Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
HISTORI Për anëtarët

Ju jeni: Histori -> Kriminalizimi psikologjik (1945 - 1990)

TEMAT

  Histori që nis me Pirustët

  Mesjeta koha e re, sotme

  Mirdita gjatë pushtimit turk

  Formimi i Lidhjes së Mirditës

  Sistemi i bajrakëve

  Rilindja kombëtare

  Kryengritja e Mirditës 1862

  Kryengritja (1876-1877)

  Lidhja e Prizrenit

  Periudha fund pusht turk

  Kryengritja e vitit 1912

  Krijimi i Besëlidhjes (1912)

  Kriminaliz psikologjik (45-90)

  Edukimi përmes ndëshkimit

  Tension i madh e trazim

  Ndarja e gjallë

  Kufinjtë e të pabesueshmes

  Humbja e palëve

  

  Histori


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

KRIMINALIZIMI PSIKOLOGJIK

Fillon të dyndet bota e vjetër

Është e vërtetë se çdo sistem a pushtet bën rregullimin e raporteve vepruese ndërpersonale e më gjërë me elementët që vendos në botëkuptimin e njerëzve.
Në këtë plan hapësirat e reja që u krijuan në gjysëmshekullin e fundit për zhvillimin e shoqërisë dhe progresivitetin e vlerave të karakterit, kanë qenë të mëdha.

Në një vend si Mirdita, ku prapambetja ishte ulur këmbëkryq, ku gjendja ekonomike e sociale ishte e mjerueshme, ku mbizotëronte një psikologji e vjetër me paragjykime gjithfarëshe, u krijuan të gjitha premisat për një transformim të gjithanshëm, veçanërisht për përmbysjen e botës së anarkisë, të padijes, të antiligjit dhe të gjithë strukturave mbështetëse të tij.

Me hapjen e shkollave, çeljen e vendeve të punësimit e vendosjen e rendit, po fillonte udhëtimi i vështirë dhe i gjatë drejt kulturës e dijes, historikisht të munguar, për të mbyllur përfundimisht frengjitë dhe plagët e tyre, por rruga qe e mundimshme. Përveç energjive fizike për punë, kërkohej amortizimi i mentaliteteve të vjetra, të cilat ishin ngulitur thellë në vetëdije dhe që përbënin një barrierë të fortë me të cilën do të përplasej në mënyrë të pashmangshme.

Korpusi i ri i mendimeve, ideve, koncepteve, sjelljeve, veprimeve që u përftuan; krijuan kushte specifike dhe të favorshme për zhvillimin e përsonalitetit, lulëzimin e cilësive të karakterit; të cilat lëkundën e shemben keqas edhe bazat e psikologjisë primitive.

Kjo u përjetua me dhimbje të madhe, por pavarsisht kësaj, zhvillimi nuk ndalej dhe në mendjen e njerëzve filloi të konturohej e ardhmja ndryshe; për jetën e mardhënjet në familje; për punën e pronën; për zhvillimin në tërësi.

Brenda një kohë të shkurtër Mirdita u shndërrua në një kantjer të vertetë ndërtimit të industrisë së bakrit e degëve të tjera të ekonomisë, të cilat sollën me vete teknologjitë e reja.

Kështu gradualisht bie legjenda e bukës, e pishës, e kandilit dhe e zjarrit në mes të shtëpisë. Krismat vrastare të dikurshme u shuan dhe në vend të tyre gjëmojnë zhurmat e minave nëpër galeri, e traktorëve në ara dhe e makinave që gjarpëronin luginave të Mirditës.

Natyrshëm me to lindën përfytyrime, koncepte dhe një botkuptim, që jo vetëm buronte, por edhe i ngjasonte këtij transformimi radikal, i cili pavarsisht nga kufizimet përfaqësonte rilindjen e krahinës.

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net