Kryengritja e Mirditës
e vitit 1862
Pas luftës ruso-turke të viteve
1854-1856, Turqia megjithëse doli e fituar ra në
vartësi të kapitalit anglo-francez. Me shtytjen
e këtyre dy fuqive sulltan Abdyl Mexhiti u detyrua
të shpallte, më 15 shtator 1856 një dekret
të ri reformash, “Hati - Humajunin”,
i cili ritheksonte të drejtat administrative të
popullsive të krishtera të Perandorisë
dhe qëndrimin që do të mbante Porta e
lartë ndaj këtyre popullsive. Në bazë
të këtij dekreti Shqipëria u nda në
fillim në tre e më pas në katër
vilajete. Mirdita u fut në vilajetin e Shkodrës.
Për të përmbushur detyrimet e këtij
dekreti, Porta e Lartë u detyrua të krijonte
pranë organeve lokale, këshillat administrativë,
komisionin e xhibalit prej 26 vetësh dhe bylyukbashët.
Me anë të këtyre komisioneve, ajo shpresonte
të kufizonte autonominë e Mirditës dhe
të malësive të tjera vetqeverisëse
të vilajetit. Meqenëse veprimtaria e këtyre
organeve u kufizua vetëm në qytetin e Shkodrës,
puna e tyre nuk pati asnjë efekt në Mirditë
e në zona të tjera malore.
Në një situatë të favorshme kur
Turqia ishte e zënë në luftë me
Malin e Zi (1862), kur popullsia e Shqipërisë
së Epërme ishte ngritur për të kundërshtuar
administratën burokratike osmane dhe presionin
e çetave malazeze ndaj tokave shqiptare, u krijua
në Shkodër një komitet intelektualësh
dhe klerikësh katolikë patriotë i përbërë
nga Zef Jubani, Pashko Vasa, Gaspër Krasniqi, Pal
Dodmasej etj. Ky grup i ndikuar nga rrethanat e krijuara
në vend dhe nga lëvizjet për çlirim
kombëtar që zhvilloheshin në disa vende
fqinje e gjykoi të pjekur gjendjen për një
kryengritje antiosmane e cila duhej të shpërthente
fillimisht në Mirditë. Shpërthimi i kryengritjes
këtu, në krahinën e armatosur e autonome
të Mirditës, krijonte të gjitha kushtet
e përhapjes së saj të shpejtë në
të gjithë Shqipërinë e Epërme.
Për këtë u munduan të bëjnë
për vete Bibë Dodën që të shpaloste
i pari flamurin e kryengritjes, ta shpallte Mirditën
principatë të pavarur, rreth së cilës
do të mblidheshin shumë shpejt edhe krahinat
e tjera ku gjendja e luftës kundër pushtuesve
ishte kudo shpërthyese.
Duke patur parasysh lidhjet e Kapidan Pashës së
Mirditës me Napolonin e III dhe interesimin e këtij
të fundit për vendet e Ballkanit, për
të shtrirë influencën e shtetit të
vet në lindje, grupi i Shkodrës shpresonte
se Bibë Doda do të gjente edhe përkrahjen
e Republikës franceze. Kjo dhe për faktin
se Napoeoni i III kishte filluar të interesohej
veçanërisht për Mirditën, e cila
për numrin e bajrqeve, potencialin më të
madh luftarak në Shqipërinë e Epërme
dhe ndikimin që kishte në malesitë e
tjera, mund të bëhej një mbështetje
e sigurtë, për përmbushjen e synimeve
të tij në Ballkan. Patriotët shkodranë
mendonin se ndihma e Francës do të çonte
në përmushjen e planit të tyre për
t’i dhënë kryengritjes së Mirditës
karakter të përgjithshëm, në përputhje
me idetë e lëvizjes kombëtare. Por këto
ide ishin akoma në fillimet e tyre.
