Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
HISTORI Për anëtarët

Ju jeni: Histori -> Kufinjtë e të pabesueshmes

TEMAT

  Histori që nis me Pirustët

  Mesjeta koha e re, sotme

  Mirdita gjatë pushtimit turk

  Formimi i Lidhjes së Mirditës

  Sistemi i bajrakëve

  Rilindja kombëtare

  Kryengritja e Mirditës 1862

  Kryengritja (1876-1877)

  Lidhja e Prizrenit

  Periudha fund pusht turk

  Kryengritja e vitit 1912

  Krijimi i Besëlidhjes (1912)

  Kriminaliz psikologjik (45-90)

  Edukimi përmes ndëshkimit

  Tension i madh e trazim

  Ndarja e gjallë

  Kufinjtë e të pabesueshmes

  Humbja e palëve

  

  Histori


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

Në kufinjtë e të pabesueshmes ...

Jo në pak raste, për të ruajtur dinjitetin, për të mos shkelur fjalën e dhënë, për të mos u dorëzuar përballë kundërshtarit është aplikuar dënimi i vehtes ose i të afërmve, ku vetëflijimi është zgjedhur para provave të vështira, pasi gjunjëzimi është i papranueshëm për moralin e tyre.

Jo vetëm kaq, mizoria e shastisur ka vënë shumë mirditorë në udhëkryqe pa kthim. Asnjë studim psikologjik, asnjë mekanizëm social, asnjë ligj i shkruar nuk do të mundet dot kurrë të shpjegojë gjer në fund mjaft vepra sakrifikuese, mjaft vetëflijime të ndodhura gjatë kësaj kohe.

P. Ll, në çastet e fundit vret djalin. M.Z.N, vret babën. Ja, si ishte momenti i vrasjes: një ditë, me 2 dhjetor 1952 forcat e ndjekjes rrethuan njerëzit e malit. U bënë thirrje të dorëzohen, por ata u përgjigjën me zjarr. Atij iu vra vëllai dhe iu plagos rëndë i ati, ndërsa përpjekja me armë vazhdonte. I ati i kërkon të birit: më mirë më vrit se sa më le të bie në duart e forcave të ndjekjes. Ai i lutet që të shpëtonte veten, pasi djali tjetër ishte vra...

Si ka mundësi të ketë njerëz të tillë?! Në një gjykim të parë mund t’i vlerësosh si veprime barbare e fataliste. Të duket se ke të bësh me kanibal që nuk respektojnë as jetën, por pasi të njohësh karakterin mirditor, pasi të futesh në thellësitë e shpirtit te tij, e të hulumtosh në qëndrimet e shfaqjen e ndjenjave të tyre, do të bindesh se në fakt ky vetëflijim i përgjigjet më së miri, sipas konceptit mbizotërues të asaj kohe, kultit te jetës, ruajtjes së dinjtetit dhe i shërbente në thelb vlerësimit, njohjes dhe ruajtjes së vlerave të saj. Mirditori dhe në vdekje do që të jetë dinjitoz. Kjo ishte filozofia me të cilën qe gatuar.

Nga ana tjetër po të sillen në vëmendje e të analizohen torturat çnjerëzore, vrasjet publike tek lisat e Shpalit, Mani i Ndreut, Kthellë, Fanë etj, dhunimin e kufomave, copëtimin e tyre, hedhjen kafshëve, djegien me benzinë, vetëm atëherë mund të arrish të shpjegosh e deshifrosh thirrjet e fundit dhe amanetin tragjik aspak barbar.... “na bini se jemi gjallë”, “më mirë më vrit se të bie në dorë të tyre”....

P.N.B, një grua fisnike, e cila ka përballuar strese të papërshkrueshme, thotë se pasi më vranë burrin, erdhën për të na internuar. Njërin fëmijë, djalin, e kisha tre muajsh. Ma thyen djepin me shqelma dhe më nxorën nga shtëpia. Kam hjekë një tjegull në formë lugu dhe e kam mbështjellë fëmijën në të, djali veçse s’vdiq duke qarë.

Kur kam mbërrit ke kulla e Ndreut, ka ardhë një moshatare e imja e më ka sjellë rrobat e fëmijës së vet. Ajo më tha: - merri e lidhe fëmijën se të plasi.... kjo nënë tregon tmerre, që është vështirë të përshkruhen e të imagjinohen sot.... si ai i rrethimit me fundet e këmishave, gjatë lindjes së një lehone në kampin e internimit ...
Vite më parë një i burgosur, Z.Halili, me tregonte gjëra të tmerrshme .....më mbajtën trembëdhjetë muaj në hetuesi, më kërkonin të dekonspiroja shokët, me të cilët kisha vendosur të arratisesha për në Greqi. Më bënin tortura çnjerëzore. Gjithnjë isha i lidhur këmbë e duar, ku dhe bukën ma lëshonin në çimente. Zvarritesha si qen dhe mbështetesha në qoshe për të zënë ushqimin në mes të gjunjëve.

Më pyesnin ditën e natën. Unë për asnjë moment nuk u lëkunda, nuk i nxora shokët, megjithëse ndonjëri prej tyre për fatin e tij të keq më doli dëshmitar. Më e tmerrshmja ndodhi në një ditë janari, kur të lidhur me duar prapa, më futën në birucën numër shtatë e cila e kishte dyshemenë tre - katër shkallë të mbushur me ujë, i cili m’u duk i ngrohtë.

Më kanë lënë tri ditë e tri netë e unë zhytesha gradualisht deri sa uji më erdhi në fyt, kujtova se vdiqa. Polici më fliste herë pas here nga sporteli: -do të tregosh apo do të vdesësh, bishë e egër me fytyrë njeriu... pas gjithë atyre mundimesh më nxorën. Mbaj mend se gardiani më vuri gjurin në gjoks për të më kthyer krahët që i kisha të ngrirë nga prapa.

Më dërguan para hetuesit. U rrëzova pa ndjenja. Kam parë shumë ëndrra.. në njërën prej tyre isha i veshur si dhëndërr, në një fushë të madhe me lule, m’u duk se nëna po më binte një vajzë të shëmtuar për nuse.....

Pas s’di se sa kohësh hapa sytë dhe dallova mjekun me bluzën e bardhë i cili po thoshte këto fjalë: Pasi t’i bani kështu, mos më thërrisni mua. Çuditem si jam gjallë, nuk di a jeton hetuesi im?! Duke dëgjuar këto habitesha, madje dyshoja mos po më tregonte ndonjë përrallë...

E vargu i tregimeve të tilla është i pafund, vuajtjet janë të papërshkrueshme për ta dhe pasardhësit e tyre, të cilët përbënin të ashtuquajturin kontigjent a tip të kriminelit.

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net