga 600 kisha që kishte në Moskë më 1917, kanë mbetur në këmbë vetëm 30. Komunistët e kuq bolshevik stalinist shtërnguan më 22 dhjetor 1964 For Lumturinë e Tij Patriarkun Aleksej, që të shpallë në të gjithë Rusinë vetëm në një Kishë duhet të bëhen pagëzime. Për të gjetë një kishë të hapun në Rusi, sipas pohimit të Eminencës së Tij Antoine, duhet të ecësh qindra kilometra. Për të ndërmarrë një udhëtim të tillë bahet e nevojshme leja prej autoriteteve lokale, të cilët të shumtën e herës nuk e japin. Ndërsa një dënim i rëndë i pret të gjithë ata meshtarë që marrin guximin me pagëzu fëmijë pa autorizimin e organeve të qeverisë. Si turistat perëndimorë ashtu edhe disa nështetas rus, të cilët mundin të dërgojnë jashtë Rusisë ndonjë reportazh, tregojnë se edhe ato kisha që gjenden të hapura në Rusi ruhen rreptësisht nga policia, e cila ndalon hyrjen në kishë të të rinjve 3 vjeç deri në moshën18 – vjeçare. Asnjë aktivitet i Kishës ruse, nuk lejohet të bëhet i lirë nga ndërhyrjet e të ashtëquajturve “Këshilla për Punë Fetare”, kryetar i të cilit është komunisti Kouroiedov. Gjithnjë turistat perëndimorë, që kthehen nga Rusia, tregojnë se edhe ndër ato kisha të pakta që kanë mbetur ende pa u mbyllur, vihen re shpesh agjenta të Këshillit ose të Komitetit për Punë Fetare, të cilët mezi presin me gjetë një shkak që të mbyllin menjeherë kishën dhe të burgosin meshtarin. Ata ruajnë gjithashtu që të mos bëhen pagëzime, me përjashtim të pak përsonave, që autorizon qeveria, sa për të treguar se ekziston liria e fesë në Rusi. Mirëpo, realiteti i jetës së përditshme tregon të kundërtën, që është një e vertetë tragjike që po e vuan Kisha në Rusinë Sovjetike (“Catholic Albanian Life”, San Francisco, San Clara Cruse, California, Vjeti III, Nr. 1 (9), Kallnuer – Mars 1968, 17 – 19, 23) A e dha Partia orientimin për luftën kundër fesë? Atëherë, flakë për flakë, poetët militantë komunistë, shkruanin:   “Të shurdhuan veshët Priftërinjtë dhe Hoxhallarët… Dhe bekonin gjakmarrjet Minaret dhe kambanaret.”   apo   “Ç’thonin kambanat, Ç’murmuritnin priftërit Në latinisht/Kishave të larta? Logjika latine me fraza të gjata.”
  ose    “Në qelitë e qeta të manastireve të ftohtë Bënin studime për sufikset priftërinjtë.” “Amin! Priftërit dhe ca poetë në gjumë të vinin Për lavdinë abstrakte gjenealogjike ulërinin.”   Atë që diktatori mishngrënës Enver Hoxha, e thoshte me një fjalë, shkrimtarët e gazetarët, me suite njeri mbas tjetrit e shumëzonin në gazeta, libra, revista etj., në poezi, libra, drama, romane, poema, artikuj, skenare, dokumentare, studime e përçmime. Bile për urretjen kundërfetare dhe kundër “armiqëve reaksionarë” të popullit, ia kalonin themeluesit, për të marrë buzëqeshje prej diktatorit, e më vonë poste. Populli, jetonte në varfëri të tejskajshme, për një
kafshatë bukë...  
Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare  