Mbështetur në këto ide, grupi i Shkodrës,
nëpërmjet abatit të Mirditës Gaspër
Krasniqi dhe ipeshkëvit Pal Dodmasej, filloi propagandimin
e gjithë shpërthimit të kryengritjes
së Mirditës. Në këtë propagandë
u përfshinë të gjithë klerikët
vendës. Për të filluar kryengritjen,
abati Gaspër Krasniqi organizoi më 26 shkurt
1862 Kuvendin e Shpalit. Ligjërata e zjarrtë
që u mbajt nga abati në atë tubim malësorësh
dhe thirrja e lëshuar prej tij “Për
të rrokur armët kundër pushtuesit”,
u përshëndet me batare pushkësh nga të
pranishmit, në shenjë solidariteti e miratimi
të fjalëve të tij. Kuvendi i Shpalit,
në zbatim të ideve të grupit të
Shkodrës, i bëri thirrje Bibë Dodës
të udhëhiqte luftën e mirditasve kundër
pushtuesit. Frika se do të humbte gradat dhe privilegjet
si Pashë, nuk e lejuan Bibë Dodën të
vihej në krye të luftës, që bashkëkrahinasit
e tij organizuan kundër turqve. Ai u ndry në
fillim në sarajet e tij të Kallmetit e prej
andej, më 1 mars 1862 i shkroi Guvernatorit të
përgjithshëm të Shkodrës, Reshit
Rashës: “Abati i Mirditës, Gaspër
Krasniqi, i shtyrë nga ndikimet e huaja, ka marrë
guximin t’i bëjë thirrje popullit të
hidhet në kryengritje, të zaptojë rrugët
publike, mandej t’i bjerë Shkodrës e
Lezhës… Këtë propagandë nuk
mund ta durojmë ma… Me siguri turbullirat
nuk do të mungojnë në këtë
krahinë e mandej midis komiteteve të vendit…”
Fill pas Kuvendit të Shpalit, mirditasit të
udhëhequr prej Gaspër Krasniqit, i cili zhveshi
rrobat e priftit e veshi ato të kryengritësit,
i shoqëruar nga mjaft krerë atdhetarë
të krahinës, u hodhën në kryengritje.
Aksioni i parë i tyre qe zënia e rrugës
Shkodër-Prizren. Ata vazhduan organizimin e forcave
kryengritëse, në pritje të hedhjes në
luftë edhe të krahinave të tjera fqinje,
sidomos të Malësisë së Madhe e atyre
të Dukagjinit. Ditën që zhvillonte punimet
Kuvendi i Shpalit, turqit pësuan një humbje
të thellë në Kërnicë të
Malit të Zi dhe, u detyruan të kërkojnë
ndihmë tek popullsia shqiptare. Për këtë,
autoritetet turke të Shkodrës i drejtuan Kaimekamit
të Lezhës kërkesën për të
formuar një fuqi prej 2000 vetësh nën
komandën e Bibë Dodës, për t’i
hedhur në luftë kundër Malit të
Zi, i cili kishte mësy Krajën. Mbështetur
në kërkesën e autoriteteve të Shkodrës,
Bibë Doda u kthye në Mirditë e kërkoi
nga mirditasit “të hiqnin dorë nga marrëzitë”
për të luftuar kundër Perandorisë
së Madhe, “mikes së tyre” e të
rroknin armët kundër Malit të Zi. Kërkesa
e Bibë Dodës u fshikullua nga mirditasit kryengritës
me shprehjet “ vrasës i cili po mundohej
me i çue ata drejt vdekjes së sigurtë…”.
Kryengritësit e akuzuan Pashën se donte të
përfitonte në kurriz të tyre e se dhe
në fushatat e tjera, kishte përvetsuar rrogat
e tyre. Në pamundësi për tu rezistuar
akuzave e kërcënimeve të kryengritësve,
Bibë Doda iku e u strehua te Valiu i Shkodrës
për të shpëtuar kokën. Kryengritësit,
atëherë mësynë në pronat e
tij në Kallmet dhe u vunë zjarrin sarajeve
të tij.
