Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
HISTORI Për anëtarët

Ju jeni: Histori -> Kryengritja
e vitit 1912

TEMAT

  Histori që nis me Pirustët

  Mesjeta koha e re, sotme

  Mirdita gjatë pushtimit turk

  Formimi i Lidhjes së Mirditës

  Sistemi i bajrakëve

  Rilindja kombëtare

  Kryengritja e Mirditës 1862

  Kryengritja (1876-1877)

  Lidhja e Prizrenit

  Periudha fund pusht turk

  Kryengritja e vitit 1912

  Krijimi i Besëlidhjes (1912)

  Kriminaliz psikologjik (45-90)

  Edukimi përmes ndëshkimit

  Tension i madh e trazim

  Ndarja e gjallë

  Kufinjtë e të pabesueshmes

  Humbja e palëve

  

  Histori


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

Kryengritja e përgjithshme e vitit 1912

Ngjarjet që u zhvilluan në krahinat e ndryshme shqiptare, veçanërisht në Kosovë, Dibër, Shkodër e Malësi e Madhe gjatë vitit 1910-1911, me të cilat kishte lidhje të vazhdueshme Mirdita dhe qëndrimi që mbajtën ndaj lëvizjes së komitëve të kësaj krahine autoritetet turke, i acaruan më tej kontradiktat midis Mirditës e turqve të rinj. Masat që morën turqit ndaj Malësisë së Lezhës e Velës kryengritëse veçanërisht duke djegur pothuajse gjithë fshatin dhe grabitur ç’gjetën deri ato pak të korra në vjeshtën e atij viti, nuk i gjunjëzuan banorët e kësaj zone, përkundrazi në përkrahje të Malësisë së Lezhës e për organizimin e një kryengritjeje në tërë krahinën, bisedohej në çdo fshat të Mirditës. Mjaft djem të saj kishin rrokur armët e qarkullonin në male në formën e çetave kryengritëse. Në vjeshtën e 1911, ato u shtuan si rezultat i kërkesave të Valiut të Shkodrës për rekrutimin e xhandarëve të rinj në malësitë tona. Mirditasit jo vetëm nuk pranuan të visheshin në xhandarmërinë turke, por dhe mjaft nga ata që ishin gënjyer më para dezeertuan dhe u bashkuan me çetat kryengritëse. Ndonjëri prej tyre, i përkëdhelur nga pushtuesit me gradat e paratë që u jepte, që u qëndroi besnik autoriteteve, fitoi urrejtjen e kërcënimin e komitës.

Për të ndihmuar përkrahësit dhe për të mbrojtur qendrën e Vilajetit nga sulmi eventual i mirditasve, autoritetet turke dërguan shumë ushtri në Gomsiqe e Kallmet, po kjo masë nuk i frikësoi kryengritësit. Numri i tyre shtohej nga dita në ditë. Lëvizja e çetave brenda Mirditës dhe kontakti i tyre me patriotët e Rrafshit të Dukagjinit, të Kosovës, të Dibrës, të Shkodrës përgatiti, si kudo në Shqipëri edhe në Mirditë terrenin e kryengritjes së përgjithshme. Rol të madh në përhapjen e idesë për bashkim në luftën çlirimtare, në popullsinë e Mirditës luajtën rol Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Zef Kolë Ndoka (Zefi i Vogël), Pjetër Çeli, Kolë Toma etj. Zefi i Vogël si shok armësh i Isa Boletinit, Mahmut Zajmit e Bajram Doklanit u shqua si trim e atdhetar në të gjitha ngjarjet që u zhvilluan në Rrafsh e në Kosovë në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit 20 e veçanërisht në kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912.

Kriza politike që mbërtheu regjimin xhonturk në fundvitin 1911 dhe në fillim vitin 1912, si rrjedhojë e luftës me Italinë dhe i kryengritjeve të njëpasnjëshme të shqiptarëve, i detyruan qarqet drejtuese të Stambollit, të dërgonin një “komision reformash” në Shqipëri, të kryesuar nga Ministri i Brendshëm, Haxhi Adil Beu. Ministri turk u prit me pushkë në Kosovë. Kur mori rrugën nga Peja për në Shkodër, u prit me pushkë edhe në Mirditë. Ai mundi të kalojë pas luftimesh të ashpra. Haxhi Adil Beu u interesua shumë për ndërtimin e burgjeve dhe rekrutimin e ushtarëve ngado që kaloi në tokat shqiptare, pasi nuk kishte qëllim të ndihmonte popullin tonë, por t’a shtypte e t’a shtrëngonte më shumë atë. Perpjekjet e disa xhandarëve për të përçarë çetat kryengritëse të Mirditës dështuan. Në Gomsiqe rreth 400 kryengritës rrethuan shtëpinë e Çuk Jonit dhe i bënë thirrje të dorëzohej, në të kundërt do ta digjnin megjithë njerëzit e shtëpisë.