Dhe rezultati i nxitjeres së urretjes ndaj Zoti dhe predikuesve të saj, do të sillte frytin e dëshiruar kundërshqiptar të rregjimit komunist, sipas së cilës: Klerikët e pushkatuem kanë pasë moshën mesatare 47 vjeç, kanë ba 258 muej hetuesi ose 21 vite, të gjithë së bashku. Klerikët që kanë vdekë në tortura kanë pasë moshën mesatare 50 vjeç, kanë ba 68 muej hetuesi ose 5 vite e gjysë. Klekët e mbytun pa gjyq kanë pasë moshën mesatare 56 vjeç, kanë ba 56 muej hetuesi, dhe së bashku me vitet që kanë kalue në burg, janë gjithsejt 18 vjet. Klerikët, që vdiqën pak kohë pas torturash kanë pasë moshë mesatare 52 vjeç dhe kanë ba 3 vjet hetuesi. Klerikët, që kanë vdekë në burgje ose kampe shfarosëse kanë pasë moshën mesatare 56 vjeç dhe kanë ba 156 vjeç burg. Klerikët, që kanë vdekë mbasi kanë krye burgun kanë ba dënim gjithsejt 315 vjet. Klerikët që kanë vuejt dënimin dhe sot janë me shërbim të fesë kanë ba 363 vjet burg. Të gjithë vitet e burgut janë 881 vjet ose gati 9 shekuj. Kanë kryer rreth 450 vjet studime në 24 universitete të ndryshme të Europës. (Grup autorësh, “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 – 1990”, Shkodër, 1993, f. 220 ose Mons Zef Simoni Vescovo “Persecuzione della Chiesa Cattolica in Albania”, Rome, 2000).
 
Tërbimi i kesenofobit Enver Hoxha

 
Ja sesi luftoj E. Hoxha kundër Vatikanit e Papës, që lutej për vuajtjet e shqiptarëve:
“... Në kapërximin e vitit 1975 e fillimin e 1976 - ës, tamam në ditën e Krishtlindjeve, qëlloi dhe prova e përgjithëshme e Festivalit të Kengës në Radio - Televizion. Edicioni i lajmeve të RAI - it atë natë filloi me përshendetjen e Papës. Enver Hoxha, i mbërthyer te ky informacion priste që figura të ndërpritej. Kaloi një minutë, pesë, hiç... Vetë ai,  personalisht, por edhe të tjerë mbas tij, kërkuan në telefon në fillim drejtorin e  përgjithshëm, pastaj të tjerët me rradhë. Kur s'u doli njeri, zunë të gjithë telefonat e tjerë, kush të dilte. Por, sikur të kish renë zjarri, askush s'përgjigjej. Vetem vonë, Kryesori, u lidh me një numër në studjon e lajmeve, ku po bëhej gati transmetimi i ngjarjeve kryesore të ditës. Jam Enver Hoxha, - kish nisur ai ligjëratën me nerva e thirrje. Fjala nuk i zinte gojën. - Si guxoni të lini Papën hapur? Ka mbi njëzetë minuta që flet e i ben propagandë kryeqytetit për Krishtlindjet. Ku janë drejtorët tuaj? Cili jeni ju? Tani, menjeherë, të mbyllet linja e Dajtit!... Ne arritëm në zyrën teknike, në kohën kur shefi yne i redaksisë së informacionit K. S.,  po kërkonte letër për të mbajtur shënime me receptor në dorë. Ishte i tronditur nga ai lajm  ndjellakeqës. Për fat, sa mbaroi ultimatumi në telefon, Papa e mbaroi lutjen. Kjo ngjarje  nuk kaloi pa pasoja. Drejtorit të Përgjithshëm iu dha paralajmërim seroiz. Kjo neglixhencë mbeti si kujtesë e hidhur. Tekniku, mbasi u shqyrtua prejardhja e rrethit të tij familjar, kaloi drejpërdrejt  në prodhim. Mbas kësaj ngjarje, drejtorisë teknike iu ngarkua si detyrë  që të sajonte një lloj komandimi në distancë për të mbyllur sinjalin e Dajtit nga Tirana. (Marash Hajati,“Dera e prapme e shtypit”, Botimet Logoreci, Tiranë, 1998)

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net