Autoritetet turke të Shkodrës me porosi të
Stambollit, u përpoqën të pengonin shtrirjen
e lëvizjes së Mirditës në krahiant
e tjera të Shqipërisë Veriore, duke u
bërë lëshime të përkohshme
në zbatimin e reformave. Nga ana tjetër qarqet
anglo-franko-austriake që përkrahnin Turqinë,
nëpërmjet konsujve të tyre, propaganduan
veçimin e krahinave të tjera nga konflikti
i Mirditës me Turqinë dhe shuarjen e lëvizjes
së saj. Republika e Napoleonit të III nuk
u interesua për konfliktin e “mikes së
saj”, Mirditës me Turqinë. Porta e Lartë
mundi të fusë në dorë në korrik
të atij viti, udhëheqësin e kryengritjes
Gaspër Krasniqin.
Kjo i acaroi përkohsisht jo vetëm kryengritësit
por dhe grupin e patriotëve të Shkodrës,
i cili akuzoi Bibë Dodën si tradhëtar
e vrasës të popullit të tij, qeverinë
e Stambollit si shtypëse të pamëshirshme
të popullit Shqiptar dhe qarqet anglo-austriake
si përkrahëse të një kufome që
quhej Turqi, për të mbajtur popujt në
shtypje. Lirimi i krahëve nga lufta me Malin e
Zi, si rrjedhojë e armpushimit të diktuar
nga Rusia në gusht të atij viti, i dha mundësi
Turqisë të grumbullonte forcat ushtarake të
vilajetit kundër Mirditës Kryengritëse.
Në këto kushte, lëvizja që mbeti
e lokalizuar vetëm në Mirditë, pa udhëheqës,
pa armë e ushqime të mjaftueshme, duke mos
mundur dot t’i bëjë ballë ushtrive
të shumta që u lëshuan kundër saj,
ra pa i përmbushur qëllimet sipas grupit të
intelektualëve të Shkodrës. Grupi i Shkodrës
mbështeti shpresat tek Bibë Doda, i cili njihej
e kishte ndikime të konsiderueshme në shumë
krahina të Shqipërisë Veriore, jo për
trimëritë e treguara, por se sipas traditës
e merrte mbrapa populli trim i një krahine të
tërë siç ishte Mirdita, emrin e së
cilës e njihnin nëpërmjet qëndresës
si miqtë dhe armiqtë e saj. Por Bibë
Doda tradhëtoi që në fillim. Megjithë
dështimin e saj, Lëvizja e Mirditës qe
një hap i ri i Lëvizjes Kombëtare, me
një plan të përcaktuar drejt nga grupi
i Shkodrës, që u përpoq të merrte
në dorë lëvizjet e masave popullore të
Mirditës, për t’u dhënë atyre
karakter kombëtar. Lëvizja e Mirditës
i dha të kuptonte Portës së Lartë
rëndësinë politiko-ushtarake që
kishin malësitë shqiptare.
4. Qëndresa për ruajtjen e autonomisë(1873-1875)
Me qëndresën kundër pushtuesve
osmanë, Mirdita fitoi simpatinë e përkrahjen
e krahinave të tjera të Shqipërisë
veriore dhe të rretheve patriotike që vepronin
brenda dhe jashtë vendit.
Në gjysmën e dytë të shekullit 19-të,
Porta e Lartë duke u përpjekur të zbatonte
reformat centralizuese kudo në Shqipëri, ndoqi
edhe ndaj Mirditës autonome politikën e nënshtrimit.