Komanda e ushrive turke të Shkodrës, e informuar për këtë kërcënim, dërgoi 2500 forca të armatosura me mitraloze e topa në Gomsiqe, jo aq për të mbrojtur përkrahësit e saj sesa për të mos lejuar përparimin e mirditasve në sulmin e tyre drejt Shkodrës. Në prill të vitit 1912 një çetë kryengritëse me mirditas e zadrimorë sulmoi postën turke të Kakarriçit. Kjo shërbeu si pretekst për fillimin e luftës në Zadrimë. Për t’u bërë ballë ushtrive të shumta turke që u nisën nga Shkodra në drejtim të Zadrimës, zadrimorët e lidhur me Mirditën i kërkuan ndihmë asaj. Më 30 prill, pjesa më e madhe e kryengritësve u grumbulluan në Mbelle.

Ndërkohë një pjesë e tyre shpartalluan ushtrinë turke që i kishte shkuar në ndihmë Çuk jonit, vranë Çukën dhe i dogjën shtëpinë. Në fillim të majit u dha kushtrimi në Mirditë për të rrokur armët të gjithë kundër turqve. Kushtrimit iu përgjigjën krerët e çetave kryengritëse me organizimin e Kuvendit të Shpalit, më 3 maj 1912. Në këtë Kuvend kryengritësish u vendos: “…Të ngrihej i gjithë populli në luftë kundër pushtuesit dhe iu bë thirrje Malësisë së Madhe për t’u ngritur të gjithë njëherësh në luftën për liri e pavarësi kombëtare,…”. Pjesëmarrësit e këtij Kuvendi u shpërndanë nëpër bajraqe dhe organizuan mbledhje popullore për të ngritur masat në luftë.

Më 5 maj u organizua mbledhja e Malësisë së Lezhës në Rubik në të cilën u vendos të mos mbahej asnjë lidhje me qeveritarët turq e të mos pranohej drithi, që Kaimekami i Lezhës ua kishte premtuar për t’i larguar nga kryengritja. Më 5 maj nga Vau i Dejës u shprazën 4 topa në drejtim të Gomsiqes ku ishin përqëndruar kryengritësit, duke shënuar kështu fillimin e luftës. Më 17 maj ushtritë turke u munduan dy herë të hynin në Gomsiqe, por pasi u thyen nga kryengritësit në Qafën e Gurit të Premë dhe në Zall të Gomsiqes duke lënë shumë të vrarë e të plagosur, u kthyen përsëri për në Va të Dejës. Luftimet zgjatën 5 ditë dhe qenë të përgjakshme në të gjithë vijën e frontit Vjerdhë-Gomsiqe-Naraç. Turqit lanë në këto luftime shumë të vrarë e të plagosur. Vetëm në spitalin e Shkodrës u shtruan ato ditë 40 të plagosur në këtë front. Kurse nga kryengritësit pavarsisht nga pabarazia në armatime me ushtrinë turke, u regjistruan vetëm 4 të plagosur. Kjo betejë u përjetësua dhe në këngën popullore:

“Luftë e madhe n’atë Mirditë,
n’atë Zadrimë e n’atë Mirditë,
turq e t’kshtenë kanë dalë komitë.
Kjo Mirdita qoftë bekue,
dymijë huta na i ka çue,
dymijë huta e njëmijë mauzere,
kërcet pushka për çdo çubë ferre.
Kush ta dijn se shkaf a besa,
në mos pastë pushkë të luftojë me kmesa”.

Pjesëmarrja e Mirditës në luftën e Zadrimës entuziazmoi rrethet patriotike brenda e jashtë vendit. Ato ditë gazeta “Liri e Shqipërisë” që botohej në Sofie, një nga organet më përparimtare të kohës, shkruente plot kënaqësi: “u ngrit e fuqishmja Mirditë” duke përgënjeshtruar lajmin që i kishte vajtur Komitetit Bashkim e Përparim të xhonturqve se gjoja kryengritja e mirditasve ishte e nxitur nga Austro-Hungaria. Po atë ditë që mirditasit kishin bllokuar ushtritë turke në Gomsiqe, në këtë gazetë u botua thirrja që udhëheqësit e çetave kryengritëse, Mahmut Zajmi, Zefi i Vogël, Bajram Doklani, Pjetër Çeli etj., iu drejtonin të gjitha komiteteve e shoqërive patriotike shqiptare, brenda e jashtë vendit, për t’u bashkuar në një komitet të vetëm për drejtimin e luftës për liri e pavarsi administrative të shqiptarëve.

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net