Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
HISTORI Për anëtarët

Ju jeni: Histori -> Humbja e palëve

TEMAT

  Histori që nis me Pirustët

  Mesjeta koha e re, sotme

  Mirdita gjatë pushtimit turk

  Formimi i Lidhjes së Mirditës

  Sistemi i bajrakëve

  Rilindja kombëtare

  Kryengritja e Mirditës 1862

  Kryengritja (1876-1877)

  Lidhja e Prizrenit

  Periudha fund pusht turk

  Kryengritja e vitit 1912

  Krijimi i Besëlidhjes (1912)

  Kriminaliz psikologjik (45-90)

  Edukimi përmes ndëshkimit

  Tension i madh e trazim

  Ndarja e gjallë

  Kufinjtë e të pabesueshmes

  Humbja e palëve

  

  Histori


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

Humbja e palëve, jashtë përmasave...

Psikologjia tradicionale dhe kulti i mosnënshtrimit s’përbëjnë argumete logjike dhe nuk justifikojnë në asnjë kohë anarkinë e dhunën dhe as çdo llojë përplasje që pengon vendosjen e rendit shtetëror.

Statusi i të parit, që kishte fituar qytetari të padiskutueshme, u shfrytëzua me mjeshtri nga ndonjëri prej krerëve tradicional, të cilët ishin inkriminuar rëndë. Ndjenjat, miqësitë dhe sensibilitetet u përdorën për të grumbulluar e grupuar njerëz, që me dhe pa vetëdije u shndërruan në rrathë mbrojtës. Jo pak burra morën arratinë duke u flijuar për ideale të larta, siç u thonin ustallarët e tyre. Kjo taktikë e rafinuar qe e përgjakur dhe e dhimbshme, por dhe me një kosto të lartë njerëzore.
Është e habitshme se ndonjë nga aktorët e kësaj drame, i cili e shpëtoi lëkurën në perendim, që e pasqyron qytetërimin vetëm në veshje, kthehet me fodullëk në atdhe dhe “reciton” fragmente melodish, të cilave as vetë nuk u beson, me gjykime absurde për të përligjur dhunën ndaj dijes e civilizimit me nacionalizmin e kulluar!

Tani, kur palët kanë nisur ose janë të detyruar të kuptojnë se përplasja nuk solli asgjë veç viktima, mund të shtrohen disa pyetje: - A nuk do të ishte më mirë dhe më e drejtë sikur burrëria, trimëria, qëndresa, vetëmohimi, vetësakrifikimi i këtyre njerëzve të ishte shfrytëzuar për familjet dhe Mirditën e tyre; - A thua do të kishim arritur një progres më të shpejtë me nacionalistë e dëshmorë më pak, e heronj të vërtetë më shumë?! nëse autoriteti familjar dhe ai individual i të kriminalizuarve do të ishte thithur në anën tjetër të murit?

Për krahina të tilla si Mirdita ku njerëzit njihnin vetëm kanunin, krerët e askënd tjetër, a nevoitej një veprim ndryshe, pasi psikologjia e dhunës, përfytyrimi i shkatërrimit e paudhësisë ndoshta nxiti më tepër urrejtje e armiqësi dhe polli kriminelë e banditë të cilët u bënë të tillë për burrëri, për zakon, për tradita, për fe, për të qenë të lirë, siç e kishin konceptuar ata ndër shekuj.

Humbja e palëve mund të cilësohet përleshja e kacafytja dhëmb për dhëmb e të dy botëve e asaj “ideale” që propogandohej e pritej të afirmohej dhe “tradicionit” që kishte rrënjë të thella në shpirtin e njerëzve, por që sapo hap e mbyll sytë duhej të shembej përdhe.

Shumë energji u harxhuan, jetë njerëzish u shuan, e të gjithë humbën, pavarësisht nga përmasat e saj. Përplasja mund të evitohej nëse do të studiohej e zbërthehej karakteri, sjellja, tiparet dhe cilësitë e mirditorëve.

Po kjo kërkonte një çmim jo vetëm në kohë, por edhe me rrugë e mjete të individualizuara për t’i bindur e tërhequr njerëzit, pasi sensi i progresit nuk u mungon, por vetë natyra e mbyllur në këto anë dhe orientimi me hapa gradual drejt së resë e kërkonin dhe e diktonin një gjë të tillë.

Shkatërrimi dhe mohimi i vlerave të krijuara me sakrifica mbinjerëzore, sjellja arrogante, dhunimi dhe eleminimi i krerëve tradicionalë dhe manifestimi i delirit të fitimtarit përmes dhunës së gjithanshme solli pasoja të rënda, jo vetëm për ata që u vranë e u kalbën burgjeve dhe morën me vete sekretet e jetës, por edhe për ato grupe të konsiderueshme njerëzish, të cilët duke u depersonalizuar u kthyen në manikinë.

Këto dhanë dhe efekte psikologjike të cilat është vështirë të shërohen. Këtej e kanë burimin anonimatët e pafund që shkarravisin letra vrimave për të informuar “ udhëheqjen”, lakmiqarët, të lëkundurit, të paaftit e cmirëgjinjtë që kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre jo me punë, por me intriga e me harxhim të panevojshëm energjish për të zbehur vlerat e vërteta, të cilat krahinës nuk i mungojnë.

Do të kërkohet terapi intensive e shtrirë në kohë, për të shëruar këto lëngata e ndoshta një pjesë të kësaj dhimbje e gjejmë tek shqetësimi i një të moshuari, i cili për këtë problem, më thoshte: “Ne nuk bahna kurrë ma....”.

Sot jetojmë një kohë tjetër, ku gjendja paraqitet ndryshe dhe vlera sërish është vlerë. Rizgjohen thirrjet e vjetra dhe piskamat krenare, të cilat dje ndoshta u përdorën kundër dhe fare mirë tani mund të shërbejnë si elemente të rinj krenarie, por rregullat dhe mentaliteti kërkojnë ndryshime.

Nuk mjafton të evokosh lavdi pasi, me to ka pak gjasa të jetohet, por kërkohen analiza dhe përpjekje për vetëvlerësim e integrim. Koshienca e të kaluarës nuk ka pse të pengojë të ardhmen pasi qytetërime të lashta janë zhytur në harresë. Veçse po të djerësihet mbi themele të çimentuara mund të ngrihet më shpejt godina e re.

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net