Pas vdekjes së kreut të derës së
Gjonmarkajve, Bibë Dodë Pashës më
1868, autoritetet turke larguan për në Stamboll,
tashëgimtarin e tij, të miturin, Prengë
Bibë Doda me pretekstin e mbrojtjes së tij
nga intrigat e brendshme. Pas kësaj ngjarje Valiu
i Shkodrës mendoi të emëronte në
Mirditë Kaimekam e nëpunës musliman,
por me ndërhyrjen e Stambollit u caktuan si sundimtarë
të kësaj krahine, fillimisht Gjon Marku, nipi
i Lleshit të Zi, e më vonë Kolë
Prenga, të cilët ishin nga dera e Gjonamarkajve,
por që nuk u takonte sundimi i trashëguar.
Porta e Lartë, duke emëruar herë njërin
e herë tjetrin në postin e Kaimekamit, punonte
për dobësimin e Unitetit krahinor të
Mirditës, duke ngjallur ngatërresa të
brendshme.
Nga ana tjetër, ajo rekrutoi e gradoi disa krerë
e persona të kësaj krahine, të cilët
i nxiti të krijonin konflikte të armatosura
midis bajraqeve, që të futej me forcat e saja
të armatosura, në emër të mbrojtjes
së rendit, për të eleminuar me armë
sistemin vetqeverisës të kësaj krahine.
Përveç këtyre turqit për të
izoluar Mirditën nga krahinat e tjera, ritheksuan
zbatimin e Urdhrit të Divanit të Madh Perandorak
që ndalonte qarkullimin e mirditasve nëpër
krahinat e tjera pa leje kalimi. Zbatimi i këtij
urdhri pengonte mirditasit të binin në pazaret
e krahinave fqinje Lezhë, Prizren, Gjakovë
e Dibër për të blerë misër,
mungesa e të cilit ndjehej shumë. Këto
masa çuan në lëvizjen e miridtasve
e kërkesën e tyre që të respektohej
sipas zakonit moscënimi i venomeve të tyre.
Kështu mirditasit mbrojtën dhe për disa
vjet të tjera autonominë e tyre dhe nuk pranuan
Kaimekanë muslimanë. Për të shuar
rezistencën e kësaj krahine “kryeneçe”
Turqia mori një sërë masash. Në
fillim organizoi disa ekspedita kundër malësive
fqinje të saj, të cilat i rregullonin marrëdhëniet
e tyre me Portën e Lartë sipas shembullit
të Mirditës, për t’a veçuar
nga alatët e ligjshëm të saj e pastaj
për t’a ulur me forcën e armëve.
Kështu në vitin 1869 ndërmorën një
ekspeditë kundër matjanëve, kurse në
vitet 1871-1872 kundër Dibrës, Kosovës,
Malësisë së Gjakovës e krahinës
së Dukagjinit. Megjithë gjakderdhjen e atyre
popullsive, Turqia nuk mundi t’i nënshtronte
plotësisht ato. Në vitin 1873, Porta e Lartë
vendosi t’i jepte fund qëndresës së
Mirditës, pasi nënshtrimi i saj do të
thonte nënshtrim i të gjitha krahinave malore
vetqeverisëse shqiptare.
Duke përfituar nga amullia që sundonte në
Mirditë nga intrigat, përçarjet, autoritetet
turke thirrën në Shkodër një pjesë
të krerëve gjoja për bisedime për
normalizimin e gjendjes anarshiste dhe i burgosën.
Nga ana tjetër ndërmjet Dodë Gegës,
Ndoc Ndrecës e të graduarve të tjerë,
kërcënoi popullin e krahinës me një
operacion ndëshkimor, po të mos pranonte në
postin e Kaimekamit Hajdar Agë Belegun. Këto
masa, acaruan kontradiktat dhe shpejtuan konfliktin
e armatosur. Masat që ndërmorën autoritetet
turke të Shkodrës nuk mundën të
shuanin revoltat popullore, të cilat zunë
shtigjet e krahinës për të mos lejuar
shkeljen e Mirditës nga Kaimekami dhe ushtritë
turke.
Në vjeshtën e vitit 1873 konflikti u acarua
deri në përleshje të armatosura. Autoritetet
turke u kërkuan disa familjeve mirditore të
ngulura në ato vite në Zadrimë, të
dhjetën dhe vergjinë. Këta të pamësuar
me pague taksa, kundërshtuan vendosmërisht
dhënien e detyrimeve dhe kërkuan ndihmë
tek mirditasit. Në Mirditë u dha kushtrimi
për te rrokur armët kundër dhunimit që
po u bëhej vëllezërve të tyre në
Zadrimë. Mirditasit, të armatosur për
luftë dolën në Kreshtë dhe shpërndanë
forcat. Një grup prej 300 vetash zbriti në
Zadrimë, kurse të tjerët zunë grykën
e Gjadrit dhe Naraçin, për të penguar
sulmet e mundshme të ushtrisë turke të
Shkodrës. Pas tre javësh kryengritësit
u mblodhën në Naraç në Kuvendin
e tyre me të cilin hartuan e miratuan një
ultimatum për autoritetet e Shkodrës, një
kopje të të cilit ia dërguan Stambollit.
Tubimi i Naraçit kërkonte: “Respektimin
e kanuneve të Mirditës, ndërprerjen e
reprezaljeve e masave shtrënguese për Mirditasit
që jetonin me djersën e gjakun e tyre brenda
dhe jashtë krahinës; lirimin e menjëhershëm
të krerëve të burgosur dhe kthimin e
Prengë Bibë Dodës nga internimi”.
Në Naraç u vendos gjithashtu të dërgohej
në Mal të Zi një delegacion që të
kërkonte armë e municion si dhe të përkrahjen
e atij shteti në luftë kundër Turqisë.
Qëndrimi i prerë i mirditasve ndaj masave
nënshtruese të autoriteteve turke , në
kohën kur kundër tyre po ngriheshin dhe krahinat
e tjera shqiptare e popujt e Ballkanit e detyruan Guvernatorin
Hamdi Pasha t’i zgjaste bisedimet me krerët
e Mirditës 3 muaj.
Në këto bisedime ai përdori mashtrimin
dhe kërcënimin, u premtoi mirditasve se do
t’a largonte Hajdar Agë Belegun nga Mirdita
e në vend të tij do të caktonte Marka
Gjonin, për administrimin e krahinës sipas
zakoneve të saj deri sa të kthehej P. B. Doda.
Këtë premtim Guvernatori u dha në emër
të Stambollit i cili kishte frikë nga bashkimi
i luftës së mirditasve me atë të
Malit të Zi e Serbisë. Premtimet e Pashës
qenë vetëm mashtrim. Keto veprime të
Guvernatorit të Shkodrës thelluan përçarjet
e brendshme në Mirditë dhe acaruan kontradiktat
me autoritetet e Shkodrës. Populli i armatosur
akuzoi krerët e lëkundur për tradhëtinë
që i bënë krahinës dhe u ngritën
për të mos lejuar vendosjen e Kaimekamit në
Mirditë. Në mes të qershorit të
atij viti, mbi 30 katunde të Mirditës, bajrakut
të Ibrrit e të Fandit filluan kryengritjen
e armatosur për të mos iu nënshtruar
administratës turke. Në këto rrethanë
të vështira par autoritetet turke në
Shqipërinë Veriore më 30 qershor 1876
Serbia dhe më, 1 korrik Mali i Zi i shpallën
luftë Turqisë. Kjo i detyroi autoritetet turke
të Shkodrës të ndërpresin reprezaljet
ndaj Mirditës dhe të kërkojnë prej
saj vullnetarë për t’i dërguar
në frontin serbo-turk e malazezo-turk.
4. Qëndresa për ruajtjen e autonomisë(1873-1875)
Me qëndresën kundër pushtuesve osmanë, Mirdita fitoi simpatinë e përkrahjen e krahinave të tjera të Shqipërisë veriore dhe të rretheve patriotike që vepronin brenda dhe jashtë vendit.
Në gjysmën e dytë të shekullit 19-të, Porta e Lartë duke u përpjekur të zbatonte reformat centralizuese kudo në Shqipëri, ndoqi edhe ndaj Mirditës autonome politikën e nënshtrimit. Pas vdekjes së kreut të derës së Gjonmarkajve, Bibë Dodë Pashës më 1868, autoritetet turke larguan për në Stamboll, tashëgimtarin e tij, të miturin, Prengë Bibë Doda me pretekstin e mbrojtjes së tij nga intrigat e brendshme. Pas kësaj ngjarje Valiu i Shkodrës mendoi të emëronte në Mirditë Kaimekam e nëpunës musliman, por me ndërhyrjen e Stambollit u caktuan si sundimtarë të kësaj krahine, fillimisht Gjon Marku, nipi i Lleshit të Zi, e më vonë Kolë Prenga, të cilët ishin nga dera e Gjonamarkajve, por që nuk u takonte sundimi i trashëguar. Porta e Lartë, duke emëruar herë njërin e herë tjetrin në postin e Kaimekamit, punonte për dobësimin e Unitetit krahinor të Mirditës, duke ngjallur ngatërresa të brendshme. Nga ana tjetër, ajo rekrutoi e gradoi disa krerë e persona të kësaj krahine, të cilët i nxiti të krijonin konflikte të armatosura midis bajraqeve, që të futej me forcat e saja të armatosura, në emër të mbrojtjes së rendit, për të eleminuar me armë sistemin vetqeverisës të kësaj krahine. Përveç këtyre turqit për të izoluar Mirditën nga krahinat e tjera, ritheksuan zbatimin e Urdhrit të Divanit të Madh Perandorak që ndalonte qarkullimin e mirditasve nëpër krahinat e tjera pa leje kalimi. Zbatimi i këtij urdhri pengonte mirditasit të binin në pazaret e krahinave fqinje Lezhë, Prizren, Gjakovë e Dibër për të blerë misër, mungesa e të cilit ndjehej shumë. Këto masa çuan në lëvizjen e miridtasve e kërkesën e tyre që të respektohej sipas zakonit moscënimi i venomeve të tyre. Kështu mirditasit mbrojtën dhe për disa vjet të tjera autonominë e tyre dhe nuk pranuan Kaimekanë muslimanë. Për të shuar rezistencën e kësaj krahine “kryeneçe” Turqia mori një sërë masash. Në fillim organizoi disa ekspedita kundër malësive fqinje të saj, të cilat i rregullonin marrëdhëniet e tyre me Portën e Lartë sipas shembullit të Mirditës, për t'a veçuar nga alatët e ligjshëm të saj e pastaj për t'a ulur me forcën e armëve. Kështu në vitin 1869 ndërmorën një ekspeditë kundër matjanëve, kurse në vitet 1871-1872 kundër Dibrës, Kosovës, Malësisë së Gjakovës e krahinës së Dukagjinit. Megjithë gjakderdhjen e atyre popullsive, Turqia nuk mundi t'i nënshtronte plotësisht ato. Në vitin 1873, Porta e Lartë vendosi t'i jepte fund qëndresës së Mirditës, pasi nënshtrimi i saj do të thonte nënshtrim i të gjitha krahinave malore vetqeverisëse shqiptare. Duke përfituar nga amullia që sundonte në Mirditë nga intrigat, përçarjet, autoritetet turke thirrën në Shkodër një pjesë të krerëve gjoja për bisedime për normalizimin e gjendjes anarshiste dhe i burgosën. Nga ana tjetër ndërmjet Dodë Gegës, Ndoc Ndrecës e të graduarve të tjerë, kërcënoi popullin e krahinës me një operacion ndëshkimor, po të mos pranonte në postin e Kaimekamit Hajdar Agë Belegun. Këto masa, acaruan kontradiktat dhe shpejtuan konfliktin e armatosur. Masat që ndërmorën autoritetet turke të Shkodrës nuk mundën të shuanin revoltat popullore, të cilat zunë shtigjet e krahinës për të mos lejuar shkeljen e Mirditës nga Kaimekami dhe ushtritë turke.
Në vjeshtën e vitit 1873 konflikti u acarua deri në përleshje të armatosura. Autoritetet turke u kërkuan disa familjeve mirditore të ngulura në ato vite në Zadrimë, të dhjetën dhe vergjinë. Këta të pamësuar me pague taksa, kundërshtuan vendosmërisht dhënien e detyrimeve dhe kërkuan ndihmë tek mirditasit. Në Mirditë u dha kushtrimi për te rrokur armët kundër dhunimit që po u bëhej vëllezërve të tyre në Zadrimë. Mirditasit, të armatosur për luftë dolën në Kreshtë dhe shpërndanë forcat. Një grup prej 300 vetash zbriti në Zadrimë, kurse të tjerët zunë grykën e Gjadrit dhe Naraçin, për të penguar sulmet e mundshme të ushtrisë turke të Shkodrës. Pas tre javësh kryengritësit u mblodhën në Naraç në Kuvendin e tyre me të cilin hartuan e miratuan një ultimatum për autoritetet e Shkodrës, një kopje të të cilit ia dërguan Stambollit. Tubimi i Naraçit kërkonte: “Respektimin e kanuneve të Mirditës, ndërprerjen e reprezaljeve e masave shtrënguese për Mirditasit që jetonin me djersën e gjakun e tyre brenda dhe jashtë krahinës; lirimin e menjëhershëm të krerëve të burgosur dhe kthimin e Prengë Bibë Dodës nga internimi”. Në Naraç u vendos gjithashtu të dërgohej në Mal të Zi një delegacion që të kërkonte armë e municion si dhe të përkrahjen e atij shteti në luftë kundër Turqisë. Qëndrimi i prerë i mirditasve ndaj masave nënshtruese të autoriteteve turke , në kohën kur kundër tyre po ngriheshin dhe krahinat e tjera shqiptare e popujt e Ballkanit e detyruan Guvernatorin Hamdi Pasha t'i zgjaste bisedimet me krerët e Mirditës 3 muaj. Në këto bisedime ai përdori mashtrimin dhe kërcënimin, u premtoi mirditasve se do t'a largonte Hajdar Agë Belegun nga Mirdita e në vend të tij do të caktonte Marka Gjonin, për administrimin e krahinës sipas zakoneve të saj deri sa të kthehej P. B. Doda. Këtë premtim Guvernatori u dha në emër të Stambollit i cili kishte frikë nga bashkimi i luftës së mirditasve me atë të Malit të Zi e Serbisë. Premtimet e Pashës qenë vetëm mashtrim. Keto veprime të Guvernatorit të Shkodrës thelluan përçarjet e brendshme në Mirditë dhe acaruan kontradiktat me autoritetet e Shkodrës. Populli i armatosur akuzoi krerët e lëkundur për tradhëtinë që i bënë krahinës dhe u ngritën për të mos lejuar vendosjen e Kaimekamit në Mirditë. Në mes të qershorit të atij viti, mbi 30 katunde të Mirditës, bajrakut të Ibrrit e të Fandit filluan kryengritjen e armatosur për të mos iu nënshtruar administratës turke. Në këto rrethanë të vështira par autoritetet turke në Shqipërinë Veriore më 30 qershor 1876 Serbia dhe më, 1 korrik Mali i Zi i shpallën luftë Turqisë. Kjo i detyroi autoritetet turke të Shkodrës të ndërpresin reprezaljet ndaj Mirditës dhe të kërkojnë prej saj vullnetarë për t'i dërguar në frontin serbo-turk e malazezo-turk.
|